Tag: paraprak

  • Gjyqi paraprak për dosjen “Veliaj”, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

    Gjyqi paraprak për dosjen “Veliaj”, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

    Këtë të premte po zhvillohet gjyqi paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të akuzuarve të tjerë, mes tyre ish-deputetes Klotilda Bushka e cila akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Në seancën që po zhvillohet me dyer të mbyllura raporton gazetarja Anila Hoxha, avokatët kanë kërkuar sërish nxjerrin nga “kafazi të Erion Veliajt”.
    Të pandehurit e tjerë po parashtrojnë përmes avokatëve kërkesat e tyre, mes tyre edh Bushka, e cila ka kërkuar pushim të çështjes.
    Veliaj nuk është i pranishëm, ndërsa kërkesës së tij për ta nxjerrë nga kafazi, gjykata iu përgjigj: “Për të pandehurit nën arrest gjykatat po procedojnë në këtë mënyrë prej vitit 1993”.

    Top Channel

  • Shqipëria me bankën e parë digjitale, miratohet VKM nga Këshilli Ministrave

    Shqipëria me bankën e parë digjitale, miratohet VKM nga Këshilli Ministrave

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të bëhet banka e parë plotësisht digjitale në vend.
    Vendimi i miratuar sot jep miratimin paraprak për licencimin e bankës, një hap i rëndësishëm që i mundëson subjektit të nisë të gjitha përgatitjet për hyrjen në tregun bankar shqiptar.
    Sipas njoftimit, JET Bank parashikohet të operojë mbi teknologji të avancuar dhe një model tërësisht të digjitalizuar, duke vënë në qendër thjeshtësinë, sigurinë dhe përvojën e klientit. Misioni i saj është të sjellë një qasje moderne në shërbimet financiare, duke u larguar nga formatet tradicionale dhe duke synuar të transformojë mënyrën se si qytetarët dhe bizneset marrin shërbime bankare.
    Procesi i licencimit zhvillohet në dy faza, sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”: miratimi paraprak dhe më pas licenca përfundimtare. Pas miratimit të sotëm, JET Bank ka në dispozicion deri në 12 muaj për të përmbushur të gjitha kërkesat ligjore e rregullatore, nga derdhja e kapitalit, te ngritja e infrastrukturës teknike dhe organizative.
    JET Bank është institucioni i dytë që merr miratim paraprak për të hyrë në tregun bankar shqiptar, pas bankës turke Ziraat, që ka kaluar këtë fazë më herët.

  • Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, zbulohet autori! Policia: Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait

    Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, zbulohet autori! Policia: Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait

    Zbulohet autori i vrasjes në Gjormë të Selenicës.
    Vlorë/Informacion paraprak në vijim
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
    Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Dumani 7 orë ‘llogari’ para Kuvendit: Çështjet e ‘nxehta’ në ‘lupën’ e SPAK

