Tag: paraqitjen

  • Mediat britanike vlerësojnë Brojën për paraqitjen e parë si titullar

    Mediat britanike vlerësojnë Brojën për paraqitjen e parë si titullar

    Armando Broja e nisi për herë të parë titullar këtë sezon, megjithatë ende vijon të mos gjejë golin. Paraqitja e tij ndaj Njukasëll sot në 86 minuta që ishte në fushë, ka marrë vlerësime pavarësisht humbjes 2-1.
    Sulmuesi u sakrifikua shpesh edhe në mbrojtje në momentet kur ekipi ishte në vështirësi pasi kishte mbetur me 10 lojtarë, ndërsa bëri në mënyrë të pandalur presing te mbrojtja kundërshtare duke kërkuar të rifitonte topin.
    Ndaj për këtë paraqitje, portali “Burnley Express”, i cili mbulon zakonisht klubin në fjalë, i ka vendosur notën 7 sulmuesit.

    “Bëri mirë në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat me Bërnlin duke luftuar dhe konkurruar për gjithçka. Kishte një mundësi në fillim kur një bllokim i tij u kthye drejt portës”, shkruante portali në fjalë duke vlerësuar paraqitjen e Brojës për përpjekjen që kishte bërë në këtë takim ndaj një rivali të fortë si Njukasëll.

  • “Dukej i ndryshkur”, Broja “kryqëzohet” pas rasteve të shpërdoruara

    “Dukej i ndryshkur”, Broja “kryqëzohet” pas rasteve të shpërdoruara

    Armando Broja është kritikuar për paraqitjen e një nate më parë në ndeshjen e Kupës, ku e nisi titullar për Bërnlin.
    Sulemuesi kuqezi i cili u ble me bujë në merkaton e verës, nuk arriti të linte shenjën e tij në mbrëmjen e djeshme.
    Ai shpërdori dy raste të mira në këtë ndeshje, ku trajneri Parker pranoi se qëllimi kishte qenë t’u jepeshin mundësi të tregonin veten lojtarëve që kishin qenë më pak në fushën e lojës në kampionat. Megjithatë, bilanci për Brojën nuk ka qenë i mirë në këtë sfidë, pasi në mediat që i kushtohen klubit, si “Burnely Express”, komentet për të nuk kanë qenë pozitive.

    “Dukej përsëri i ndryshkur. Ndoshta duhet të kishte bërë më mirë kur u nis i vetëm drejt portës për t’u ndalur nga portieri me këmbë”, ishte vlerësimi për paraqitjen e Brojës, të cilit i ishte vënë nota 5 nga portali në fjalë i cili i kushtohet plotësisht klubit britanik.
    Sa u përket statistikave të tij në ndeshje, Broja kishte 24 herë kontakt me topin gjatë 78 minutave në fushë. Ai bëri tre gjuajtje në katërkëndor me njërën prej tyre që u bllokua nga mbrojtësit, fitoi vetëm 3 nga 9 duelet me kundërshtarët, ndërsa bëri 10 pasime të sakta në 12 tentativa.

  • Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, nis paraqitjen e provave

    Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, nis paraqitjen e provave

    Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave për rastin e saj, tha trupi gjykues gjatë konferencës statusore që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
    Të pranishëm në sallë plenare ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërkaq Jakup Krasniqi e përcolli seancën përmes video-lidhjes.
    Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se idealisht shpreson që të përfundojë me provat dhe dëshmitarët deri në fund të tetorit. Por, do të dëshironte që të kishte kohë më pas – siç ka pasur edhe Prokuroria – për paraqitjen e mocioneve për prova jogojore.
    Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, tha se parasheh që do t’i duhet 1 javë kohë për paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve.
    Trupi gjykues tha se koha e kërkuar nga mbrojtja e Thaçit për paraqitjen e provave dhe dhënien e dëshmive është e gjatë, duke llogaritur se bëhet fjalë për 150 orë. Por, mbrojtja argumentoi se duhet të parashihet edhe koha e kundërpyetjeve, pushimet, por edhe koha kur dëshmitarët mund të paraqiten, pasi Mishetiq tha se jo të gjithë dëshmitarët mund të japin dëshmi njëri pas tjetrit, për shkak të agjendave të ngjeshura të tyre.
    Ndërkaq, në nisje të konferencës, trupi gjykues kërkoi nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit që të japë afate kohore se kur do të nxjerrë deklaratat për dëshmitarët.
    Mbrojtja e Thaçit tha se nga 11 dëshmitarë, për pesë prej tyre ende nuk ka nxjerrë përmbledhje e deklaratave. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq tha se autorizim po presim për një dëshmitar nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkaq katër të tjerë janë nga SHBA-ja.
    Mbrojtja tha se dëshmitarët nga SHBA-ja janë figura të larta dhe të rëndësishme, por nuk zbuloi identetitet e tyre.
    “Unë nuk mund të them këta emra në publik sepse bëhet fjalë për persona me një staturë të lartë, persona që janë shumë të njohur si për shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori Dole etj”, tha njëri nga avokatët e Thaçit.
    Qeveria e SHBA-së, tha mbrojtja, është duke punuar që të japë autorizimet e duhura për këta dëshmitarë, pasi sipas mbrojtjes, ata do të paraqesin informacione shfajësuese.
    Prokuroria e Specializuar tha se do t’i duhet një muaj kohë nga koha kur mbrojtja të nxjerrë këto deklarata të dëshmitarëve, deri në paraqitjen e tyre në gjykatë. Por, mbrojtja tha se nuk është e obliguar që t’i nxjerrë përmbledhjet e tyre.
    Mbrojtja e Hashim Thaçit njoftoi se do t’i duhen 35.5 orë për dhënien e dëshmisë së dëshmitarëve që do të thërrasë në rast.
    Gjykatësi pyeti mbrojtjen nëse të 11-12 dëshmitarët që mbrojtja e Thaçit ka planifikuar të ftojë do të japin dëshminë para gjykatës, dhe avokatët konfirmuan se po.
    Ndërkaq, mbrojtja e Jakup Krasniqit njoftoi se planifikon që dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
    Sipas kësaj përllogaritje, gjykatësi tha se do të duhen 35 ditë punë – pesë orë në ditë dëshmi – për përfundimin e dëshmitarëve, duke parashikuar se dëshmia e tyre mund të përfundojë në dhjetor.
    I pyetur nëse të gjithë dëshmitarët do të japin dëshmi në seancë të hapura, Mishetiq tha se ky është synimi.
    “Nuk mund ta themi 100 për qind – mund të ketë segmente që do të jenë në seancë private – por synimi ynë është që përgjithësisht seanca të jetë publike”, tha ai.
    Mbrojtja e Thaçit tha se për katër dëshmitarë që po pret autorizimet, janë në bllokun e fundit të dëshmitarëve, që mbrojtja ka planifikuar të ftojë.
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.
    Në konferencën e fundit statusore, të mbajtur më 22 korrik, ekipet e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë ankuar se nuk kanë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastit të tyre.
    Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas prokurorisë, radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse për të paraqitur çështjen e tyre.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
    Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. REL/

  • Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave

    Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave

    Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave për rastin e saj, tha trupi gjykues gjatë konferencës statusore që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Të pranishëm në sallë plenare ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërkaq Jakup Krasniqi e përcolli seancën përmes video-lidhjes.
    Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se idealisht shpreson që të përfundojë me provat dhe dëshmitarët deri në fund të tetorit. Por, do të dëshironte që të kishte kohë më pas – siç ka pasur edhe Prokuroria – për paraqitjen e mocioneve për prova jogojore.

    Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, tha se parasheh që do t’i duhet 1 javë kohë për paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve.
    Trupi gjykues tha se koha e kërkuar nga mbrojtja e Thaçit për paraqitjen e provave dhe dhënien e dëshmive është e gjatë, duke llogaritur se bëhet fjalë për 150 orë. Por, mbrojtja argumentoi se duhet të parashihet edhe koha e kundërpyetjeve, pushimet, por edhe koha kur dëshmitarët mund të paraqiten, pasi Mishetiq tha se jo të gjithë dëshmitarët mund të japin dëshmi njëri pas tjetrit, për shkak të agjendave të ngjeshura të tyre.
    Ndërkaq, në nisje të konferencës, trupi gjykues kërkoi nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit që të japë afate kohore se kur do të nxjerrë deklaratat për dëshmitarët.
    Mbrojtja e Thaçit tha se nga 11 dëshmitarë, për pesë prej tyre ende nuk ka nxjerrë përmbledhje e deklaratave. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq tha se autorizim po presim për një dëshmitar nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkaq katër të tjerë janë nga SHBA-ja.
    Mbrojtja tha se dëshmitarët nga SHBA-ja janë figura të larta dhe të rëndësishme, por nuk zbuloi identetitet e tyre.
    “Unë nuk mund të them këta emra në publik sepse bëhet fjalë për persona me një staturë të lartë, persona që janë shumë të njohur si për shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori Dole etj”, tha njëri nga avokatët e Thaçit.
    Qeveria e SHBA-së, tha mbrojtja, është duke punuar që të japë autorizimet e duhura për këta dëshmitarë, pasi sipas mbrojtjes, ata do të paraqesin informacione shfajësuese.
    Prokuroria e Specializuar tha se do t’i duhet një muaj kohë nga koha kur mbrojtja të nxjerrë këto deklarata të dëshmitarëve, deri në paraqitjen e tyre në gjykatë. Por, mbrojtja tha se nuk është e obliguar që t’i nxjerrë përmbledhjet e tyre.
    Mbrojtja e Hashim Thaçit njoftoi se do t’i duhen 35.5 orë për dhënien e dëshmisë së dëshmitarëve që do të thërrasë në rast.
    Gjykatësi pyeti mbrojtjen nëse të 11-12 dëshmitarët që mbrojtja e Thaçit ka planifikuar të ftojë do të japin dëshminë para gjykatës, dhe avokatët konfirmuan se po.
    Ndërkaq, mbrojtja e Jakup Krasniqit njoftoi se planifikon që dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
    Sipas kësaj përllogaritje, gjykatësi tha se do të duhen 35 ditë punë – pesë orë në ditë dëshmi – për përfundimin e dëshmitarëve, duke parashikuar se dëshmia e tyre mund të përfundojë në dhjetor.
    I pyetur nëse të gjithë dëshmitarët do të japin dëshmi në seancë të hapura, Mishetiq tha se ky është synimi.
    “Nuk mund ta themi 100 për qind – mund të ketë segmente që do të jenë në seancë private – por synimi ynë është që përgjithësisht seanca të jetë publike”, tha ai.
    Mbrojtja e Thaçit tha se për katër dëshmitarë që po pret autorizimet, janë në bllokun e fundit të dëshmitarëve, që mbrojtja ka planifikuar të ftojë.
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.
    Në konferencën e fundit statusore, të mbajtur më 22 korrik, ekipet e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë ankuar se nuk kanë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastit të tyre.
    Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
    Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Pas prokurorisë, radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse për të paraqitur çështjen e tyre.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
    Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
    Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale  janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL

  • Kadri Hazbiu më 1973: Burrat me flokë si të grave, ndalohen të hyjnë në Shqipëri

