Tag: paraprake

  • Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

    Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

    Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17 në Korçë.
    Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën. Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
    Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

  • E moshuara gjendet pa shenja jete në Korçë, ja çfarë dyshon policia

    E moshuara gjendet pa shenja jete në Korçë, ja çfarë dyshon policia

    Një 70 vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17. Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën. Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
    Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

  • Korçë/ 70-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj

    Korçë/ 70-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj

    Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës.

    Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme në pallat, ndërsa familjarët e saj lajmëruan policinë pasi disa ditë nuk kishin pasur kontakt me të.

    Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

  • “Ne nuk i ndahemi”/ Seanca paraprake për Ilir Metën, dy avokatët paraqiten në GJKKO, ja çfarë deklaroi një nga…

    “Ne nuk i ndahemi”/ Seanca paraprake për Ilir Metën, dy avokatët paraqiten në GJKKO, ja çfarë deklaroi një nga…

    Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ku pritet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.
    Para nisjes së seancës në GJKKO, u paraqiten edhe avokatet mbrojtës, Gylsen Zhllima dhe Kujtim Cakrani.
    “Duhet të kuptoni diçka, kjo gjykatë ose do ti kthehet ligjshmërisë, ose ne nuk i ndahemi”, i tha avokati Cakrani gazetarëve të pranishëm.

  • Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliaj, kryebashkiaku kërkon kohë për t’u njohur me dosjen

    Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliaj, kryebashkiaku kërkon kohë për t’u njohur me dosjen

    Është shtyrë seanca paraprake për kryebashkiakun Erion Veliaj këtë të premte.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Veliaj vazhdon të insistojë përmes avokatit duke kërkuar kohë për t’u njohur me fashikullin.
    Fashikulli nuk i është vënë në dispozicion Veliajt dhe për këtë arsye u shty gjyqi ndaj tij.

    Top Channel

  • GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn/ Avokati: I pandehuri nuk është njohur me dosjen

    GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn/ Avokati: I pandehuri nuk është njohur me dosjen

    Avokati i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Artan Gjermeni ka treguar shkakun e shtyrjes së seancës paraprake. Gjermeni në GJKKO ka deklruar se Veliaj nuk është njohur akoma me dosjen.
    Ndërkohë që seanca paraprake e radhës për Veliajn do të mbahët në datën 12 dhjetor në orën 09:30.
    Për çfarë akuzohet Veliaj?
    SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
    Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
    Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

  • Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

    Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

    Shtyhet për në 12 dhjetor seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”. Ditën e sotme përfundoi mbrojtjen ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila përmes avokatit të saj, kërkoi pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka vepër penale.
    Nga të gjithë të pandehurit në dosje, ka mbetur pa bërë mbrojtjen kryebashkiaki i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, biznesmeni Gentian Sula, Shkëlqim Fusha si dhe shoqëritë.
    GJKKO do të vendosë nëse çështja e Veliajt do të kalojë për gjykim apo jo.

  • Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’, e radhës më 12 dhjetor

    Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’, e radhës më 12 dhjetor

    Ka përfunduar seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 12 dhjetor.

    Nga të pandehurit, mbrojtjen nuk e kanë bërë ende Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, të cilët pritet të dëgjohen gjatë seancës së ardhshme.

    LEXO EDHE: 

    Ndihmoi Veliajn, Bushka në seancë paraprake me 2 kërkesa: pushim çështjeje ose gjykim të shkurtuar

    Në GJKKO u zhvillua sot seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e kaluar, ku Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes. Ai kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese.

    Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

  • Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

    Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

    Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO, ku zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës.
    Abule akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK.
    Seanca e kaluar, ku Erion Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes. Ai kërkoi gjithashtu që të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese.
    Erion Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
     

  • Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn

    Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn

    Gjykata e Posaçme (GJKKO) mblidhet këtë të premte (5 dhjetor) në orën 09:00 për seancën e radhës paraprake për dosjen “Veliaj”, ku pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim apo rikthim të dosjes në SPAK për hetime të mëtejshme.
    Në seancën e mbajtur tre ditë më parë, GJKKO pranoi kërkesën e artikuluar nga Veliaj për më shumë kohë për t’u njohur me aktet. Pjesë e kësaj seance, ishte dhe Kryebashkiaku Veliaj i  cili e konsideroi një absurd tragjikomik vonesën e vënies në dispozicion të dosjes ndaj tij.
    Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.
    Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.