    Dumani 7 orë ‘llogari’ para Kuvendit: Çështjet e ‘nxehta’ në ‘lupën’ e SPAK

    Altin Dumani

    TIRANË-Seanca e 27 tetorit shënoi dhe raportimin e fundit të kreut të SPAK! Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme përfundon në 18 dhjetor 2025, por ajo që lë pas janë hetimet që bëjnë bashkë biznesmenë, figura politike dhe krimin. Në rreth 7 orë, i vendosur para Kuvendit, Dumani iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke shpalosur çështjet në ‘sitën’ e SPAK. Por le ti shohim me radhë, nga verifikimet, hetimet paraprake deri tek ato në dyert e Gjykatave.
    Pyetja e parë që mori përgjigje ishte afera e inceneratorëve.
    SPAK ka hetuar 71 persona, duke veçuar inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, ku tashmë ka kaluar në shqyrtim nga Gjykatat. Sa i përket atij të Tiranës, Dumani u shpreh se hetimi vazhdon.
    “Po hetohet edhe për fakte penale dhe persona të tjerë, për t’i trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, këto dy procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe i kanë gjetur një drejtë kualifikim ligjor të gjetur nga SPAK. Kemi hetuar 71 persona, të të gjitha niveleve. Hetimi vazhdon për inceneratorin e Tiranës,”-u shpreh Dumani.
    Një përgjigje e kishte edhe për dy temat e ‘nxehta’ aktuale, si ai i ‘Aeroportit të Vlorës’ dhe pretendimeve se  zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është thirrur në SPAK apo është marrë person në hetim.
    Sa i përket ‘Aeroportit të Vlorës’ çështja është në SPAK dhe ka një hetim paraprak. Dumani deklaroi se Gjykatës e Tiranës ka bllokuar veprimet mes aksionarëve dhe vendimet e mundshme, por nuk dha detaje apo informacione shtesë rreth çështjes pasi është në hetim paraprak.
    “Ju përmendët Aeroportin e Vlorës dhe çështje të tjera, unë nuk mund të jap shpjegime dhe informacione për çështje të cilat janë ë fazën e hetimit paraprak. Me skandalin dhe vendimin e Gjykatës së Tiranës që ka bllokuar veprimet mes aksionarëve dhe vendimet e mundshme. Por nuk mund të jap shpjegime të tjera apo informacione për çështje që janë në hetimin paraprak”, tha Dumani.
    Në lidhje me zëvëndëskryeministren Belinda Balluku, kreu i SPAK pranoi se ka një hetim, por në përgjigje nuk dha asnjë koment më tepër. Hetimi për Ballukun është në dorën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, për të cilin Dumani u shpreh se ka ofruar mbështetjen dhe nuk ka ndërhyrë për të bllokuar hetimin.
    “Është çështje në hetim, nuk kam për të dhënë asnjë koment. Të gjithë prokurorët kanë mbështetjen time si drejtues. Jam në komunikim të përhershëm me prokurorin dhe deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim. Ka gjithë mbështetjen time për çështjet që ka në ndjekje. Në asnjë rast nuk kam qenë bllokues hetimesh, përkundrazi jam munduar të krjioj një ambient ku prokurorët të ndihen të lirë,”-u përgjigj Dumani.
    Afera me aksin Thumanë-Kashar, ishte një tjetër pyetje që mori përgjigje nga Altin Dumani. Në lidhje me të kreu i SPAK, deklaroi se po bëhen verifikime në kuadër të hetimit të një tjetër çështje penale. Aksi është autostrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, me 4 korsi dhe shpejtësi projektimi deri 130 km/orë. Rruga u projektua si pjesë e programit qeveritar “1 Miliardë” (Partneritetet Publik-Privat të lancuara në 2017) dhe synonte të dublojë pjesërisht rrugën ekzistuese Thumanë–Fushë Krujë dhe segmentin e aeroportit të Tiranës. Opozita ka hedhur akuza duke e cilësuar autostradë Thumanë-Kashar, aferë galopante, procedurën e ndërtimit, duke renditur renditi shkelje, që nga ndryshimi i afateve te kontrata e deri te izolimi i banorëve të zonës.
    “S’mund të jap informaciome se është në kuadër të verifkimit dhe hetimit të një tjetër çështje penale”,- tha Dumani.
    Duke qënduar tek projektet rrugore, një hetim ka nisur edhe për tunelin e ‘Llogarasë’. Dumani sërish me rezerva nuk dha detaje të tjera, ndërsa u shpreh se çështja është në hetim paraprak. Hetimi filloi nga një kontratë e fituar nga kompania e ish-ortakut të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Evis Berberi në biznes, Valter Begaj, për mbikëqyrjen e punimeve të një prej veprave më të rëndësishme në bregun e jugut. Si Berberi ashtu dhe Begaj u arrestuan marsin e vitit të kaluar, dhe janë nën hetim të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, kjo kompani është përdorur për të devijuar para, drejt një tjetër kompanie, “Daam”, në letër në pronësi të Begajt, por që sipas hetuesve ishte në zotërim indirekt të Berberit.
    “Sa kohë që janë çështje në hetim paraprak, nuk mund të jap asnjë lloj të dhëne dhe asnjë lloj informacioni. Koha është e rëndësishme dhe në hetimin e çështjeve penale, por ajo që prokurorët e posaçëm kanë parasysh në hetimet e procedimeve penale është respektimi i kodeve të procedurës penale që parashikojnë afatet e hetimeve. Çdo prokuror duhet të respektojë ato afate, nuk është taksative. Edhe unë të isha në vendit tuaj do më dukej kohë  gjatë, por duhet marrë në konsideratë rëndësia e çështjes, specifika e çështjes, ngarkesa e prokurorëve, e të tjera. Sa kohë janë brenda afateve procedurale, nuk mund të them që janë zvarritur,”-deklaroi kreu i SPAK.
