Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Zeka është parë rreth orës 15:00 në ambientet e SPAK, ku është përshëndetur edhe me gazetarët.
Deri tani nuk dihet arsyeja se përse Zeka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Tag: paraqitur
-

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
-

Në arrest shtëpie, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në SPAK
Drejtori i KESH, Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në SPAK.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Elezi është i pandehur në dosjen ‘Balluku’ dhe në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Ndërsa mësohet Gentian Gjyli, kreu i ARRSH është paraqitur për t’u pyetur.Top Channel
-

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër
Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi sa i takon zhvillimit të ekonomisë malore ose të njohur ndryshe si Paketa e Maleve në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër. Më poshtë janë përcaktuar edhe zonat për secilën bashki:
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mat, si më poshtë vijon:
a) Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve tëGërmanit, fshatiSelixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 (dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e një) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
***
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, si më poshtë vijon:
a) Zona zhvillimore nr.1, njësia administrativeMaminas, zonaRubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 (tre pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 (katër pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ç) Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 (tridhjetë e dy pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;d) Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 (një pikë tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;dh) Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 (dy pikë pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;e) Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 (dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ë) Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;f) Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 (një pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;g) Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 (dy pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;gj) Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;h) Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 (pesë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;i) Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 (katër pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;j) Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 (katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;k) Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 (një pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;l) Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 (tetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ll) Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 (tetëmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;m) Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 (gjashtëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;n) Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 (pesë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;nj) Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshatiTheth, zonakadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
-

Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja
Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Xoxa është paraqitur në kuadër të masës së sigurisë së caktuar ndaj saj nga GJKKO, “detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se prej 10 shkurtit, bashkëshorti i saj, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim nën akuzat për korrupsion aktiv dhe pasiv. -

Berisha mbërrin në SPAK për 21 Janarin
Sali Berisha është paraqitur në SPAK, për të dëshmuar për herë të parë si ish-kryeministër për 21 janarin.
Më 21 janar 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa në krye të qeverisë ishte Sali Berisha. Këtij të fundit iu dorëzua fletëthirrja e tretë nga SPAK për t’u pyetur të premten e 21 nëntorit, si person në dijeni për “21 Janarin”, teksa ishte paraqitur në Prokurori për zbatimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen “Partizani”.
Fillimisht Berisha me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, kërkoi shtyrjen e marrjes në pyetje me argumentin se do lëvizte jashtë territorit shqiptar, por ditën e djeshme, ai konfirmoi paraqitjen në SPAK gjatë kësaj të mërkure. Hetimet për 21 janarit 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në ngjarjen e 21 janarit. Në vitin 2020, Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet edhe vrasjen e Aleks Nikës që kishte mbetur pa autorë për t’i rihapur sërish në 2021. -

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK.
Bylykbashi është paraqitur herën e parë në SPAK për të kallëzuar për aplikacionin Aktivisti. Bylykbashi u shpreh se kallëzimi është kryer për të gjithë zyrtarët e lartë, duke nisur nga vetë kryeministri. Ai kërkon nga SPAK që të veprojë pasi ky aplikacion ka të bëjë me kontrollin e zgjedhëse.
“Duhet të vihen para drejtësisë ata që po pengojnë të drejtat e zgjedhësve. Nuk mund të tërhiqet zvarrë një çështje e tillë. Një kontroll sistematik me një plan kriminal. Ne kërkojmë që nëpërmjet veprimit të SPAK të ndalet dh të vihet përpara përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë sot të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Mjafton të lexoni raportin e ODIHR-it, duhet të ndalet menjëherë. Ne kemi dorëzuar provat që kemi në dispozicion, pjesa tjetër sete barra e prokurorisë. Punonjësit e administratës janë nën presion, shkelje flagrante për të drejtat e zgjedhësve. Kjo është detyra e SPAK, për t’i vënë para drejtësisë. Do ta depozitojmë me postë që mos ketë më alibi.”- tha në atë kohë Bylykbashi. -

Bylykbashi paraqitet në SPAK, nuk dihet ende arsyeja
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK. -

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, paraqitet në SPAK
Është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte, 18 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK.
Ende nuk dihen më shumë detaje se pse ai është thirrur në këtë institucion apo nëse bëhet fjalë për ndonjë kallëzim që deputeti mund të ketë bërë. -

Bylykbashi paraqitet në SPAK, nuk dihrt ende arsyeja
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK.
