Tag: paraqitet

  • Do të udhëtojë në Strasburg, Berisha i kërkon leje SPAK të mos paraqitet të hënën

    Do të udhëtojë në Strasburg, Berisha i kërkon leje SPAK të mos paraqitet të hënën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK që të mos paraqitet të hënën, 7 prill në Prokurorinë e Posaçme.
    Mësohet se Berisha ka kërkuar leje pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.
    Edhe në shkurt Berisha i kërkoi leje SPAK që të mos paraqitej në Prokurori, kërkesë e pranuar nga institucioni.

    Berisha udhëtoi në Gjermani, për një takim pune më 3 shkurt pasi ishte ftuar nga CDU.
    Apeli i GJKKO i riktheu masën detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj në SPAK Berishës për dosjen “Partizani”.
    Ish-kryeministri Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor  të dhëndrit të tij  Jamarbër Malltezi që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.
    Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv. Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina. /vizionplus.tv

  • Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

    Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

    Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj u paraqit këtë të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje të vendosur nga GJKKO.
    Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie.
    Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit. Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’.