Tag: paraqitet

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, zbulohet arsyeja

    Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, zbulohet arsyeja

    Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, ka anuluar “takimin” e përmuajshëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ai është i detyruar të paraqitet si shkak i masës së vendosur nga GJKKO-ja, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partixani” në Tiranë.

    Arsyeja e mosparaqitjes së tij, sipas gazetarit Edison Vatnikaj, ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore, ku Berisha ka depozituar një vërtetim si i prekur nga vilazat e stinës.

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK/ Zbulohet arsyeja e anulimit

    Berisha nuk paraqitet në SPAK/ Zbulohet arsyeja e anulimit

    Kryedemokrati Sali Berisha ka anuluar “takimin” e përmuajshëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ai është i detyruar të paraqitet si shkak i masës së vendosur nga GJKKO-ja lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partixani” në Tiranë.
    Arsyeja e mosparaqitjes së tij, sipas gazetarit Edison Vatnikaj, ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore, ku Berisha ka depozituar një vërtetim si i prekur nga vilazat e stinës.

  • Sëmuret Sali Berisha, mediat: Kreu i PD nuk paraqitet dot në SPAK për dosjen ‘Partizani’

    Sëmuret Sali Berisha, mediat: Kreu i PD nuk paraqitet dot në SPAK për dosjen ‘Partizani’

    Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”.
    Gazetarja Klodiana Lala raporton se arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, është se kryedemokrati është i sëmurë me virozë.
     

  • Halit Valteri paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja pse është thirrur

    Halit Valteri paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja pse është thirrur

    Këtë të premte, ish-deputeti Halit Valteri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
    Ngjarja ndodhi në nëntor 2019 dhe la të vrarë shoferin e Ndojës, Andi Maloku, si dhe të plagosur Landi Muharremin.

    Valteri, i cili në atë kohë kishte bërë disa deklarata publike dhe kishte shpërndarë pamje të ndryshme për çështjen, është thirrur për të sqaruar rrethanat e njohura prej tij.
    Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë. Hetimet për atentatin vazhdojnë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë ende në arrati.

  • Halit Valteri paraqitet në SPAK

    Halit Valteri paraqitet në SPAK

    Ish deputeti Halit Valteri është paraqitur në SPAK, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. 

    Nuk dihet ende arsyeja që ai është paraqitur këtë të premte.

    Top Channel

  • Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

    Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me urdhër të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, duhet të paraqitet ditën e sotme, 10 qershor, në orën 10:00, në ambientet e SPAK.
    “Të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit z.Ardit Neli, me dokumment identifikimi me vete”, thotë Prokuroria.
    Bëhet e ditur se kryedemokrati do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim. Në rast se Berisha nuk paraqitet në ditën dhe orën e caktuar, ai do të paralajmërohet për shoqërim të detyrueshëm.
    Ndërkohë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj bën me dije se bëhet fjalë për një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në emër të kreut të PD-së.
    “Nesër në orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me nje kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin! G”, shkruajti Gjokutaj, krahas shkresës më poshtë:

    Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht gjyqtaren në fjalë, ndërsa së fundmi ka pretenduar se ajo rezulton e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës. Ndaj saj, ka bërë edhe kallëzim në tetor 2023, pas vendimit të GJKKO për detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendi të kryetarit të Partisë Demokratike.
    Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLGJ-së që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa është bërë në datën 19 prill, kur u publikuan për herë të parë, fakte nga media greke për një urdhër dëbimi të dhënë për gjyqtaren Gjoka, nga policia e vendit fqinj. Pasditen e së martës është njoftuar nga KLGJ se kjo e fundit i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dosjen e gjyqtares, përfshirë edhe formularin e vetë-deklarimit, i cili konsiderohet si më kryesori në këtë rast.

  • SPAK: Berisha të paraqitet sot, nëse JO e marrim me forcë!

    SPAK: Berisha të paraqitet sot, nëse JO e marrim me forcë!

    Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur që të paraqitet në SPAK sot ora 10:00 për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
    Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje në lidhje me thirrjen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

    “Nesër në orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim që Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht kështu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan në Facebook, avokati i tij Genc Gjokutaj.
    Nëse Berisha refuzon të paraqitet sot, atë SPAK do urdhëroj marrjen e tij me forcë.

     

  • Detyrim paraqitje/ Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata

    Detyrim paraqitje/ Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Brazil/ Ish-presidenti Bolsonaro paraqitet para Gjykatës së Lartë, ‘bëri grusht shteti’

    Brazil/ Ish-presidenti Bolsonaro paraqitet para Gjykatës së Lartë, ‘bëri grusht shteti’

    Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, do të paraqitet para Gjykatës Supreme të Brazilit javën e ardhshme për një seancë ku do të gjykohet për ‘tentativë grushti shteti’.

    Ky lajm u bë  i ditur nga gjyqtari i kësaj çështjeje, Alessandre de Moraes.

    “Mbikëqyrja e të pandehurit do të fillojë më 9 qershor”, tha Moraes.

    Bolsonaro, i cili tashmë është në moshën 70-vjeçare akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale, ku sipas burimeve lokale e ndihmonin atë që të qëndronte në pushtet, edhe pse humbi zgjedhjet në tetor 2022. Syri.net-Protothema

  • Nesër Berisha paraqitet në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë

    Nesër Berisha paraqitet në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK. Berisha do të paraqitet në orën 9:30 të së hënës për të respektuar masën me ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj tij nga gjykata.
    Sipas procedurës, kryedemokrati duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
    Ndërkohë, mësohet se kreu i PD-së, që do të jetë nesër në ambientet e institucionit, pritet të shoqërohet nga shumë simpatizantë.