Tag: parashqevi

  • Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

    Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

    Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka prekur ndjekësit me një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhimbjen për mungesën e të birit, Luka, me të cilin thotë se nuk është takuar prej më shumë se 11 muajsh.
    Në postimin emocional, artistja tregon se gjatë kësaj kohe ka folur me të vetëm tri herë në telefon, por fjalët e tij i janë dukur të ftohta, “si të drejtuara ndaj një të huaji”.
    “Edhe ato tre herë që kemi folur në telefon, fjala jote ishte e ftohtë, si e drejtuar ndaj një të huaji, jo ndaj nënës që do jepte jetën për ty. E megjithatë, çdo fjalë e jotja, sado e largët, për mua kishte peshën e botës,” — shkruan ajo.
    Parashqevia thekson se, pavarësisht distancës dhe ftohtësisë që është krijuar mes tyre, ajo nuk e gjykon dhe nuk i mban inat të birit, por e do në heshtje, si çdo nënë.
    Reagimi i plotë i Parashqevi Simakut
    Luke, biri im… më dhemb çdo ditë kur nuk të kam pranë. Kanë kaluar 11 muaj që nuk të kam parë, dhe kjo erdhi pas gati një dekade që nuk e kemi parë njëri-tjetrin.
    Çdo ditë pa ty është një plagë që nuk shërohet. Rrethanat na ndanë, jo dashuria. Ndoshta jeta nuk na la mundësi të qëndronim bashkë, por të dish se unë do të jetoja me ty edhe në gjemba, vetëm të ishim pranë njëri-tjetrit.
    Edhe ato tre herë që kemi folur në telefon, fjala jote ishte e ftohtë, si e drejtuar ndaj një të huaji, jo ndaj nënës që do jepte jetën për ty. E megjithatë, çdo fjalë e jotja, sado e largët, për mua kishte peshën e botës.
    Ende kujtoj momentin kur më përqafove — ishte sikur bota ndaloi për pak çaste. Aty ndjeva se gjithçka kishte kuptim, se çdo vuajtje bëhej më e lehtë kur të kisha afër.
    Nuk të mbaj inat, as nuk të gjykoj. Vetëm të dua, në heshtje, siç di ta dojë një nënë. Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote, Luke — ajo që të pret, që të fal, dhe që s’pushon kurrë së dashuruari.
    Mos harro, biri im, një ditë edhe ti do të bëhesh prind. Atëherë do ta kuptosh se çfarë ndjen një nënë, se sa shumë do të kalonte oqeane dhe vite të tëra vetëm që fëmija i saj të ishte i lumtur.

  • Elton Ilirjani alarmon për gjendjen e Parashqevi Simakut: Rrezikon të kthehet e pastrehë

    Elton Ilirjani alarmon për gjendjen e Parashqevi Simakut: Rrezikon të kthehet e pastrehë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

    Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

    Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të mbetet sërish e pastrehë, nëse nuk ndërhyhet urgjentisht. Në një intervistë me Blendi Fevziun, Ilirjani u shpreh se situata e artistes nuk ka pësuar asnjë përmirësim gjatë 11 muajve të fundit dhe se, sipas tij, Parashqevia nuk po merr trajtimin dhe mbështetjen e nevojshme.
     
    Ai bëri thirrje për ndërhyrje institucionale, duke theksuar se çështja nuk mund të zgjidhet vetëm me donacione të rastësishme, por kërkon angazhim konkret nga shteti shqiptar.
    ”Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
    Parashqevia është në situatën më të vështirë, sepse kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka asnjë përmirësim.
    Ajo nuk merr as mjekim, doli nga spitali, nuk është mirë. Një njeri që rri gjithë ditën në shtëpi, nuk ka motivim, që thotë “inteligjenca artificiale më ndau”. Ajo është e ndarë por nuk pranon që është e ndarë. Përveç “GoFund” përpara 11 muajsh, ajo nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër.
    Ka qenë z.Kadri Morina që ka paguar deri në fund të janarit dhe që nga 1 shkurti do të kthehet atje ku ishte sepse ajo nuk ka as ID që mund të aplikojë. Unë mendoj që ndihma ime ka qenë maksimale, duke folur dhe me persona që kanë ofruar shtëpi këtu në Kavajë, ajo që i duhet asaj është ndihma e shtetit shqiptar, për të bërë të mundur që të shkojë dhe të marrë mjekimin dhe të bëjë letrat, të bëjë ID-në amerikane, të bëjë ID-në shqiptare, dikush të vijë dhe të merret me këtë zonjë.”

  • Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj, Luke: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne!

    Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj, Luke: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne!

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një postim emocionues për djalin e saj, Luke. Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dashurinë e pafund dhe mallin që ndien për të birin, edhe pse largësia i ndan.
    “Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne, çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë,” ka shkruar artistja, duke shoqëruar fjalët me simbole dashurie dhe zemre.

    Ky postim i Simakut ka marrë një sërë komentesh pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët janë prekur nga fjalët e nënës dhe kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes saj dhe Luke. Pavarësisht largësisë, dashuria e nënës është një forcë e pakufishme dhe këtë e ka theksuar artistja në çdo fjalë të saj. Ky moment ka shtuar më shumë admirues dhe ka bërë që shumë prej ndjekësve të ndajnë mesazhe urimi dhe dashurie për Simakun dhe familjen e saj.
     Ky mesazh ka treguar se dashuria e nënës është e pashtershme dhe gjithmonë do të mbetet një lidhje e fortë dhe e pandarë, pavarësisht pengesave që mund të sjellë jeta.

  • Parashqevi Simaku anuloi vizitën në Shqipëri, shkak deklaratat e rënda ndaj saj

    Parashqevi Simaku anuloi vizitën në Shqipëri, shkak deklaratat e rënda ndaj saj

    Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pezulluar vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri, pas deklaratave të shumta që ka pasur rreth emrit të saj muajt e fundit. 
    Ndonëse u fol se ajo do të mbërrinte në Shqipëri në vjeshtë, mesa duket këngëtarja ka ndryshuar mendim, duke preferuar që të rrijë sa më e distancuar nga vendlindja e saj, duke zgjedhur që të vijojë jetën në SHBA, larg projekteve për një karrierë të re në Shqipëri. 
    “Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten”, – shkroi artistja në reagimin e saj. Duke kujtuar përvojat e ngjashme që ka përjetuar gjatë karrierës, Simaku përmend vitet 1985–1988, kur sipas saj, edhe pse fitonte çmime me përkushtim dhe sakrificë, përballej me zili dhe mllef nga ata që nuk e duronin suksesin e saj. 
    Megjithatë, ajo thotë se, as atëherë dhe as sot, nuk ka lejuar që sulmet ta ndalin. E bindur në rrugën e saj, Simaku thekson se publiku e njeh mirë dhe e di se çfarë ajo përfaqëson. 
    Gjithçka nisi pas disa deklaratave të forta nga Shqipe Hyseni. Gjatë një interviste Shqipja është shprehur që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave. 
     

  • Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipes: Gjëra të ulëta që s’kanë lidhje me realitetin

    Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipes: Gjëra të ulëta që s’kanë lidhje me realitetin

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar pas një deklarate të bërë në një emision televiziv, e cila më pas u përhap shpejt në mediat sociale. Personazhi në fjalë, Shqipe Hysenaj, pretendoi se Simaku “kishte mbetur në atë gjendje për shkak se i merrte burrat shoqeve”.
    Në një reagim në Facebook-un e saj zyrtar, Simaku nuk e përmend asnjëherë Shqipen me emër, por i quan shpifjet si një rikthim i periudhës së hidhur të diktaturës, kur për të flitej me mllef dhe zili. Këngëtarja thekson se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si “tabelë qitjeje” nga njerëz që kërkojnë vëmendje përmes pavërtetave.
    “Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, shkruan Simaku. Ajo kujton se situata e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitet 1985–1988, kur shpifjet lidhnin sukseset e saj me mllef dhe zili.
    Këngëtarja thekson se publiku i saj e njeh mirë dhe e di çfarë ka dhënë dhe përfaqëson. “Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”, përfundon Simaku.

