Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata.
Kryemadhi ishte nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.
Tag: paraqitje
-

Kryemadhi paraqitet në SPAK, zbaton masën “detyrim paraqitje”
-

Monika Kryemadhi në SPAK/ Në masën “detyrim paraqitje”, çdo të hënë të fillim muajit
Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar nga gjykata. Kryemadhi duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.
Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK-ut për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. E hetuar dhe e marrë e panduhur për të njëjtat akuza është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Ilir Metës. -

Asensio largohet nga PSG-ja pas dy sezonesh, ja klubi i ri i spanjollit
1 Shtator 2025
12:03
Alfred Lleshi
Marco Asensio do të bëhet lojtar i ri i Fenerbahçes në orët e ardhshme, duke lënë PSG. Lojtari spanjoll raportohet se ka mbërritur tashmë në Stamboll për të kompletuar transferimin.
Sezonin e fundit, Asensio kishte luajtur në huazim tek Aston Villa, ku regjistroi 8 gola në 21 paraqitje. Villa kishte shprehur dëshirën ta blinte, por kufizimet financiare të Premier League nuk e lejuan këtë.
Asensio ishte transferuar te PSG më 2023 nga Real Madrid, pa pagesë, pas 8 sezonesh të suksesshme në klubin e bardhë, ku fitoi 3 Champions League dhe 3 tituj të La Liga-s. Me PSG-në ai kontribuoi në triumfet e Ligue 1, ndërsa me kombëtaren spanjolle ka 38 paraqitje, duke marrë pjesë në Botëroret 2018 dhe 2022. -

Nkunku prezantohet te Milani: I lumtur të bëhem pjesë e këtij projekti, ja mesazhet me Maignan…
“Jam i lumtur për këtë aventurë të re, ndihem entuziast ta vesh fanellën kuqezi. U përfshiva nga ky projekt dhe do të jap gjithçka për këto ngjyra”. Këto janë fjalët e para të Christopher Nkunku, dhënë për kanalet zyrtare të Milanit, teksa nga sot është zyrtarisht lojtar i ri kuqezi. Francezi vjen nga Chelsea dhe merr fanellën me numrin 18.
Miqësia me Maignan“E njoh prej shumë vitesh, – vazhdon Nkunku, – kemi shkëmbyer mesazhe. U gëzua shumë për mua kur mori vesh se po vija te Milani. Jemi dy djem me karakter konkurrues. Mike është një mik i madh imi, jam i lumtur ta gjej këtu”.
Deklarata zyrtare e MilanitNkunku vjen te Milani për një shifër pak mbi 40 milionë euro: “AC Milan njofton se ka siguruar në pronësi të plotë shërbimet sportive të lojtarit Christopher Nkunku nga Chelsea FC. Sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030.
I lindur në Lagny-sur-Marne (Francë) më 14 nëntor 1997, Nkunku u rrit tek akademia e Paris Saint-Germain, ku debutoi në skuadrën e parë më 2015, duke grumbulluar 78 paraqitje dhe 11 gola, duke fituar tre tituj Ligue 1, dy Kupa të Francës, tri Superkupa të Francës dhe dy Kupa të Ligës. Verën e vitit 2019 u transferua te Leipzig, ku regjistroi 172 paraqitje dhe 70 gola, fitoi dy Kupa të Gjermanisë dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës 2022/23.Në vitin 2023 shkoi te Chelsea, ku regjistroi 62 paraqitje dhe 18 gola, duke fituar ‘Conference League’ dhe Kupën e Botës për Klube 2025. Pas rrugëtimit te ekipet e të rinjve, në mars 2022 debutoi te kombëtarja e Francës, ku ka 14 paraqitje dhe 1 gol. Christopher Nkunku do të mbajë fanellën kuqezi me numrin 18″.
-

