Tag: parashqevi

  • Parashqevi Simaku feston ditëlindjen e saj të 59-të nën tingujt e çiftelisë/ Këngë për Shqipërinë e Kosovën

    Parashqevi Simaku feston ditëlindjen e saj të 59-të nën tingujt e çiftelisë/ Këngë për Shqipërinë e Kosovën

    Parashqevi Simaku festoi të hënën e 1 shtatorit ditëlindjen e saj të 59-të.
    Në disa video të postuara në rrjetet sociale, artistja e mirënjohur e festoi këtë ditë me këngë për atdheun.
    Nën tingujt e çiftelisë, Simaku i këndon Shqipërisë e Kosovës, teksa komentet e vlerësonin në maksimum artisten dhe zërin e saj.

  • Parashqevi Simaku emocionon ndjekësit me mesazhin prekës për djalin në ditëlindjen e saj

    Parashqevi Simaku emocionon ndjekësit me mesazhin prekës për djalin në ditëlindjen e saj

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Në datëlindjen e saj Parashqevi Simaku ka një mesazh prekës për të birin: Zemra ime është e mbushur me mall për ty Luke

    Në datëlindjen e saj Parashqevi Simaku ka një mesazh prekës për të birin: Zemra ime është e mbushur me mall për ty Luke

    Showbiz E Hënë, 1 Shtator 2025 18:15
    Ikona e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku feston sot datëlindjen e saj të 59-të. Ajo shprehet se si çdo nënë, dëshira më e madhe në ditëlindje është përqafimi dhe urimi nga i biri, Luke.
    ”Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty. Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

    Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, shkruan Simaku.

  • Parashqevi Simaku bën 59 vjeçe, në ditën e lindjes tregon brengën që i mundon zemrën: Luke, biri im sot ëndërroja të më uroje! Por t’i as që e di

    Parashqevi Simaku bën 59 vjeçe, në ditën e lindjes tregon brengën që i mundon zemrën: Luke, biri im sot ëndërroja të më uroje! Por t’i as që e di

    Artistja e madhe Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen. Ajo ka ndarë një fotografi të veçantë dhe zbulon se në këtë përvjetor të 59-të, ka një brengë që i mundon zemrën, malli për të birin Luke.
    Ajo thotë se çdo nënë ëndërron që në ditën e lindjes të urohet e përqafohet nga fëmijët, fat të cilin ajo nuk e ka sepse Luke, siç tregon vetë Parashqevia, as nuk e di datën e ditëlindjes së saj.
    “Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”
    Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.
    Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, shkruan Parashqevi Simaku.

  • Parashqevi Simaku, vajza nga Kavaja që u bë e famshme në tërë shqiptarinë…

    Parashqevi Simaku, vajza nga Kavaja që u bë e famshme në tërë shqiptarinë…

    Parashqevi Simaku

    Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.

    Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

    Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja. Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri. Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.

    Gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”.

    Pas vitit 1991 ajo u largua drejt SHBA edhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert.

    Madje lindi dhe një djalë nga martesa me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke.

    Më pas, u përfol se këngëtarja pësoi një paralizë faciale, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve- Simaku nuk konfirmoi asnjëherë asgjë. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Parashqevi Simaku vazhdon të mbetet në memorien e çdo shqiptari si këngëtarja e talentuar që të gjithë e adhuronin.

    Lexo edhe:

    PARASHQEVI SIMAKU: E DIMË NUK ËSHTË E LEHTË… (TEKSTI DHE KËNGA)

    ObserverKult

  • Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj: Ah, biri im…

    Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj: Ah, biri im…

    Parashqevi Simaku ka ndarë një kujtim të rrallë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
    Ajo ka postuar një foto të sajën me djalin e saj menjëherë pasi erdhi në jetë. Foton, Simaku e ka shoqëruar me një dedikim prekës.
    “Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”, ka shkruar ajo.

  • “Doli goca në penxhere”, këngë nga e mirënjohura Parashqevi Simaku (teksti dhe kënga)

    “Doli goca në penxhere”, këngë nga e mirënjohura Parashqevi Simaku (teksti dhe kënga)

    Në vitet e ’80-ta, skenës muzikore iu shtua edhe një zë i veçantë, që do të vlerësohej shumë nga publiku dhe, edhe nga njohës të muzikës.

    E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaqte në skenë.

    Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.

    Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të bukura “Doli goca në penxhere” e kënduar nga Parashqevi Simaku:

    Doli goca në penxherePër me pa se kush po vjenPo na vjen nji djalë beqarZemrën time ma ka marrë

    Oj, oj, lajleKujtova se binte shiAto ishin lotët e mi.Ndoshta jam dhe fukaraPor nuk blihem me paraMos ma kesh moj me hileSa më do moj kurrë s’ma the.

    ObserverKult

    —————————————

    Parashqevi Simaku

    Lexo edhe:

    PARASHQEVI SIMAKU, GRUAJA QË THEU “TABUTË” E KOHËS

    Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.

    Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

    Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja. Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

    Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

    Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani ka folur me sinqeritet për ndjenjat e tij lidhur me historinë e ndihmës që i dha këngëtares Parashqevi Simaku, duke pranuar se gjithë kjo vëmendje ka ndikuar edhe në perceptimin e publikut për figurën e tij.
    Në një intervistë gjatë pushimeve në jug të vendit për emisionin “Pushime on Top”, Ilirjani u shpreh se pavarësisht krenarisë për Parashqevinë, ka ndjerë një lloj “xhelozie”, pasi publiku e lidh tashmë vetëm me këtë rast dhe jo me pjesën tjetër të karrierës së tij.
    “Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim. Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj. Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.

  • Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

    Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

    Këngëtarja Parashqevi Simaku ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve dhe materialeve të rreme që qarkullojnë në rrjet, duke i quajtur shpifje dhe sulme të padrejta.
    Në një postim në Facebook, ajo deklaron se ka duruar gjatë në heshtje, por situata ka kaluar çdo kufi. Simaku thekson se materialet janë krijuar artificialisht dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.
    “Zoti do ta nxjerrë të vërtetën,” shkruan ajo, duke shtuar se ky do të jetë reagimi i saj i fundit për këtë çështje. Ajo falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.