Tag: paraqitet

  • Dyshohet për lidhje me Suel Çelën, paraqitet në SPAK drejtori i Ujësjellësit Elbasan (Emri)

    Dyshohet për lidhje me Suel Çelën, paraqitet në SPAK drejtori i Ujësjellësit Elbasan (Emri)

    Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, paraqitet në SPAK. Paraqitja në SPAK vjen pas kontrolleve në banesë nga agjentët e BKH pasi dyshohet për lidhje me bandën e Suel Çelës.
    Burime bëjnë me dije se njerëz pranë Suel Çelës kanë përfituar tendera publikë nga shoqëria e Ujësjellësit Elbasan, e cila drejtohet nga Tabaku.

  • Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

    Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

    Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
    Kujtojmë se Gjyli është paraqitur në SPAK edhe në janar, ku dha shpjegime për rreth 2 orë.
    Gentian Gjyli, mori postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, i cili u arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.

  • Paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda katër muajve, kreu i ARRSH Gentian Gjyli

    Paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda katër muajve, kreu i ARRSH Gentian Gjyli

    Është paraqitur për herë të dytë në SPAK, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.

    Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në ambientet e SPAK brenda katër muajve, pasi në janar dha shpjegime për rreth 2 orë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.

    Top Channel

  • Dimri nuk po ikën/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Dimri nuk po ikën/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Situata e Motit dhe Qarkullimit në Qarkun Shkodër – Raporte të Përditësuara. Komisariati i Policisë Pukë: Situata paraqitet e rënduar në disa segmente të rrugës së Iballës për shkak të sasive të mëdha të dëborës.
    Bashkia Shkodër: Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur, por kërkohet kujdes në lëvizje dhe përdorim i gomave dimërore.
    Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohet për probleme në qarkullim.
    Bashkia Vau Dejes: Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.
    Bashkia Fushë-Arrëz: Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Rrugët janë të hapura për automjete me zinxhirë, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve rurale vazhdojnë.
    Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, dhe rrugët janë të hapura.

  • Dimri ‘trokiti’ sërish/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Dimri ‘trokiti’ sërish/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Situata e Motit dhe Qarkullimit në Qarkun Shkodër – Raporte të Përditësuara. Komisariati i Policisë Pukë: Situata paraqitet e rënduar në disa segmente të rrugës së Iballës për shkak të sasive të mëdha të dëborës.
    Bashkia Shkodër: Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur, por kërkohet kujdes në lëvizje dhe përdorim i gomave dimërore.
    Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohet për probleme në qarkullim.
    Bashkia Vau Dejes: Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.
    Bashkia Fushë-Arrëz: Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Rrugët janë të hapura për automjete me zinxhirë, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve rurale vazhdojnë.
    Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, dhe rrugët janë të hapura.

  • Kryemadhi do paraqitet më 15 prill për masën e sigurisë, sot GJKKO shqyrton kërkesën e saj për informacion…

    Kryemadhi do paraqitet më 15 prill për masën e sigurisë, sot GJKKO shqyrton kërkesën e saj për informacion…

    Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet sot për shqyrtimin e masës së sigurisë në SPAK, pasi seanca për këtë çështje është shtyrë dhe do të zhvillohet më 15 prill.
    Sot, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë një kërkesë të paraqitur nga ajo, e cila lidhet me kërkimin e informacionit për periudhën dy mujore dhe me kërkesën për revokimin e masës së sigurisë që i është caktuar. Kjo kërkesë ka të bëjë me përpjekjen e Kryemadhit për të marrë informacione rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj saj dhe për të arritur një ndryshim në masën e sigurisë.

  • Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike paraqitet në SPAK

    Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike paraqitet në SPAK

    Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike është paraqitur këtë mëngjes të hëne në SPAK.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    Ende nuk dihen detaje në lodhje me paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

    Top Channel

  • Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, respekton masën “detyrim paraqitje”

    Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, respekton masën “detyrim paraqitje”

    Ajola Xoxa është paraqitur sërish këtë të premte në ambientet e SPAK.
    Ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj është në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.

    Ndërkohë në seancën e kaluar në Apelin e GJKKO-së, u la në fuqi vendimi për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj. Apeli rrëzoi vendimin e Xoxës që kërkoi heqjen e sekuestrues, ndërkohë që ndaj saj vazhdon të jetë në fuqi dhe masa ‘detyrim paraqitje’.

  • Berisha i kërkon leje SPAK të mos paraqitet të hënën: Kam punë në Strasburg

    Berisha i kërkon leje SPAK të mos paraqitet të hënën: Kam punë në Strasburg

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK që të mos paraqitet të hënën, 7 prill, në Prokurorinë e Posaçme.
    Mësohet se Berisha ka kërkuar leje pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.
    Aty ai do marrë pjesë në një takim, bashkë me Fredi Belerin.
    Edhe në shkurt Berisha i kërkoi leje SPAK që të mos paraqitej në Prokurori, kërkesë e pranuar nga institucioni.
    Berisha udhëtoi në Gjermani më 3 shkurt.
    Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
    Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.
    Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv.
    Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina.