Tag: parashikimi

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 2 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 2 maj 2025…

    Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperaturave të larta, ku vlera më të larta do të shënohen në zonat Qëndrore dhe Jugore të vendit.
    Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verlindor – Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.
    Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Diell dhe temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Diell dhe temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, ndërsa në orët e pasdites pritet grumbullim vranësirash, veçanërisht në skajin verilindor dhe juglindor të territorit. Këto vranësira do të sjellin reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
    Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje si në minimum ashtu edhe në maksimum, duke u luhatur nga 7°C në Pukë deri në 31°C në qarqet Elbasan dhe Berat.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zona të lugina do të arrijë deri në 12 m/s.
    Valëzimi në det pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

  • Diell dhe temperatura deri në 30 gradë Celsius! Parashikimi i motit për këtë fillim muaji

    Diell dhe temperatura deri në 30 gradë Celsius! Parashikimi i motit për këtë fillim muaji

    Kjo e enjte, që përkon edhe me fillimin e muajit maj, do të jetë me temperatura të larta e diell.

    Temperaturat e do të rriten sërish sot, duke arritur në 30 gradë Celsius. Këtë mëngjes termometri ka shënuar 6 gradë.
    Era do të fryjë me shpejtësi deri në 35 km/h, duke shkaktuar në dete dallgëzim 2 ballë.

    Top Channel

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 1 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 1 maj 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
    Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta kalimtare, pjesërisht me re.
    Era do të fryjë me drejtim nga veri me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 6-13m/s, shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Parashikimi i motit për ditën e nesërme/ Vijon i nxehti përvëlues, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme/ Vijon i nxehti përvëlues, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

    Edhe përgjatë ditës së enjte moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i qendrueshëm, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 28 gradë celcius.
     
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-16 m/s.
     
    Ndërkohë valëzimi në det do të arrijë 1- 3 ballë.

  • Parashikimi i motit për sot, 29 prill 2025

    Parashikimi i motit për sot, 29 prill 2025

    Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zona të ulëta.
    Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.
    Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie nëvlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 28°C, vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
    Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë, brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 26 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 26 prill 2025…

    Pjesa më e madhe e vendit dotë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme në zonat malore.
    Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në territor por vranësira të shpeshta do ketë në Veri e zonat Lindore ku priten shira të izoluar.
    Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës por mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.
    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Fillimisht, reshjet do të shfaqen përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s, ndërsa valëzimi në det pritet të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë.
    Temperaturat e ditës:

    Zonat malore: 10°C deri në 21°C
    Zonat e ulëta: 12°C deri në 22°C
    Bregdeti: 14°C deri në 22°C

  • Parashikimi i motit për sot, 25 prill 2025

    Parashikimi i motit për sot, 25 prill 2025

    Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat veriore dhe verilindore do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.Sipas Meteoalb, gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit, duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme priten në gjysmën lindore të Shqipërisë.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit, deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohen dallgë 1 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 25 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 25 prill 2025…

    Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat Veriore dhe verilindore do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.
    Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme priten në gjysmën Lindore te Shqipërisë.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.
    Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohen dallgë 1 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!