Shtypi zviceran: Ja si Shqipëria dhe Kosova na morën talentet më të mira shqiptare
Adriatik BALLA
Shumë prej futbollistëve shqiptarë që janë zhvilluar në futbollin zviceran vendosën që ta përfaqësojnë Zvicrën më pas. Shumë të tjerë vendosën për Kosovën apo Shqipërinë. Mediumi zviceran “Nau.ch” ka shkruar për këtë çështje të mërkurën, pas largimit të Eman Kospos në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës. Ka bërë një listë të gjithë futbollistëve premtues, që nuk vazhduan me Zvicrën. Në listën e këtij mediumi janë paraqitur 14-të lojtarë shqiptarë që kanë vendosur në periudha të catuara të paraqiten për Kosovën dhe Shqipërinë. “Ata janë të gjithë zviceranë – dhe kanë vendosur ta ndryshojnë përfaqësimin në futboll. Lista është e gjatë. Rasti i fundit është me Eman Kospon”, ka shkruar mediumi helvetik, duke i përmendur lojtarët boshnjakë e kroatë, të cilët kanë mundur të luanin për Zvicrën.
Më pas kanë vazhduar me futbollistët shqiptarë. “Nedim Bajrami, 51 paraqitje për grupmoshat e reja të Zvicrës. Bajrami e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane, për Shqipërinë kundër Italisë në vitin 2024. Gjërat do të mund të ishin ndryshe. Ish-lojtari i Grasshoperit i kaloi të gjitha nivelet e të rinjve të Zvicrës. Megjithatë, në vitin 2021, pak para se të niste Kampionati Evropian U21, ai vendosi të luante për Shqipërinë”, ka shkruar “Nau.ch”. Shembulli tjetër i përmendur nga ky medium është Florent Hadërgjonaj. Hadërgjonaj pjesë e Kosovës është prej vitit 2019. 31-vjeçari ka luajtur në 38 ndeshje. E ka realizuar një gol dhe ka asistuar katër herë në kualifikime evropiane e botërore. “Hadërgjonaj u lind në Emental dhe madje ka luajtur një ndeshje për ekipin senior të Zvicrës. Por për shkak se ishte ndeshje miqësore, u lejua të largohej. Në vitin 2019, ai informoi Përfaqësuesen e Zvicrës se e ka zgjedhur Kosovën”.
Të tjerë shqiptarë që u larguan nga Zvicra
Ndërkohë, si rast të veçantë e kanë përmendur Albert Bunjakun, tani selektor i Kosovës U19. Ai këtë post e mori në janar të këtij viti. “Albert Bunjaku ka luajtur për Zvicrën gjashtë herë dhe për Kosovën tri herë. Ndryshimi i përfaqësueses u bë i mundur kur Kosova u pranua në UEFA si anëtare e 55-të, në maj të vitit 2016”. Kanë shkruar edhe për portierin e Luganos, Amir Shaipi. “18 paraqitje për grupmoshat e Zvicrës. Së fundmi vendosi ta ndryshonte përfaqësimin e shtetit. Zvicra ka shumë portierë. Ai e ka parë shansin me Kosovën”, ka shkruar “Nau.ch”. Futbollistët shqiptarë që vendosën për Kosovën apo Zvicrën
Emrat kryesorë
– Bledian Krasniqi – Kosova (38 ndeshje me të rinjtë e Zvicrës)
– Toni Domgjoni – Kosova (25 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Benjamin Kololli – Kosova (nuk ka paraqitje me të rinjtë e Zvicrës)
– Betim Fazliji – Kosova (dy paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Mirlind Kryeziu – Kosova (23 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Amir Abrashi – Shqipëria (43 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Taulant Xhaka – Shqipëria (44 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Frederic Veseli – Shqipëria (57 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Shkëlzen Gashi – Shqipëria (46 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës)
– Berat Gjimshiti – Shqipëria (20 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) -

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë/ Dalin para gjykatës katër të arrestuarit, detyrim paraqitje për tre prej tyre
Dalin para gjykatës 4 personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në Dvoran të Korçës.
Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për 3 prej të arrestuarve, ndërsa për njërin prej tyre u vendos të hetohet në gjendje të lirë.
Konkretisht në masë detyrim paraqitje u la Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do hetohet Thanas Paskali.
Ekspertiza mjeko ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur.
Sa i përket masës së autorit të plagosjes, seanca do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës për shkak se autori është duke marrë ende trajtim mjekësor.Top Channel
-

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit
Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para togave të zeza në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.
Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u përballën me drejtësinë, nën akuzën “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas dyshohet se janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Beratit.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, gjyqtari i çështjes Ervis Koxhaj vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të katër të dyshuarit.
Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në ndezjen e zjarreve në zonat me rrezikshmëri të lartë. -

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës-Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Xoxa është paraqitur në SPAK për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO ndaj saj.
Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.
Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”. SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI -

U arrestuan si të dyshuar për zjarrëvënie, Gjykata cakton masën detyrim paraqitje për katër autorët (Emrat)
Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, për katër personat që u arrestuan më 13 gusht si autorë të dyshuar të zjarrit në Berat e Dimal. Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u arrestuan për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Sipas hetimeve paraprake, katë personat dyshohet se janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme të Beratit. Pas shqyrtimit të fakteve dhe rrethanave, Prokuroria e Beratit, ka kërkuar për ta caktimin e masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”, kërkesë kjo e pranuar dhe vendosur për të katër të akuzuarit nga gjyqtari Ervis Koxhaj. -

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Gruaja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.
Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.