Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur! Bëhet fjalë për tërmetin shkatërrues e vdekjeprurës në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave.
Legjenda bullgare, emri i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në moshën 84 vjeçare në vitin 1996, por emri i saj vijon e përmendet për shkak të parashikimeve që ka bërë. E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo thoshte se fuqitë e saj i kishte marrë gjatë një stuhie të tmerrshme. Ka “goditur” në shenjë me disa parashikime, si ai për vdekjen e Princeshë Diana-s apo fenomene si ngrohja globale e përmbytjet.
E quajtur ndryshe “Nostadramus i Ballkanit”, Baba Vanga thuhet se 85% e vizioneve të saj i ka pasur të sakta. Për 2025-ën, ka parashikuar se do ketë një konflikt në Europë që do pasohet me një luftë të re mes 2 shteteve. Ndërsa për vitin që vjen, ajo ka thënë se do ndodhin “luftëra mizore” dhe një apokalips botëror. Çuditërisht, këto parashikime janë në sinkron me ato të Nostradamus.
Tag: parashikimi
-

Parashikimi i Baba Vangës që u bë realitet 5 ditë më parë
-

Parashikimi nga Baba Vanga u bë realitet 5 ditë më parë
Bota E Mërkurë, 2 Prill 2025 19:12
Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur! Tërmeti shkatërrues në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave.
Legjenda bullgare ka “goditur” në shenjë me disa parashikime, si ai për vdekjen e Princeshë Diana-s apo fenomene si ngrohja globale e përmbytjet. E quajtur ndryshe “Nostadramus i Ballkanit”, Baba Vanga thuhet se 85% e vizioneve të saj i ka pasur të sakta.Për 2025-ën, ka parashikuar se do ketë një konflikt në Europë që do pasohet me një luftë të re mes 2 shteteve. Ndërsa për vitin që vjen, ajo ka thënë se do ndodhin “luftëra mizore” dhe një apokalips botëror. Çuditërisht këto parashikime janë në sinkron me ato të Nostradamus.
-

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 2 prill 2025…
Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërish në zonat Qëndrore dhe Jugore. Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në pothuasje të gjithë vendit; përjashtuar vijën bregdetare KU shirat do të jenë të dobët e lokalë. Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale në Bulqizë deri në 23°C vlera maksimale në Shkodër dhe Durrës.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë. -

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, ja sa do të variojnë temperaturat
Dita e martë do të jetë sërish me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 12m/s .
Valëzimi në det do të arrijë deri në 1-2 ballë. -

Reshje shiu dhe diell! Parashikimi i motit, si pritet të jetë dita këtë të hënë
Dita e fundit e muajt mars parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut.
Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, temperatura minimale do të shkojë në 7 gradë, konkretisht në Korçë, ndërsa ajo maksimale, prej 19 gradësh do të regjistrohet në Fier, Vlorë, Lezhë dhe Tiranë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.Top Channel
-

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 29 mars 2025…
Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar, duke sjellë dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve.
Megjithatë do të mbeten prezente në zonat malore verilindore – juglindore ku do të ri-shfaqen sërish reshjet e dëborës. Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male, por me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.