Tag: paraqitje

  • Berisha: Mëkat që nuk fituam! Shqipëria? Duam Botërorin

    Berisha: Mëkat që nuk fituam! Shqipëria? Duam Botërorin

    Berisha: Mëkat që nuk fituam! Shqipëria? Duam BotërorinLecce barazoi pa gola ndaj Veronës. Lojtari më i mirë i takimit u vlerësua Medon Berisha, i cili zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive.
    “Sot? Një shije e hidhur. Sinqerisht, nuk jam shumë i interesuar për çmimin; doja të fitoja. Bëmë një paraqitje të shkëlqyer dhe mund të kish…

  • Lider absolut/ Xhaka, tjetër rekord në Premier Ligë

    Lider absolut/ Xhaka, tjetër rekord në Premier Ligë

    Granit Xhaka mund të konsiderohet si futbollisti me më shumë paraqitje ndërkombëtare, sa i takon atyre që aktivizohen nëpër skuadrat e Premier Ligës.
    Saktësisht, mesfushori i Sanderlandit në kampionatin anglez, ka bërë 141 paraqitje për Zvicrën dhe është lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura për shtetin e tij në të gjithë Premier Ligën e Anglisë. Pas lojtarit me origjinë shqiptare, i dyti është Raul Himenez i Meksikës me 121 paraqitje.
    I treti është Idrissa Geje, me Kombëtaren e Senegalit (119). Për t’u kujtuar është fakti se gjatë këtij muaji Granit Xhaka do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera me “helvetët”, teksa njëra prej tyre është speciale, pasi do të vijë si kundërshtar në Prishtinë për të luajtur ndaj Kosovës.

  • Masa “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

    Masa “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

    Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
    Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të PD.
    Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

  • Fisnik Asllani i Kosovës shqiptari më i kërkuar i momentit në treg, e do edhe Bajerni

    Fisnik Asllani i Kosovës shqiptari më i kërkuar i momentit në treg, e do edhe Bajerni

    Adriatik BALLA
    Performanca e Fisnik Asllanit të Kosovës gjatë javëve të fundit e ka vendosur atë në krye vitrinën kryesore të lojtarëve që janë në treg. Kështu, golat në Bundesliga 2, paraqitjet te Kosova, e sidomos golat e javëve të fundit në Bundesligë, kanë rritur ndjeshëm vlerën e sulmuesit Fisnik Asllani. Gradualisht, por me hapa të sigurt, Asllani po bën emër në futbollin evropian, e në të njëjtën kohë po shndërrohet në futbollistin më të çmuar të përfaqësueses së Kosovës. Amir Rrahmani ka dy tituj të Italisë me Napolin. Vedat Muriqi ka 39 gola e 10 asistime në 118 paraqitje në La Liga me Majorkën, ndërsa Edon Zhegrova tashmë është pjesë e Juventusit. Me suksesin në futboll, këtë treshe së shpejti pritet ta rivalizojë Asllani. Dhe ndoshta edhe ta kalojë. Shtatlarti tashmë është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Së fundi në garë për transferimin e Asllanit është futur gjiganti gjerman, Bajerni.
    Klubet e tjera të interesuara
    Barcelona është një tjetër klub që është përmendur si destinacion i ardhshëm i Asllanit. Nga Premier League interesim për kosovarin kanë shfaqur Çelsi, Aston Vila e Totenhemi. Emrat e këtyre klubeve tregojnë mjaftueshëm për vlerën gjithnjë në rritje të sulmuesit. Dhe nëse vazhdon me formë të mirë dhe me shënim të golave, numri i skuadrave të interesuara vetëm do të rritet. Dhe natyrisht edhe vlera e Asllanit. Ka shumë parakushte që Asllani brenda një periudhe të bëhet lojtari më i vlerësuar i Kosovës, e ndoshta edhe më i miri. Ai është ende 23-vjeçar dhe ka bërë ngritje të vazhdueshme në karrierë në vitet e fundit.
    Karriera
    I lindur në Berlin, ai ka nisur zhvillimin te skuadrat e këtij qyteti, Dinamo e Unioni. Në verën e vitit 2020 u transferua te Hofenheimi. Nisi në ekipin e dytë, kurse luajti dhjetë ndeshje në Bundesligë në edicionet 2021/2022 dhe 2022/2023. Por nuk ishte ende gati për futbollin e vështirë të Bundesligës. E kaloi edicionin 2023/2024 si i huazuar tek Austria Vjena. Në 19 paraqitje i shënoi katër gola. Më pas Hofenheimi e huazoi tek Elversbergu në Bundesliga 2, si hap tjetër në zhvillim. Shpërtheu edicionin e kaluar me 19 gola e dhjetë asistime në 37 paraqitje.
    Kontrata me Hofenheimin
    Derisa skuadra të tjera të Bundesligës po e kërkonin, Hofenheimi vendosi të përfitojë nga rritja e Asllanit si lojtar. Tashmë ai i ka gjashtë gola e dy asistime në nëntë paraqitje të këtij edicioni. Pesë gola e një asistim i ka në Bundesligë, ndërsa një gol e një asistim e ka në ndeshje për Kupë. Asllani ka kontratë me Hofenheimin deri në qershor 2029. Por me formën aktuale vështirë se do të luajë për këtë skuadër përtej verës së vitit të ardhshëm. Joshja e shumë skuadrave të mëdha evropiane zvogëlon gjasat e Hofenheimit për ta mbajtur gjatë. Në nivel përfaqësuesesh ai ka paraqitje për Kosovën U17, Gjermaninë U18 e U20 dhe Kosovën A. Për Kosovën i ka realizuar dy gola. Shënoi për fitoren e madhe ndaj Suedisë në Goteborg. Vlera e Asllanit në tregun e transferimeve tani është rritur në 18 milionë euro. Prej lojtarëve të Kosovës vetëm kartoni i Zhegrovës vlerësohet më shumë se i Asllanit. Por me ecurinë aktuale jo edhe shumë gjatë.

