Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë
Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.
Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.
Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%.
Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.
FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.
Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.
Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.
Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.
FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.
Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.
Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:
-produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;
-vonesat në reformat institucionale dhe administrative;
-varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;
-dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.
Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale. Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.
Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.
FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.
Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret.” Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit./ Monitor
Tag: parashikimin
-

Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë
-

FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullin
Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%. https://monitor.al/fmn-ul-ndjeshem-parashikimin-per-rritjen-ekonomike-te-shqiperise-ne-2025-n-e-con-ne-3-4/ Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:-produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;-vonesat në reformat institucionale dhe administrative;-varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;-dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale. Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret.” Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

BERZH mban të pandryshuar parashikimin për Shqipërinë: Rritja ekonomike 3.5%. Rreziqet, të brendshme dhe të jashtme
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për ekonominë shqiptare, duke projektuar një rritje prej 3.5% për vitet 2025 dhe 2026. Ky është një sinjal pozitiv për stabilitetin ekonomik të vendit, pavarësisht sfidave të jashtme dhe të brendshme.
“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në nivelin 3.5% për vitin 2025 dhe 2026. Kjo reflekton pritshmëri për një ecuri të qëndrueshme të ekonomisë, pavarësisht trysnive nga ambienti i jashtëm dhe faktorëve të brendshëm.”
Raporti vlerëson se në tremujorin e parë të vitit 2025, ekonomia u rrit me 3.4%, e nxitur kryesisht nga shërbimet dhe ndërtimi, ndërsa bujqësia dhe industria patën tkurrje të lehta. Inflacioni mbeti i ulët, me normën vjetore në 2.3% në gusht. Si përgjigje, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në 2.5% në korrik, ulja e tretë që nga vera e vitit 2024.
“Rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare lidhen me mundësinë e ngadalësimit të kërkesës në Eurozonë, uljen e dërgesave të emigrantëve dhe faktorët klimatikë si thatësira, të cilat mund të ndikojnë negativisht si në bujqësi, ashtu edhe në prodhimin e energjisë elektrike. Nga ana tjetër, reformat strukturore dhe përparimet drejt integrimit në BE mbeten një burim potencial për forcimin e perspektivës së rritjes.”
Mes sfidave dhe mundësive, ekonomia shqiptare mbetet në një trajektore të qëndrueshme, me pritshmëri pozitive për vitet në vijim. -

Dita nisi me shi, por…/ Njihuni me parashikimin e motit për sot
Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në vijën bregdetare.
Parashikohet që pas mesdite vranësirat e shpeshta gradualisht do të shfaqen në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat jugore dhe pjesërisht Qëndrore duke gjeneruar herë pas here rrebeshe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin mot të qëndrueshëm në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë -

IEA: Rritja e prodhimit global të naftës do të përballet me rënien e kërkesës
Një rritje e prodhimit global të naftës, e udhëhequr nga Arabia Saudite, do të fillojë të përplaset me një kërkesë gjithnjë e më të dobët, veçanërisht në Azi, në tre muajt e fundit të këtij viti, paralajmëroi të mërkurën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).Institucioni me qendër në Paris uli parashikimin e tij për rritjen e kërkesës globale këtë vit në 680 mijë fuçi në ditë — një e treta më pak se sa parashikonte në janar dhe ritmi më i dobët që nga viti 2009, përjashtuar rënien gjatë pandemisë së Covid-19.Ajo përmendi ngadalësimin e konsumit në Kinë, Indi dhe Brazil, duke theksuar se të tre vendet po përballen me kërcënime për tarifa të larta në tregtinë e tyre me SHBA-në.Pas dy vitesh të një balance relative, furnizimi tani po ecën dukshëm përpara kërkesës, tha IEA, duke krijuar potencialin për “një tepricë të madhe në treg”.Ndërsa karteli i naftës OPEC vazhdon të rrisë prodhimin e tij, IEA tani pret që furnizimi të rritet me 2.5 milion fuçi në ditë këtë vit, rreth 30 për qind më shumë se parashikimi i saj në janar.Në fillim të vitit, pjesa më e madhe e tepricës shkoi në magazinim, me Kinën që përthithi më shumë se 90 për qind të rritjes së prodhimit në tremujorin e dytë.Por nga vjeshta, pas një sezoni veror të fortë ku rafineritë kanë punuar në nivele rekord për të përmbushur kërkesën për karburant, IEA pret që një tepricë prej 2 milion fuçi në ditë të vazhdojë deri thellë në vitin 2026.Megjithatë, IEA paralajmëroi se, ndonëse furnizimi i tepërt me naftë në afat të shkurtër dukej “gjithnjë e më i fryrë”, perspektiva mund të ndryshojë nëse SHBA forcon sanksionet ndaj Rusisë dhe Iranit, prodhuesit e tretë dhe të pestë më të mëdhenj në botë.Parashikimet e IEA-s binin sërish ndesh me parashikimin mujor më të fundit nga OPEC-u, të publikuar të martën.OPEC-u rriti parashikimin e tij për kërkesën këtë vit, ndërsa uli vlerësimet për rritjen e prodhimit në SHBA dhe prodhues të tjerë jashtë OPEC-ut. Ai tha se kërkesa për naftë do të rritet me 1.38 milion fuçi në ditë në vitin 2026, gati dyfish i ritmit të parashikuar nga IEA./FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Fati i madh është pas “derës”/ Astrologu shpjegon parashikimin e yjeve: Ja 3 shenjat që do të kenë periudhën më të…
Astrologu Jorgo Pulla ka identifikuar dhe tre shenjat e horoskopit, që do të përfitojnë më shumë në periudhën që vjen.
I ftuar në një studio televizive, Pulla shpjegoi parashikimin e yjeve për disa shenja të zodiakut. Sipas astrologut, shqiptarët janë popull me fat por duhet pak përpjekje për të arritur suksesin që dëshirojnë.
“Fati është pas derës, por për ta hapur, i kemi kushtet, por që të arrish diku duhet të përpiqesh. Çdo shenjë ka momentet e veta të arta, dhe ato mund të shfrytëzohen më mirë kur kemi njohuri të thella për to” tha astrologu Pulla. -

Çadrat me vete/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu, ku më të dukshme do të PARAQITEN në zonat Jugore dhe Juglindore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në te gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore KU më e ndjeshme do të jetë në mesditë; minimalet do të ulën deri në 6°C ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. -

Edi Rama bën parashikimin për zgjedhjet, publikohet “Memorandumi II”: Do të marrim 88 mandate më 11 Maj
Teksa na ndajë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i qeverisë, Edi Rama ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.
Në një foto të siguruar nga Vizion Plus, e titulluar “Memorandum II”, shihen përllogaritjet e detajuara të shefit të qeverisë shqiptare për të 12 qarqet e vendit.Sipas këtij projeksioni, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, ku PS mori 74 mandate, pas 11 majit, Rama parashikon katër mandate plus.
Në kolonën e parë, janë listuar 74 mandate të sigurta, ndërsa në të dytën, Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit u shtohet nga një mandat. Tirana mbetet e pandryshuar.
Por, nuk mbaron me kaq. Në kolonën e tretë, që tregon variantin optimist me 50% siguri shtesë, Tiranës i shtohen edhe 2 mandate të tjera, duke çuar parashikimin total në 88 deputetë.
Ky dokument, i datuar sot në Kuç të Vlorës dhe i nënshkruar nga vetë kryeministri dhe ekipi drejtues i PS-së, tregon besimin që ata kanë në një rezultat të favorshëm më 11 maj. Sipas “Memorandumit 2”, Partia Socialiste synon jo vetëm shumicën, por një shumicë të pakontestueshme në Kuvendin e ardhshëm. -

Rama bën parashikimin nga Kuçi para zgjedhjeve, ja sa mandate merr në 11 maj
Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e 11 majit.
Siç duket edhe nga kjo letër e shkruar me shkrim dore, socialistët konsiderojnë 100% të sigurtë marrjen e katër mandateve më shumë se në 2021, duke e çuar shifrën e tyre në 78 mandate.
Rama pretendon marrjen e një mandati më shumë në qarkun e Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit.
Megjithatë parashikimet e socialistëve shkojnë edhe përtej shifrës 78 mandate. Me 50% mundësi ata parashikojnë edhe gjashtë mandate të tjera në qarqe si Tirana, Kukësi, Vlora dhe Durrësi.Top Channel
-

Rama bën parashikimin e zgjedhjeve në Kuç të Vlorës: Marrim deri në 88 mandate!
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q