Tag: paraqitet

  • Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen me të zeza

    Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen me të zeza

    Ditën e sotme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në SPAK. Kryemadhi u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje.

    Gjatë hyrjes në Prokurori, ajo tha për gazetarët se orari i paraqitjes i ishte shtyrë me një orë, ndërsa tha se do të fliste me ta pasi të dilte, teksa u pyet se përse ishte veshur me rroba të zeza.
    “Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.

  • Paraqitet në SPAK Monika Kryemadhi

    Paraqitet në SPAK Monika Kryemadhi

    Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në përputhje me masën “detyrim paraqitje” që është vendosur ndaj saj.
    Gjatë ardhjes së saj në SPAK, ajo çfarë ka rënë në sy të mediave është veshja e Kryemadhit. E pyetur se “pse me të zeza”, Monika preferon të mos komentojë duke lënë hapësirë për t’u përgjigjur mbas daljes së saj nga SPAK.

    “Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu… Por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi.
    Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

  • Kryemadhi paraqitet në SPAK e veshur me të zeza: Jo se kam ndonjë gjë të keqe, por…

    Kryemadhi paraqitet në SPAK e veshur me të zeza: Jo se kam ndonjë gjë të keqe, por…

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
    Kryemadhi u paraqit në ambientet e prokurorisë së posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje.
    Ajo ishte veshur me një fustan të zi dhe mbante syze.
    E pyetur nga gazetarët për këtë kombinim, Kryemadhi shkëmbeu batuta teksa u shpreh se do e tregonte pasi të dilte nga Prokuroria e Posaçme.
    “Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu… Por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi.

  • Masa, detyrim paraqitje/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Veshjen me të zeza, jo se kam ndonjë gjë të keqe…

    Masa, detyrim paraqitje/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Veshjen me të zeza, jo se kam ndonjë gjë të keqe…

    Është paraqitur ditën e sotme në SPAK, Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje, Kryemadhi u paraqit në ambientet e prokurorisë së posaçme.
    Gjatë hyrjes në prokurori ajo tha për gazetarët se orari i paraqitjes i ishte shtyrë me një orë, ndërsa tha se do të fliste me ta pasi të dilte pasi u pyet se përse ishte veshur me rroba të zeza.
    “Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.

  • Berisha kritikon gjuhën e Ramës në fushatë: Fjalët e tij kyçe janë çyryk, kënetë…

    Berisha kritikon gjuhën e Ramës në fushatë: Fjalët e tij kyçe janë çyryk, kënetë…

    Kreu i Partisë Demokratike , Sali Berisha ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për gratë “Global She”.
    Në fjalën e tij, Berisha ka kritikuar fushatën e kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti feministe në aparencë.
    Kryedemokratike tha po ashtu se kryeministri merr në takime nëpunësit dhe paraqitet me banalitete para tyre.
    Pjesë nga fjala Sali Berishës:
    Unë u garantoj ju se në programin tonë ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë përpjekje serioze për suksesin tuaj në biznese. Për suksesin tuaj në jetën akademike. E gjitha kjo në mënyrë që ju të shpalosni aftësitë e mëdha që keni në dobi të familjeve tuaja, në dobi të shoqërisë shqiptare.
    Nuk ka potencial më të madh, karriera e gruas është një potencial i madh për shoqërinë.
    Kjo është e vërteta.
    Ndaj dhe ne zotohemi që, përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, të krijojmë linja të veçanta krediti për bizneset tuaja, për problematikat që keni.
    Nuk premtoj gjë për shkollimin se shkollimin e merrni vetë ju, se ua kaloni, e thashë edhe njëherë, ju në shkollim jeni më të mirat. Kjo është e vërtetë.
    Jo vetëm në shkollim, testi i Flinit, i cili gjer para të themi 15 vitesh dilte gjithnjë me diferencë nga burrat, tani është përmbysur sepse është barazuar shkollimi. Dhe tani në testin e inteligjencës, gratë në fakt dalin më mirë se burrat.
    Tani çfarë ndodh në krahun tjetër këto ditë? Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete.
    Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto.
    Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave.
    Unë ju siguroj, llogaris shumë në mbështetjen tuaj në këtë fitore.
    Edhe dy javë na ndajnë dhe siç përmbysëm një diktaturë 32 vite më parë, të përmbysim edhe këtë diktaturë tani me votën e lirë.

