Tag: paraqitur

  • Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

    Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

    Partia “Shqipëria Bëhet” ka paraqitur ankesë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit.
    Sipas kësaj force politike, KQZ ka vepruar në kundërshtim me dokumentacionin zyrtar të paraqitur prej tyre, në të cilin theksohej se disa kandidatë, përfshirë edhe Xhuvelin, kishin paraqitur dorëheqjen nga mandati.
    “Shqipëria Bëhet” argumenton se, në përputhje me listën shumëemërore dhe mungesën e dorëheqjes, mandati duhej t’i kalonte kandidatit të radhës, Adriatik Lapaj, i cili, sipas tyre, gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe nuk ka hequr dorë nga mandati.

  • Dorëheqje zinxhir në Bashkinë Maliq, largohen edhe 6 administratorë

    Dorëheqje zinxhir në Bashkinë Maliq, largohen edhe 6 administratorë

    Valës së dorëheqjeve në pushtetin vendor i është shtuar edhe Bashkia Maliq, ku 6 administratorë të njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.

    Burime pranë institucionit lokal bëjnë me dije se dorëheqjet janë depozituar nga administratorët e Libonikut, Pirgut, Vreshtasit, Lozhanit, Pojanit dhe Moglicës. Të gjashtë kanë paraqitur kërkesat pranë kryetarit të bashkisë, Gezim Topçiu.
    Ky i fundit, i kontaktuar nëpërmjet telefonit, ka konfirmuar largimet dhe është shprehur se: “E njëjta procedurë do të ndodhë edhe me nënkryetarët e bashkisë në vijim.”

    Ky zhvillim vjen në vazhdën e një serie dorëheqjesh në disa bashki të juglindjes, ndërsa në terren pritet riformatimi i strukturave drejtuese pas zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale.
    /vizionplus.tv

  • Nuk mbetet mbrapa as qarku i Dibrës/ Paraqesin dorëheqjen 35 drejtues të Njësive Administrative

    Nuk mbetet mbrapa as qarku i Dibrës/ Paraqesin dorëheqjen 35 drejtues të Njësive Administrative

    35 drejtues të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë.
    Korrenspondenti i Report Tv në Dibër, Mahir Jangulli, mëson se një ditë më parë, kryetarët e Bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e Kryeministrit Rama për shkarkimin e të gjithë administratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.
    Në Bashkinë Dibër janë 15 administratorë që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 administratorë, në Mat 8 administrator dhe në Klos 4 administratorë.
    Po ashtu, këtë të martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.
    Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e një zv/kryetari, po aq edhe në Klos.
    Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr 4 zv/kryetarë, respektivisht nga dy për secilën bashki.
    Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor. Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.

  • “Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

    “Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

    35 drejtues të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë.Korrenspondenti i Report Tv në Dibër, Mahir Jangulli, mëson se një ditë më parë, kryetarët e Bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e Kryeministrit Rama për shkarkimin e të gjithë administratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.
    Në Bashkinë Dibër janë 15 administratorë që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 administratorë, në Mat 8 administrator dhe në Klos 4 administratorë.
    Po ashtu, këtë të martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.
    Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e një zv/kryetari, po aq edhe në Klos.
    Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr 4 zv/kryetarë, respektivisht nga dy për secilën bashki.
    Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor. Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.

  • ‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

    ‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

    35 administrator të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë. Mësohet se një ditë më parë kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e kryeministrit Rama për shkakrimin e të gjithë admnistratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.
    Në Bashkinë Dibër janë 15 administrator që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 adminstrator, në Mat 8 adminstrator dhe në Klos 4 administrator. Po ashtu, këtë të Martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e 1 zv/kryetari, po aq edhe në Klos. Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr katër zv/kryetar respektivisht nga dy për secilën bashki.
    Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor. Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.

  • Ultimatumi i Ramës/ ‘Furtunë’ edhe në Korçë e Kolonjë, dorëhiqen 9 administratorë

    Ultimatumi i Ramës/ ‘Furtunë’ edhe në Korçë e Kolonjë, dorëhiqen 9 administratorë

    Pas një takimi të zhvilluar me Kryeministrin, 6 administratoret e Bashkisë së Korçës kanë paraqitur dorëheqjen e tyre pranë Kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Filo. Administratoret do të qëndrojnë në detyrë deri në plotësimin e vendeve të lira. Dorëheqja e tyre është pranuar nga Filo, ndërkohë që dy nënkryetarët e Bashkisë së Korçës nuk kanë paraqitur dorëheqje, dhe as nuk u është kërkuar ndonjë veprim i tillë.
    Në Bashkinë e Pogradecit, asnjë administrator dhe as nënkryetarët nuk kanë paraqitur dorëheqjen. Kryetari i Pogradecit ka deklaruar se janë në proces të shqyrtimit të mundësive për dorëheqje, por deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim përkatës.
    Po ashtu, në Bashkinë e Maliqit dhe Bashkinë e Devollit, nuk ka pasur dorëheqje nga administratorët apo nënkryetarët. Kryetarët e këtyre bashkive kanë konfirmuar se janë në proces të vlerësimit të situatës. Në Bashkinë e Kolonjës, 3 administratoret kanë dhënë dorëheqjen, ndërkohë që nënkryetarët kanë qëndruar në detyrë.

  • Kërkesa e Elsa Ullirit për të lënë dosjen “Partizani”/ GJKKO: Çdo vendim i marrë…

    Kërkesa e Elsa Ullirit për të lënë dosjen “Partizani”/ GJKKO: Çdo vendim i marrë…

    Gjykata bën me dije se çdo informacion zyrtar në lidhje me një kërkesë për dorëheqje të gjyqtares apo ndonjë vendimmarrje të mundshme të titullarit, do të jepet në seancën e radhës, që është caktuar për datën 21 korrik 2025, ora 10:30.
    “Në këtë seancë, trupi gjykues do të relatojë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë për dorëheqje nga gjyqtarja si dhe do të komunikohet çdo vendim i marrë nga titullari i gjykatës, në rast se ka një të tillë,” thuhet në njoftimin e gjykatës.
    Ndërkohë mësohet se Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.
    Njoftimi i plote i GJKKO
    Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje.

  • Adriatik Lapaj paraqitet në SPAK

    Adriatik Lapaj paraqitet në SPAK

    Kandidati për deputet Adriatik Lapaj është paraqitur në SPAK këtë të premte sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

    Nuk dihet ende përse është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

    Top Channel

  • Deputeti i PD-së, Flamur Noka paraqitet në SPAK, arsyeja…

    Deputeti i PD-së, Flamur Noka paraqitet në SPAK, arsyeja…

    Deputeti i PD-së, Flamur Noka është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
    Nuk dihen ende arsyet e thërritjes në Prokurorinë e Posaçme të deputetit demokrat. Gjithashtu në momentin e mbërritjes në SPAK, Noka ka shkëmbyer fjalë me gazetarët. Deputeti është drejtuar duke thënë: “Ku i keni të tjerët”.

  • REL verifikon: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

    REL verifikon: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

    Foto ilustruese

    Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale — nga lëshimet e raketave ruse deri te copëzat e dronëve pakistanezë — për të paraqitur një pamje të shtrembëruar të konfliktit me Izraelin. Video dhe fotografi që tregojnë sulme me dronë, shpërthime dhe goditje raketore janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ripërdorur për të mbështetur narrativë të rremë
    Më 13 qershor, në ditën e parë të konfliktit, transmetuesi shtetëror iranian, IRIB TV1, shfaqi pamje dramatike të raketave që shpërthenin mbi det, të shoqëruara me imazhe të tubimeve proqeveritare dhe komente për armiqësitë në vazhdim. Megjithatë, këto pamje nuk kishin asnjë lidhje të dukshme me Iranin.
    Një kërkim i thjeshtë përmes “reverse image search” të pamjes së parë të videos iu dërgon në kanalin në YouTube të quajtur Navy Lookout, i cili kishte publikuar të njëjtën video në mars 2022, duke e identifikuar si lëshime të raketave ruse në Detin e Zi. Pas transmetimit të kësaj videoje në Iran më 13 qershor, ajo u shpërnda disa herë në rrjete sociale ditën tjetër, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si pamje e lëshimeve të raketave iraniane. Një javë më vonë, i njëjti kanal televiziv shkoi edhe më tej, duke përdorur pamje pa zë të një sulmi izraelit ndaj Iranit — të xhiruara afër Liqenit Çitgar në Teheran dhe të publikuara më 16 qershor — teksa fliste për sulme të Iranit ndaj Izraelit me raketa me rreze të gjatë veprimi.
    IRIB TV1 nuk është i vetmi kanal shtetëror që përdor pamje të vjetra. PressTV, kanali në gjuhën angleze që drejtohet nga shteti iranian, ka publikuar të paktën dy fotografi të ricikluara, duke i paraqitur në mënyrë të gabuar si pamje nga konflikti aktual. Më 17 qershor, PressTV publikoi një foto të një droni të rrëzuar me mbishkrimin: “Dron izraelit i rrëzuar pranë objektit bërthamor të Natanzit”.
    Natanz është një prej impianteve bërthamore të Iranit, që raportohet se është shënjestruar nga sulmet izraelite gjatë javës së kaluar.
    Por, kjo foto veçse kishte qarkulluar një muaj më parë në mediat pakistaneze dhe ishte shoqëruar me pretendimin se ushtria pakistaneze e kishte rrëzuar dronë të prodhimit izraelit, të lëshuar nga India. Një ditë më vonë, PressTV publikoi një tjetër foto në llogarinë në X, duke treguar tym që dilte nga shpërthime të shumta mbi horizontin e një qyteti, me përshkrimin “Tel Aviv, tani”.
    Edhe pse fotoja është e re — u shfaq për herë të parë më 17 qershor — ajo nuk e tregon Tel Avivin, por një tjetër sulm rus në Ukrainë, të shpërndarë nga media ukrainase dhe disa llogari në rrjete sociale. Përveç mediave shtetërore, edhe disa llogari private — përfshirë disa që pretendojnë të jenë të lidhura me shtetin — kanë qarkulluar pamje të vjetra nga Ukraina, duke i paraqitur rrejshëm si skena nga Izraeli, përfshirë edhe video të manipuluara apo imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale./REL