Tag: paralizuar

  • ‘PD në gjendje të paralizuar’/ Krasniqi: Duhet rrugëdalje, mungon analiza e duhur brenda partisë

    ‘PD në gjendje të paralizuar’/ Krasniqi: Duhet rrugëdalje, mungon analiza e duhur brenda partisë

    Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën e opozitës, teksa u shpreh se Partia Demokratike në Shqipëri është në gjendje të paralizuar.
    I ftuar në një studio televizive, Krasniqi u shpreh se një nga rrugëdaljet, është drejtimi për një periudhë njëvjeçare pa përfshirë në krye figura si lideri historik Sali Berisha.
    Sipas Krasniqit, brenda PD-së nuk po bëhen analizat e duhura për qëndrimet politike të opozitës, por vetëm takime rutinë.
    “Ka një rrugëdalje të opozitës: dialog, drejtim kolegjial e konsensual për një periudhë njëvjeçare, pa përfshirë në krye figura si Sali Berisha apo të tjerë që konsiderohen liderë historikë të PD-së. Ribashkimi në shtator–tetor dhe reformimi programor me qasje perëndimore mbeten domosdoshmëri, ashtu si edhe krijimi i një liste të përbashkët kandidatësh me mbi një të tretën prurje të reja, e vetmja mënyrë për të rikthyer votën refuzuese dhe liberale në vend. PD ndodhet në një gjendje të paralizuar, ku dy organet themelore, Këshilli Kombëtar dhe grupi parlamentar, nuk ushtrojnë asnjë funksion. Ai theksoi se këto dy struktura duhet të përcaktojnë qëndrimet politike të opozitës për zgjedhjet, reformën në drejtësi, raportet ndërkombëtare, demokracinë e brendshme dhe luftën ndaj korrupsionit, por sot ato janë “jashtë loje”. Partitë sajojnë tema të reja, organizojnë takime rutinë dhe flasin për analiza që realisht nuk bëhen. Në rrethe ka vetëm fjalime dhe improvizime. Drejtuesit e sotëm të opozitës i përkasin një kategorie tjetër: “pjesës së milionerëve të Shqipërisë”, të cilët janë komodë me tranzicionin dhe humbjen, pa interes për ndryshim real”,-tha Krasniqi.

  • “Qeveria po e mbyt Shqipërinë nga skandalet, siç e mbyt uji qytetet”, Salianji kërkon largimin e Ramës

    “Qeveria po e mbyt Shqipërinë nga skandalet, siç e mbyt uji qytetet”, Salianji kërkon largimin e Ramës

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër për përmbytjet që kanë paralizuar vendin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për keqqeverisje sistematike.

    “Shqipëria shkretohet çdo stinë nga keqqeverisja që prodhon mjerim: digjet në verë nga zjarri, në dimër ngrin nga acari dhe këto ditë është paralizuar nga përmbytjet, ndërkohë që qeveria është përmbytur nga korrupsioni dhe skandalet e nuk merr dot frymë duke mbytur veten e fatkeqësisht dhe vendin,” shkruan Salianji.

    Ai vijon: “Rrinë dhe i vështrojnë nga luksi i zyrave ose nga lartësia e avionëve që çojnë llokma Shqipërie jashtë, si paja për influenca politike. E gjitha sepse qeveria që nuk del nga vota e lirë nuk përfaqëson qytetarët dhe as u shërben atyre.”
     
    Në fund të reagimit, Salianji bën thirrje të hapur: “Qeveria dhe Rama duhen larguar një orë e më parë që të marrë frymë Shqipëria.”

  • Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

    Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

    Reperi Getinjo ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë, i cili e ka lënë të paralizuar nga njëra anë. Në një mesazh prekës, ai shprehu se i moshuari, me shumë mundim, ka arritur të shkruajë vetëm fjalën “Ndihmë” në një letër.
    “Babgjyshi jem pas një sulmi në kokë mbeti gjysmë i paralizuar dhe me shumë mundim krejt çka mujt me shkrue në fletë ishte fjala ‘Ndihmë’. Zoti i ndihmoftë,” shkroi ai ndër të tjera.
    Në një tjetër reagim emocional, artisti tregoi se gjyshi i tij, i cili është 85 vjeç dhe ka kaluar dramat e humbjes së dy djemve, ende shfaq dëshirë të jetojë dhe kërkon ndihmë për t’u mbajtur në jetë.
    “Kur një plak 85 vjeç që i ka shti në dhe 2 djem të vet edhe e don jetën hala edhe lyp ndihmë… të kallxon sa e ëmbël është jeta,” shkroi Getinjo, duke reflektuar mbi forcën dhe vullnetin e të moshuarit.
    Ai shtoi një mesazh për brezin e sotëm, duke i kujtuar se jeta duhet shijuar sa është koha:“Knaquni se shpejt vjen një moment ku s’kthehesh mo.”
    Fansat dhe ndjekësit i janë bashkuar urimeve për shërim të shpejtë të gjyshit të tij dhe mbështetjes për familjen në këtë periudhë të vështirë.
    Screenshot
    Screenshot

  • Egla Ceno rrëfen gjendjen e nënës së paralizuar: Po kalon një periudhë të vështirë

    Egla Ceno rrëfen gjendjen e nënës së paralizuar: Po kalon një periudhë të vështirë

    Egla Ceno, fituesja e Big Brother VIP Albania 3, ka qenë e ftuar nëpërmjet një videocall në programin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë një pjesë të dhimbshme të jetës së saj. Ajo ka folur për gjendjen shëndetësore të nënës së saj, e cila ka kaluar një ishemi në tru dhe aktualisht është paralizuar, por jashtë rrezikut për jetën.
    Në intervistën e saj, Egla tregoi se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë për shkak të shëndetit të nënës, e cila është duke marrë trajtim dhe kujdes mjekësor të vazhdueshëm. Megjithatë, ajo u shpreh e qetë duke theksuar se gjendja e saj është stabile dhe nuk është më në rrezik për jetën.
    “Në fakt tmerri i kësaj interviste është mami. Mamin nuk e kam në shtëpi, është në Poliçan me një kujdestare. Jam munduar që mos ta ngarkoj me këtë çështje, por tashmë ajo do ketë parë lajme e tituj për këtë gjë. Do më marrë në telefon. Ajo është e paralizuar, nuk e ka marrë veten. U bënë tre muaj që ka pësuar një ishemi në tru. Është jashtë rrezikut për jetën. Do ja dalim dhe ajo është e fortë”, u shpreh Egla Ceno.
    Egla shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.
     

  • Egla Ceno tregon për nënën: Është e paralizuar, do ja dalim. Ka kaluar një ishemi në tru

    Egla Ceno tregon për nënën: Është e paralizuar, do ja dalim. Ka kaluar një ishemi në tru

    Showbiz E Martë, 21 Tetor 2025 21:29
    Sonte në ”Goca dhe Gra” ishte aktorja dhe fituesja e ”BBVA3” Egla Ceno, ku gjatë intervistës së saj, ajo u ndal dhe te gjendja shëndetësore e të ëmës, e cila ka kaluar një ishemi në tru dhe ndodhet e paralizuar, jashtë rrezikut për jetën. ”Në fakt tmerri i kësaj interviste është mami. Mamin nuk e kam në shtëpi, është në Poliçan me një kujdestare. Jam munduar që mos ta ngarkoj me këtë çështje, por tashmë ajo do ketë parë lajme e tituj për këtë gjë. Do më marrë në telefon. Ajo është e paralizuar, nuk e ka marrë veten. U bënë tre muaj që ka pësuar një ishemi në tru. Është jashtë rrezikut për jetën. Do ja dalim dhe ajo është e fortë”, u shpreh Egla Ceno.
     

  • Biankës i dhanë serum për ta paralizuar, ia hoqën dhëmbët..

    Biankës i dhanë serum për ta paralizuar, ia hoqën dhëmbët..

    Në duart e hetuesve dhe policëve, që provuan çdo formë torture ndaj 20-vjeçares, ajo nuk u dorëzua. Bianka nuk i nxori kurrë fjalët që ata kërkonin… edhe kur i dhanë serum për ta paralizuar

    Edhe pse më pak në numër sesa burrat, gratë nuk kanë munguar në hetuesitë, sheshet e pushkatimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste. Edhe pse me një trup më të brishtë. Ato nuk u kanë shpëtuar torturave mesjetare të krijuara nga mendjet e sëmura, që merrnin në dorë jetën e njerëzve të pafajshëm që nga çasti i arrestimit të tyre.