    Tenderët për anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” janë po ashtu në ‘lupën’ e SPAK. Dumani u përgjigj për opozitën se ka një hetim, por çështjet janë në fazën paraprake dhe nuk mund të ndajë informacione të tjera. 
    Lidhur me tenderat e anijeve, deputeti i PD, Klevis Balliu tha: “Çfarë vështirësie ka në çështjen e ‘Tiger 1’ dhe ‘Tiger 3’, kur vetë kompania raporton në SHBA se ka fituar një tender në Shqipëri, ndërkohë që tenderi nuk është kryer ende dhe procedura kryhet disa muaj pasi është shpallur në Amerikë?”
    Dumani u përgjigj se nuk kishte shkelje të afateve procedurale: Për sa kohë që çështjet janë nën hetim paraprak, nuk mund të jap informacion në lidhje me pyetjen e Balliut. Koha është e rëndësishme, por ajo që respektojnë prokurorët specialë është afati i hetimit.
    Një hetim ka nisur nga SPAK edhe për abuzimet me fondet e IPARD! Programi i IPARD II parashikonte një fond total prej 146 milionë euro, nga të cilat 112 milionë euro janë fondet të BE-së dhe pjesa tjetër financim i qeverisë shqiptare. Hetimi për IPARD II fillimisht nisi në 2023 nga OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit). Dumani deklaroi para Kuvendit se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa për momentin nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor. Kreu i SPAK pa përmendur emra, u shpreh se po hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme.
    “SPAK ka regjistruar një procedim të tillë për fondet IPARD. Çështja është në hetim dhe po bashkëpunohet ngushtë me OLAF. Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme,- tha Dumani.
    Ndryshe nga dosjet e tjera, ‘Xibraka’ nga SPAK ka kaluar sërish në duart e Policisë së Shtetit. Hetimet janë pezulluar. Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e Olsi Ramës në trafikimin e lëndëve narkotike.
    “Kjo ka të bëjë me laboratorin e Xibrakës dhe Balliu i referohet një hetimit të SPAK për implikimin e mundshëm të Olsi Ramës në trafikim të narkotikëve. SPAK rifilloi hetimet, kreu veprimet e nevojshme dhe në përfundim konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk u zbuluan autorët e veprës penale  dhe hetimet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Policisë së Shteit,”-u shpreh Dumani.
    Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK, pas akuzave të opozitës se ajo ka fshehur dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke. Dumani u shpreh se çështja është regjistruar si procedim penal në vitin 2025, por për sa kohë që është çështje në hetim, nuk jep shpjegim.
    “Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim; është në vlerësim të prokurorit të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej, nëse ka të ngrejë akuzë ndaj personit të kallëzuar. Sa kohë që është çështje në hetim, nuk jap shpjegim”,– tha Dumani në Kuvend.
    Çështja me të cilën e mbylli, ishte dosja ‘McGonigal’. Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka. Në lidhje me dosjen Dumani u shpreh në Kuvend se ka një hetim paraprak.
    “Hetim paraprak dhe nuk mund të jap asnjë informacion dhe asnjë të dhënë. E mbyll me këtë”, tha Dumani.
    Teksa dosjet janë në një fazë hetimi paraprak, kreu i SPAK u pyet edhe për figura politike të cilat janë vendosur para betejës me drejtësinë, konkretisht ish-kreun e PL, Ilir Meta, ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe  ish-ministrin Arben Ahmetaj.
    Për këtë të fundit, Dumani u shpreh se pë SPAK, Ahmetaj është një person i shpallur në kërkim për inceneratorët dhe deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Madje ‘e ftoi’ në bashkëpunim, teksa u shpreh se nëse është i mirëpritur nëse dëshiron të bashkëpunojë me drejtësinë. Sa i përket Erion Veliajt, Dumani u shpreh se nuk kanë përfunduar hetimet paraprake dhe nuk mund të merret i pandehur.
    “Lidhur me pyetjen që nuk kam marrë ende të pandehur Veliajn, nuk kanë përfunduar hetimet paraprake. Deklarime publike të tij vlerësohen rast pas rastit, për ne është fajtor për pastrimin e produkteve penale. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur,”-u shpreh kreu i SPAK.
    Sa i përket arrestimit të ish-presidentit, Ilir Meta, Dumani u shpreh se prangosja e tij ishte përgjegjësi e Policisë dhe jo e Prokurorisë. 
    “Përsa i përket pyetjes se përse nuk u hetuan policët që zbatuan urdhrin e arrestit të SPAK ndaj Ilir Metës, e thashë, është kompetencë e Prokurorisë së Juridiksionit Tiranë dhe jo e Prokurorisë së Posaçme. Nuk ishte subjekt i SPAK-ut ai rast dhe ndaj nuk është hetuar”, tha Dumani shkurtimisht.
    Afera, dosje dhe personazhe në hetim, ky ishte raportimi kreut të SPAK, Altin Dumanit, por deri në mbarimin e fazës paraprake të hetimit do të duhet të presim për çështjet konkrete, emra të pandehur apo dënim i formës së prerë…