    Reagimi i saj vjen si një mesazh i qartë kundër shpifjeve, duke rikujtuar se dinjiteti dhe e vërteta mbeten më të fortat përballë sulmeve të kota.

  • “U merrte burrat të tjerave”/ Reagon Parashqevi Simaku: Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku më njeh prej vitesh

    “U merrte burrat të tjerave”/ Reagon Parashqevi Simaku: Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku më njeh prej vitesh

    Pas disa deklaratës publike të Shqipe Hysenajt, e cila e akuzoi këngëtaren e njohur shqiptare Parashqevi Simaku se “u merrte burrat grave të tjera”, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga artistja.

    Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Simaku ka vendosur të thyejë heshtjen pas, siç thotë ajo, 10 muajsh sulmesh të vazhdueshme dhe shpifjesh të pavërteta.
    Ajo përmend përvojat e saj që nga vitet ’80, kur, sipas saj, është përballur me zili, mllef dhe përgojime, por kurrë nuk ka lejuar që të ndalet.

    “Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
    Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.
    Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.
    Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.
    Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”, shprehet Simaku.

    Top Channel

  • “Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave”/ Elton Ilirjani paralajmëron gjyq ndaj Shqipe Hysenajt

    “Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave”/ Elton Ilirjani paralajmëron gjyq ndaj Shqipe Hysenajt

    Në emisionin “Live From Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka habitur publikun me një deklaratë të papritur, ku përmendi emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku. Gjatë bisedës në studio, Shqipe tha se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara kishte dëgjuar thashetheme të rënda lidhur me jetën private të artistes.
    “Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave”, u shpreh ajo.
    “Mendova që ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më.”
    Sipas saj, në fillimet e karrierës Simaku ka qenë shumë e mirëpritur në rrethin muzikor dhe shoqëror, por me kalimin e viteve gjërat kishin ndryshuar. “Shqiptarët e Amerikës flasin shumë me njëri-tjetrin, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë”, u shpreh Hysenaj.
    Deklarata e ish-banores nuk kaloi pa reagime. Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani reagoi publikisht duke marrë në mbrojtje Simakun dhe duke paralajmëruar pasoja ligjore. Ai tha se kjo çështje do të përfundojë në gjyq, ndërsa për Shqipen u shpreh me tone të forta, duke e quajtur “askushi”.
    Sipas Ilirjanit, shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.
    Deklarata e Shqipes dhe reagimi i menjëhershëm i Ilirjanit kanë ndezur diskutime të shumta në rrjet. Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e quajnë deklaratën e Hysenajt si të tepruar dhe ofenduese, dhe të tjerëve që e shohin si një opinion personal të saj, edhe pse i bazuar në thashetheme.

  • Trondit Shqipe Hysenaj: Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve!

    Trondit Shqipe Hysenaj: Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve!

    Në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Shqipe Hysenaj zbuloi detaje të forta dhe të papritura rreth përvoja të saj në Shtetet e Bashkuara. Përveç planëve të ardhshme dhe rrëfimeve mbi jetën personale, ajo ndau një thashethem që habiti: akuza se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku merrej me “marrjen e burrave të të tjerave”.
    “Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave,” tha Shqipe. “U shokova kur e mësova. Mendoja se ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë.”Ajo tha se më parë Simaku ishte e mirëpritur në ambiente muzikore dhe shoqërore, por me kalimin e kohës, sipas thashethemeve, bashkësitë shqiptare në Amerikë ndaluan ta ftinin dhe ajo “u zhduk”.
    Shqipe theksoi se ajo nuk po fliste për karrierën muzikore, por për fjalën e kënduar që qarkullonte ndër komunitet: “Çfarë di unë, di dhe ti… Më thanë që ka ndodhur shumë herë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk.” Ajo shtoi se për të ishte e rëndë të dëgjonte këto rrëfime: “Nuk ishte e bukur ta dëgjoja.”

    Deklarata e plote: Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato përsona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shkokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja.