Tag: paraprak

  • Atentati në Durrës, policia informacion paraprak për vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja

    Atentati në Durrës, policia informacion paraprak për vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja

    Policia ka identifikuar viktimën e atentatit në Durrës si Ermir Dedja. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorët.

    Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke këqyrur kamerat e sigurisë në zonë për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e tyre.
    Durrës/Informacion paraprak
    Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
    Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Top Channel

  • “Kemi një mekanizëm gati primitiv”, Celibashi: Rezultati përfundimtar del në fund të javës!

    “Kemi një mekanizëm gati primitiv”, Celibashi: Rezultati përfundimtar del në fund të javës!

    Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij, do të vijë për shkak të numërimit të votës së Diasporës, pasi për votimin brenda vendit, parashikohet të kemi një rezultat paraprak brenda pasdites së të mërkurës.
    “Procesi i numërimit është shumë i lodhshëm fizikisht, me stres. Fieri ishte tipik dhe aty u angazhua KQZ për ta vendosur procesin në normalitet. Është normale që njerëzit të lodhen sepse disa prej tyre kanë më shumë se 24 orë që po merren me zgjedhjet. Por duhet që partitë politike, të cilët kanë propozuar numëruesit, të ndërtojnë një skemë të zëvendësimit me turne të numëruesve. Nuk mund të rrijë një njeri 20 orë duke u marrë me dokumentacionin zgjedhor. Duhet të gjendet një zgjidhje”, tha Celibashi në një intervistë për A2 CNN.
    I pyetur nëse konstaton sfida të reja, Celibashi tha se problemet përsëriten prej vitesh. “Për fat të keq, konstatoj se partitë politike, sapo përfundojnë zgjedhjet, pak vullnet kanë për t’i adresuar këto probleme të cilat ne i konstatojmë, përfshi votimin dhe numërimin. Për KQZ, sfidë e shtuar është votimi nga jashtë”.
    Celibashi bëri thirrje se tashmë ka ardhur koha që në Shqipëri të votohet dhe numërohet vota në mënyrë elektronike. “Në gjykimin tim kemi një mekanizëm gati primitiv të procesit të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Mendoj që duhet të zgjerohet si mënyrë votimi. Mendoj që për të gjithë nuk ka më dilema në lidhje me integritetin e këtij procesi dhe do të ishte me dobi që në zgjedhjet e ardhshme ky sistem të shtrihej edhe më gjerë. Besoj deri në fund të kësaj jave do ta kemi rezultatin e plotë paraprak si për subjektet zgjedhore si për kandidatët. Votimi brenda vendit besoj do ta kemi brenda të mërkurës pasdite. Ndërsa për votimin brenda vendit dhe atij jashtë vendit, do ta kemi në fundjavë”, u shpreh ai.

  • “BE nuk ndërhyn në zgjedhje”, ambasadori Gonzato hedh poshtë akuzat për ndikimin në raportin paraprak të ODIHR

    “BE nuk ndërhyn në zgjedhje”, ambasadori Gonzato hedh poshtë akuzat për ndikimin në raportin paraprak të ODIHR

    Në kuadër të mbështetjes së procesit zgjedhor, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
    Në përfundim të takimit, Gonzato u pyet nga gazetarët mbi pretendimet e ngritura nga media për ndërhyrje të tij në raportin paraprak të OSBE/OSIHR.
    “Bashkimi Europian, të cilin unë përfaqësoj këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëj një hap te rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar tek ODHIR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht i pavërtetë. Nëse njerëzit me njohin mua dhe BE e dine se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjinë e përdorur nga ODHIR në raportet e tij. ODHIR është toalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre”, tha ambasadori Gonzato.

    Diplomati i BE-së, iu shmang pyetjes mbi lobimin 6 milion dollarësh të PD në SHBA.
    “Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente, tha Gonzato.
    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, zbardhi detaje të takimit me dyer të mbyullura me ambasadorin.
    “Shkëmbyem mendime në lidhjje me momentin e këtyre përgatitjeve, ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë KQZ. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje për integritet”, tha Celibashi.
    Por deri në çfarë date do të qëndroj zarfi i votuesve në zyrat e postës?
    “Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jsahtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj”, tha kryekomisioneri.
    I pyetur për SPAK dhe strukturën e posaçme të ngritur për monitorimin e krimit zgjedhor,  Celibashi konfirmoi që po shqyrtohen disa raste konkrete që janë raportuar./vizionplus.tv

  • “Gonzato hoqi emra nga raporti i ODIHR”, pas djalit të Trump, Berisha del blof edhe me BE-në

    “Gonzato hoqi emra nga raporti i ODIHR”, pas djalit të Trump, Berisha del blof edhe me BE-në

    Pas djalit të Donald Trump dhe Richard Grenell, edhe Bashkimi Europian ka përgënjeshtruar Sali Berishën.
    Në një reagim në Facebook, delegacioni i BE në Tiranë përgënjeshtroi një lajm të publikuar në portalin e familjes Berisha ku pretendohet se “Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR.
    “Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë.
    Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në reagim.
    Kujtojmë se në një artikull të publikuar sot, portali i familjes Berisha pretendon se ambasadori Gonzato ka ndërhyrë në momentin e fundit për të hequr disa emra konkretë nga raporti paraprak për zgjedhjet e 11 majit.
    Në artikull pretendohet se në raport ka pasur emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral, por janë fshirë.
    “Raporti paraprak për zgjedhjet i OSBE/ODIHR dukej se ishte kritik, por në momentet e fundit me ndërhyrjen e ambasadorit te BE në Tiranë, Silvio Gonzato janë hequr disa emra konkretë nga raporti.
    OSBE/ODIHR ka pasur në raport emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral, por që me ndërhyrjen e zyrtarëve të BE në Tiranë, emrat janë hequr nga raporti”, shkruhet në lajm.

  • Ekskluzive/ Kush janë emrat që OSBE hoqi dje nga raporti paraprak?

    Ekskluzive/ Kush janë emrat që OSBE hoqi dje nga raporti paraprak?

    OSBE/ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ku thuhet se “ka raste të vazhdueshme korrupsioni të profilit të lartë dhe shqetësime në rritje mbi qeverisjen demokratike dhe lirinë e shprehjes”.

    Raporti paraprak për zgjedhjet i OSBE/ODIHR dukej se ishte kritik, por në momentet e fundit me ndërhyrjen e ambasadorit te BE në Tiranë, Silvio Gonzato janë hequr disa emra konkretë nga raporti.

    OSBE/ODIHR ka pasur në raport emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral, por që me ndërhyrjen e zyrtarëve të BE në Tiranë, emrat janë hequr nga raporti.

    Ky vendim ka ardhur me argumentin që Shqipëria ka hapur negociatat dhe nuk mund ta vizatojmë si vend me krim dhe manipulim zgjedhjesh.

    Sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, këto zgjedhje përfaqësojnë një tjetër moment kyç për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e proceseve demokratike në Shqipëri, sidomos në kuadër të negociatave të saj të vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin Europian.

    Raporti thekson se shumica e sugjerimeve për përmirësim të procesit zgjedhor bërë nga kjo organizatë mbeten të pazbatuara.

  • Rekursi për masën detyrim paraqitjeje, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, nuk përjashton trupën gjykuese

    Rekursi për masën detyrim paraqitjeje, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, nuk përjashton trupën gjykuese

