Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO ndaj ish-kryeministrit, është shprehur se u bë për shkak të mungesës së avokatit Neziri. Gjokutaj tha se janë pretendimet e fundit që po jepen, ndaj për një mbrojtje efektive, ai duhet të jetë patjetër i pranishëm. Por ai mungoi në seancë për arsye shëndetësore.
“Ju e dini që prokurorët nuk kanë dhënë ndonjëherë përgjigje. Kanë kodin e heshtjes kur flasim ne. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Neziri, për arsye shëndetësore. Janë pretendimet e fundit dhe ai i ka gati konkluzionet. Në funksion të një mbrojtje efektive ai duhet të jetë i pranishëm dhe u shty për 23 prill. Afati 30 ditor i parashikuar kur është bërë Kodi i Procedurës. Seanca nuk është komplekse, por nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.
I pyetur nëse më 23 prill do të ketë një verdikt, ai pohoi duke thënë: “Data kur unë mendoj se do të përfundojë seanca paraprake. Besoj dhe shpresoj që gjykata të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në 6 muaj seanca paraprake të jepet vendimi më 5 minuta, nuk është serioze dhe as profesionale.”
Tag: paraprake
-

Shtyrja e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj: Mungonte avokati Neziri, duhej të ishte patjetër i pranishëm
-

Shtyrja e seancës për dosjen Partizani, avokati Genc Gjokutaj zbulon arsyen
Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka dhënë një deklaratë për mediat, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO për dosjen Partizani.
Gjokutaj është shprehur para gazetarëve se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit Neziri.
Po ashtu, Gjokutaj tha se janë pretendimet e fundit që po jepen, ndaj për një mbrojtje efektive, ai duhet të jetë patjetër i pranishëm.
“Ju e dini që prokurorët nuk kanë dhënë ndonjëherë përgjigje. Kanë kodin e heshtjes kur flasim ne. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Neziri, për arsye shëndetësore. Janë pretendimet e fundit dhe ai i ka gati konkluzionet. Në funksion të një mbrojtje efektive ai duhet të jetë i pranishëm dhe u shty për 23 prill. Afati 30 ditor i parashikuar kur është bërë Kodi i Procedurës. Seanca nuk është komplekse, por nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.
I pyetur nëse më 23 prill do të ketë një verdikt, ai pohoi duke thënë:
“Data kur unë mendoj se do të përfundojë seanca paraprake. Besoj dhe shpresoj që gjykata të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në 6 muaj seanca paraprake të jepet vendimi më 5 minuta, nuk është serioze dhe as profesionale.” -

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën! Ja kur do të mbahet gjyqi i radhës
Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e PD-së Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”.
Burime bëjnë me dije se seanca e radhës do të mbahet ditën e premte, 18 prill në orën 09:30.
Burime bëjnë me dije se në seancën që u mbajt sot nuk u mor asnjë vendim.
Sot ishte planifikuar që gjykata të vendoset nëse do të pranonte kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen. Por vendimi nuk u mor dhe seanca u shty për më 18 prill.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin Partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash. -

Dosja “Partizani”/ Mbahet seanca paraprake për Berishën në GJKKO, pritet të vendoset kalimi i dosjes për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet seanca paraprake në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me dosjen e njohur “Partizani”. Në këtë seancë pritet të merret vendimi për kalimin ose jo për gjykim për Sali Berishën dhe të pandehurve të tjerë. SPAK nisi hetimet për Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi ka dyshime se ka nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij me qëllim përfitimin e pronës në kundërshtim me ligjin.
Ndërsa Malltezi u hetua për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Për Berishën e Malltezin, por edhe 3 persona të tjerë u caktuan masa sigurie prej tetorit të vitit 2023. Ish-kryeministri refuzoi të zbatonte masën e parë të caktuar nga gjykata e posacme dhe ndaj tij u caktua masa e dytë ajo e arrestit në shtëpi. Pas qëndrimit në banesë për më shumë se 11 muaj, atij iu shfuqizua masa shtrënguese, por me vendim të Apelit të Posaçëm në janar të këtij viti iu caktua detyrim paraqitje -

SHBA dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë marrëveshjen paraprake të bashkëpunimit bërthamor
Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake për bashkëpunimin energjetik dhe bashkëpunimin në teknologjinë civile bërthamore.
Lajmi është konfirmuar nga sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright gjatë një konference për shtyp në Riad këtë të diel.
Wright tha se më shumë detaje rreth bashkëpunimit bërthamor midis Uashingtonit dhe Riadit do të dihen më vonë në 2025.Top Channel
-

Shtyhet seanca për dosjen Partizani/ Gjokutaj: Në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal!
Është shtyrë sërish seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.Mësohet se është vendosur që seanca të zhvillohet në 11 prill në orën 09:30.
Shkak është bërë mungesa e një prej avokatëve për arsye shëndetësore. Seanca ndodhet ende në fazën nëse dosja duhet të kalojë për gjykim apo jo.Ndërkohë avokati i çështjes, Genc Gjokutaj tha se në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal.
“Në këtë seancë ishin konstatimet e prokurorisë ndaj qëndrimit tonë.
Ne e kemi shprehur që ditën e parë të këtij procedimi që në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal”, tha Gjokutaj. -

Dosja ‘Partizani’, shtyhet seanca paraprake për Berishën në GJKKO
Është shtyrë sërish seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.
Sipas burimeve për A2 CNN bëhet e ditur se është vendosur që seanca të zhvillohet në 11 prill të këtij viti.
Kujtojmë se Berisha është shprehur se është tërësisht i pafajshëm nga akuzat, të cilat i konsideron si të motivuara politikisht.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ‘arrest shtëpie’ për Berishën, të cilin e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre në dosjen ‘Partizani’.
Kujtojmë se Berisha qëndroi 333 ditë në ‘arrest shtëpie’ dhe më pas Gjykata vendosi ndaj tij që ta nxjerrë me masën ‘detyrim paraqitje’, pasi hetimi ndaj tij kishte përfunduar dhe ai nuk mund t’i prishte provat. -

Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për çështjen “Partizani”
Seanca paraprake për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” është shtyrë për datën 11 prill.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.
Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës paraprake është bërë mungesa e avokatit Klodian Skënderi në seancë. -

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca paraprake, shkak mungesa e avokatit të Malltezit
Është shtyrë për në datën 11 prill seanca paraprake për dosjen “Partizani”, ku është i akuzuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
Shkak u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderaj.Tashmë që të pandehurit kanë përfunduar me mbrojtjen, është radha e prokurorëve që t’i përgjigjen pretendimeve të avokatëve. Më pas, gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi pritet të vendosë më 11 prill për kalimin e dosjes për gjykim
Publikisht Berisha ka pranuar se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, por atë në themel, në mënyrë që ta pajisë Gjykatën e Posaçme me provat dhe dëshmitarët që do t’i sjellë mbrojtja.
Ish-kryeministri Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.
Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv. Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina. /vizionplus.tv -

Shtyhet senca për dosjen Partizani/ Gjokutaj: Në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal!
Është shtyrë sërish seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.Mësohet se është vendosur që seanca të zhvillohet në 11 prill në orën 09:30.
Shkak është bërë mungesa e një prej avokatëve për arsye shëndetësore. Seanca ndodhet ende në fazën nëse dosja duhet të kalojë për gjykim apo jo.Ndërkohë avokati i çështjes, Genc Gjokutaj tha se në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal.
“Në këtë seancë ishin konstatimet e prokurorisë ndaj qëndrimit tonë.
Ne e kemi shprehur që ditën e parë të këtij procedimi që në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal”, tha Gjokutaj.