Tag: parashikoj

  • Vota e disporës/ Celibashi: Parashikoj se do të shkojmë në 200 mijë!

    Vota e disporës/ Celibashi: Parashikoj se do të shkojmë në 200 mijë!

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË- Sa i përket votës së diasporës, kreu i KQZ në konferencën për mediat teksa informoi mbi procesin e votimit, njoftoi se deri më tani kanë mbërritur 185.679 zarfe në KQZ, ndërsa numri pritet të shkojë në rreth 200 mijë. Ilirjan Celibashi theksoi se një pjesë e zarfeve rreth 2.500 janë konsideruar të parregullta në aspektin formal, por do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga komisionet përkatëse.
    Celibashi: 185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh. 2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet. Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00. Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora.
    Me ndryshimet e fundit të kodit zgjedhor, për herë të parë u përfshinë ndryshimet që mundësojnë përfshirjen e diasporës në procesin e votimit. Të gjithë emigrantët të cilët nuk arritën të tërhiqnin nja zarf deri më datë 8 maj, operatori i shpërndarjes i ka kthyer sërish në Shqipëri pranë magazinave të KQZ, ndërsa votat të cilat nuk futen në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të kësaj të diele, konsiderohen të pavlefshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta nisë numërimin e votave të diasporës në të njëjtën kohë që do të nisë numërimi sipas qarkut respektiv./ZËRI

  • Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

    Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

    Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm, nuk parashikoj numra dhe përqindje, unë veten profet nuk e konsideroj, s’mund të gjesh që të kem thënë se do fitoj kaq për qind, ajo që ndjej unë të sigurt është fitorja. Unë nuk di ndonjë qark që unë nuk jam në avantazh, kudo që kam shkuar kam ndjerë një klimë shumë të favorshme, kur nisa takimet në diasporë dhe u prita me entuziazëm mendova këta e kanë se janë larguar nga Shqipëria dhe e kanë të brendshëm këtë mallin, fushatat që ti bën kur je në qeveri dhe kur je në opozitë, se di të ketë si kjo, shumë mikpritëse dhe një fushatë në të cilën programi është pëlqyer më shumë se kurrë. Në 2005 unë dola me taksën e ulët dhe të sheshtë biznesmenët thonin jo s’ka rëndësi.

  • “PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës! Çështja është…

    “PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës! Çështja është…

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, u shpreh i bindur për fitoren më 11 Maj.
    “Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë, nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE-së, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet”, tha Rama.
    “Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet, nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet”, shtoi kryeministri.