Duke folur në një emision televiziv, gazetari Eni Ferahti solli detaje të reja në lidhje me lajmin se kreu i PD, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK ditën e premte, pasi është thirrur në kuadër të hetimeve për çështjen e 21 janarit.Ferhati tha se nuk dihet nëse ka prova të reja apo jo për 21 janarin, por dosja tashmë është në duart e SPAK.
Siaps gazetarit nuk përbën lajm që Berisha do të paraqitet në SPAK pasi a i e ka kaluar pragun e këtij insitucioni dhe për çështjen ‘Partizani’.
Ferhati thotë se Berisha është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.
“Në 2024, SPAK nuk donte ta merrte këtë dosje, por donte që dosja të vijonte në Prokurorinë e Tiranës. Por ishte një vendim i Gjykatës së Lartë, i ndikuar nga Strasburgu, i cili e cilësoi 21 janarin si krim shtetëror. Aktualisht, nuk ka asnjë person të dyshuar, qoftë si urdhërues, qoftë ekzekutor, qoftë ndihmës. Kjo dosje është regjistruar për tre vepra: vrasje në rrethana cilësuese, shfrytëzim detyre dhe vepra që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.”, tha gazetari.
Zoti Berisha do të jetë të premten, ndërsa është ish-zyrtari i disatë që do të merret në pyetje për 21 janarin. Më parë janë pyetur ish-deputetë dhe ish-zyrtarë, përfshirë ish-kreu i PD-së, Basha, i cili ishte i fundit që u pyet.
Fillimisht kanë dhënë deklarime organizatorët e tubimit: ish-deputetët Cuko, Bare, Tahiri, Asllan Dogjani, që në atë kohë ishte deputetë i PS-së, dhe më pas ish-zyrtarë të tjerë.
Sigurisht mund të pyeten edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë si ish-presidenti ose ish-prokurorja.
Ende nuk është pyetur Ndrea Prendi apo ish-gardisti Llupo, të cilët janë dënuar për këtë ngjarje në një proces tjetër.
Tag: paraqitet
-

Sali Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, gazetari zbardh detajet: Ja kur do paraqitet
-

Plagosje me armë, 31 vjeçari paraqitet në spital
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Durrësit. Shtetasi M.D. 31 vjeç është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit, për shkak të një plage që kishte marrë në këmbë. Ende nuk ka të dhëna për ngjarjen, teksa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
-

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 33-vjeçari paraqitet me plagë në spital
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. -

Kryemadhi paraqitet në SPAK me ‘look’ të ri
Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për “detyrim paraqitje.
Ajo çka ra në sy ishte look-u i ri, me një model flokësh ndryshe nga ai që Kryemadhi mbante kohëve të fundit.
Ajo ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas daljes nga SPAK, të cilët i thanë se duket se ka përfaquar modelin e këngëtarit Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë. “Është i njëjti model por me ndryshime të tjera”, ua ktheu Kryemadhi. -

Kryemadhi paraqitet në SPAK
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Fotolajm/ Me ‘look’ të ri dhe e buzëqeshur, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo çfarë ka rënë në sy është ‘look-u’ i saj i ri.
Kryemadhi shfaqet me flokë të prera shkurt, dhe e buzëqeshur.Top Channel
-

Nuk do ta njihni/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ja ‘pamja’ e saj e re
Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për “detyrim paraqitje.
Ajo çka ra në sy ishte look-u i ri, me një model flokësh ndryshe nga ai që Kryemadhi mbante kohëve të fundit.
Ajo ka shkëmbyer batuta me gazetarët pas daljes nga SPAK, të cilët i thanë se duket se ka përfaqur modelin e këngëtarin Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë. “Është i njëjti model por me ndryshime të tjera”, ua ktheu Kryemadhi. -

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK, Gentian Gjyli shoqërohet nga avokati
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00.
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, ndërsa kujtojmë se më 13 maj, Gjyli u mor zyrtarisht i pandehur nën akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.
Sipas burimeve zyrtare nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, hetimet kanë zbuluar së paku 10 praktika tenderimi të dyshuara për parregullsi, të cilat përfshijnë procedura fiktive dhe favorizime në dhënien e kontratave publike. -

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK (VIDEO)
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pak minuta më herët në SPAK, mbërriti e para motra e saj avokate, Pamela Qirko.
SPAK ka thirrur sot Ballukun ndërsa në selinë e Prokurorisë së Posaçme si person nën hetim për tenderat që lidhen me tunelin e ri ndërtuar në Llogara.
-

VIDEO-Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Ministrja e Infrastrukturës dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në SPAK, raporton gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene.
Balluku është shoqëruar nga këshilltari i mediave Florian Seriani për në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa më herët, u paraqit avokatja e saj, Pamela Qirko.Për Ballukun, kishte një flet thirrje nga SPAK, por deri më tani nuk dihen ende detajet.
Zv.kryeministrja nuk ka pranuar që të flasë për mediat./vizionplus.tv