  • “Fjalët e tij kyçe janë çyryk, autik, kënetë, buf”/ Berisha kritikon gjuhën e Ramës: Në takime paraqitet me banalitete

    “Fjalët e tij kyçe janë çyryk, autik, kënetë, buf”/ Berisha kritikon gjuhën e Ramës: Në takime paraqitet me banalitete

    Kreu i PD, Sali Berisha kritikon fushatën e kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti feministe në aparencë, por në thelb tha se është mizogeniste. Gjatë konferencës nbdërkombëtare për gratë “Global She”, me pjesëmarrjen edhe të forumit të gruas të CDI, Berisha tha se kryeministri merr në takime nëpunësit dhe paraqitet me banalitete para tyre.
    “Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto. Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave”, u shpreh Berisha.
    “Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete”, theksoi kreu i PD.
    Sali Berisha: Unë u garantoj ju se në programin tonë ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë përpjekje serioze për suksesin tuaj në biznese. Për suksesin tuaj në jetën akademike. E gjitha kjo në mënyrë që ju të shpalosni aftësitë e mëdha që keni në dobi të familjeve tuaja, në dobi të shoqërisë shqiptare.
    Nuk ka potencial më të madh, karriera e gruas është një potencial i madh për shoqërinë. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne zotohemi që, përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, të krijojmë linja të veçanta krediti për bizneset tuaja, për problematikat që keni. Nuk premtoj gjë për shkollimin se shkollimin e merrni vetë ju, se ua kaloni, e thashë edhe njëherë, ju në shkollim jeni më të mirat. Kjo është e vërtetë.
    Jo vetëm në shkollim, testi i Flinit, i cili gjer para të themi 15 vitesh dilte gjithnjë me diferencë nga burrat, tani është përmbysur sepse është barazuar shkollimi. Dhe tani në testin e inteligjencës, gratë në fakt dalin më mirë se burrat. Tani çfarë ndodh në krahun tjetër këto ditë? Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete.
    Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto. Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave. Unë ju siguroj, llogaris shumë në mbështetjen tuaj në këtë fitore. Edhe dy javë na ndajnë dhe siç përmbysëm një diktaturë 32 vite më parë, të përmbysim edhe këtë diktaturë tani me votën e lirë.

  • Kreu i Komsionit të Prokurimeve Publike paraqitet sërish në SPAK

    Kreu i Komsionit të Prokurimeve Publike paraqitet sërish në SPAK

    Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
    Kjo është hera e dytë që Myzyri paraqitet në SPAK, pas paraqitjes më 7 prill të këtij viti.
    Msëohet se ai ka hyrë dhe ka dalë në ambiente të SPAK pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.
    Ende nuk ka informacione të sakta për arsyet e thirrjes së tij në këtë organ të akuzës dhe se për çfarë ka dëshmuar.

  • Dosja ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’

    Dosja ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.Jashtë ambienteve të SPAK ai u prit nga dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike.
    Kujtojmë se me vendim të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të muajit.Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

  • Sali Berisha do të duhet të paraqitët këtë të hënë në SPAK, zbulohet arsyeja

    Sali Berisha do të duhet të paraqitët këtë të hënë në SPAK, zbulohet arsyeja

    Pavarësisht se e hëna është ditë pushimi zyrtar, kreu i PD Sali Berisha do duhet te paraqitët në SPAK. Kjo pasi i duhet te respektojë masën e detyrim paraqitje të vendosur nga togat e zeza. Burime bëjnë me dije se prokuroria ka caktuat një OPGJ të dal i gatshëm me qëllim vënien në dispozicion dokumentin që do të firmoset nga Berisha. Kujtojmë se të hënën e parë të këtij muaji ai nuk u paraqit ne SPAK për shkak të një angazhimi politik ku dhe SPAK i konfirmoi lejen e posaçme.
    Përveç Berishës nesër prnë tij do të jenë edhe simpatizantët ku ashtu siç ka ndodhur edhe në herët e tjera kreu i PD pas daljes nga SPAK do të mbaj komunikim me gazetaret. Ndërkohë gjykata e posaçme po pret datën 23 prill për të dëgjuar edhe mbrojtjen e shoqërisë Home Plan e cila rezulton të jete e përfshirë më dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Pas përfundimit të seancës gjyqtaria Flojera Davidhi do të vendos nëse dosjen do ta kaloj për gjykim, do të kthehet për hetime apo do të pushohet.