Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ.
Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ.
Deficiti buxhetor është parashikuar 63 miliardë lekë nga 61 miliardë në aktin e fundit normativ.
Programimi i të ardhurave për vitin 2026 mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.
Ky program bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, si dhe në faktorët që do të ndikojnë në këtë periudhë dhe risqet e mundshme që mund të shfaqen.
Në programimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat për vitin 2026 janë marrë në konsideratë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e rritjes ekonomike dhe të indeksit të çmimeve, efektet e politikave të vjetra dhe të reja tatimore e buxhetore, si dhe efektet nga zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit (SAA) 2024–2027, të shoqëruara me masa ligjore antishmangie me qëllim rritjen e nivelit të pajtueshmërisë vullnetare të tatimpaguesve me ligjin.
Në vitin 2026, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” parashikohen të jenë 531,137 milionë lekë, me një rritje prej 31,516 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 6.3%.
Të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore parashikohen të jenë 196,967 milionë lekë, me një rritje prej 20,165 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga kontributet sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 11.4%.
Shpenzimet 8,9 miliardë dollarë, rritje 6.7%
Totali i shpenzimeve publike për vitin 2026 është planifikuar 886.7 miliardë lekë ose 31.9% e PBB.
Shpenzimet e personelit për vitin 2026 reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, koston e plotë të indeksimit të pagave në nivelin 2.5% si dhe efektet e hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.
Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike në nivel qendror për 87,112 punonjës planifikohen në masën 140.1 miliardë lekë ose 5% e PBB.
Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 64.2 miliardë lekë ose 2.3% të PBB, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 6.3 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit, kursit të këmbimit etj.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2026 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 81 miliardë lekë ose rreth 2.9% e PBB-së.
Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe siguria kibernetike, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin dhe sportin.
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 97.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me buxhetin e vitit 2025. Këto shpenzime përfaqësojnë 3.52% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.4% që përfaqësonin në vitin 2025 dhe 2.3% në vitin 2015.
Transferta e pakushtëzuar për vitin 2026 është parashikuar në vlerën 27.8 miliardë lekë, që përbën një rritje prej 1.6 miliardë lekësh ose rreth 6% më shumë se në vitin 2025. Krahasuar me vitin 2015, si viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale, kjo transfertë është rritur me 15.5 miliardë lekë, ose më shumë se dyfish.
Përveç transfertës së pakushtëzuar, në vitin 2026 parashikohen edhe këto fonde shtesë:
13.8 miliardë lekë si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja;
200 milionë lekë si grant performance, që përdoret si mekanizëm financiar për nxitjen e performancës në qeverisjen vendore;
5.5 miliardë lekë si transfertë sektoriale për rritjen e pagave.
Në total, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor në vitin 2026 do të arrijë në 47.3 miliardë lekë, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%.
Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 286.6 miliardë lekë.
Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2026 parashikohet në masën 204.1 miliardë lekë ose 7.3% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.65 miliardë lekë dhe 10 miliardë lekë për bonusin mujor për pensionistët. Ndërsa shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 67.3 miliardë lekë ose 2.4% e PBB.
Për vitin 2026, në buxhetin e FDSKSH është planifikuar një shtesë prej 1.5 miliardë lekësh, respektivisht 500 milionë lekë për rimbursimin e barnave onkologjike në shërbimin parësor dhe 1 miliardë lekë për shërbimin spitalor për sigurimin e barnave onkologjike.
Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve parashikohen në total në masën 3.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.
Shpenzime të tjera sociale përfshijnë fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve:
Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 1 miliardë lekë;
Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.9 miliardë lekë ose 0.9% e PBB;
Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB;
Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.3 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.
Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 2.45 miliardë lekë ose rreth 0.1% e PBB. Subvencionet shtetërore për vitin 2026 janë përqendruar në financimin e skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe në mbulimin e një pjese të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.
Krahasuar me vitin 2025, ky zë shoqërohet me një rritje prej 500 milionë lekësh, ku 450 milionë lekë i alokohen subvencionit për programet e nxitjes së punësimit për të përmbushur angazhimet në kuadër të Planit të Rritjes me BE, si dhe për përballimin e efektit të indeksimit të rritjes së pagës minimale.
Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE).
Në planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.
Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike në vitin 2026 parashikohet me rreth 15.5 miliardë lekë më shumë.
Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2026 planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.
Deficiti buxhetor për vitin 2026 planifikohet të qëndrojë në nivelin 2.3% të PBB-së, duke ruajtur të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2025. Balanca primare pritet të rezultojë e balancuar në vitin 2026, në zbatim të rregullit fiskal të parashikuar në LOB, i cili përcakton se duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim, balanca primare nuk mund të rezultojë negative (pra, të jetë së paku e balancuar ose pozitive).
Balanca korrente fiskale (diferenca ndërmjet investimeve publike dhe deficitit fiskal) do të jetë pozitive edhe gjatë vitit 2026, në nivelin 4.2% të PBB-së, nga 3.8% që pritet të jetë në vitin 2025, në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “e artë” të buxhetit).
Gjithashtu, borxhi publik bruto do të vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “borxh-frenues” të qëndrueshmërisë së borxhit publik).
Në vitin 2025 parashikohet që borxhi publik bruto të ulet në rreth 54.1% të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 53.6% në vitin 2026. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 51.0% në vitin 2028 dhe më tej në rreth 46.4% në vitin 2031./Monitor
Tag: parashikuar
-

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë
-

Dekonspiroi operacionet e policisë dhe bashkëpunoi me baronët e krimit, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe dënoi me 3 vite burg ish-deputetin socialist (PS), Jurgis Çyrbja. Ish-ligjvënësi socialist akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit disa herë dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Çyrbja deklarohet fajtor dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode si dhe për korrupsion në zgjedhje. Altin Hajri, i gjykuar në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Ai u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, GJKKO vendosi 2 vite e 6 muaj burgim, të cilat u zbritën në 1 vit e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Dosja e SPAK:
SPAK përfundon hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:Jurgis Çyrbja i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
“Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
“Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal.iii. “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021), parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
“Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021) parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal.
“Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal (në periudhën mes datave 5.3.2021-8.3.2021).
Ahmet Masha, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
“Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021), parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
“Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021), parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal.
Altin Hajri, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
“Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal (në periudhën midis datave 1.12.2020 – 8.3.2021)
“Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal (në episodin e datës 1.5.2020). -

“Na jep 20 mijë euro dhe…”/ AMP arreston ish-gardistin dhe bashkëpunëtorin e tij, ja akuzat me të cilat përballen
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale, sot në datë 03.11.2025 ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues ndaj një ish punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione pubike” në bashkëpunim, parashikuar në nenet 245/1 paragrafi 4 dhe neni 25 të Kodit Penal dhe konkretisht;
➡️ Masa e sigurisë “Arrest në burg” parashikuar në nenin 238 të Kodit të Pr. Penale ndaj Z. M., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficer pranë Gardës së Republikës me gradën Komisar.
➡️Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale ndaj shtetasit K. D., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim.
Gjatë veprimeve hetimore, proceduriale shteruese në drejtimin e SPAK u arrit të provohej se këta dy shtetas në role të ndryshme gjatë kryerjes së veprës penale, në këmbim të shumës prej 20 mijë Euro, i kanë premtuar një shtetaseje (kallëzueses) se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror.
Vijojnë veprimet hetimore për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale. -

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, gjykata jep masat për të akuzuarit
Gjykata e Lezhës ka shqyrtuar masat e sigurisë për 9 personat që akuzohen nga prokuroria për ndërtimet pa leje në tokat e tjetërsuara.
Gjykata ka zbutur disa nga masat dhe lënë në fuqi masat për ish drejtuesit e ASHK dhe IKMT.
Njoftimi i plotë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë nisur nga interesi i medias njofton se pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore verifikimin e masave të sigurisë, caktuar me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025, sot me datë 31.10.2025 me vendimin nr.53- 2025-2791 ka vendosur si më poshtë:
Ndryshimin e masës së vendosur ndaj personit nën hetim P . T nga masa e sigurimit “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal, “Falsifikim i vulave stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal, në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. T nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.Urdhërohet personi nën hetim P . T të qëndrojë në banesën e tij të ndodhur në adresën: fshati Shënkoll, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë e të mos largohet prej saj pa autorizimin e prokurorit të çështjes dhe gjykatës.Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit G . M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit ndaj shtetasit A . Sh i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit A . M i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim L . B nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit” (parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P) si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.Personi nën hetim L . B urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:30.Urdhërohet personi nën hetim L . B të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim H . Xh nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për daljejashte shtetit” parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.
Personi nën hetim H . Xh, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:30.Urdhërohet personi nën hetim H . Xh të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit F . GJ i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit K . M i dyshuar për kryerjen e veprëspenale“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Vijueshmërinë e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233, për shtetasin M . N i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Revokimin e masës ndaluese atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” caktuar ndaj personit nën hetim M . N nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025.Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Gjyqësore, për zbatimin e këtij vendimi.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.U shpall sot në Lezhë, më datë 31.10.2025.
Gjykatës e Shkallës -

Operacioni te Rana e Hedhun “firmosi” 9 masa sigurie, gjykata ndryshon 4 prej tyre, “arrest shtëpie” për pronarin
Prokuroria e Lezhës-rana e hedhun
LEZHË- Operacioni në zonën e “Rana e Hedhun” çoi në sekuestrimin e 4 objekteve pa leje dhe 9 masa sigurie, mes tyre zyrtarë dhe policë, të akuzuar për “Shpëdorim Detyre”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Ndërtim i Paligjshme”. Ata akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun.
Nga 9 masat e sigurisë, u caktua “arrest shtëpie” për 5 prej të dyshuarve, 3 me “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe vetëm për njërin “arrest me burg”.
Ndërkohë, në seancën e sotme të mbajtur me dyer të mbyllura, gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Pjeter Tucin nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Masa e sigurisë ndryshoi edhe për inxhinieret Luiza Bala dhe Hekuran Xhina nga “Arrest në Shtëpi” në “Detyrim Paraqitje”, ndërsa për Ndihmës specialistin e Policimit në Komunitet në Shëngjin Martin Ndoka u vendos rikthimi i tij në detyre.
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë nisur nga interesi i medias njofton se pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore verifikimin e masave të sigurisë, caktuar me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025, sot me datë 31.10.2025 me vendimin nr.53- 2025-2791 ka vendosur si më poshtë:
Ndryshimin e masës së vendosur ndaj personit nën hetim P . T nga masa e sigurimit “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal, “Falsifikim i vulave stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal, në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. T nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.Urdhërohet personi nën hetim P . T të qëndrojë në banesën e tij të ndodhur në adresën: fshati Shënkoll, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë e të mos largohet prej saj pa autorizimin e prokurorit të çështjes dhe gjykatës.Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit G . M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit ndaj shtetasit A . Sh i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit A . M i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim L . B nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit” (parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P) si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.Personi nën hetim L . B urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:30.Urdhërohet personi nën hetim L . B të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim H . Xh nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për daljejashte shtetit” parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.
Personi nën hetim H . Xh, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:30.Urdhërohet personi nën hetim H . Xh të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit F . GJ i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit K . M i dyshuar për kryerjen e veprëspenale“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Vijueshmërinë e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233, për shtetasin M . N i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Revokimin e masës ndaluese atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” caktuar ndaj personit nën hetim M . N nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025.Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Gjyqësore, për zbatimin e këtij vendimi.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.U shpall sot në Lezhë, më datë 31.10.2025.
Gjykatës e ShkallësKonkretisht, masa sigurie janë lëshuar për:
Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”. -

Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsim pronash/ GJKKO lë në burg “Rrumin” dhe të akuzuarit e tjerë
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Llahon, i njohur ndryshe si “Rrumi”. Mësohet se e njëjta masë sigurie është konfirmuarr edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça dhe për shtetasin Vlash Brahja, të cilët janë të dyshuar për tjetërsim tokash në zonën e Gjirit të Lalzit.
Masa “arrest me burg” u la gjithashtu edhe për Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume. Ky i fundit dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në bashkëpunim me Aldo Avdylin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës.
Gjatë një operacioni mëngjesin e 2 tetorit, të zhvilluar nga SPAK dhe BKH, u lëshuarn 9 urdhërarreste për anëtarët e dy grupeve kriminale nga Shijaku, të cilët akuzohen për vrasje për hakmarrje dhe tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha toke në zonën bregdetare të Durrësit, në Gjirin e Lalzit. Mes tyre, edhe për Aleksandër Lahon allias Rrumi i Shijakut, të cilit iu sekuestruan edhe pasuri të përfitura përmes dokumenteve të falsifikuara.
Lidhur me operacionin, hetimet zbuluar emrin e personit të vrasjes së Edmir Bregu alias Jetmir Bregu alias Ilir Koci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2021. Dyshohet se urdhrin për të vrarë Edmir Bregun e ka dhënë Astrit Avdyli, ndërsa ekzekutori sipas SPAK dyshohet se ka qenë nipi i tij, Aldo Avdyli.Aleksandër Llaho, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, me shume se nje here, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Vullnet Muça, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.c. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit”, dhe i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 312 të Kodit Penal.
Vlash Brahja, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Enea Kume, i dyshuar për veprat penale:a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.
si dhe masën e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për shtetasen E.A, e dyshuar për veprën penale:
a. “Fallsifikim i dokumenteve”, kryer nga personi që ka pë detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë i Kodit Penal. -

Operacioni të Rana e Hedhun ‘fundos’ ish-zyrtarë e policë, Prokuroria: 4 objekte të sekuestruara dhe 9 masa
Prokuroria e Lezhës-rana e hedhun
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka reguar zyrtarisht në lidhje me operacionin e ndërmarrë në zonën e “Rana e Hedhun”, përgjatë orëve të fundit. Në kuadër të këtij operacioni, kanë rënë në pranga disa ish-zyrtarë të Kadastrës, policisë dhe IKMT-së.
Prokuroria ka sekuestruar mbi 4 objekte ndërtimi, pa leje dhe legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin. Përpos sekuestrimeve, gjithashtu janë lëshuar masa sigurimi ndaj 9 personave për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm.Konkretisht, masa sigurie janë lëshuar për:
Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria e Lezhës sekuestron katër objekte ndërtimi të ndërtuara pa leje dhe legalizuara, tek “Rana e Hedhun”, Shëngjin, masa sigurie për 9 persona përfshirë ish-zyrtarë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, sekuestroi mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë si dhe lëshoi masa sigurimi ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal si dhe “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal.
Në kuadër të një hetimi disa mujor, lidhur me procedimin penal nr. 135/2025, që ka për objekt një numër ndërtimesh pa leje të kryera në një zonë të rëndësisë kombëtare (e përcaktuar si e tillë me vendimin nr. 01, datë 28.12.2020, të Këshillit Kombëtar të Territorit), në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka finalizuar fazën e identifikimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale përkatëse.
Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar, si më poshtë:
Shtetasi G.M., ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Shtetasi A.Sh., ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Shtetasi A.M., përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Shtetasi P.T., masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal, kryer më shumë se një herë, dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal;
Shtetasi L.B., inxhinier konstruksioni, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal;
Shtetasi H.Xh., inxhinier ndërtimi, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;
Shtetasi F.Gj., ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
Shtetasi K.M. ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
Shtetasi M.N., Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Shëngjin, Komisariati Lezhë, masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe njëkohësisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është pranuar kërkesa e Prokurorisë me ndryshimet vetëm për shtetasin G.M, A.SH dhe A.M për të cilët ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Në kuadër të hetimeve është pranuar nga Gjykata kërkesa për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë.
Hetimet për këtë çështje vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal. -

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen
Në Gjykatën e Apelit, u mbajt këtë të hënë seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku u dha masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj. Ndaj tyre u vendos masa e ‘arrestit në burg’.
Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit, Elvis Shkambi, nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.
Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Ndërsa roja Banush Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.
“Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës 15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. K dhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.
Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:
– personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”, parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
– personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.
-personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2774 Regj, datë 09.10.2025, ka vendosur:Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim E. Sh.
Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim E. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Gj. Sh.
Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim Gj. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim B. K.
Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim B. K, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimiÇështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:
– Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”- thuhet në njoftim. -

Operacioni “Ura”/ Korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, SPAK çon për gjykim 1 avokat dhe 5 të tjerë
spak-avokati Armand tragaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në kuadër të operacionit “Ura”. Janë dëguar për gjykim: Armand Tragaj, Edison Cukajn (Gjoka), Serxhio Shkodrën, Ervis Detin, Bexhed Mema dhe Naim Behluli. Nga hetimet, rezulton se këta persona janë përfshirë në trafikimin e kokainës në Shqipëri-Irali. Mes tyre është edhe avokat Armand Tragaj, i cili duke përdorur aplikacionin SkyEcc, ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë për të ndikuar në favor të klientëve të tij.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.36/3 të vitit 2025, në ngarkim të gjashtë të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga nenet 245/1, 312, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Të pandehurit:
Armand Tragaj, me profesion avokat, i akuzuar kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.
Edison Cukaj (Gjoka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Serxhio Shkodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Ervis Deti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Bexhed Mema, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Naim Behluli, me detyrë punonjësi i policisë kufitare të pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Faktet penale:
Gjatë hetimeve për procedimin penal 36 të vitit 2019 kanë rezultuar faktet penale të mëposhtme në ngarkim të shtetasve të përmendur. Në vijim, prokurorët e çështjes e kanë ndarë këtë procedim duke regjistruan procedimin nr 36/3 të vitit 2025. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike janë evidentuar edhe episodet e mëposhtme të përfshirjes së shtetasve shqiptarë në veprimtari të paligjshme.
Konkretisht i pandehuri Armand Tragaj, me profesion avokat, duke përdorur aplikacionin SkyECC ka komunikuar dhe ndërmarrë veprime për personat në mbrojtjen e tij, duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Ai, ka konsumuar elementet e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal, si dhe në një episod ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.
Në një episod tjetër, nga përgjimet, vëzhgimet në ambiente publike si dhe aktet e tjera, rezulton e provuar se i pandehuri, Edison Cukaj (Gjoka), ndonëse ishte në dijeni të faktit që nuk ishte në kushte të rregullta ligjore për kalimin e kufirit, për të lëvizur në zonën ‘’Shengen’’, ka kontaktuar dhe është ndihmuar nga të pandehurit; Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema, të cilët i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 3 (tre) mijë euro të pandehurit me qëllim ushtrimin e ndikimit të tyre tek punonjësi i policisë kufitare i pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, inspektor, Naim Behluli. Përmes ndikimit të ushtruar ndaj funksionarit publik dhe me vetëdije të plotë është realizuar kalimi i kufirit pa pengesa nga i pandehuri Edison Cukaj (Gjoka).Hetimet vijojnë për persona të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale. -
SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur për korrupsion, mes tyre një avokat dhe polici i portit Durrës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar një ditë më parë në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e 6 të pandehurve, të akuzuar për veprat penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim detyre”.
Sipas njoftimit të SPAK, avokati Armand Tragaj akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë për të favorizuar klientët e tij, ndërsa në një rast ka tentuar të korruptojë një dëshmitar ose ekspert. Edison Cukaj (Gjoka) akuzohet për ndikim të paligjshëm, në bashkëpunim me të tjerë. Serxhio Shkodra, Ervis Deti, Bexhed Mema akuzohet për ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë në bashkëpunim. Ndërsa Naim Behluli punonjës policie në Portin e Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre.
Në kuadër të një procedimi të nisur që në vitin 2019, SPAK ka dokumentuar përmes komunikimeve në aplikacionin e koduar SkyECC, përgjimeve dhe vëzhgimeve, përfshirjen e të pandehurve në skema korrupsioni dhe ndikimi të paligjshëm në sistemin e drejtësisë dhe në kalimet kufitare.
Ndërkohë, Edison Cukaj, ndonëse pa të drejtë ligjore për të kaluar kufirin drejt zonës Schengen, ka paguar 3,000 euro tek tre të pandehurit (Deti, Shkodra, Mema), të cilët nëpërmjet ndikimit te polici kufitar Naim Behluli, kanë mundësuar kalimin e tij të paligjshëm në Portin e Durrësit.
SPAK bën me dije se hetimet për këtë rast vazhdojnë për persona të tjerë të dyshuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.36/3 të vitit 2025, në ngarkim të gjashtë të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga nenet 245/1, 312, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Të pandehurit:
Armand Tragaj, me profesion avokat, i akuzuar kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.
Edison Cukaj (Gjoka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Serxhio Shkodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Ervis Deti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Bexhed Mema, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
Naim Behluli, me detyrë punonjësi i policisë kufitare të pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Faktet penale:
Gjatë hetimeve për procedimin penal 36 të vitit 2019 kanë rezultuar faktet penale të mëposhtme në ngarkim të shtetasve të përmendur. Në vijim, prokurorët e çështjes e kanë ndarë këtë procedim duke regjistruan procedimin nr 36/3 të vitit 2025. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike janë evidentuar edhe episodet e mëposhtme të përfshirjes së shtetasve shqiptarë në veprimtari të paligjshme.
Konkretisht i pandehuri Armand Tragaj, me profesion avokat, duke përdorur aplikacionin SkyECC ka komunikuar dhe ndërmarrë veprime për personat në mbrojtjen e tij ,duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Ai, ka konsumuar elementet e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal, si dhe në një episod ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.
Në një episod tjetër, nga përgjimet, vëzhgimet në ambiente publike si dhe aktet e tjera, rezulton e provuar se i pandehuri, Edison Cukaj (Gjoka), ndonëse ishte në dijeni të faktit që nuk ishte në kushte të rregullta ligjore për kalimin e kufirit, për të lëvizur në zonën ‘’Shengen’’, ka kontaktuar dhe është ndihmuar nga të pandehurit; Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema, të cilët i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 3 (tre) mijë euro të pandehurit me qëllim ushtrimin e ndikimit të tyre tek punonjësi i policisë kufitare i pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, inspektor, Naim Behluli. Përmes ndikimit të ushtruar ndaj funksionarit publik dhe me vetëdije të plotë është realizuar kalimi i kufirit pa pengesa nga i pandehuri Edison Cukaj (Gjoka).
Hetimet vijojnë për persona të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale.