Tag: paraqitur

  • Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

    Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

    Ka filluar prej mëngjesit seanca plenare në parlamentin grek për ngritjen e Komisionit paraprak sa i përket tragjedisë së përplasjeve të dy trenave në luginën e Tempit, aksidentit fatal ku humbën jetën 53 persona.

    Siç raporton gazetari i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, ky komision do të zhvillojë hetimet bazuar në 3 propozimet që kanë paraqitur partitë PASOK-KINAL, Demokracia e Re dhe një propozim i përbashkët i nënshkruar nga grupet parlamentare të disa partive të tjera, ku bie në sy për herë të parë akuza e tradhtisë ndaj atdheut, ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
    Propozimi i grupit parlamentar PASOK-KINAL, i paraqitur i pari në kohë, kërkon dërgimin në Komisionin Hetimor lidhur me “tragjedinë e Tempi-t”, për kryerjen e mundshme të veprës penale gjatë ushtrimit të detyrës, ish-Ministrat e Transportit dhe Infrastrukturës Konstantinos Ach. Karamanlis dhe Christos Spirtzis, si dhe 7  ish-Zëvendësministrave.
    Propozimi i grupit parlamentar të partisë në fuqi, Demokracisë së Re, i paraqitur i dyti në kohë, kërkon ngritjen e komisionit hetimor për të hetuar nëse Konstantinos Karamanlis i Achilleas ka kryer shkelje të detyrës (kundërvajtje) konkretisht në periudhën nga shtatori 2021 deri më 28/2/2023.
    Propozimi i tretë, i paraqitur i fundit,  që mbështet edhe propozimin e familjarëve të viktimave, është ai i nënshkruar nga grupet parlamentare të partive “Zgjidhja Greke“, “Fitorja ”, “Lundrimi i Lirisë“  dhe 6 deputetë të pavarur.
    Ata kërkojnë  dërgimin në komisionin hetimor të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, 3 ish-Ministrave të Infrastrukturës dhe Transportit ,7  ish-Zëvendësministrave, si dhe çdo personi tjetër përgjegjës, kryesor apo bashkëpunëtor, për kryerjen e disa veprave penale mes tyre tradhti e lartë ndaj atdheut, vrasje me dashje të mundshme të shumë personave , dëmtime të rënda dhe të rrezikshme trupore në seri me dashje, keqpërdorim i rëndë  i besimit ndaj Shtetit, shkelje e detyrës, fshehje e krimeve, pengim i drejtësisë, mashtrim ndaj interesave financiare të Bashkimit Europian etj.
    E konsideroj akuzën për “tradhti të lartë ndaj atdheut” një devijim nga parlamentarizmi dhe refuzoj të diskutoj përmbajtjen e tij. Qëllimi juaj është të rrëzoni qeverinë Mitsotakis- ka thënë në fjalën e tij kryeministri grek duke ripërsëritur se kjo akuzë nuk është gjë tjetër veçse rruga pa krye e një përpjekjeje për të sulmuar qeverinë dhe për ta çuar vendin në paqëndrueshmëri.
    Në seancën plenare, janë vendosur 14 kuti votimi, një për secilin nga personat e propozuar për t’u dërguar në Komisionin Hetimor. Debati që ka filluar në orën 09:00 duhet të përfundojë jo më vonë se ora 21:00 e mbrëmjes. Menjëherë pas kësaj, do të fillojë procesi i votimit të fshehtë. Sipas parashikimeve, rezultati i votimit do të shpallet pas mesnate.

    Top Channel

  • Tjetër goditje për qeverinë/ Një ministër i qeverisë Rama zyrtarisht nën hetim, zbardhen emrat e thirrur nga SPAK

    Tjetër goditje për qeverinë/ Një ministër i qeverisë Rama zyrtarisht nën hetim, zbardhen emrat e thirrur nga SPAK

    Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi zyrtar rodhi zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, në regjistrin e Transparencës, ku për muajin Prill, SPAK thotë se “një ministër është nën hetim”. Kjo është hera e parë që SPAK njofton më herët sesa faza e caktimit të masës së sigurimit se një ministër është nën hetim. Në çdo rast tjetër, personat e thirrur nga SPAK kanë njoftuar se janë thirrur si persona në dijeni. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje të tjera për procedimin në fjalë, apo emrin e ministrit/es që po hetohet.

    Në një situatë të tillë veç pritjes, llogaritë e akuzave publike, të faktuara ose jo, por edhe “thirrjet” në ambientet e SPAK të ministrave aktualë duket se mbeten kalkulimet e vetme. Mëposhtë po paraqesim një listë të kabinetit qeveritar me ministrat janë paraqitur në SPAK për të dhënë dëshmi, apo për t’u marrë në pyetje.
    Përbërja e kabinetit qeveritar:
    – Edi Rama, Kryeministër
    – Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u paraqit në SPAK në muajin maj 2024. Balluku u thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe për të u aludua se ishte marrë në pyetje si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Në një prononcim shkurt për mediat, ajo tha se u thirr për dosjen e inceneratorit.
    – Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u paraqit në SPAK më datë 22 korrik 2022 për detyrën si drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Sipas raportimeve Gonxhja ishte thirrur pas një kallëzimi të dorëzuar nga “Nisma Thurje” që e akuzonte se ai kishte kryer disa vepra penale nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera. Pasi doli nga SPAK, ai mohoi se ndaj tij kishin nisur hetimet.
    – Adea Pirdeni, ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
    Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.
    – Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.
    – Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes
    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK, por ndaj tij ka patur kallëzime lidhur me detyrën si drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit.
    – Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm 
    Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK, por ndaj tij ka patur kallëzime.
    – Petrit Malaj, ministër i Financave
    Ministri i Financave, Petrit Malaja nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.
    – Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë
    Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.
    – Ogerta Manastirliu, ministër i Arsimit dhe Sportit
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u paraqit në SPAK më 19 Shkurt 2024 për të dhënë përgjigje për postin e saj të mëparshëm, atë të ministres së Shëndetësisë. Manastirliu u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e Sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
    – Albana Koçiu, ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK, por mbi të mund të rëndojë mbase diçka lidhur me mungesën e ilaçeve në spitalin Onkologjik.
    – Anila Denaj,  ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denal është paraqitur në SPAK në gusht të vitit 2023, si ministre e Financave, kur dhe u mor në pyetje në lidhje me koncesionin e “Sterilizimit”.
    – Delina Ibrahimaj, ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimajnuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.
    – Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla Taulant Balla është paraqitur në SPAK në vitin 2024 edhe si kallëzues i dosjes “Partizani”. Balla është akuzuar publikisht nga Berisha, si një nga zyrtarët që ka pasur lidhje me rrjetin e enkriptuar “SkyECC”.
    – Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator për Integrim Euro-Atlantik
    Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociator për Integrim Euro-Atlantik Majlinda Dhuka nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.
    – Mirela Kumbaro, ministër i Turizmit dhe Mjedisit
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.
    – Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendos Arbjan Mazniku u paraqit në SPAK më 22 korrik 2024 ku u mor në pyetje lidhur me hetimet që po kryheshin për dosjen “5D”. Ish-nënkryetari i bashkisë së Tiranës, ka dhënë deklarime si person në dijeni duke ju përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho. Mazniku 3 muaj para zgjedhjeve iu kontrollua banesa, në fokus restoranti dhe tenderat.
    – Bora Muzhaqi, ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
    Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.
     
     

  • Halit Valteri paraqitet në SPAK

    Halit Valteri paraqitet në SPAK

    Ish deputeti Halit Valteri është paraqitur në SPAK, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. 

    Nuk dihet ende arsyeja që ai është paraqitur këtë të premte.

    Top Channel

  • Kërkon rrëzimin e vendimit të KAS për rinumërimin e votave, kandidati i Kukësit nuk paraqitet, shtyhet seanca

    Kërkon rrëzimin e vendimit të KAS për rinumërimin e votave, kandidati i Kukësit nuk paraqitet, shtyhet seanca

    Sot ishte planifikuar të mbahej në Kolegjin Zgjedhor kërkesa e kandidatit demokrat Shkëlqim Shehu në zgjedhjet e 11 majit për rrëzimin e vendimit të KAS.
    Kërkesa e Shkëlqim Shehut për rinumërimin e qarkut Kukës u rrëzua nga KAS.
    Relatorja: Nuk është paraqitur ankuesi Shkëlqim Shehu. Ka depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe ka paraqitur raport mjekësor. Është njoftuar edhe KQZ për seancë dhe janë paraqitur përfaqësuesit.
    Perfaqesuesja e KQZ: Ne e lëmë në çmim të gjykatës kërkesën e palës ankimuese.
    Gjykata shtyn seancën gjyqësore për daten 18 qershor ora 14:00.
    Shehu arriti të merrte një mandat në zgjedhjet parlamentare.

    Top Channel

  • Ajola Xoxa sërish në SPAK, zbaton masën e sigurisë

    Ajola Xoxa sërish në SPAK, zbaton masën e sigurisë

    Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

    Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

    Top Channel

  • Drejtoresha e Spitalit e konfirmon: Fëmijët e kopshtit publik të helmuar me salmonelë, 1 prej tyre është rëndë…

    Drejtoresha e Spitalit e konfirmon: Fëmijët e kopshtit publik të helmuar me salmonelë, 1 prej tyre është rëndë…

    Tre fëmijë janë paraqitur në Spitalin e Gramshit me shenja helmimi është shprehur për media drejtoresha e spitalit, Greta Lena, që sipas të cilës, analizat laboratorike kanë konfirmuar prezencën e bakterit salmonelë. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror të qytetit.

    Sipas deklaratës së Lenas, rasti i parë që mbërriti në urgjencë ishte një fëmijë me simptoma të rënda, përfshirë temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre. Pas analizave, u konstatua prania e salmonelës, çka ngjalli dyshime për një problem të përbashkët me ushqimin e konsumuar në institucionin parashkollor.

    “Në spital janë paraqitur gjithsej tre fëmijë, një me simptoma më të rënda dhe dy të tjerë me shenja më të lehta. Të gjithë kanë qenë frekuentues të të njëjtit kopsht. Edhe analizat për dy fëmijët e tjerë konfirmuan prani të bakterit salmonelë”, është shprehur Lena.

    Menjëherë pas konfirmimit të rasteve, ambientet e kopshtit shtetëror janë dezinfektuar, ndërsa sipas drejtoreshës, deri më tani nuk janë paraqitur raste të reja në spital.

    “Situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur fëmijë të tjerë të prekur që prej dezinfektimit,” thotë Lena.

    Autoritetet shëndetësore lokale po vijojnë hetimet për të identifikuar burimin konkret të infeksionit, ndërsa prindërit janë këshilluar të monitorojnë simptomat e fëmijëve dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast shqetësimesh.

  • Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim

    Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim

    Pas zbulimit të skandalit se fëmijët e një kopshti shtetëror në Gramsh, dyshohet se kanë konsumuar ushqim me salmonelë, ka aguar drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena.

    Drejtoresha e spitalit bën me dije se në spital janë paraqitur 3 fëmijë në total, njëri me simptoma më të rënda dhe dy të tjerë me simptoma të lehta.

    Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi që fëmijët kanë konsumuar në kopshtin shtetëror.
    Në lidhje me ngjarjen Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena bën me dije se në spital janë paraqitur disa fëmijë me probleme shëndetësore, por situata është nën kontroll.
    Në spital thotë ajo janë paraqitur vetëm disa fëmijë, një rast me simptoma më të rënda dhe 2 të tjerë më lehtë.

  • I nervozuar shtyn telefonin e gazetares/ Kreu i ARRSH del nga SPAK: U mora i pandehur

    I nervozuar shtyn telefonin e gazetares/ Kreu i ARRSH del nga SPAK: U mora i pandehur

    Pasi është marr i pandehur për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli është paraqitur në SPAK.Kjo është hera e tretë që zyrtari thirret nga Prokuroria e Posaçme. Ai është paraqitur në SPAK edhe në janar si dhe muajin e kaluar.

  • Vokshi: Nuk do të hesht! Kam paraqitur prova në SPAK ndaj Ramës, Manastirliut e Vilma Nushit!

    Vokshi: Nuk do të hesht! Kam paraqitur prova në SPAK ndaj Ramës, Manastirliut e Vilma Nushit!

    Vokshi: Nuk do të hesht! Kam paraqitur prova në SPAK ndaj Ramës, Manastirliut e Vilma Nushit!

    Albana Vokshi, kandidate e PD për deputete dha një deklaratë para ambienteve të SPAK-ut lidhur me akuzat e shpifjeve që janë ngritur ndaj saj nga përfaqësues të zonjës Nushi.

    Vokshi ka sqaruar detajisht se ka paraqitur prova të mjaftueshme për të hedhur poshtë akuzat dhe ka theksuar se këto akuza janë të pabaza dhe të orkestruara nga njerëz të lidhur me pushtetin për të fshehur realitetin e qeverisjes aktuale.

    Ajo ka shpjeguar se qëllimi i këtyre akuzave është që ta detyrojnë të heshtë dhe të tërhiqet nga lufta për transparencë dhe drejtësi, por, siç u shpreh ajo, nuk do të hesht derisa të bëhet plotësisht e qartë për qytetarët e Shqipërisë të gjitha lëvizjet dhe shkeljet që janë bërë në emër të koncesioneve të dyshimta.

    “Sipas leximit të akuzës nga ana e përfaqësuesve të zonjës Nushi në seancën e kaluar, ishin ndërprerë seancat e sotme. Vijoja me kundërshtimin nga ana ime, apo e përfaqësuesve ligjorë, sa i përket akuzave për shpifje që ka bërë zonja Nushi në adresën time.

    Pra, kam sqaruar në mënyrë të detajuar, duke dhënë prova, fakte dhe dokumentacion të mjaftueshëm që i përgjigjet çdo akuze për shpifje në adresën time.

    Ajo që duhet theksuar është fakti se është e thjeshtë një mënyrë që përdor Rama, Manastirliu, Ilir Beqja ndaj përfaqësuesve të opozitës për të na detyruar të heshtim për aq kohë sa ka interes publik, dhe unë jam përfaqësuese e popullit, dhe ka interes publik, unë do të vazhdoj të flas.

    Nuk ka asnjë rëndësi nëse zonja Nushi ngre gjithçka në këmba për të më kërcënuar mua apo familjarët e mia, dhe nuk ka rëndësi se çfarë metodash përdor ajo duke folur me kërcënime të ndryshme, unë nuk do të hesht derisa të bëhet transparencë e plotë për këtë koncesion të check-up-it.

    Unë do të vazhdoj të flas edhe për koncesionet e tjera, koncesioni i sterilizimit, laboratoret e kështu me radhë.

    Unë kam paraqitur pranë SPAK prova të mjaftueshme dhe gjithashtu jemi në mbyllje të një kallëzimi të ri, bazuar në prova të reja që kemi si pjesë e komisionit hetimor.

    Pra, dua të them se po përgatisim kallëzime të reja ndaj Ramës, Manastirliut apo Vilma Nushit”, tha Vokshi.

  • Kandidati për deputet i PD, Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK

    Kandidati për deputet i PD, Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK

    Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
    Gjunkshi nuk bëri komente për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
    Nuk dihet ende arsyeja përse Xhemal Gjunkshi është paraqitur në këtë institucion.