Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq një avokate, pasi akuzohet për mashtrim. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.B. për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Nisur nga fakti që për këtë shtetase janë bërë edhe kallëzime të tjera nga shtetas të ndryshëm, me këtë procedim janë bashkuar edhe kallëzimi penal nr. 246/2021, procedimet nr. 724 i vitit 2019, nr. 734 i vitit 2019, nr. 95 i vitit 2020, nr. 111/2020, nr. 728 vitit 2019 dhe nr. 512 i vitit 2020.
Nga hetimet, mbi procedimin penal nr.181, datë 16.03.2018, pas denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura A.B. në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet administrative apo procedurale të pretenduara prej saj. Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Kjo mënyrë veprimi nga e pandehura është përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht të dëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre.
Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe D.L, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 pg.3 i Kodit Penal. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar”, njoftoi dje Prokuroria e Fierit.
Tag: parashikuar
-

Mashtronte klientët dhe u merrte para për veprime fiktive, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq avokaten
-

Kultivuan 23 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, GJKKO jep dënimin për grupin prej 22 personash, 2 shpallen të pafajshëm
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përfundoi gjykimin dhe dënoi 22 të pandehur, anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal i cili kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë.
Të pandehurit ishin anëtarë të një grupi të strukturuar, të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Biba Ndreca dhe Erjon Bani dha vendimin për Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani.
Pjetër Gjoni u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale,Gjonit i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Për akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike”, Gjoni u shpall i pafajshëm.
Ndërkohë, Roland Gjoni u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat në ngarkim të tij, teksa gjykata vendosi shuarjen e masës së “arrestit në shtëpi”. Gjykata rrëzoi akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, Grupi i strukturuar kriminal”
Në bazë të nenit 261 pika 1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”
Fajtore u shpall dhe Danjela Hasani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe dënohet me 10 vjet burgim.
Danjela Hasani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë
Nga të pandehurit e tjerë, disa u dënuan me burg, ndërsa për një pjesë gjykata vendosi pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënie në provë për 3 vite.
Vendimi
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Pjetër Gjoni dënohet me 11 vjet burgim.5. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Pjetër Gjoni i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim.6. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.10. Në bazë të nenit 261 pika 1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Roland Gjoni me anë të vendimit Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.11. Deklarimin fajtore të të pandehurës Danjela Hasani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e saj me 10 vjet burgim.12. Deklarimin fajtore të të pandehurës Danjela Hasani për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 2 vjet burgim.13. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Danjela Hasani dënohet me 10 vjet burgim.
14. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Danjela Hasani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.15. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.16. Deklarimin fajtore të të pandehurës Valbona Haka për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.17. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Valbona Haka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.18. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
|
19. Deklarimin fajtore të të pandehurës Mimoza Hoti për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.
20. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Mimoza Hoti i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.21. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.22. Deklarimin fajtore të të pandehurës Elida Doku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.23. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elida Doku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.24. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.25. Deklarimin fajtore të të pandehurës Hurme Baftaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.26. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Hurme Baftaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.27. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provë.
28. Deklarimin fajtore të të pandehurës Frange Gjini për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.29. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Frange Gjini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.30. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.31. Deklarimin fajtore të të pandehurës Fatime Baftaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.
32. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Fatime Baftaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.33. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.34. Deklarimin fajtore të të pandehurës Drita Çuni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.35. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Drita Çuni i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.36. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.37. Deklarimin fajtore të të pandehurës Dorontina Hoxha për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.38. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Dorontina Hoxha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.39. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.40. Deklarimin fajtore të të pandehurës Blerina Meta për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.41. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Blerina Meta i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.42. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.43. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.44. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.45. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.46. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arian Popa dënohet me 12 vjet burgim.47. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arian Popa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.48. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.49. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.50. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim.51. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.52. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arben Uruçi dënohet me 10 vjet burgim.53. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arben Uruçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.54. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
55. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.56. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim.
57. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.58. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ardjan Tahiri dënohet me 10 vjet burgim.59. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ardjan Tahiri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.60. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.61. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.62. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.63. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.64. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Samet Dahati dënohet me 9 vjet burgim.65. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Samet Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.66. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.67. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.68. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.69. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.70. Në bazë të nenit 261 pika 1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Besar Lejthiza me anë të vendimit Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit Besar Lejthiza nga ambientet e IEVP, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.71. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.72. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.73. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.74. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Izmir Dahati dënohet me 9 vjet burgim.75. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Izmir Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.76. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.77. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.
78. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.79. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.80. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ermis Sela dënohet me 9 vjet burgim.81. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ermis Sela i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.82. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.83. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.84. Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.85. Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.86. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Afrim Dahati dënohet me 9 vjet burgim.87. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Afrim Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.
88. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.89. Deklarimin fajtore të të pandehurës Liljana Çopani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.90. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Liljana Çopani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.91. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.92. Deklarimin fajtore të të pandehurës Vajdie Allamani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.93. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vajdie Allamani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.94. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.95. Sendet dhe provat materiale të sekuestruara të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit të çështjes penale të ndarë dhe procedimit penal të ndarë.96. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.97. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
-

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca në GJKKO, nuk paraqitet avokati i Berishës dhe Malltezit
Çështja e aferës së privatizimit të ish-kompleksit Sport Klub Partizani është shtyrë për në datën 10 dhjetor.
Shkak është bërë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës i cili ndodhet në një proces tjetër gjyqësor.
Çështja në të cilën akuzohen ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamabër Malltezi dhe të tjerë do të mbahet në orën 12:00 të datës 10. Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dosja Partizani
Sali Berisha: Ish-kryeministër, akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi: Dhëndri i ish- kryeministrit Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Fatmir Bektashi: Ndërtues, akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’.
Xhimi Begeja: Ortak i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’.
Andia Pustina: Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k, akuzohet për ‘Pastrim Parash’.
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k.: akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k.:, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k.:, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal. -

SPAK regjistron procedim penal ndaj Ballukut dhe Klosit,familjarë dhe të afërm përfitues të tenderave mln € (Dokumenti)
SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas një kallëzimi penal të depozituar nga Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, Adriana Kalaja. Akuza është korrupsion dhe ndikim i paligjshëm ndaj zyrtarëve të lartë dhe kallëzuesja kërkon nisjen e hetimeve ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.
Sipas kallëzimit, kompanitë e lidhura me personat e kallëzuar, si “ORHER” sh.p.k dhe “SEAN” sh.p.k, dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme financiare të dyshimtë, me fitime të paligjshme dhe shpërdorim detyre, për të favorizuar interesat e personave të caktuar. Dokumenti përmend edhe përfitime të dyshimta të aksioneve, huamarrje dhe marrëveshje biznesi midis të kallëzuarve dhe personave të lidhur me ta.
Kalaja kërkon gjithashtu hetim pasuror, pezullim nga detyra të zyrtarëve të akuzuar, si dhe sekuestrim të dokumentacionit dhe aparaturave elektronike për të garantuar ruajtjen e provave. Në kallëzim theksohet se veprimet e dyshuara përbëjnë vepra penale të tilla si “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe përfshirja në organizata kriminale, të gjitha kryer në rrethana rënduese dhe në bashkëpunim.
SPAK njoftoi se ka regjistruar procedimin penal për hetime të thelluara mbi këto akuza dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë, pavarësisht funksionit që mbajnë.Kallëzimi për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”
Adriana Kalaja ka publikuar edhe emrat e kompanive e administratorët e tyre të cilët rezultojnë persona me lidhje familjare me Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin, por që janë përfitues të tenderave dhe projekteve miliona euro.
Kalaja i kërkon drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani se “me hetimin e paanshëm dhe të drejtë do zbardhni të vërtetën e kësaj vepre kriminale të kallëzuar prej meje, duke çuar përpara Gjykatës së Posaçme të gjithë personat përgjegjës pavarësisht funksionit që mbajnë”.
“Shtetasit e kallëzuar nga ne si dhe ata të paidentifikuar por që do të rezultojnë pas hetimit Tuaj, evidentohen se kanë konsumuar të gjithë elementët e veprave penale si: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal, “Shkelje e barazisë në tendera”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, të gjitha të kryera në në “Rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 50 i Kodit Penal dhe në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin e Adriana Kalasë.
Ajo i kërkon SPAK nisjen e hetimeve për personat e mëposhtëm:
– Ceno Klosi, Deputet (ish Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deri në marjen e kësaj detyre).– Genti Klosi, vëllai i zv/Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.– Mirel Mjekra, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U.– Sara Korreshi e datëlindjes 1997, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U.– Maria Mino e cila në vitin 2021 ka qenë e punesuar si menaxhere lokali pranë kompanisë “T.O.V 2019” sh.p.k, sot:Administratore e shoqërisë “ORHER” sh.p.k;Administratore e shoqërisë “ART 2023” sh.p.k;“MARIA MINO”, Person Fizik.– Taulant Hoxha, themelues i kompanisë “SEAN” sh.p.k, me NUIS M11829504Q.– Oliver Ushina, Administrator i i kompanisë “SEAN” sh.p.k.– Aulona Gaxhenji, ortake e shoqërisë “ORHER” sh.p.k.– Julian Dhima, themelues i Shoqërisë “Finvest” sh.p.k.– Ernola Zenunllari, administratore e Shoqërisë “Finvest” sh.p.k.– Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.– Antigoni Çobo, aksionere e kompanisë “TEA CO” sh.p.k.– Teuta Rista, bashkëshortja e Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.Kallëzimi në SPAK
OBJEKTI:
Fillimin e ndjekjes penale për shtetasit e mësipërm si dhe çdo person të paidentifikuar prej nesh, por që do rezultojë nga hetimi Juaj, për kryerjen e veprave penale të: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal, “Shkelje e barazisë në tendera”.
5. Kërkojmë nga ju kryrjen e disa veprimeve hetimore urgjente para se rasti të bëhet publik dhe të zhduken provat:
a. administrimin e të gjithë dokumentacionit fiskal si pranë shoqërive të kallëzuara si dhe pranë administratës Tatimore;b. Sekuestrimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike pranë zyrave të subjekteve të kallëzuara;c. administrimin e të dhënave të sistemit TIMS të shtetasit Julian Dhima dhe bashkëshortes së tij;d. aministrimin e të dhënave financiare të këtyre shtetasve pranë organeve kompetente në shtetin Italian për burimin e të ardhurave për blerjen e aksioneve në vlerën 15.000.000 lekë;e. analizimin e librave të shitjes/blerjes për kompanitë e kallëzuara pasi normat e fitimit janë shumë të larta duke ngritur dyshimin për fiktivitet dhe pastrim parash;f. administrimin e dosjes së aplikimit për parkun fotovoltaik pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, AZHT dhe KKT;g. administrimin e dosjes pranë Bashkisë Fier për dhënien me qera të tokës publike;h. Marrja në pyetje e shtetasit Mirel Mjekra nëse njihet me shtetasin Mired Reçi dhe a ka qenë ky i fundit lidhja me vëllezërit Klosi, gjatë kohës që ky ka punuar si këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Pasi nga Informacionet tona Mired Reçi është kunati i shtetasit Arbër Abazi; -

Balluku, 8 orë në Kryeministri/ Anulohet mbledhja e qeverisë që ishte parashikuar ditën e nesërme
Zv.kryeministrja Belinda Balluku qëndroi për rreth 8 orë e 15 minuta në godinën e Kryeministrisë këtë të enjte, vetëm pak orë pasi Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit.
Balluku hyri në zyrë rreth orës 12:15 dhe u largua pas orës 20:30, ndërsa pak minuta më herët nga godina kishte dalë kryeministri Edi Ramma.
Ndryshe nga kreu i qeverisë, që përdori hyrjen kryesore, Balluku zgjodhi një dalje anësore. Edhe automjeti me të cilin u largua nuk ishte makina e saj zyrtare, por një tjetër mjet i vënë në dispozicion.
Në kryeministri ishte i pranishëm prej orës 15:00 edhe ish-ministri i drejtësisë, Ulsi Manja. Sipas burimeve, ai është thirrur për të dhënë mendim juridik lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të GJKKO-së.
Po nga të njëjtat burime, gazetari Muhamed Veliu mëson se paraditen e së premtes rreth orës 9:00 të mëngjesit ishte parashikuar të mbahej një mbledhje e qeverisë, e drejtuar nga zëvendës kryeministria Belinda Balluku pasi kryeministri Edi Rama mikpret samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos, mbledhje e cila u anulua.Top Channel
-

‘Po hedh 700 milionë euro për landfillet’/ Topalli: Plehrat e gjysmës së Shqipërisë do…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli në fjalën e saj në Kuvend ku analizoi buxhetin e vitit 2026 deklaroi se qeveria ka parashikuar 700 milionë euro të tjera për vitet e ardhshme për mbetjet sepse hodhi 430 milionë euro në inceneratorë që nuk ekzistojnë.
Topalli tha se përmes politikës së riciklimit është parashikuar që plehrat të dërgohen në Shkodër, ndërkohë që për këtë qytet nuk ka investime të tjera.
“Hodhi 430 milionë euro në inceneratorë që nuk ekzistojnë e tani rikthehet sërish te landfillet ku ka parashikuar 700 milionë euro të tjera për vitet e ardhshme.
Çfarë është kjo? Politika e riciklimit të korrupsionit dhe ka parashikuar që plehrat e gjysmës së Shqipërisë t’i çojë në Shkodër, ndërkohë që për atë qytet nuk ka asnjë investim tjetër, asnjë zhvillim as në rrugë në asnjë aks në asnjë projekt”, deklaroi Topalli. -

Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së
Projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit ai për Buxhetin e Shtetit po diskutohet në Kuvend. Janë 886 miliardë lekë ose 8.8 miliardë euro do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.
“Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në masën 823.1 miliardë lekë ose 29.6% e PBB. Krahasuar me vitin 2025, të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen me rreth 52.9 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet Buxhetore, parashikohen në vlerën 886.8 miliardë lekësh, ose 31.9% të PBB-së, me një rritje prej rreth 55 miliardë lekësh, krahasuar me vitin 2025. Pra kemi një rritje me rreth 550 milionë euro më shumë në 2026 në krahasim me vitin 2025”, tha ministri i Financave Petrit Malaj në Kuvend.
Për vitin e ardhshëm është parashikuar formula e re e rritjes së pensioneve që parashikon bonuse të përmuajshme. Sipas të dhënave në projektligj fondi për bonuset në vitin që vjen do të jetë 100 milionë euro si dhe janë parashikuar 16.5 milionë euro për indeksimin e tyre.
“Në fund të këtij viti, pensionistët tanë të nderuar, sikundër e kemi premtuar, do të marrin Bonusin e Fundvitit. Në fillim të vitit që vjen, përtej indeksimit vjetor që zbatohet rregullisht, do të ketë edhe rritje mujore të pensioneve, për të arritur deri në fund të mandatit. Pensioni urban me vite të plota pune të shkojë 40 mijë lekë nga 27,350 lekë që është sot. Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë nga 15,850 lekë që është sot. Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë nga 11,500 që është sot. Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë nga 11,400 lekë që është sot. Pensioni i invaliditetit të shkojë 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë që është aktualisht”, tha ministri.
Investimet publike për vitin 2026 janë parashikuar të arrijnë në vlerën rreth 1.8 miliardë euro, brenda së cilave janë 50 milionë eurot e parashikuara për rindërtimin që ende vijon dhe 68 milionë euro financime të pritshme nga plani i rritjes së BE-së. Ndërsa për këtë vit investimet publike janë në vlerën e 1.6 miliardë euro.
“Ky projektbuxhet është kontrata jonë me qytetarët e Shqipërisë. I përgjigjet premtimeve tona në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, dhe përgatit vendin për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Nuk është thjesht dhe vetëm një plan të ardhurash dhe shpenzimesh, por është arkitektura mbi të cilën mbështeten objektivat strategjikë të kësaj qeverie, për periudhën 2025–2029”, tha Malaj.
Ndërkohë sa i takon të ardhurave ato planifikohet të rriten kryesisht nga zhvillimi ekonomik, vijimi i turizmit dhe miradministrimi.
“Për vitin që po mbyllet, rritja ekonomike parashikohet në 3.9% në terma vjetorë, duke reflektuar rritje pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Edhe për periudhën afatmesme, 2026-2028, ne jemi optimistë pasi parashikojmë një rritje mesatarisht në 4%”, tha ministri.
Në vitin që vjen thuhet në projektbuxhet borxhi publik do të kapë shifrën e 14.9 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro i parashikuar për këtë vit. Po ashtu për herë të parë vitin që vjen është planifikuar të indeksohen pagat e administratës publike në masën 2.5%, si dhe është parashikuar financim për rritjen e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë nga janari i 2026-ës dhe do të rritet në 60 mijë lekë brenda 2028-ës.
-