    Kadri Hazbiu më 1973: Burrat me flokë si të grave, ndalohen të hyjnë në Shqipëri

    Nga: Dashnor Kaloçi

    Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhen disa dokumente që i përkasin vitit 1973, ku Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ka nxjerrë një urdhëresë drejtuar Pikave Kufitare të Kalim Kontrollit dhe Drejtorisë së Doganave, me disa kritere që duhet të zbatoheshin për të gjithë shtetasit e huaj që hynin në Republikën Popullore të Shqipërisë, lidhur me veshjen e paraqitjen e jashtme të tyre, si flokët e gjata, basetat etj., që “binin ndesh me normat e moralit tonë socialist”, si dhe ndalimin e literaturës fetare që ata mund të dispononin etj. Si dhe dokumenti me raport-informacionin e Drejtorisë së Doganave pranë Ministrisë së Tregtisë, drejtuar Drejtorisë së Jashtme në Komitetin Qendror të PPSH-së, lidhur me ngjarjen e datës 20.7.1973, ku një grup turistësh të firmës “Retel Tours das rrollende hotel”, të Gjermanisë Perëndimore, në përbërje të të cilit ishin 36 gjermanë, pesë austriakë dhe një luksemburgas, u ndaluan të hynin në Doganën e Hanit të Hotit, pasi dispononin literaturë fetare etj.

    Dokumenti i vitit 1973 me urdhëresën e ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, dërguar Pikave Kufitare të Kalim Kontrollit dhe Drejtorisë së Doganave, lidhur me disa kritere që duhet të plotësonin të gjithë shtetasit e huaj që hynin në Republikën Popullore të Shqipërisë, lidhur me veshjen e paraqitjen e tyre të jashtme, si flokët e gjata, basetat etj.

    ***

    “MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHMENr. 479Ekzemplar Nr. 1Tiranë më 4.5.1973

                                                                           K R I T E R E

    Mbi ndalimin e hyrjes në RPSh të shtetasve të huaj që në veshjen dhe paraqitjen e jashtme bien në kundërshtim me normat e moralit tonë socialist

    Për të ruajtur rregullat e paraqitjes në vendin tonë socialist, si dhe për të penguar ndikimin e ideologjisë borgjezo revizioniste nëpërmjet, veshjes dhe paraqitjes ekstravagante të të huajve që vijnë në RPSh për arsye të ndryshme, si dhe nëpërmjet literaturës që ata sjellin me vete, të zbatohen kriteret e mëposhtme :

    1 – Të mos lejohen të hyjnë në RPSh të gjithë ata persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, janë në kundërshtim me normat e moralit tonë socialist si p.sh., burra me flokë si të grave, me baseta shumë të ekzagjeruara, me mjekra të çrregullta, si dhe me veshje të papërshtatshme, konkretisht femra me minifunde dhe maxifunde.

    2 – Të mos lejohet kalimi i asnjë lloj literature me përmbajtje kundërrevolucionare, fetare, e pornografike. Kjo lloj literature, të mbahet në dogana dhe nëse poseduesi i tyre i kërkon, t’ju jepet në kthim.

    3 – Literatura teknike, kulturore, e artistike, lejohet për të gjithë të huajt që vijnë në vendin tone, në masën e një ose dy copë librave apo revistave që pretendohet se janë në përdorim personal. Ndërsa sasia tjetër e kësaj literature, ndalohet dhe niset menjëherë në Drejtorinë e Doganave e cila, mbasi bën verifikimet në bazë të rregullave e dërgon këtë pa vonesë në institucionin ose dikasterin që pret të huajin.

    4 – Personat me përmbajtje të papërshtatshme dhe ata që sjellin literaturë në ndaluar duhet të trajtohen në mënyrë korrekte dhe të kulturuar nga organet kufitare dhe doganore, duke ua bërë të qartë arsyet përse merren këto masa. Të gjithë ata të huaj që do të korrigjojnë në vend, paraqitjen dhe veshjen e tyre, lejohen të hyjnë në territorin e RPSH-së.

    5 – Organet kufitare e doganore, nuk zbatojnë masat e parashikuara në pikat 1. 2. dhe 3.

    A – Për diplomatët e akredituar në RPSH-së dhe nëpunësat e përfaqësive diplomatike e tregtare, si dhe për pjesëtarët e familjeve të tyre.

    B – Për funksionarët e Ministrive të Punëve të Jashtme, korrierët diplomatik të vendeve të huaja që kanë përfaqësi diplomatike në Tiranë.

    6 – Organet kufitare dhe doganore nuk zbatojnë masat e parashikuara në pikën 1.

    A – Për anëtarët e delegacioneve zyrtare që priten nga dikasteret ose institucionet e ndryshme të vendit tonë.

    B – Për pjesëtarët e ekipeve sportive që vijnë me ftesën e vendit tonë ose, në kuadrin e takimeve sportive ndërkombëtare.

    Personat që përmenden në pikën 5 dhe 6, do të lihen të lirë të kalojnë kufirin e vendit tonë, pavarësisht nga paraqitja e tyre. Në raste të tilla pikat e kalim kufirit dhe organet doganore në mënyrë të kulturuar, u vënë atyre në dukje se rregullat e vendit tonë, nuk lejojnë një paraqitje të tillë, megjithatë ju jeni të lirë të kaloni.

    Krahas kësaj për çdo rast ato, u dërgojnë sa më shpejt organit të tyre epror një informacion të hollësishëm mbi këto konstatime.

    Informacioni i përcillet institucionit pritës i cili, i merr vetë masat për rregullimin e paraqitjes së tyre.

    Ministri i Punëve të BrendshmeKadri Hazbiu” (sic.)

    /Memorie/

  • Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj nga 15 shtatori

    Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj nga 15 shtatori

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, janë njoftuar palët që 15 shtatori 2025 synohet të caktohet si datë për fillimin e paraqitjes së provave nga ana e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas asaj që ka njoftuar mbrojtja, ndryshe nga ajo e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, prova nuk do paraqesin ajo e Kadri Veselit dhe e Rexhep Selimit, raporton “Betimi për Drejtësi“. Vendimi i Speciales thotë se mbrojtja e Thaçit kishte parashtruar se urdhëresa ndaj tyre që ta paraqesin çështjen e tyre më 25 gusht 2025 pa paralajmërim dhe pa e dëgjuar mbrojtjen, e ka reduktuar kohën në dispozicion për përgatitjen e çështjes së tyre. Për pasojë, mbrojtja kishte thënë se nuk do të kenë kohë të mjaftueshme për të përgatitur në mënyrë adekuate çështjen e saj dhe nuk do të jenë në gjendje që t’i përmbushin disa afate të përcaktuara nga Paneli, në veçanti atyre për nxjerrjen e materialeve që përbëjnë informacion sipas Rregullës 107. Parashtresave të mbrojtjes së Thaçit iu ishte bashkuar edhe ajo e Krasniqit e cila kishte shtuar se nuk do të jetë në gjendje që të nisë me paraqitjen e çështjes së saj në javën e 25 gushtit. Prokuroria kishte parashtruar se një shtyrje e tillë iu konvenon edhe atyre për t’u përgatitur për çështjen e mbrojtjes. Ndërsa, mbrojtësi i viktimave nuk kishte paraqitur kundërshtime në këtë rast. ZPS parashtroi se shtyrja e kërkuar do të ishte po aq e nevojshme edhe për ZPS-në për t’u përgatitur për paraqitjen e çështjes së mbrojtjes. Sipas vendimit, trupi gjykues ka thënë se mbrojtja e Thaçit ka njoftuar që në tetor të 2022-ës që do të ftonte për të dëshmuar së paku gjashtë nga personat që tashmë figurojnë në listën e saj të dëshmitarëve.

  • Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

    Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

    Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
    Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.
    “Nesër ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën per te dhënë shpjegime ne lidhje me një kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan në Facebook, avokati Genc Gjokutaj.

    Urdhri përcakton se Berisha duhet të paraqitet personalisht në ambientet e SPAK, pranë hetuesit të BKH-së, Ardrit Neli, duke sjellë me vete një dokument identifikimi. Urdhri bazohet në nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, që rregullon paraqitjen e detyruar të një personi për hetime.
    SPAK thekson se në rast të mosparaqitjes pa një arsye të ligjshme, do të urdhërohet shoqërimi i detyruar i personit të thirrur.

