Tag: paraqitje

  • Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 5 masa arresti ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

    Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 5 masa arresti ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

    Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

    Hetimet nisën nga denoncimi i një qytetari për shembjen e pallatit të tij nga IMT pa vendim zyrtar. Sipas Prokurorisë, në janar 2021 u shembën gjashtë objekte, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa në mars Këshilli Bashkiak miratoi fond për demolimin e 15 pallateve, disa prej të cilëve ishin prishur më parë.
    Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë. Po ashtu, disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese.
    Prokuroria vendosi “arrest në shtëpi” për Aurel Çukon, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile,“Arrest në shtëpi” për Aurel Boriçin, Drejtori i Emergjencave Civile,
    “Detyrim paraqitje” për Eleana Guçe, Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë natyrore,
    “Detyrim paraqitje” për Rexhina Rakipi, Specialiste e IMT, “Arrest në shtëpi” për Sokol Qehajaj. Specialist i IMT, bashkia Tiranë,
    “Detyrim paraqitje” për Aleksandra Mahmutllari, mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e kompanisë BOE “Maging shpk & Imes-D shpk”,
    ‘Detyrim paraqitje’ për Shyqyri Maloku., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion”,
    ‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Fatmir Firi, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk.

    Top Channel

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbatohet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

    Berisha paraqitet në SPAK, zbatohet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e, në vijim të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Në video të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet momenti kur Berisha mbërrin në institucion dhe pritet nga disa mbështetës të tij. Gjatë arritjes, ai nuk dha asnjë prononcim për mediat.

    Sipas burimeve, Berisha po respekton masën e sigurisë, pavarësisht se ka kaluar rreth një vit. Masë kjo e caktuar me vendimin e Apelit të datës 3 janar 2025.

    Më 20 nëntor, Berisha depozitoi me anë të avokatëve një kërkesë në Gjykata Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e urdhërit për detyrim paraqitje. Ai pret që Gjykata Kushtetuese të mos e aprovojë më këtë masë, duke argumentuar sipas komunikimit që ka bërë se vazhdimi i detyrimit nuk është i drejtë në kushtet aktuale.

    Burime pranë tij thonë se kjo lëvizje synon “qartësi ligjore dhe rikthim të barazisë së trajtimit përpara institucioneve”.
    Derisa pret vendimin e Kushtetueses, Berisha do të vazhdojë të zbatojë masën e “detyrimit për paraqitje”, duke iu përgjigjur ftesave të SPAK-ut sipas orarit dhe udhëzimeve të dhëna.

  • Zbaton masën “detyrim paraqitje”/ Sali Berisha paraqitet në SPAK

    Zbaton masën “detyrim paraqitje”/ Sali Berisha paraqitet në SPAK

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
    Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, ndërsa kjo është paraqitja e tij e radhës pranë Prokurorisë së Posaçme.

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

    Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

    Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet momenti kur Berisha pritet nga mbështetësit e tij.
    Kryedemokrati nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
    Më datë 20 nëntor, Berisha, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

    Top Channel

  • Luis Enrique lavdëron Vitinha: “Topi i Artë” i ardhshëm? Eh, shpresoj…

    Luis Enrique lavdëron Vitinha: “Topi i Artë” i ardhshëm? Eh, shpresoj…

    27 Nëntor 2025

    13:18

    Alfred Lleshi

    Vitinha tregoi një paraqitje prej ylli kundër Tottenham, duke shënuar tripletë vendimtare që përmbysi ndeshjen dhe nxori në pah gjithë talentin e tij. Pas ndeshjes, Luis Enrique e vlerësoi lart mesfushorin portugez. “Vitinha ishte sensacional, si gjithmonë. ‘Topi i Artë’ i ardhshëm? Eh…, shpresoj”, – u përgjigj trajneri i PSG-së.
    Edhe vetë Vitinha foli për nivelin e tij pas ndeshjes: “Nuk e kam arritur ende maksimumin tim. Më e mira duhet të vijë ende, duhet të vazhdoj të përmirësohem”.
    Trajneri dhe lojtari ndanë bindjen se potenciali i tij mbetet i madh dhe se kjo paraqitje është vetëm një tjetër dëshmi e rritjes në skenën europiane.