Noka përplaset me Drejtoren e SHISH: O zonjë po talleni! Shifrat e buxhetit s’kanë sekrete…
Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Flamur Noka është ‘përplasur’ me kryetaren e SHISH, pasi kjo e fundit kërkoi që mbledhja të kalonte me dyer të mbyllura.
“Projekt-buxheti për vitin 2026 është parashikuar një fond prej 3 miliard lekë. Nevojat shtesë për investime që i kemi parashikuar për vitin 2026, kisha kërkuar mirëkuptimin e këtij komisioni për të kaluar në seancë të mbyllur”-u shpreh kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.“Ne kur kërkuam që buxheti të jetë transparent, nuk është sekret t’u thuash qytetarëve që buxheti i miratuar nga qeveria është kaq dhe kërkesat e shërbimit për të funksionuar normalisht, janë kaq për të mbuluar nevojat tona. Ne po tallemi me qytetarët në rast se do vazhdojmë kështu.
Unë jam deputet i vjetër, këtu në atë vend janë ulur disa krerë shërbimesh në vend të asaj zonjës. Është hera e parë në 35 vite parlament që terri informativ mbulon këtë komision në raportimin e shërbimit informativ. Tallet zonja me taksapaguesit, kjo është e papranueshme. Nuk i hedhim dot hi syve”-u shpreh Noka. -

Buxheti 2026 i KLGJ-së rreth 6.38 miliardë lekë, ja me sa rriten shpenzimet
Një parashikim i bërë për Këshillin e Lartë Gjyqësor orienton në disa shifra që lidhen me buxhetin e vitit 2026.
Siç u raportua sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, buxheti i KLGJ-së pritet të jetë rreth 6.38 miliardë lekë në total, i ndarë për shpenzime për paga, shërbime dhe investime.
Po ashtu, është parashikuar një rritje e shpenzimeve të institucionit me rreth 20% ose 1.13 miliardë lekë.
“Buxheti për vitin 2026, parashikon rreth 6.38 miliardë lekë, i ndarë në shpenzime për paga dhe sigurime shoqërore, për mallra dhe shërbime, për transferta dhe investime. Të gjitha janë parashikuar nga buxheti i brendshëm. Numri i punonjësve i parashikuar për vitin 2026 është 1992 punonjës. Shpenzimet totale të KLGJ-së janë rritur me 1.13 miliardë lekë ose rreth 20% më shumë. KLGJ ka përgatitur shkresë për kërkesën e rritjes së shpenzimeve të tavanit të buxhetit, për investrime dhe infrastrukturë”,-u tha në komision. -

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
– B.Q., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
– E.K., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze. Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike mariuhanë, me peshë bruto 131.7kg.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!