  • Asani gol dhe sinjal Kombëtares para ndeshjes me serbët, Rashica kthen Metalistin në elitën e Ukrainës

    Asani gol dhe sinjal Kombëtares para ndeshjes me serbët, Rashica kthen Metalistin në elitën e Ukrainës

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares po përgatiten për ndeshjen e 7 qershorit kundër Serbisë. Sot do të nisë grumbullimi i plotë i grupit dhe trajneri ka kohë deri të shtunën ta përgatisë si duhet ndeshjen dhe të mendojë për rezultat pozitiv. Ndërkohë, sulmuesi anësor Jasir Asani vjen me një sinjal të fortë për trajnerin Silvinjo, pasi shënon gol në Korenë e Jugut për skuadrën e tij. Ndërkohë, shqiptari Xherdan Shaqiri vijon të shkëlqejë në Zvicër me gola e trofe, kurse Ermir Jashica regjistroi sukses në Ukrainë me Metalistin.
    Asani kthehet te goli, sinjal për Sivinjon para ndeshjes me Serbinë
    Sulmuesi kuqezi, Jasir Asani, është rikthyer te goli pas një kohe të gjatë. Në minutën e 44-të, sulmuesi i Kombëtares kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke tundur rrjetën. Guangju udhëheq momentalisht transfertën me Daegu falë golit të Asanit. Rikujtojmë që për herë të fundit ai shënonte dygolësh kundër Vissel Kobe në Championsin aziatik më 12 mars të 2025-ës. Ky gol vjen pikërisht në prag të sfidës Shqipëri-Serbi, ku Asani duhet të shpalosë të gjithë aftësitë e tij për të ndihmuar Kombëtaren që të fitojë.
    Rashica ngjit skuadrën në elitën ukrainase
    Shqiptari Ermir Rashica ka qenë një nga figurat kyçe në suksesin e madh të klubit ukrainas Metalist, që pas një periudhe të gjatë rikthehet në elitën e futbollit të Ukrainës. Në fazën vendimtare të sezonit, Rashica shkëlqeu me paraqitjet e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në suksesin e skuadrës. Në 9 ndeshje të rëndësishme për promovimin, ai realizoi 3 gola dhe asistoi në 3 të tjera, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit. Forma e tij konsistente dhe ndikimi në ndeshje të mëdha e kanë bërë Rashicën një lider në fushë dhe një simbol të këtij sezoni të paharrueshëm për Metalist. Kjo arritje përfaqëson një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërkohë që për Metalist-in hap një perspektivë të re dhe ambicie të mëdha për të qenë konkurrues në ligën më të lartë të futbollit ukrainas.
    Shaqiri fitoi edhe kupën në Zvicër, por do më shumë
    Ekipit të Bazelit i mungoi shkëlqimi në fitoren 4:1 ndaj Bielit në finale të Kupës së Zvicrës, të dielën. Xherdan Shaqiri e shënoi një gol nga penalltia, por ylli i Baselit nuk është i kënaqur me paraqitjen. “Menjëherë pas ndeshje, gjithnjë e keni paraqitjen në mendje. Jam i dëshpëruar që nuk ofruam paraqitje të shkëlqyer”, ka thënë Shaqiri për SRF. “Ende më duhet kohë. Jam lojtar ambicioz dhe gjithnjë dua paraqitje të nivelit më të lartë. Por natyrisht jam i lumtur që fituam Kupën, ndonëse nuk ishte paraqitja jonë më e mirë”, ka shtuar 33-vjeçari. Bieli garon vetëm në kategorinë e tretë zvicerane, por i bëri shumë rezistencë Baselit, që tashmë ka fituar titullin e kampionit të Zvicrës. Shaqiri ka lavdëruar Bielin për paraqitjen. “Më ka befasuar me paraqitjen. Komplimente të mëdha për Bielin. Te kjo skuadër kanë luftuar deri në fund. Kemi fituar dy trofetë dhe jam shumë krenar me atë që kemni arritur”, ka thënë Shaqiri.