  • Një tjetër shqiptar po shkon drejt Kupës së Botës, është Deshishku që luan me Austrinë U17

    Një tjetër shqiptar po shkon drejt Kupës së Botës, është Deshishku që luan me Austrinë U17

    Adriatik BALLA
    Luis Hasa ishte shqiptari i fundit që fitoi një titull të madh për moshat, me Italinë, por duket se në kombëtaret e vendeve të tjera europiane ka shumë shqiptarë. Kampionati Botëror për futbollistët deri në 17 vjet që po mbahet në Katar, po pret të luajë edhe finale e madhe të tij. Në Katar megjithatë u shqua njëri prej tyre – Hasan Deshishku. Ai është prej lojtarëve më të mirë te Austria, që ka arritur sukses historik. Të enjten Austria do të luajë me Portugalinë në finale të Kampionatit Botëror. “KOHA” e Kosovës shkruan se shpresat për sukses të Austrisë do të jenë edhe te shkëlqimi i Deshishkut në sulm. Hasan Deshishku është i lindur në Austri, por është djalë i familjes Deshishku nga Barileva e Prishtinës. Babai i tij u largua nga Kosova në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe u vendos në Austri. Deshishku zhvillimin e ka bërë dhe është duke e bërë tek Austria e Vjenës. Shquhet për numrin e madh të golave që i shënon. Për shembull për skuadrën U16 i kishte 35 gola në 31 paraqitje. Për përfaqësuesen U15 të Austrisë e ka shënuar një gol në katër paraqitje. Për U16 të Austrisë ka dy gola në pesë paraqitje. Dhe për U17 tani ka arritur në shifrën e shtatë golave në 18 paraqitje. Dhe ka arritur në finale të Kampionatit Botëror.
    Roli në skuadër
    Është i padiskutueshëm në formacionin startues të Austrisë. Në gjysmëfinalen e së hënës ndaj Italisë, të cilën Austria e fitoi 2:0, Deshishku luajti në anën e djathtë të sulmit. Luan edhe në qendër të sulmit. Tashmë i ka katër gola në Botëror. Ka shënuar gol edhe ndaj Anglisë në një të tetën e finales, në fitoren 4:0. Në çerekfinale Austria e eliminoi Japoninë. Gjatë Botërorit, FIFA i kushtoi një shkrim të gjatë Deshishkut. Shkroi që ai është në zemër të sulmit shpërthyes të Austrisë. Deshishku tregoi që frymëzohet nga futbollistët brazilianë. “Më pëlqen t’i shikoj Vinicius Jr dhe Nejmarin”, ka thënë Deshishku për faqen zyrtare të FIFA-s. “Më pëlqejnë shumë veprimet e Nejmarit në fushë. E shijoj stilin brazilian ‘jogo bonito’”. Ai është i kënaqur se si po paraqitet Austria U17 në Botëror. “Me këtë ekip ne luajmë futboll ofensiv dhe shënojmë gola. Ne thjesht kënaqemi duke luajtur së bashku”, shtoi ai.
    Goli ndaj Anglisë
    Golin ndaj Anglisë, Deshishku e kishte shënuar duke futur topin mes këmbëve të mbrojtësit e më pas edhe mes këmbëve të portierit. “Mendoj që ishte gol i bukur. E dimë që jemi shumë të mirë, që jemi ekip i fortë, familje. Mund të fitojmë çdo ndeshje. Shpresoj se do ta fitojmë finalen”, tha Deshishku. Paraqitjet e Hasanit në Katar, po përcillen me vëmendje edhe në Barilevë. Babai dhe xhaxhallarët e Hasanit kanë luajtur për skuadrën e Barilevës. E gjithë familja e kishte pasion futbollin. Deshishku vjen rregullisht për pushime në Kosovë. Lidhjen me vendin e origjinës e ka të fortë. Futbollist është edhe vëllai i Hasanit, Albini, që vjet e ka pësuar një lëndim të rëndë dhe ende po e merr veten. Momenti megjithatë është i Hasan Deshishkut. Të enjten ai mund të bëhet kampion i botës në futboll.

  • SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ta pyetur për ‘21 Janarin’: Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’

    SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ta pyetur për ‘21 Janarin’: Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’

    SPAK konfirmon thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Janarin’ , ku humbën jetën katër protestues.

    Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
    “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thotë SPAK.

    Top Channel

  • Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

    Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

    Tre ditë pas refuzimit për t’u paraqitur në SPAK lidhur me hetimin për ngjarjet e 21 janarit, Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte i thirrur në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për aferën e njohur si “Partizani”.
    Berisha ka pretenduar se nuk ka marrë fletëthirrje për çështjen e 21 janarit dhe ka sulmuar SPAK-un, por Prokuroria e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë, duke theksuar se Berisha e ka refuzuar paraqitjen dy herë më parë. Kryedemokrati tashmë ka bërë “traditë” sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.
    Dosja për aferën “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj. Sipas SPAK, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi gjatë kohës që ishte kryeministër ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat, sipas prokurorisë, ka përfituar edhe dhëndri i tij në projektin e ndërtimit të 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

    /vizionplus.tv

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

    Ai ka zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ku detyrohet të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme dy të hëna në muaj.
    Edhe kësaj here, Berisha shihet që është pritur nga mbështetësit e tij.