Nesër Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK për të firmosur para një zyrtare të BKH-së, siç e ka vendimi i gjykatës për detyrim paraqitje.
Por siç tashmë është bërë një rit, PD urdhëron militantët të rrethojnë zyrat e prokurorisë së posaçme që të tregojnë mbështetjen ndal liderit të tyre.
Në grupin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Flamur Noka informon zyrtarët e partisë se nesër duhet të jenë në mbështetje të Berishës. Të dashur miq, nesër ora 9.30, kryetari i PD, Prof,Dr, Sali Berisha do të jetë në dyert e SKAP”.
Kaq shkruan Flamur Noka, si një sinjal informimi, për të mos lënë mundësi që dikush të thotë nesr që s’e dija. Në shumicën e rasteve përpara SPAK janë mbledhur më pak se 50 vetë. Kësaj radhe i kërkohet deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos mungojnë. Jo më kot kanë qenë në listat e mbyllura.
Tag: paraqitet
-

Berisha do paraqitet nesër në SPAK, Noka urdhëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD të shkojnë atje
-

Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme, ja arsyeja
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të përballet me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar atë për “shpifje” dhe “fyerje” në një proces civil.
Ndërkohë, Kryemadhi është gjithashtu nën hetim nga SPAK për tri akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, të lidhura me dosjen e njohur CEZ-DIA dhe lobimet e LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për të njëjtën çështje është duke u hetuar edhe ish-presidenti dhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ish-bashkëshorti i Kryemadhit, i cili ndodhet në burg që nga data 21 tetor 2024, pas vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “arrest me burg”. -

Berisha paraqitet për masën e sigurisë në SPAK, i lë të tjera shënime Dumanit
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet në ambientet e Prokurorinë e Posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Berisha lexon shënimin që i la Dumanit: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë antikushtetues
Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama.Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.
Kreu i PD akuzohet për veprën penale të korrupsionit të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Seancën e kaluar Berisha publikoi dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykata e Janinës dhe rrjedhimisht bëjnë vendimet e saj ndaj ish-kryeministrit të pavlefshme./ZËRI -

Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Sali Berisha paraqitet në SPAK. Në mbështetje të tij, para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ishin mbledhur edhe disa përkrahës në Berishës.
Po sot, në orën 11:30, në GJKKO mbahet seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Flojera Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo jo për gjykim dosjen për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan e Andia Pustinën. -

Vijon numërimi në Lezhë, si paraqitet rezultati! PS siguron 4 mandate, PD 3 deri më tani
Numërimi në qarkun e Lezhës ka nisur prej orësh.
Nga 245 kuti, janë numëruar deri tani 81 kuti.
PS-9055 vota
PD-8744 vota
Shqipëria Bëhet-1018 vota
PSD-614 vota.
Deri më tani PS ka siguruar 4 mandate, kuese PD 3.Top Channel
-

Numërohen 81 kuti nga 245 në Lezhë, si paraqitet rezultati! Sa është diferenca PS-PD
Numërimi në qarkun e Lezhës ka nisur prej orësh.
Nga 245 kuti, janë numëruar deri tani 81 kuti.
PS-9055 vota
PD-8744 vota
Shqipëria Bëhet-1018 vota
PSD-614 vota.Top Channel
-

Kandidati i PD-së në Dibër paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, në Dibër Basir Çollaku është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Nuk dihet arsye, por mësohet se Çollaku pritet që të depozitojë kallëzime në SPAK për krime zgjedhore.
Kujtojmë se edhe një ditë më parë, kandidati demokrat, Xhamel Gjunkshi depozitoi një kallëzim ndaj kryetarit të Bashkisë Dibër Rahim Spahiu. -

Basir Çollaku paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, është paraqitur sot pranë SPAK, vetëm katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit.
Raportohet se Çollaku ka dorëzuar një kallëzim penal për krim zgjedhor, duke ngritur shqetësime për procesin në zonën që ai përfaqëson.
Detajet e kallëzimit nuk janë bërë ende publike, por besohet se lidhen me veprime që mund të cënojnë standardet e garës elektorale në qarkun ku ai garon.

