Tag: paraqitur

  • Gjykatën e Lartë rrëzon Veliajn, ish kryebashkiaku mbetet në  burg

    Gjykatën e Lartë rrëzon Veliajn, ish kryebashkiaku mbetet në burg

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërkohej lirimi nga paraburgimi.
    “Vendosi: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
    Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg” duke paraqitur edhe një memo, ku i bëhej me dije Gjykatës së Lartë se ai nuk është më kryebashkiak i Tiranës.
    Duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, avokatët i kërkuan Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se në këto kushte ai nuk mund të ndikojë mbi dëshmitarët dhe vendosë në rrezik asnjë provë.
    Ndërkohë, SPAK kërkoi vijimin e arrestit me burg për Veliaj, duke pretenduar se ai ka qenë zyrtar i lartë dhe për këtë arsye ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët e çështjes.

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Erion Veliaj mbetet në burg

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Erion Veliaj mbetet në burg

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërkohej lirimi nga paraburgimi.
    “Vendosi: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
    Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg” duke paraqitur edhe një memo, ku i bëhej me dije Gjykatës së Lartë se ai nuk është më kryebashkiak i Tiranës.
    Duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, avokatët i kërkuan Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se në këto kushte ai nuk mund të ndikojë mbi dëshmitarët dhe vendosë në rrezik asnjë provë.
    Ndërkohë, SPAK kërkoi vijimin e arrestit me burg për Veliaj, duke pretenduar se ai ka qenë zyrtar i lartë dhe për këtë arsye ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët e çështjes.

  • Arbjan Mazniku në GJKKO, çfarë po ndodh në seancën për dosjen “5D”

    Arbjan Mazniku në GJKKO, çfarë po ndodh në seancën për dosjen “5D”

    Ish-ministri i shtetit për Pushtetin Vendor dhe deputeti socialist Arbjan Mazniku është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme.
    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se deputeti Mazniku është paraqitur si dëshmitar, pas thirrjes së Prokurorisë së Posaçme SPAK-ut në lidhje me hetimet për Dosjen 5D.
    Çështja 5D, çfarë po diskutohet në seancë
    Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla nuk është i paraqitur në sallën e gjyqit. Molla ka nënshkruar deklaratën me përmbajtje: “Unë, i pandehuri Redi Molla, deklaroj se nuk marr pjesë në seancë dhe kërkoj të përfaqësohem nga avokatët Denion Bogdani dhe Ermir Beta.”
    Gazetarja Glidona Daci raporton se Taulant Tushe nuk është i pranishëm në sallën e gjykimit. Ai kërkon të përfaqësohet nga avokatët e tij, pasi shpreh vullnetin për të mos marrë pjesë në seancë. Ish-drejtori tjetër Mariglen Qato është i pranishëm në sallë.
    Arbjan Mazniku, drejtues i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, është thirrur si dëshmitar për kohën kur mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë.
    Çfarë deklaroi Mazniku
    Mazniku: Kam pasur postin e nënkryetarit të bashkisë. Detyra ime, si titullar i autoritetit kontraktor, është të bëj verifikimin final të procedurës dhe të firmos në fund kontratën. Nuk jam marrë me lëndën, pasi verifikimet janë kryer nga ekspertët. Raporti përmbledhës është raport i bërë nga ekspertë, pasi drejtorët e fushës përkatëse kanë miratuar procesin. Ne kalonim me dhjetëra procedura në ditë. unë sigurohesha që personat përgjegjës kishin firmosur dokumentet dhe kishin kryer detyrën e tyre, ndërsa unë thjesht e certifikoja si proces. Në thelb, është certifikimi i faktit që ata që vijnë nga fushat përkatëse, si inxhinierët, juristët e të tjerë, e kanë bërë detyrën e tyre.Redi Mollën dhe Mariglen Qaton i njoh, kam pasur marrëdhënie shumë të mira me ta. Ndërsa N.S-në nuk e njoh. Nuk kam pasur informacion që ata kishin interesa nga shoqëri të ndryshme.
    Avokati Ardian Leka: Ju si bashki keni tenderuar disa procedura. Gjatë gjithë këtyre tenderimeve, ju ka qëlluar ndonjëherë punë e pambaruar?
    Mazniku: Patjetër që janë bërë qindra projekte. Ka momente kur një punë mund të ngecë, ka pasur arsye të ndryshme që janë bërë pengesë, por saktësoj se këto janë pjesë teknike. Unë nuk di të ketë projekte të pambaruara, por di që ka pasur projekte që nga 1 vit kanë zgjatur deri në 1 vit e gjysmë. Kur punimet ndalonin për faj të kompanisë, merreshin masa në ngarkim të kompanisë, deri në përjashtimin e saj nga gara për tenderat.
    Avokat Denion Bogdani: Keni pasur ndërhyrje për të favorizuar kompaninë 5D ose “Vas Konstruksion“?
    Mazniku: Jo, nuk kam pasur.

  • Deputeti Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

    Deputeti Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

    Belind Këlliçi

    TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e SPAK. Këlliçi u paraqit i vetëm, teksa nuk ka ndaluar të flasë për mediat duke mos zbuluar asnjë detaj.
    Ende nuk dihen arsyet për të cilat demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa më herët ai është marrë në pyetje nga SPAK për falsifikim dokumentesh në lidhje me diplomën e gjimnazit.
    Por çfarë dimë deri më tani lidhur me çështjen e diplomës së Këlliçit?
    Çështja e shkollimit të tij ishte një diskutim i gjatë që u zhvillua gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2023, kur demokrati garonte përballë Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Asokohe, shkolla “Harry Fults” i ishte përgjigjur interesimit të Plarent Ndrecës, i cili mbante postin e përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste. Në përgjigje shkruhej se Belind Këlliçi, në përfundim të klasës së 12-të, në përgjigje të kërkesës së tij për studime të mëtejshme në SHBA, u pajis nga shkolla me disa dokumenta të cilat listohen në përgjigje./ZËRI

  • Faza III Tiranë-Durrës, shpallet fituesi për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas

    Faza III Tiranë-Durrës, shpallet fituesi për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas

    Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës së punimeve është 24 muaj.Në relacionin teknik që shoqëron projektin thuhet se ndërhyrja përfshin shtresat asfaltike të korsive shtesë në kilometrin e superstradës të përfshirë në këtë fazë, sistemin e drenaxhimit të ujërave në këtë pjesë ndërlidhjen e nyjes së Laknasit me superstradën dhe ndërhyrjen në nënkalimin e Limuthit në afërsi të Citypark.Në garë morën pjesë 14 operatorë që paraqitën veçmas ofertat ose si bashkim operatorësh, por të cilët janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë argumentuar arsyet e skualifikimit për çdo ofertë të paraqitur.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Salillari” sh.p.k, pasi oferta e paraqitur rezulton anomalisht e ulët.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “A.N.K” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka plotësuar kriterin sipas pikes 2.3.4 * Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë), sipas kerkesave te DST.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ALBAVIA & JOOS KRASNIQI-BAZE” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROTEOREMA PEQIN” & “NOVA CONSTRUCTION GROUP” & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ВАМІ НOLDING” & “NDREGJONI” & “RAFIN COMPANY” & “UDHA” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “G.P.G Company & SENKA ” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” &”ERGI” & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme. ProjektiPavarësisht vlerës së procedurës që duket e konsiderueshme duket se nyja e re e Laknasit përfshin një ndryshim tërësor të qarkullimit në këtë pjesë dhe vepra arti.“Referuar kërkesave, zgjidhja e gjeometrisë së nyjës dhe segmenteve rrugore për objektin e kontratës “Studim Projektim “Ndërtimi I Nyjës që lidh Rrugën e Laknasit me Projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”” përfshin realizimin e një nyje në disnivel, e cila siguron aksesin e rrugës së Laknasit me autostradën Tiranë-Durrës.Duke marrë parasysh faktin që nyja e propozuar ka një distance të kufizuar (rreth 1.5km) nga fillimi i autostradës (nyjes së Casa Italia), realizimi i saj nuk cenon sigurinë në lëvizje për shkak se zona në fjalë duhet të marrë në konsideratë kufizimet në shpejtësi (në zvogëlimin e shpejtësisë në dalje të autostradës apo rritjen e shpejtësisë në mënyrë graduale deri në njëfaëe distance).Lidhja e rrugës kryesore dhe të Laknasit me këtë segment rrugor, realizohet nëpërmjet rampave përkatëse, tëe cilat sigurojnë parametra gjeometrike të duhura, për lëvizshmëri të sigurt. Referuar V.K.M Nr.628, secila nga degët e rampave do ketë gjerësi të pjesës kaluese jo më të vogël sesa 6 m dhe pjerrësi gjatësore jo më të madhe sesa 7- 8%” thuhet në dokument.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Faza III Tiranë-Durrës, ALB-BUILDING shpallet fituese me ofertën 20 mln euro

    Faza III Tiranë-Durrës, ALB-BUILDING shpallet fituese me ofertën 20 mln euro

    Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend. Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës së punimeve është 24 muaj.Në garë morën pjesë 14 operatorë që paraqitën veçmas ofertat ose si bashkim operatorësh, por të cilët janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë argumentuar arsyet e skualifikimit për çdo ofertë të paraqitur.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Salillari” sh.p.k, pasi oferta e paraqitur rezulton anomalisht e ulët.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “A.N.K” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka plotësuar kriterin sipas pikes 2.3.4 * Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë), sipas kerkesave te DST.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ALBAVIA & JOOS KRASNIQI-BAZE” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROTEOREMA PEQIN” & “NOVA CONSTRUCTION GROUP” & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ВАМІ НOLDING” & “NDREGJONI” & “RAFIN COMPANY” & “UDHA” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “G.P.G Company & SENKA ” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” &”ERGI” & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vëllai i kryebashkiakut të arrestuar, Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

    Vëllai i kryebashkiakut të arrestuar, Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

