Tag: paraqitur

  • Paraqitet në SPAK Monika Kryemadhi

    Paraqitet në SPAK Monika Kryemadhi

    Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në përputhje me masën “detyrim paraqitje” që është vendosur ndaj saj.
    Gjatë ardhjes së saj në SPAK, ajo çfarë ka rënë në sy të mediave është veshja e Kryemadhit. E pyetur se “pse me të zeza”, Monika preferon të mos komentojë duke lënë hapësirë për t’u përgjigjur mbas daljes së saj nga SPAK.

    “Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu… Por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi.
    Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

  • Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen: Nuk kam ndonjë gjë të keqe

    Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen: Nuk kam ndonjë gjë të keqe

    Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të GJKKO-së për masë e sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. E pyetur nga gazetarët pse ishte veshur me rroba të zeza, Kryemadhi theksoi se nuk ka ndonjë gjë të keqe.
    “Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.
    Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
    Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

  • Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen

    Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen

    Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të GJKKO-së për masë e sigurisë “detyrim paraqitje”. Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. E pyetur nga gazetarët pse ishte veshur me rroba të zeza, Kryemadhi theksoi se nuk ka ndonjë gjë të keqe.

    “Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.

    Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

    Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

  • Vokshi dorëzon prova të reja ndaj Manastirliut në SPAK: Përdori nxënësit e shkollave në fushatë

    Vokshi dorëzon prova të reja ndaj Manastirliut në SPAK: Përdori nxënësit e shkollave në fushatë

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është paraqitur sot në SPAK për të dorëzuar prova të tjera ndaj ministres së Arsimit.
    Vokshi ka paditur Ogerta Manastirliun për  sms-të që u dërgonte mësuesve për pjesmarrjen e fëmijëve në takimet elektorale të Partisë Socialiste.
    Mësohet se SPAK i kërkoi prova të tjera deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ajo është paraqitur sot për tju përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

  • Kërkoi ndryshimin e gjyqtares Flojera Davidhi, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

    Kërkoi ndryshimin e gjyqtares Flojera Davidhi, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

    Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesat për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, të paraqitura nga disa prej të pandehurve në çështjen e aferës “Partizani”, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

    Njoftimi i plotë i GJKKO:
    Janë paraqitur katër kërkesa. Nga gjykata është vendosur si më poshtë:1. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, paraqitur nëpërmjet mbrojtësve, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.2. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, paraqitur nëpërmjet avokatit, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.3. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jamarbër Malltezi.4. Shpalljen e papranueshme të kërkesës së kërkueses Andia Pustina.

    Top Channel

  • Hetimet për Veliajn, paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule

    Hetimet për Veliajn, paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule

    Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se Nito është paraqitur për dosjen e Veliaj.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

    Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

    Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
    Kujtojmë se Gjyli është paraqitur në SPAK edhe në janar, ku dha shpjegime për rreth 2 orë.
    Gentian Gjyli, mori postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, i cili u arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin në Strasburg

    Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin në Strasburg

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ku është i detyruar të shkojë periodikisht në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”. Shkak për mungesën e tij është një udhëtim zyrtar në Strasburg, për të cilin ai ka marrë miratimin paraprak nga prokurorët e çështjes.
    Sipas burimeve nga organi i akuzës, Berisha kishte paraqitur më herët një kërkesë për shtyrjen e paraqitjes së datës 7 prill, duke argumentuar se do të ndodhej në Strasburg për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Prokuroria e Posaçme ka miratuar kërkesën, ashtu si edhe në raste të mëparshme, ku Berisha ka qenë i angazhuar në aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe një vizitë zyrtare në Gjermani.
    Ish-kryeministri është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku SPAK e akuzon për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

  • Do të udhëtojë drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje për të mos u paraqitur në SPAK

    Do të udhëtojë drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje për të mos u paraqitur në SPAK

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur më datë 7 prill në organin e akuzës. Burime bëjnë me dije se Berisha ka argumentuar në kërkesën e bërë se në këtë datë do të ndodhet në Strasburg, për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
    Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka patur edhe më parë dhe SPAK i ka dhënë leje Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani. 
    Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë në lidhje me çështjen Partizani. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv./ZËRI