    Si në rastin e viktimave burra, mes tyre ka pasur intelektuale, mendje të kultivuara e personalitete të spiktatura që e kundërshtuan haptazi të keqen.

    Por nuk kanë munguar as gratë e thjeshta, me pak ose aspak arsim e mundësi në jetë, e gjithsesi, me një bërthamë të fortë virtytesh për shpirt, i cili nuk u mposht deri në frymën e fundit.

    Disa gra tashmë njihen për heroizmin e tyre, të tjera ende jo. Disa histori janë zbuluar, të tjera i gjen në dokumente e botime më pak të njohura.

    Marie Shllaku, Elena Shllaku dhe Bianka Krosaj

    Libri “Premtimi i përmbushur” i Gjon Sinishtës, i botuar në ShBA, në vitin 1976 dhe i publikuar në shqip, 40 vjet më vonë, përmend disa prej tyre.

    Që nga Marie Shllaku, shkodranja e njohur që dashurinë për Kosovën, komunistët ia llogaritën për krim. Te një listë motrash katolike që i shtohen martirëve që dhanë jetën për besimin e tyre deri te besimtaret e thjeshta që u torturuan.

    E megjithatë, nuk i treguan patriotët antikomunistë të fshehur maleve. Si Elena Shllaku, që u dënua me 20 vjet punë të detyruar. Dhe Bianka Krosaj, që humbi jetën pas 14 muajsh në qelinë e ftohtë ku u sëmur nga tuberkulozi.

    Bianka, nga fshati Kaçinar i Mirditës, ishte vetëm njëzet vjeçe kur u arrestua në gusht të 1947-ës, shkruan Sinishta në kapitullin me profile martirësh. Të marrë nga numrat e revistës “Zani i Katolikëve shqiptarë në mërgim”, të viteve 1957-1958.

    U akuzua se kishte ndihmuar luftëtarët antikomunistë në male, duke u çuar ushqime e barna. Që ditën e parë të burgimit, filluan ta torturonin brutalisht.

    E torturuan me shkopinj e me litar të lagur. I futën vezë të ziera në sqetull, derisa lëkura e njomë iu mbush me flluska djegieje. Çdo ditë, e torturonin me korrent, në të gjitha pjesët e trupit. Duke qenë se ajo nuk u dorëzua para gjithë kësaj egërsie mizore. Policia e detyroi të gëlltiste një kilogram kripë dhe nuk i dhanë asnjë pikë ujë, për dy ditë.

    I dhanë serum për ta paralizuar

    Njëherë ia mbushën kokën e trupin me pleshta (torturë makabre e shpikur nga fantazia e sëmurë e komunistëve ruso-shqiptarë). I bënë edhe një serum për t’i paralizuar arsyen e për t’ia dobësuar vullnetin. Por kjo djallëzi nuk pati efekt te kjo heroinë shqiptare.

    Nga goja e saj, nuk doli asnjë fjalë që mund të tregonte se ku fshiheshin patriotët antikomunistë, që luftonin kundër shtypjes. Me një forcë mbinjerëzore, Bianka Krosaj i duroi të gjitha torturat e nuk foli kurrë.

    Policët i xhindosi aq shumë qëndresa e saj, saqë ia hoqën dhëmbët me darë e ia shkulën flokët. Kjo torturë zgjati për 14 muaj në një qeli të ftohtë betoni. Derisa ajo mori tuberkulozin. Në pranverë e 1949, Bianka Krosaj vdiq duke dhënë një shembull se si të besojmë në Zotin, e se si të fitojmë kundër armiqve të Zotit e të Atdheut.

    Autori i këtij libri, Gjon Sinishta, ish-student i Seminarit Papnor në Shkodër, është një i mbijetuar i regjimit komunist.

    U arratis nga Shqipëria për në ish-Jugosllavi, e më pas, në ShBA, ku edhe e shkroi dhe botoi këtë libër si një premtim ndaj Zotit dhe bashkëvuajtësve. Për të rrëfyer historinë e persekutimit të klerit katolik nga komunistët.

    Ai ka shfrytëzuar jo vetëm botimet e katolikëve në ShBA, por edhe dëshmitë e të njohurve, të arratisur nga Shqipëria, që kishin parë nga afër vuajtjet e të persekutuarve, dhe njihnin historitë e tyre të toturave dhe qëndresës./kujto.al