Tag: paraqitet

  • SYRI TV/ Fier – Uji tërhiqet, banorët presin vlerësimet: Dëmet janë të konsiderueshme

    SYRI TV/ Fier – Uji tërhiqet, banorët presin vlerësimet: Dëmet janë të konsiderueshme

    Situata e reshjeve në qarkun e Fierit këtë të dielë paraqitet e përmirësuar. Verifikimet në terren dhe pohimet e banorëve, tregojnë se niveli i ujërave në lumenjtë kryesorë është në rënie. Banorët pohojnë se dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe se deri tani askush nuk ka shkuar që ti verifikojë. Ata janë pesimist sa i përket marrjes së dëmshpërblimeve

    SYRI TV

    Në lumin Vjosë, uji është tërhequr, duke u larguar gradualisht nga tokat bujqësore dhe oborret e banesave. E njëjta situatë paraqitet edhe në lumin Seman, ku prurjet janë stabilizuar dhe niveli ka filluar të ulet. Aktualisht, mbi 100 hektarë tokë të mbjella me grurë dhe kultura të tjera bujqësore mbeten ende të përmbytura, por fatmirësisht nuk raportohet për banesa apo bagëti të dëmtuara.

    Banorët e zonës pohojnë se gjatë të shtunës disa përfaqësues politikë u shfaqën për të parë situatën, por deri tani nuk janë paraqitur ekipe zyrtare për të verifikuar dhe përllogaritur dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

    Mbrëmjen e së shtunës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka qenë i pranishëm pranë lumit Seman në Mbrostar për të parë nga afër gjendjen. Megjithatë, i pyetur nga gazetarët mbi situatën, ministri nuk ka preferuar të bëjë asnjë deklaratë.

    Reshjet kanë pushuar dhe lumenjtë janë në tërheqje, por banorët presin ende qartësi mbi dëmet dhe hapat e mëtejshëm të institucioneve.

  • Reshjet në Qarkun Korçë/ Rrëshqitje dheu në 3 zona, ja si paraqitet gjendja në 6 bashki

    Reshjet në Qarkun Korçë/ Rrëshqitje dheu në 3 zona, ja si paraqitet gjendja në 6 bashki

    Këtë të shtunë janë evidentuar disa problematika të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në territorin e Qarkut të Korçës.
    Ja si paraqitet situata sipas bashkive:
    Bashkia Korçë:
    Situata në Njësitë administrative të prekura: Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar; uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
    Bashkia Kolonjë:
    Janë marrë masa paraprake për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht. Nga NJVKSH Kolonjë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza. Popullata është njoftuar të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë.
    Në rrugët rurale vijon të  punohet për neutralizimin e situatës.
    Bashkia Maliq:
    Objekte me prezencë uji rezultojnë 133.
    Rrugë të dëmtuara ku po punohet për rehabilitim: Aksi Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, Aksi Desmir–Moçan, Fshati Dolan.
    Rrëshqitje toke (3 zona):
    Dolan – në rrezik 2 banesa, Mesmal – në rrezik 1 banesë, Senisht – në rrezik 2 banesa
    Janë riparuar dëmtimet në argjinaturën e lumit Dunavec, me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Repartit Ushtarak 1033 Drenovë. Gjithashtu janë riparuar edhe dëmtimet në argjinaturën e lumit Devoll. Niveli i lumit Devoll ka pësuar ulje me rreth 70 cm, duke përmirësuar situatën e prurjeve.
    Bashkia Pustec:
    Situata paraqitet e qetë.
    Bashkia Devoll:
    Situata paraqitet më e qetë. Ujërat janë tërhequr, vijon puna  për riparimin e dëmeve.
    Bashkia Pogradec:
    Situata po shkon drejt normalizimit. Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
    Situata e furnizimit me energji:
    Fideri nr.6 nst Mollas pa energji zona Kurtesh, 11 abonentë rurale. Fideri komunal nr.3 nst Maliq pa energji kabina Qenckë 11 abonentë. Fideri nr.2 nst Ersekë, pa energji zona Zhakaranj, 6 abonentë. Hidrovori Pogradec (Fideri 8–18, N/St Pogradec – Përpunim druri) në punë normale.
    Qarkullimi në akset: Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal.
    Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.
    Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.
    Në segmentet Korçë/Boboshticë–Dardhë, rruga ka çeduar, nga subjekti u morën masat duke vendosur sinjalistike portative informuese për ngushtim rruge.
    K/Lapidari i Podgories dhe K/Podgorie–Liqenas,  qarkullimi vijon normalisht.
    Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.

  • Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Fierit

    Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Fierit

    Shirat intensive përgjatë ditës së sotme vijojnë të mbajnë në nivele të larta prurjet në lumenjtë e qarkut Fier.
    Megjithëse në Memaliaj raportohet për rënie të nivelit të lumit Vjosa, situata në Urën e Mifolit paraqitet krejt ndryshe.
    Matjet e fundit tregojnë se Vjosa ka arritur kuotën e 8.2 metrave, duke shënuar një rritje të konsiderueshme.

    Nëse prurjet vazhdojnë me këtë intensitet, pritet që niveli i lumit të rritet edhe më tej, çka mund të sjellë probleme shtesë në zonat e ulëta, tokat bujqësore përreth, por edhe në banesa.
    Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë  apel të vazhdueshëm banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
    Xoxa është paraqitur në kuadër të masës së sigurisë së caktuar ndaj saj nga GJKKO, “detyrim paraqitje”.
    Kujtojmë se prej 10 shkurtit, bashkëshorti i saj, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim nën akuzat për korrupsion aktiv dhe pasiv.

  • Moti i keq/ Përrenj e lumenj dalin nga shtrati, shpi të përmbytura dhe familja të evakuuara

    Moti i keq/ Përrenj e lumenj dalin nga shtrati, shpi të përmbytura dhe familja të evakuuara

    permbytjet ne vend

    TIRANË- Situatë e rëndë është regjistruar në juglindje të vendit pas reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit. Në Çukë të Sarandës, për shkak të reshjeve të dendura, është çarë argjinatura e lumit Bistrica dhe pasojë janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore. Katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele.
    Situata paraqitet kritike edhe në Vlorë. Niveli i lumit Vjosa ka arritur në 8.25 metra, ndërsa pritet ende rritje për shkak të prurjeve nga Tepelena dhe Memaliaj. Në Mifol dhe Novoselë ka përmbytje të tokave bujqësore. Në fshatin Fitore pranë Urës së Mifolit janë 10 banesa të përmbytura dhe 7 të tjera në Novoselë, ndërsa banorët janë evakuuar.
    Ndërkohë, situatë e rëndë paraqitet edhe në fushën e Korçës, në fshatrat Çiflig, Bulgarec e Lumalas, ku nga reshjet e shiut është përmbytur edhe fusha e aviacionit në Lumalas. Situatë alarmante paraqitet në fshatin Kamenicë të Korçës, ku përroi që përshkon zonën ka dalë nga shtrati, duke dëmtuar argjinaturën dhe një urë. Banesat që ndodhen në të dy anët e përroit janë në rrezik përmbytjeje, ndërsa banorët kanë kaluar net pa gjumë nga frika se uji do t’u hyjë në shtëpi.
    Edhe në Fier situata është e rënduar. Në fshatrat përgjatë Vjosës, Kashisht, Çerven dhe Ferras, ka prezencë të ujit në tokat bujqësore brenda argjinaturës, ndërkohë që niveli i prurjeve në lumin Seman vijon të rritet. Në Berat lumi Osum ka dalë nga shtrati duke bërë që të ketë prezencë uji në pedonalen e qytetit. Ekipi i emergjencave po punojnë për të hequr ujin.
    Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për garantimin e sigurisë së banorëve dhe minimizimin e dëmeve./ZËRI

  • Lumi Vjosa rrezik për tokat bujqësore, si paraqitet situata sot në qarkun e Fierit

    Lumi Vjosa rrezik për tokat bujqësore, si paraqitet situata sot në qarkun e Fierit

    Situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike për sa i përket reshjeve të rëna gjatë natës të cilat kanë qenë intensive.

    Sipas informacionit të marrë pranë prefekturës Fier, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj, që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën tonë. Mund të ketë dalje të shtratit të Vjosës në tokat bujqësore, por avantazh është fakti që deti tërheq.
    Ndërkohë akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk paraqiten probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
     

    Top Channel

  • Prefektja e Vlorës inspekton situatën nga reshjet: Ja zonat më problematike në Qark

    Prefektja e Vlorës inspekton situatën nga reshjet: Ja zonat më problematike në Qark

    Nga ura e vjetër e Mifolit ku ndodhej për një inspektim të situatës, prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi foli për situatën e reshjeve në këtë qark. Sipas saj më problematike situata paraqitet në bashkinë e Finiqit dhe të Delvinës, për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Kalasës, i cili ka shkaktuar përmbytje në disa akse.
    “Bashkia Finiq dhe e Delvinës kanë patur problematika. Reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar deri të lartë. Kemi pasur problem në akset rrugore, kemi pasur dalje të lumit të Kalasës.  Bllokimi në këto dy bashki ka ndodhur edhe si pasojë e inerteve prezentë në rrugë. Në gatishmëri janë strukturat për të marrë masat, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të atyre zonave”.
    Sipas prefektes Allushi në lumin Vjosë situata momentale është e qetë, po kështu edhe në bashkinë Vlorë.
    “Gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot kemi qenë në terren bashkia paraqitet e qetë nuk ka problematike në akset rrugore dhe pikat nevralgjike të qytetit.  Situata paraqitet e qetë. Niveli i Vjosës është 5 metra, nuk krijon probleme. Por jemi në monitorim dhe kontakte me të gjitha pikat nëse do të këtë probleme apo përkeqësim të situatës”, deklaroi Allushi.
    Sipas informacioneve më të fundit në bashkinë Delvinë deri tani rrugët janë të bllokuara nga prurjet. Për këtë punohet me tre skrepa për t’i sjellë në normalitet. Rrugët më problematike në qytet u hapën. Ndërkohë është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj.
    Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati  dhe  ka filluar dhe gërryen fushat  e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas.
    Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën   Stjar- Bajkaj.
    Në Delvinë 3 shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve. Bashkia në punë në shërbim  të komunitetit.

  • Mungesë energjie elektrike dhe grumbullime ujërash, si paraqitet situata në qarkun e Korçës

    Mungesë energjie elektrike dhe grumbullime ujërash, si paraqitet situata në qarkun e Korçës

    Në territorin e qarkut Korçë situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse.

    Nga të gjitha Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore nuk raportohen problematika madhore.
    Dy situatat e izoluara të shfaqura mbrëmjen e djeshme në bashkinë Kolonjë dhe në aksin Ersekë–Leskovik u zgjidhën menjëherë nga ekipet në terren.
    Reshjet me intensitet deri mesatar kanë sjellë prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH Rajoni Qendër-Lindje njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi garantuar nga ndërhyrjet e kontraktorëve. Aksi i ri Qukës–Qafë Plloçë vijon të monitorohet rregullisht.
    Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë funksionalë. Hidrovori i Pogradecit po punon normalisht.
    Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike dhe garantimin e normalitetit në të gjitha zonat.
     

    Top Channel

  • U thirr në SPAK për 21 Janarin, Berisha zbulon a do të paraqitet nesër në Prokurorinë e Posaçme

    U thirr në SPAK për 21 Janarin, Berisha zbulon a do të paraqitet nesër në Prokurorinë e Posaçme

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme (19 Nëntor) do të paraqitet në SPAK për të dëshmuar si person në dijeni për dosjen e 21 Janarit
    “Do të shkoj, nesër do të jem aty”, tha Berisha, duke e konsideruar si një hetim politik.
    Kryedemokrati theksoi se më 21 Janar u tentua të pushtohej Kryeministria, teksa theksoi se ishte protesta më e dhunshme.
    “PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna”, tha ai, ndërsa u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor.
    “Do të shkoj, nesër do të jem aty, Është hetim politik pasi kjo çështje ka qenë e hetuar. Por nuk jam thirrur, nuk jam marrë në pyetje, nuk u leverdiste të më thërrisnin sepse isha njeriu i sulmuar, i rrethuar, Sigurisht që do të shkoj, kam qenë 5-6 orë në rrethim në përpjekje për të pushtuar Kryeministrinë. Ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, qindra mijëra gurë u hodhën drejt gardistëve, ligji e përcakton qartë qëndrimin e rojës, janë hedhur eksplozivë drejt tyre, u përdorën makina për të thyer derën.
    Padiskutim që do të shkoj. PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna.
    Është organizatori kryesor, shiheni kur bën me shenjë nga dritaret e mia. Dritaret e mia kanë marrë gurë e plumba.
    Rama do të dalë organizator i një proteste që synonte pushtetin me dhunë. Ndaj u rrethua Kryeministria”, tha Berisha.

  • Moti i keq/ Situata në fshatrat e Krujës paraqitet problematike

    Moti i keq/ Situata në fshatrat e Krujës paraqitet problematike

    Fshatrat e Krujës janë përballur më përmbytje për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin në orët e fundit. Situata paraqitet më problematike në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc.
    Sipas informacioneve tokat bujqësore janë përmbytur nga uji, ndërsa rrezikohet të përmbyten edhe banesa dhe biznese. Bëhet me dije se kanalet e kullimit nuk funksionojnë për shkak se nuk janë pastruar.