Deputeti i PD, Luan Baçi, theksoi se zv.kryeministja është thjesht firmëtare, sipas tij, në aferën për tunelin e Llogarasë. Baçi tha se SPAK duhet të kishte thirrur se bashku me Ballukun paralelisht edhe kryeministrin Edi Rama.
“Balluku është thjeshte firmëtare. Drejtori i çdo gjëje është Edi Rama. Jo më kot ka dalë në mbrojtje në emër të tij, e çon në Kushtetuese masën që ka marrë SPAK dhe e quajnë të jashtëligjshme.
SPAK paralelisht me Ballukun, duhet ta kishte thirrur dhe Ramën sepse është fajtor kryesor, firmëtari kryesor. Por tashmë kemi një SPAK që hiqet sikur është mbi palët zbaton ligjin tamam. Por kryeministri nuk është thirrur asnjëherë.”, tha Baçi.
Tag: paralelisht
-

“Atij k*rvës, palloshit…”/ Kujt i drejtohej Balluku me nofkat epike? Lala: E kam të konfirmuar, bëhet fjalë për…
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku komunikonte me kryeministrin Edi Rama, paralelisht me ish-vartësin e saj Evis Berberi, në lidhej me tenderat.
Lala u shpreh se çështja e radhës në SPAK do të jetë aeroporti i Vlorës, por nuk dihet ende nëse do t’i faturohet Ballukut pasi është çështje nën hetim.
“Në komunikimet që Balluku kishte me ish-vartësin e tij Evis Berberi, lihet të nënkuptohet që ka komunikime paralelisht me Ramën, që e etiketon me terma jo etikë. E kam të konfirmuar këtë gjë, edhe pse disa prej nofkave të përdorura nuk qëndrojnë me thënë të drejtën.
Çështja e Rradhës në SPAK por që nuk di a do t’i faturohet Ballukut është Aeroporti i Vlorës. Rama hezitoi ta lëshonte direkt Ballukun, për herë të parë në një intervistë për DË përdori një gjuhë të drunjtë dhe të ftohtë, ndryshe nga gjuha e përdorur në rastet për Veliajn apo Tahirin”, tha ajo.