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë rekursin kundër masës “detyrim paraqitjeje”. Berisha kishte kërkuar largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj, duke argumentuar se ata kishin qenë pjesë e fazës së hetimit paraprak dhe kishin dhënë të paktën gjashtë vendime në disfavor të tij. Sipas kërkesës së tij, pjesëmarrja e tyre në këtë fazë krijon papajtueshmëri ligjore për të shqyrtuar kërkesa në faza të tjera të procesit penal. Por, Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Berishës, ndërkohë që seanca për shqyrtimin e rekursit për masën detyrim paraqitjeje zhvillohet më 14 prill. “Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni kanë qenë gjyqtarë të “hetimit paraprak” dhe në këtë cilësi kanë dhënë të paktën 6 vendime, të gjitha në disfavor të kërkuesit z.Sali Berisha.
    Bazuar në nenin 15 të K.Pr.Penale në cilësinë e gjyqtarit të hetimit paraprak, gjyqtarët e sipërcituar kanë papajtueshmëri të gjykojnë kërkesa në faza të tjera të gjykimit. Në datën 15.10.2024 siç pranohet nga vendimi objekt rekursi ka përfunduar faza e hetimit paraprak, pasi prokuroria ka paraqitur kërkesë për gjykimin e procedimit penal nr. 287/2020. Përfshirja e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni në hetimin paraprak të procedimit penal nr. 287/2020 nuk ka qenë rastësore, dhe jo thelbësore, pasi kanë shqyrtuar të paktën 6 rekurse të kërkuesit z.Sali Berisha. Pra, pjesëmarrja e tyre në hetim paraprak nëpërmjet vendimmarrjes ka qenë e madhe, duke u shprehur për i-nevojat fillestare të hetimit, ii- ligjshmërinë e procedurës së zëvendësimit të masave të sigurimit; iii- proporcionalitetin e kufizimeve të paparashikuara në ligj në lidhje me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, gjatë gjykimit të kërkesave për revokim mase sigurimi, si dhe për iv-mjaftueshmërinë e argumenteve të prokurorisë për vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” etj.
    Bazuar në faktin që kanë dhënë të paktën 6 vendime gjatë hetimit paraprak, pozita e tyre si “gjyqtarë të hetimit paraprak” ka qenë e qëndrueshme”, thuhej në kërkesën e Berishës. Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë. Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit, Engert Pëllumbi. Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu. Të akuzuar në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

  • Papunësia në Kosovë mbetet 10,7%, sikurse në vitin 2023

    Papunësia në Kosovë mbetet 10,7%, sikurse në vitin 2023

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë të vitit 2024. Situata nuk ka ndryshuar fare që nga viti 2023, duke mbetur e njëjta shkalla e papunësisë në 10,7%. Kosova vazhdon të përballet me sfida të mëdha në tregun punës, e karakterizuar një shkallë të lartë të papunësisë, ekonomia joformale e konsiderueshme dhe pabarazia në politikat dhe praktikat e punës.Ndërkohë, shifrat e punësimit në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësuese, me shifrat që tregojnë ende një shkallë të lartë të papunësisë dhe një pabarazi gjinore të theksuar.Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e fundit ka treguar se në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla papunësisë në Kosovë ishte 10,7%, kjo përqindje nuk ka ndryshuar fare në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2023.“Shkalla e papunësisë ishte 10,7%, identike sikurse në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte 21,2% (5,0% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (57,0 %), mirëpo vërehet një rënie e përqindjes (-2,8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar (75,0%), krahasuar me meshkujt (39,1%):, thuhet në raportin e ASK-së.Agjencia e Statistikave ka treguar se rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë (1 074 704) janë popullsi në moshë pune (85 960 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Persona aktivë ishin 461 675 (8 862 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Persona joaktivë ishin 613 029 (87 536 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Persona të punësuar ishin 412 482 (7 668 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Persona të papunësuar ishin 49 194 (1 193 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Sipas këtij raporti rritje në punësime ka pasur më shumë tek meshkujt se sa tek femrat.“Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 55,9% (2,8% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Kurse përqindja e femrave të punësuara ishte 20,8% (1,2% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Shkalla e punësimit ishte 38,4% (2,5% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak)”.ASK thotë se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim në Kosovë.“Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim vazhdojnë të jenë: tregtia me 20,2%, ndërtimtaria 11,9%, prodhimi me 11,4%, arsimi me 9,2%, administrata publike dhe mbrojtja me 7,9%, etj. Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor me 51,2% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 47,5%.Papunësia mbetet një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Kosovës.Në Pulsin Publik të UNDP-së, në anketën e muajit maj 2024, thuhet se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet thelbësore (12.7). %) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.Paga mesatare e tyre sillet në rreth 570 euro. Në fund të tetorit vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim për rritjen e pagave në sektorin publik – për 55 euro nga janari i vitit të ardhshëm dhe për 55 euro të tjera nga korriku.Paraprakisht, në fund të gushtit, Qeveria e Kurtit vendosi edhe për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Me vite, ajo ishte 130-170 euro.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.