Kreu i SPAK tha vetëm Gjykata e Posaçme mund ta ndryshojë masën për detyrimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficereve të policisë gjyqësore.
Dini ndonjë rast që kryeministri të jetë marrë i pandehur sepse ka zbatuar programin qeverisës?
Kjo çështje është konkrete, është kaluar në gjykim. Gjyqtari i seancës paraprake ka verifikuar akuzat dhe ka vendosur ta çojë çështjen për gjykim që të shqyrtohet në themel. Gjithë pyetjet i përkasin seancave gjyqësore në gjykatës së shkallës së parë.
Si ka mundësi që Balla nuk u thirr të pyetet nga SPAK?
Është në vlerësimin e prokurorëve.
Si shpjegohet që Rama nuk u thirr nga SPAK, ndërsa Berisha miratoi vendimin e KKRT u mor i pandehur.
I takon shqyrtimit të çështjes në themel.
Cila është arsyeja që ndaj Berishës ka një masë sigurimi për tu paraqitur dy herë në muaj në SPAK, ndërkohë që çështja ka kaluar për gjykim?
Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim Gjykate dhe është po gjykata që mund ta vendosë shuarjen.
Tag: paraqitur
-

Afera “Partizani”, Dumani tregon a do t’i hiqet Berishës masa e sigurisë
-

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare
Pak para nisjes së seancës plenare, grupi parlamentar i PD-së është mbledhur në selinë blu.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur i fundit në mbledhjen e grupit, ku do të diskutohen një sërë çështjesh.
Ndonëse në fillim u planifikua që një pjesë e diskutimi të ishte i hapur për mediat, kjo e fundit u njoftua që të dilte jashtë nga salla e mbledhjes.
Në foltore do të dalë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, për të paraqitur gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa më pas do të raportojë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Raportimi i Dumanit pritet të jetë ndër më të ndjekurit dhe më të ngarkuarit politikisht.
Përballë tij, opozita e udhëhequr nga Sali Berisha pritet të kërkojë llogari për hetimet që kanë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa vetë maxhoranca nuk shihet se do ta presë me entuziazëm, duke qenë se një prej figurave të saj kryesore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është aktualisht nën hetim nga SPAK. -

Deputeti i PD, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK
Bledion Nallbati
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet, ndërsa kujtojmë se Nallbati është paraqitur më herët në SPAK pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.
lajmi në përditësim… -

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati mbërrin në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ende nuk dihen arsyet pse deputeti demokrat është paraqitur në SPAK.
Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.
Kujtojmë që edhe më parë, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.
-

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve
Qarku i Kukësit ka paraqitur probleme në lëvizjen e automjeteve si pasoje e motit me rreshje shiu. Për shkak të rreshjeve intensive, janë paraqitur problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale.
Problematikat më të më mëdha janë paraqitur në akset rrugore Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkop.
Në këto akse ka prezencë uji në sipërfaqe, rënie gurësh dhe inertesh në disa pjesë të rrugës.
Në lidhje me këtë situatë drejtuesëve të mjeteve u këshillohen të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit. Edhe Rruga e Kombit ka shfaqur vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë, reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të thella malore. -

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, problematika për qarkullimin e mjeteve në disa akse
Qarku i Kukësit ka paraqitur probleme në lëvizjen e automjeteve si pasoje e motit me rreshje shiu. Për shkak të rreshjeve intensive, janë paraqitur problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Problematikat më të më mëdha janë paraqitur në akset rrugore Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkop. Në këto akse ka prezencë uji në sipërfaqe, rënie gurësh dhe inertesh në disa pjesë të rrugës.
Në lidhje me këtë situatë drejtuesëve të mjeteve u këshillohen të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit. Edhe Rruga e Kombit ka shfaqur vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të thella malore. Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën në të gjitha akset rrugore dhe zonat me rrezikshmëri të shtuar.
-

VIDEO/ Kreu i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK
Kyetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të marte. Ai shfaqet i buzëqeshur, teksa futet brenda ambienteve të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.
Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së ish-deputetit dhe kreut të PSD, Tom Doshi, ndërsa herën e fundit në SPAK ai është paraqitur në shkurt të këtij viti.
Në atë kohë, Doshi u pyet për 90 minuta dhe pas daljes nga SPAK, tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë më 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.
Doshi ka qenë deputet me PS për tri mandate, 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar më 25 prill 2021. Por në zgjedhjet e 11 majit, Doshi doli fitues por la mandatin si përfaqësues në qarkun e Shkodrës.
Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjera.”
-

A është ligji 7501 vepër e PD? Paloka: Është paraqitur dhe miratuar nga Ramiz Alia që kishte mazhorancën
Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me një gënjeshtër publike të hedhur në publik sërish nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, se ligjin e tokës 7501 ëshë vepër e Partisë Demokratike.Në postimin e tij në Facebook, Paloka ka theksuar se ligji 7501 është paraqitur dhe miratuar nga Ramiz Alia dhe mazhoranca absolute në parlament.
Postimi i plotë:
Ka disa genjeshtra historike qe propaganda e majte nepermjet mediave qe kontrollon vazhdon ti perserise prej vitesh aq sa ja ka dale ti ngulise si te verteta! Madje dhe shume demokrate bien viktime te ketyre mashtrimeve qe perseriten sa here i leverdis Rames!
E tille eshte genjeshtra se bllokmenet u denuan vetem per kafe kur ne te vertete kane marre denimet me te renda per krime kunder njerzimit!
E tille eshte dhe genjeshtra se ligji 7501 eshte veper e PD!
Une kam qene gazetar ne ato kohe dhe nuk mund ti anashkaloje keto fakte edhe pse shume i kane harruar ose bejne sikur i kane harruar.
Hapni dokumentat perpara se te besoni mashtrimet e te majtes , se ndonje dite do thone qe dhe krimet e komunizmit i ka kryer PD!
Ky poshte eshte ligji 7501 i botuar ne fletoren zyrtare. Sic e shihni data eshte 19.7.1991 . Ligji eshte paraqitur dhe miratuar nga Ramiz Alia qe kishte dhe maxhorancen absolute ne Parlament.
PD fitoi zgjedhjet me 31 mars 1992.
Prandaj boll i ngarkuat PD edhe ato qe ka bere PS madje dhe PPSH -

Një automatik dhe…/ 30-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Shkodrës, dyshohet se…
Një 30-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia bën me dije se dyshimet janë që i riu është vetëplagosur me armë zjarri. Ndërkohë bëhet me dije se në vendngjarje është gjetur dhe arma e tipit automatik.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik). Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. -

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 07:30, një 30-vjeçar është paraqitur në Spitalin Rajonal me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, shtetasi A. L., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ku kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e armës së zjarrit, tip automatik.
Njoftimi i policisë
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik).
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.