Tag: paraqitet

  • Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

    Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, paraqitet në SPAK

    Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, paraqitet në SPAK

    Është paraqitur mëngjesin  e kësaj të marte, 18 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
    Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK.
    Ende nuk dihen më shumë detaje se pse ai është thirrur në këtë institucion apo nëse bëhet fjalë për ndonjë kallëzim që deputeti mund të ketë bërë.

  • Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

    Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

    Oerd Bylykbashi në spak

    TIRANË- Deputeti i Partisë Demokrati, Oerd Bylykbashi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Bylykbashi u pa teksa hynte në godinën e SPAK, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
    Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK. Ende nuk dihen më shumë detaje se pse ai është thirrur në këtë institucion apo nëse bëhet fjalë për ndonjë kallëzim që deputeti mund të ketë bërë.
     
    Lajmi në përditësim…

  • Hetimi i 21 janarit/ Zbulohet data kur do të paraqitet Sali Berisha në SPAK

    Hetimi i 21 janarit/ Zbulohet data kur do të paraqitet Sali Berisha në SPAK

    – Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha do të paraqitet pranë SPAK në datën 19 nëntor. Lideri i opozitës është thirrur nga SPAK, si person në dijeni për ngjarjet e e 21 janarit.
    Kjo ngjarje ka ndodhur në 21 janarit të vitit 2011, në periudhën kur Berisha mbante postin e kryeministrit të vendit. Në këtë  protestë janë vrarë 4 persona.

  • “21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

    “21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

    Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet ditën e mërkurë në datën 19 nëntor në Prokurorinë e Posaçme.
    Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene.
    Berisha u njoh sot me fletëthirrjen për në SPAK pë çështjen e “21 janarit”.

    Kujtojmë se në 14 nëntor Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se Berisha kishte refuzuar të firmoste dy urdhërthirrjet e datës 3 nëntor e të datës 7 nëntor për tu marrë  në pyetje nga prokurori që po heton ngjarjen.
    Mirëpo, këtë të hënë Berisha mohoi se SPAK i kishte dërguar fletëthirrje, përndryshe ai do të kishte dhënë deklarime.
    “Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Unë kam dy posta elektronike njëra është e imja dhe njëra është e kuvendit, që unë nuk e përdor. Unë kam një numër telefoni që e njeh gjithë bota, marr SMS çdo ditë dhe aty nuk ka ardhur asgjë”, tha Berisha.
    Mirëpo, pak orë më pas, SPAK pranoi zyrtarisht se Berisha e firmosi fletëthirrjen , por pa dhënë më shumë detaje.
    “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, njoftoi më herë SPAK./vizionplus.tv

  • Berishës i komunikohet në SPAK thirrja për dosjen e ’21 Janarit’, ja kur pritet të paraqitet ish-kryeministri

    Berishës i komunikohet në SPAK thirrja për dosjen e ’21 Janarit’, ja kur pritet të paraqitet ish-kryeministri

    Prokuroria e Posaçme ka njoftuar për herë të tretë Sali Berishën për thirrjen lidhur me dosjen e 21 janarit. Burime nga SPAK bëjnë me dije se kreu i PD mori dijeni ditën e sotme dhe duhet të paraqitet të premten për t’u marrë në pyetje të premten.
    Ditën e premte Berisha refuzoi të paraqitej në SPAK duke pretenduar se nuk kishte marrë asnjë fletë-thirrje për këtë çështje nga Prokuroria e Posaçme.
    Ai kundërshtoi deklaratën zyrtare të SPAK i cili po atë ditë doli me një deklaratë zyrtare sipas të cilës kreut të PD dhe ish-kryeministrit Berisha i ishin dërguar 2 fletëthirrje për 21 janarin, duke i cilësuar të gjitha pretendimet si gënjeshtra.
    Më heret kreu i PD u paraqit për zbatimin e masës detyrim paraqitje për dosjen ‘Partizani’, nga ku pati edhe një konferencë për gazetaret jashte dyerve te SPAK.
    “Në këtë hetim më ftuar dhe unë do të vij do të dëshmoj”, u shpreh Berisha para Prokurorisë së Posaçme.
    I pyetur nga gazetarët nëse është e premtja dita kur do të paraqitet në ambientet e SPAK për 21 Janarin, ish-kryeministri la të nënkuptohej që po, por pa zbuluar orën.
    “Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua”, u shpreh Berisha.
    Pjesë nga deklarata:
    Berisha: Në këtë hetim më ftuar dhe unë do të vij do të dëshmoj.
    Çfarë date ju caktuan
    Berisha: Këtë do ta mësoni, kini durim
    Mos është të premten z, Berisha?
    Berisha: Urdhëroni?
    Zakonisht të premten ju kanë thirrur
    Berisha: Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua
    U bë hamendeshim, mos është të premten

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

    Ai ka zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ku detyrohet të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme dy të hëna në muaj.
    Edhe kësaj here, Berisha shihet që është pritur nga mbështetësit e tij.

  • “Do dënohet për këtë krim”/ Berisha nuk paraqitet në SPAK, reagon gazetari: Ai e di, që e pret komunikimi i akuzës

    “Do dënohet për këtë krim”/ Berisha nuk paraqitet në SPAK, reagon gazetari: Ai e di, që e pret komunikimi i akuzës

    Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha nuk do të shkojë kurrë vullnetarisht në SPAK për të dhënë sqarime për krimin shtetëror të 21 janarit, por do të merret me forcë nga autoritetet. Në një intervistë televizive, gazetari që mbeti i plagosur gjatë protestës kur u vranë 4 protestuesit më 21 janar 2011, tha se Berisha është thirrur jo thjesht si një person që ka dijeni për ngjarjen, por si person në hetim. Mahmutaj u shpreh gjithashtu se Berisha do të dënohet për këtë krim, pasi siç shtoi ai, nuk ka nevojë për asnjë deklarim, duke marrë parasysh që kamerat kanë filmuar gjithçka ka ndodhur atë ditë.
    “Berisha e ka bërë institucion dhunën kur ka qeverisur vetë dhe tani mbështetet në gjithçka mbi dhunë. Berisha nuk njeh gjuhë tjetër derisa të tërhiqet zvarrë prej policisë në SPAK. Këtë e ka thënë të hënën, sot e premte, ka 5 ditë që ka thënë që s’i ka shkuar ftesa. Ndërkohë në tre mënyrat që i është dërguar ftesa se ka marrë. Mbrojtja më e mirë për Berishën është sulmi, sulmon se e konsideron mbrojtje. Nuk ka zgjidhje tjetër, funksionon vetëm në këtë formë. Berisha me thënë të drejtën do paraqitet vetëm i shoqëruar nga policia, asnjëherë nuk do të paraqitet vullneratisht.
    Ai e di çfarë e pret në SPAK, e pret komunikimi i akuzës, nuk do të thirret për deklarime por do të japë deklarime si person nën hetim. Berisha e gatoi 21 janarin, e ka mbi shpatulla dhe nuk do t’i hiqet kurrë njolla e 21 janarit. Jam akoma skeptik se do të bëjë lojërat siç ka bërë me hallakatjet nëpër institucione por Berisha për 21 janarin do të përfundojë i dënuar. Ai do të japë deklarime si i akuzuar dhe jo si person që ka dijeni për ngjarjen. Berisha e ka thënë pa ndalim vrava 4 protestues, i ka pranuar të gjitha këto. Berisha nuk ka më nevojë të japë deklarime rreth rrethanave, ai do të japë deklarime vetëm si i akuzuar dhe jo si një njeri që ka dijeni për ngjarjen. “, tha Mahmutaj.
     
     

  • SPAK e thirri për të dëshmuar, Sali Berisha nuk paraqitet për 21 Janarin

    SPAK e thirri për të dëshmuar, Sali Berisha nuk paraqitet për 21 Janarin

    Kreu i PD Sali Berisha u raportua se do të paraqitej në SPAK ditën e sotme në cilësinë e personit në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur ai mbante postin e kryeministrit.
    Raportohet se fletëthirrja për Berishën ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, por ajo nuk është tërhequr nga grupi i Partisë Demokratike.
    Mësohet se Kuvendi ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme se fletëthirrja për Berishën nuk është tërhequr.
    Berisha është thirrur në cilësinë e personit që mund të ndihmojë hetimet, ndërsa vetë kryedemokrati ka deklaruar publikisht se nësa ka fletëthirrjen është i gatshëm të paraqitet dhe se është i interesuar për zbardhjen e plotë të çështjes.

  • SPAK, fletëthirrje në tri adresa për Berishën! A do të paraqitet ai për “21 Janarin”?

    SPAK, fletëthirrje në tri adresa për Berishën! A do të paraqitet ai për “21 Janarin”?

    Kryedemokrati, Sali Berisha, pritet të paraqitet sot, 14 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) për çështjen e “21 janarit”.
    Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, fletëthirrja për ish-kryeministrin i është dërguar në tre banesa, por ende nuk ka një konfirmim nëse ai do të shkojë, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
    Jo më larg se dje, 13 nëntor, Berisha mohoi t’i ketë mbërritur thirrja nga ana e SPAK-ut.
    “I jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrje të drejtësisë që ma ka ardhur dhe do t’i përgjigjem, por ka vetëm një kusht: që unë të marr thirrjen”, tha ai.
    Kujtojmë se për të njëjtën çështje ishte në SPAK më 30 tetor, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit nuk dha detaje për gazetarët me argumentin se “ligjërisht duhet të respektojë sekretin hetimor”. Megjithatë, siç është raportuar më herët, ai ka dhënë shpjegime lidhur me tragjedinë e 21 janarit 2011, kohë kur Basha ishte ministër i Brendshëm.
    Kujtojmë se më 12 mars 2024, pas kërkesës së familjarëve të viktimave, Gjykata e Lartë vendosi që dosja e “21 janarit” t’i kalonte SPAK-ut.
    Për Gjykatën e Lartë, SPAK është institucioni që duhet të japë përgjigje nëse ka vend për hetime ndaj të kallëzuarve, ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, dhe ish-drejtuesve të lartë të Gardës.
    Në 21 janar të vitit 2011, gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”.