Tag: paraqitet

  • A do të paraqitet Belinda Balluku në SPAK?/ Analisti Kikia: Ja si procedohet nëse nuk ndodh deri të premten

    A do të paraqitet Belinda Balluku në SPAK?/ Analisti Kikia: Ja si procedohet nëse nuk ndodh deri të premten

    Analisti Mentor Kikia, në një intervistë, theksoi se shteti ka mekanizma të ndryshme për ta detyruar Belinda Ballukun për tu paraqitur në SPAK, nëse kjo e fundit nuk paraqitet deri të premten. Ai tha se nuk beson se mund të ndodhë skenari që Balluku mos paraqitet në SPAK.
    “Padyshim. Fakti i dytë që ta pranojmë që është ai i të premtes është alternativa fundit për tu paraqitur vullnetarisht. Më pas shteti ka të tjera mekanizma për ta detyruar një individ pavarësisht statusit të të akuzuarit që të shkojë përpara drejtësisë. Unë nuk besoj se ka ndodh një skenarë B, për ta refuzuar pjesëmarrjen. Besoj se do të paraqitet se çfarë do të ndodhë atje brenda është një konspiracion nga jashtë.
    Duke qenë në këtë vend veprimet e drejtësisë kanë pasur gjithmonë prapavija politike. Ne nuk i kemi parë si veprime të pastra të një institucioni drejtësisë. Edhe ato që nuk e kanë pasur ngarkesën politike. Me këto lloj konspiracionesh dhe përpjekjet për të dëshifruar këto mesazhe i kemi parë si përgjigje politike.
    Gjithmonë ka qenë ngarkuar me këtë përpjekje për të zhvilluar për të nxjerrë në sipërfaqe dimensionin politik më shumë se sa dimensionin e vetë drejtësisë. Në rastin e Ballukut më shumë se sa ndëshkimi i korrupsionit ajo që përmend më shumë do e shkoj apo jo. Çfarë mesazhi ishte ai ku ka thën Rama drejtësia po bën punë e vetë?Në fakt unë do të thoja që këto lloj skenarësh politik. Padyshim bëhet fjalë për zëvendës.kryeministen që ka 13 vjet në qeveri.
    Padyshim një veprim i drejtësisë nuk është vetëm çështje ligjore por ka dhe impaktin politik. Nëse drejtësia do të futej në ato që ne kemi dëgjuar hamëndësuar deri tani që prokuroria u përdor nga Rama për të larguar Veliaj dhe tani e mbylli misioni n edhe Belinda. Nuk e di sa të vërteta ka por mjedisi jonë është i mbushur me konsipracion.”, tha Kikia.

  • “Shkresë përmes avokatit”, Lala zbulon komunikimin e parë të Ballukut me SPAK pas hetimeve: Ja data e paraqitjes

    “Shkresë përmes avokatit”, Lala zbulon komunikimin e parë të Ballukut me SPAK pas hetimeve: Ja data e paraqitjes

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje në lidhje me marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për çështjen e “shkeljes së barazisë në tendera”.
    Sipas Lalës, SPAK ka ftuar Ballukun të paraqitet për të dhënë shpjegime pas krijimit të bindjes se ndaj saj kishte elementë që kërkonin verifikim hetimor.
    “Kur kanë krijuar bindjen, SPAK ka ftuar zonjën Balluku të paraqitet. Është njoftuar përmes fletë-thirrjes për t’u paraqitur sot në shoqërinë e një avokati, duke u vënë në dijeni se është person nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera, deri tani, sepse nuk dihet çfarë mund të zbulohet më vonë,” tha gazetarja.Lala shtoi se zëvendëskryeministrja nuk është paraqitur në SPAK në datën e parë të thirrjes, por përmes avokatit të saj ka dërguar një shkresë zyrtare, duke kërkuar caktimin e një date tjetër për t’u përballur me hetuesit e posaçëm.
    “Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj i ka dërguar një shkresë SPAK, dhe është caktuar një datë tjetër kur ajo do të paraqitet për t’u pyetur,” deklaroi Lala.

  • Balluku merr ‘goditjen’ tjetër nga SPAK-u, nëse nuk paraqitet, do të…

    Balluku merr ‘goditjen’ tjetër nga SPAK-u, nëse nuk paraqitet, do të…

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, duke bërë që Prokuroria e Posaçme të lëshojë menjëherë fletëthirrjen e dytë me paralajmërimin për shoqërim të detyruar.
    Belinda Balluku, e cila duhej të paraqitej në SPAK për t’u njohur me akuzën zyrtare, mungoi duke justifikuar mungesën me një takim në Rumani, ku publikoi një video nga Bukureshti.
    Pas mungesës, prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur të dërgojë fletëthirrjen e re në adresën e Ministrisë. Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet brenda njërës prej ditëve të kësaj jave, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.
    Prokurori i kujton asaj se, në rast se nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAK-ut.
    Balluku është zyrtarisht nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, ndërsa hetimet e SPAK janë zgjeruar pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj.
    Ky veprim i dytë i SPAK tregon se organet e drejtësisë nuk do të tolerojnë shmangien e procesit.

  • Belinda Balluku nën hetim nga SPAK për tunelit të Llogarasë, gazetarja: Pritet fletëthirrje e re!

    Belinda Balluku nën hetim nga SPAK për tunelit të Llogarasë, gazetarja: Pritet fletëthirrje e re!

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

    Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo  do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se zonja Balluku nuk është parë që të hyjë në ambientet e SPAK, dhe burimet thonë se ajo nuk do të paraqitet ditën e sotme. Ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit. Në kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e posaçëm duhet të firmosin një tjetër fletëthirrje, që duhet të paraqitet në një tjetër datë.
    “Belinda Balluku është zyrtarisht nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, për rastin e tunelit të Llogarasë. Hetimet kanë derivuar nga dosja e Evis Berberit. Në pranverë të këtij viti u arrestua Evis Berberi për disa akuza, ndër to edhe atë për korrupsion. Gjatë kontrollit në banesën e Berberit u sekuestrua celulari i tij, bashkëshortes dhe i përdorur më herët nga çifti. Janë gjetur të dhëna ku zbulohet se Balluku është e përfshirë në abuzime me tenderat. Në momentin kur zonjës Balluku do t’i komunikohet akuza, SPAK do të ketë edhe njoftim zyrtar për këtë çështje”, tha më tej gazetarja Klodiana Lala.
     

     
    Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019.

  • Ballukun e zë frika, nuk i përgjigjet thirrjes nga SPAK, numri 2 i Qeverisë drejt shoqërimit me forcë

    Ballukun e zë frika, nuk i përgjigjet thirrjes nga SPAK, numri 2 i Qeverisë drejt shoqërimit me forcë

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, por nuk dihet ende nëse numri 2 i qeverisë do të paraqitet në SPAK.
    Burime për gazetaren Klodiana Lala informojnë se Belinda Balluku, të cilës iu është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, s’ka hyrë në ambientet e SPAK dhe se nuk do të paraqitet ditën e sotme.
    Zv.kryeministri mësohet se ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit.
    Dhe nnë kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e posaçëm duhet të firmosin një tjetër fletëthirrje, që duhet të paraqitet në një tjetër datë.
    Gazetarja Klodiana Lala sqaroi se nëse Balluku do të refuzojë që të paraqitet në SPAK, ligji e përcakton se duhet të thirret me forcë, përmes futjes në lojë të policisë.
    “Belinda Balluku është zyrtarisht nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, për rastin e tunelit të Llogarasë. Hetimet kanë derivuar nga dosja e Evis Berberit. Në pranverë të këtij viti u arrestua Evis Berberi për disa akuza, ndër to edhe atë për korrupsion.
    Gjatë kontrollit në banesën e Berberit u sekuestrua celulari i tij, bashkëshortes dhe i përdorur më herët nga çifti. Janë gjetur të dhëna ku zbulohet se Balluku është e përfshirë në abuzime me tenderat. Në momentin kur zonjës Balluku do t’i komunikohet akuza, SPAK do të ketë edhe njoftim zyrtar për këtë çështje”, raportoi gazetarja.
    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

  • U thirr në SPAK, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

    U thirr në SPAK, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
    Burime për News24 bëjnë me dije se Belinda Balluku, të cilës i është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, s’ka hyrë në ambientet e SPAK dhe se nuk do të paraqitet ditën e sotme.
    Zv.kryeministrja mësohet se ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit.
    Dhe në kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e posaçëm duhet të firmosin një tjetër fletëthirrje, që duhet të paraqitet në një tjetër datë.
    Nëse Balluku do të refuzojë që të paraqitet në SPAK, ligji e përcakton se duhet të thirret me forcë, përmes futjes në lojë të policisë.

  • Deputeti i PD, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

    Deputeti i PD, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

    Bledion Nallbati

    TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet, ndërsa kujtojmë se Nallbati është paraqitur më herët në SPAK pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.
    lajmi në përditësim…

  • Çfarë po ndodh? Deputeti i PD paraqitet në SPAK, ja si u shfaq para gazetarëve

    Çfarë po ndodh? Deputeti i PD paraqitet në SPAK, ja si u shfaq para gazetarëve

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka mbërritur këtë të hënë në SPAK.

    Ende nuk dihet arsyeja pse demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.
     

  • Numri 2 i Qeverisë nën hetim/ SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot, për t’u njohur me akuzat

    Numri 2 i Qeverisë nën hetim/ SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot, për t’u njohur me akuzat

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
    Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
    Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019.