  • Sa do t’u kushtojë qytetarëve aeroporti i Vlorës ? Berisha akuzon qeverinë – Hajdutë…

    Sa do t’u kushtojë qytetarëve aeroporti i Vlorës ? Berisha akuzon qeverinë – Hajdutë…

    Pas mbarimit të raportimit të kreut të SPAK në parlament dhe përgjigjes ndaj pyetjes së opozitës, menjëherë mori fjalën për procedurë Sali Berisha.
    Kryedemokrati kritikoi raportimin e Dumanit, teksa e quajti si avoka të vjedhjeve më të mëdha në vend.
    Më pas Berisha foli për vjedhjet sipas tij me tunelin e Llogarasë dhe Aeroportit të Vlorës, nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Rama.
    Sali Berisha: Ishte një rast unik për jetën e atyre që ndoqën këtë seancë. Se si parnë grupin e mëkatarëve të strukur, të pëulur gjer në dhe. Se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi i cili po penalizon më shumë se cilido tjetër qytetarin e thjeshtë. Ju avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni se për qytetarët shqiptarë se vetëm me CEZ kanë humbur 630 mln euro për shkak të pazarit të Ramës me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe Dumanërët.
    Ai që e pëson nga ky qëndrim i tyri është qytetari shqiptar i cili pagoi sa qimet e kokës 430 mln euro inceneratorët. Dhe ai thotë se e kam në hetim paraprak, nuk mund të bëhet më i shpifur. Por çfarë hetimi paraprak mor. Janë 400 mln që nuk ekzistojnë. I kanë paguar njerëzit e varfër. Ai thotë po vazhdoj hetim paraprak. Mashtrues ordiner, përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën.E dini ju kush është dënuar për djegësin e Tiranës? Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim. U dënua se u gjetën pllakat e banjos. A e dini ju o qytetarë se të marrë së bashku bëjnë 1 mld euro, dyfishim pensionesh, dyfishim rrogash. Nuk i ka vjedhur Altin Dumani. Por është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi. Ju flisni për hetime, është 50 mln euro tuneli i Llogarasë, 140 mln euro gjoba për Aeroportin e Vlorës, që do ta marrë tani Lubia me Edi Ramën.
    A i bëjnë së bashku 210 mln? Nuk mund të hetohet Edi Rama me 21 mln euro shpenzime udhëtime në 2 vite se e mbron Altin Troplini. Nuk lejoi krijimin e komisionit parlamentar se me avionin e tij transportonte narko euro ose drogë? Të gjitha këto janë shpenzime mbi shpatullat e atyre që numërojnë kafshatën. I marrin paratë Lubitë. Nuk kemi gjë ne personale, do dal te çështja personale me Dumanin. Sa janë vjedhur me energjinë elektrike? Vetëm në një vit 300 mln euro.

  • Gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi shkon në SPAK/ Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e masës së sigurisë

    Gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi shkon në SPAK/ Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e masës së sigurisë

    Këtë të enjte është parashikuar të mbahet gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se gjyqi pritet të shtyhet, për shkak të bojkotit të avokatëve.
    Në dyert e SPAK është paraqitur ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi si dhe avokati i ish-presidentit.
    Ndërkohë, sot Meta pati sërish seancë në Apel, e cila rrëzoi kërkesën e tij për heqje të masës së sigurisë.

    Top Channel

  • Video/ Sot gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi paraqitet në SPAK

    Video/ Sot gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi paraqitet në SPAK

    Këtë të enjte është parashikuar të mbahet gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se gjyqi pritet të shtyhet, për shkak të bojkotit të avokatëve.
    Në dyert e SPAK është paraqitur ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi si dhe avokati i ish-presidentit.
    Ndërkohë, sot në orën 14:00, Meta ka sërish seancë në Apel, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për heqje të masës së sigurisë.

    Top Channel

  • Tiranë/ Vritet me thikë 50-vjeçari në Babrru, u gjet i vdekur në mes të rrugës (VIDEO)

    Tiranë/ Vritet me thikë 50-vjeçari në Babrru, u gjet i vdekur në mes të rrugës (VIDEO)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.
    Policia ka dhënë informacionin paraprak për ngjarjen, ku thuhet se rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.  
    Sipas bluve nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës. 
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. 
    Kamëz/Informacion paraprak 
    Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
     
     
     
     
     

  • E rëndë në Malësinë e Madhe, 81 vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu. (Detajet)

    E rëndë në Malësinë e Madhe, 81 vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu. (Detajet)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malsinë me Madhe mengjesin e kësaj të Diele. Sipas informacionit paraprak të policisë, një 81 vjeçar me inicialet A. J është vetëvrarë me armë gjahu.
    Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:25 në banesën e viktimës, në fshatin Gruemirë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Malësi e Madhe/Informacion paraprak
    Rreth orës 03:25, në banesën e tij, në fshatin Gruemirë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. J., 81 vjeç.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Varka me shqiptarë përplaset në Greqi, mes shkëmbinjve

    Varka me shqiptarë përplaset në Greqi, mes shkëmbinjve

    Një hetim paraprak po kryhet nga Roja Portale e Ormos Panagias e Departamentit të 3-të Portual të Neos Marmaras
    Një varkë me shtatë persona në bord u përplas në një breg shkëmbor në Diaporos, mesditën e së martës më 8 qershor, në ishullin Diaporos, në Halkidiki.
    Zyrtarët e Autoritetit Portual shkuan menjëherë në vendngjarje, ku zbuluan se në bordin e mjetit të marrë me qira ndodheshin shtatë shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas amerikan. Gjithashtu bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja dhe janë transferuar në Qendrën Shëndetësore Agios Nikolaos dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Poligjiros.
    Një hetim paraprak po kryhet nga Roja Portale e Ormos Panagias e Departamentit të 3-të Portual të Neos Marmaras, ndërsa nuk u vu re ndotje detare nga incidenti.
    gijotina.com/