    Në mëngjesin e kësaj të enjteje është paraqitur në SPAK vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Arbër Veliaj. Sipas informacioneve ai është thirrur në kuadër të hetimeve ndaj vëllait dhe familjes së tij, banesat dhe bizneset kanë qenë objekt i kontrollit të SPAK. Arbër Veliaj pritet të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni dhe është paraqitur pa avokat.
    Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
    Nga data 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

  • Sali Berisha paraqitet në SPAK, ja arsyeja

    Sali Berisha paraqitet në SPAK, ja arsyeja

    Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesë e angazhimeve procedurale që lidhen me hetimet në vijim.
    Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
    Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

  • ‘Kallëzime pa prova’/ Berisha përgënjeshtron Dumanin: Unë çdo ditë kam paraqitur fakte për farsën e 11 majit

    ‘Kallëzime pa prova’/ Berisha përgënjeshtron Dumanin: Unë çdo ditë kam paraqitur fakte për farsën e 11 majit

    Sali Berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përgënjeshtruar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili tha se shumica e kallëzimeve për krimet zgjedhore janë depozituar pa prova. Berisha theksoi se kallëzimet e opozitës janë bërë të gjitha të bazura në prova, teksa përmendi faktet që vetë ai ka raportuar çdo ditë nga PD. Por sipas liderit demokrat, Dumani nuk i merr parasysh këto prova pasi sipas tij, kreu i SPAK është përgjegjës për atë që ai e quan “farsë elektorale”, si njeriu që qëndron direkt pas kryeministrit Rama. 
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova. Unë çdo ditë kam paraqitur prova për farsën e 11 majit
    Të garantoj se asnjë kallëzim, asnjë kallëzim të vetëm penal, opozita nuk ka bërë pa provat zyrtare të pakundërshtueshme. Po ju lexoj edhe njëherë, një moment nga dokumentet zyrtare që administron Altin Troplini; me datën 10.2.2020, target informon pinin AM 5P80 se kishin rëndë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik.Nëse hyn ti në biseda mor zotëri, Tao me një farë, në mos gaboj Xhaferri, një nga ata banditët me të shoqen e tij duke ndërmjetësuar me dhjetëra tendera dhe kjo ka dalë në publik, apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rëndë dakord të kërkonin.Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao ju përgjigj kësaj; a garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse votoni në listë, ata që doni ju në burg. Në listë për ti arrestuar është fjala. Përgjigja ishte; Po ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha; ata do të shkojnë në burg këtë vit. Janë rivalët e Suel Çelës. I kam denoncuar dhe do i denoncoj dosjet në të cilat, dokumente prokurorë bashkëpunëtor të Altin Troplinit, nëpërmjet Daupaj, asaj oficeres së BKH-së që u arratis në ambasadën tonë në Vjenë. U arratis nga Shqipëria dhe përfundoi në ambasadën tonë në Vjenë. Erjona Daupaj, e cila në regjistrime thotë se; prokurori kërkoi 70 mijë euro, se nuk ra dakord me 50 mijë euro. Të gjitha i ka, por ky nuk i cilëson prova këto. Se Altin Troplini i çuan prova ato që i interesojnë, jo ato të cilat shkojnë në drejtimin që nuk don Edi Rama. Ndaj dhe një gënjeshtar të paciptë si ai, nuk duhet besuar në asnjë fjalë.Një bashkëpunëtor me krimin me këto që bën. Shiko çfarë bën; pasi s’ka reaguar, tani thotë se ato nuk bazohen. Asnjë padi e jonë nuk bazohet pa prova. Kurrë. Në fakt, ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Edi Ramës. Ndaj dhe akuzojmë atë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës, për farsën elektorale. Është skandal të thotë se nuk kanë prova.Ju jeni këtu, çfarë kam paraqitur unë. Unë çdo ditë kam paraqitur vetëm prova, saqë jam përpjekur që të mos bëhem monoton dhe i mërzitshëm për publikun dhe për ju, dhe kam paraqitur as 1/10 e atyre. Çfarë e pengon atë që ti marrë këto prova? Por ai është një kriminel elektoral, vetë. Edhe njëherë, pas Edi Ramës ai është njeriu direkt përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, për farsën elektorale, sepse me amnistimin e krimit elektoral, ai defakto jep licencë, firmos licencën për farsën elektorale të partisë së krimit./ZËRI

  • Subvencione për të rritur lindshmërinë

    Subvencione për të rritur lindshmërinë

    Kina ka paraqitur një program kombëtar subvencionesh për kujdesin ndaj fëmijëve që nga viti 2025, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të përkrahur familjet dhe për të inkurajuar rritjen e lindshmërisë.
    Programi do t’i ofrojë çdo familjeje 3 600 juanë (rreth 503 dollarë amerikanë) në vit për çdo fëmijë nën moshën tre vjeç.
    Subvencionet do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat individuale dhe nuk do të llogariten si të ardhura familjare ose individuale kur identifikohen përfituesit e ndihmës sociale, siç janë ata që marrin asistencë për jetesën ose që klasifikohen si njerëz që jetojnë në vështirësi ekstreme.