  • Zhegrova ende me probleme fizike, prania e tij në fushë ndaj Real Madrid në dyshim

    Zhegrova ende me probleme fizike, prania e tij në fushë ndaj Real Madrid në dyshim

    20 Tetor 2025

    12:19

    Telesport

    Edon Zhegrova nuk u grumbullua për ndeshjen kundër Como (bardhezinjtë u mundën 0-2) dhe paraqitja e tij në Champions League kundër Real Madrid të mërkurën në mbrëmje është në rrezik serioz. Anësori i Juventus, i sapoardhur nga dy paraqitje të shkurtra për ekipin kombëtar të Kosovës (rreth 30 minuta gjithsej), po vuan nga dhimbje në ije dhe pubike.
    Një problem që e ka munduar që nga sezoni i kaluar. Kthimi i tij në Torino pas grumbullimit në kombëtare konfirmoi vazhdimësinë e problemit, duke e detyruar Igor Tudor të bëjë pa një lojtar të rëndësishëm.
    “Zhegrova ka një tendosje “, njoftoi Tudor në prag të ndeshjes. Dhimbja, e cila shtrihet nga zona pubike deri në ije, lidhet me dhimbjen në ijë që e mundonte ish-lojtarin e Lille gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar.
    Me vetëm tre paraqitje dhe 36 minuta të luajtura për Juventus, Zhegrova tani duhet të përqendrohet në një program specifik rikuperimi për të forcuar muskujt e saj dhe për të shmangur rikthimet e dëmtimit. Kur do të kthehet Zhegrova?
    Përgjigja do të varet nga ditët në vijim, kur lojtari do të monitorohet për të vlerësuar rikuperimin dhe ndjenjat e tij. Juventus, i vetëdijshëm për kompleksitetin e menaxhimit të lëndimeve si ato të Bremer dhe Cabal, dëshiron të shmangë rreziqet.

  • Vedat Muriqi jep sinjale për Kosovën drejt “play-off”-it, “Pirati” siguri e sulmit të dardanëve

    Vedat Muriqi jep sinjale për Kosovën drejt “play-off”-it, “Pirati” siguri e sulmit të dardanëve

    Adriatik BALLA
    Shqipëria dhe Kosova kanë ëndërr kualifikimin në Botëror dhe këtë herë të dyja po shkojnë drejt “play-off”-it të kualifikueseve të Botërorit 2026 për zonën europiane, secila në grupin e saj si vend i dytë. Shanset janë të mira, asgjë nuk ka përfunduar deri tani, por të dyja ekipet kombëtare po ëndërrojnë të realizohet ky mision historik për futbollin shqiptar. Ndërkohë, ndaj Sllovenisë në shtëpi dhe ndaj Suedisë në udhëtim, sulmuesi Vedat Muriqi nuk shënoi gol për Kosovën. Përfaqësuesja e Kosovës megjithatë mori katër pikë të mëdha dhe është maksimalisht e motivuar për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit. Muriqi është kthyer te Majorka dhe të shtunën dha sinjalin e duhur se në “finalet” e Kosovës, me Slloveninë në udhëtim dhe me Zvicrën në shtëpi, do të jetë i duhuri. 31-vjeçari realizoi gol të bukur të shtunën në fitoren 3:1 të Majorkës në udhëtim ndaj Seviljes. Muriqi shënoi për 1:1 në minutën e 67-të, duke goditur bukur nga zona. Goli i tij hapi rrugën për fitoren e madhe të Majorkëss. Mateo Josef i realizoi dy golat e fitores. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të La Ligas, ndërsa për Majorkën ishte vetëm fitorja e dytë dhe e para në udhëtim. Por fitore shumë e vlefshme që skuadrën e “piratit” e largoi nga zona e rrezikshme. Tre golat e parë të Muriqit ishin shënuar në ndeshje të humbura. Një e shënoi në disfatën 2:1 nga Real Madridi dhe dy në distafën 3:2 nga Espanjoli. Më pas shënoi për barazimin 1:1 me Atletiko Madridin, më 21 shtator. Dhe tani shënoi në fitore.
    Statistikat e Muriqit janë bindëse
    Ai ka pesë gola në tetë ndeshje. Është bilanc shumë i mirë në krahasim me dy edicionet e kaluara. Në edicionin e kaluar i kishte shtatë gola e dy asistime në 29 paraqitje kampionale. Bilanc plotësisht të njëjtë kishte edhe në kampanjën 2023/2024. Në kampionatin 2022/2023 i realizoi 15 gola e tri asistime në 35 paraqitje, ndërsa për gjysmë kampionati në edicionin 2021/2022 i kishte pesë gola e tri asistime në 16 ndeshje. Tani këtë shifër golash e ka në përgjysmë më pak ndeshje. “Ne kemi besuar dhe goli i Muriqit ishte pikë kthese në presionin tonë. Për fat e kemi gjetur rrugën tonë. Pas golit të Muriqit kemi lëvizur përpara dhe për fat kjo shkoi në favorin tonë. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, ka thënë trajneri i Majorkës, Jagoba Arrasate. Prizrenasi tani i ka 40 gola e 11 asistime në 126 paraqitje për Majorkën. Në La Liga i ka 39 gola e 10 asistime në 117 paraqitje. Majorka është shumë e varur nga Muriqi, por Kosova edhe më shumë. Ai është bindshëm golashënuesi më i mirë i përfaqësueses me 32 gola në 64 paraqitje. Me Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin, Kosova ka opsione tjera shumë të mira në sulm. Por Muriqi mbetet vendimtar. Dhe forma e tij mund të jetë përcaktuese për ndeshjen e 15 nëntorit në Lubjanë dhe 18 nëntorit në Prishtinë. Kosova është në garë për kualifikim në Botëror dhe të paktën për kalim në plejofin e kualifikimeve për ngjarjen globale. Dy xhiro para fundit është e dyta në Grupin B me shtatë pikë, tri më pak se Zvicra. Sllovenia i ka tri pikë, ndërsa Suedia vetëm një. Fituesja e grupit kualifikohet në Botëror, ndërsa e dyta luan në plejof.

  • 14 të arrestuar në Bradashesh, Gjykata e Elbasanit cakton masa: 4 në burg, të tjerët me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje

    14 të arrestuar në Bradashesh, Gjykata e Elbasanit cakton masa: 4 në burg, të tjerët me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje

    Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të premte masat e sigurisë për 14 të arrestuarit që u prangosën tre ditë më parë në një lokal në zonën e Bradasheshit, ku tre prej tyre ishin të arrestuar, ndërsa të tjerët kundërshtuan urdhrin e kontrollit dhe u konfliktuan me Policinë.
    Nga 14 të prangosurit, vetëm për 4 prej tyre u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa 2 të tjerëve iu caktua “arrest në shtëpi”, 7 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa të miturit 17-vjeçar, djali i pronarit të lokalit, është lënë pa asnjë masë sigurie.
    Më konkretisht:

    Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg
    Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg
    Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg
    Egi Çaushi, 32 vjeç – arrest me burg
    Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi
    Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi
    Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje
     Bujar Muça, 53 vjeç – detyrim paraqitje
    Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje
    Blerim Heta – detyrim paraqitje
    Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje
    Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje
    Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje
    Juxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)

    Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.
    Vendimi i sotëm është dhënë nga gjyqtarja Megi Strakosha.
    Burime bëjnë me dije se ka qenë një telefonatë në sallën operative të Policisë së Elbasanit, e cila ka dhene informacione se në një lokal në fshatin Bradashesh në pronësi të Taulant Zykollarit ndodheshin persona të armatosur.
    Nga kontrollet e ushtruara nga unfiromat blu, autoritete zyrtare raportojnë se janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri dhe municion luftarak,. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e 14 shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.
    Autoritet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të arrestuar.

  • Shfryhet aksioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg vetëm 4 prej tyre

    Shfryhet aksioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg vetëm 4 prej tyre

    Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të premte masat e sigurisë për 14 të arrestuarit që u prangosën tre ditë më parë në një lokal në zonën e Bradasheshit, ku tre prej tyre ishin të arrestuar, ndërsa të tjerët kundërshtuan urdhrin e kontrollit dhe u konfliktuan me Policinë.
    Nga 14 të prangosurit, vetëm për 4 prej tyre u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa 2 të tjerëve iu caktua “arrest në shtëpi”, 7 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa të miturit 17-vjeçar, djali i pronarit të lokalit, është lënë pa asnjë masë sigurie.
    Më konkretisht:

    Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg
    Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg
    Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg
    Egi Çaushi, 32 vjeç – arrest me burg
    Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi
    Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi
    Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje
    B.M., 53 vjeç – detyrim paraqitje
    Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje
    Blerim Heta – detyrim paraqitje
    Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje
    Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje
    Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje
    Juxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)

    Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.
    Vendimi i sotëm është dhënë nga gjyqtarja Megi Strakosha.
    gijotina.com/

  • Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin

    Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin

    Gjykata e Tiranës la në burg 21 vjeçarin Deni Selimllari dhe caktoi masën detyrim paraqitje për vëllain e tij Kejn Selimllari, të cilët u arrestuan dy ditë me parë pasi goditën një punonjës policie.
    Gjyqtarja e çështjes Olkeda Lice miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani, për të lënë në qeli djalin e madh të Valbona Selimllarit dhe që të caktonte masën e lehtë ndaj djalit të vogël.
    Prokurori i çështjes vlerësoi veprimet e të dyve dhe mori parasysh moshën e të rinjve, për këtë arsye kërkoi masë më të lehtë për 18 vjeçarin.
    Dy vëllezërit në momentin që u shoqëruan në komisariatin e policinë, kanosën punonjësit e policisë, dëmtuan derën e shoqërimit dhe thyen kamerën e sigurisë.

  • Dhunuan policin/ Mbetet në burg njëri nga djemtë e Valbona Selimllarit, tjetri në ‘detyrim paraqitje’

    Dhunuan policin/ Mbetet në burg njëri nga djemtë e Valbona Selimllarit, tjetri në ‘detyrim paraqitje’

    Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Deni Selimllarin, djalin e Valbona Selimllarit, i cili pak ditë më parë dhunoi një efektiv policie së bashku me vëllanë. 
    Ky i fundit, është lënë në masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata. 
    Ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Ata goditën për shkak të detyrës një efektiv policie, ndërsa kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. 
    Gjithashtu, sipas policisë, ata kanë kanosur edhe punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.