Tag: paralele

  • Çfarë është “jeta paralele” dhe si po ndikon ky fenomen në përditshmëri

    Çfarë është “jeta paralele” dhe si po ndikon ky fenomen në përditshmëri

    Fenomeni “jeta paralele” po bëhet gjithnjë e më e pranishme në epokën digjitale. Shumë njerëz sot nuk jetojnë vetëm një realitet, por ndërtojnë një version të dytë të vetes online, më të kuruar, më të bukur dhe më të kontrolluar sesa jeta reale. Në rrjete sociale nuk shfaqim si ndihemi, por si duam të dukemi.
    Kjo ndarje mes vetes reale dhe asaj digjitale po krijon lodhje emocionale. Njerëzit ndihen sikur po performojnë jetën e tyre dhe jo ta jetojnë atë. Momente të zakonshme kthehen në përmbajtje, ndjenjat në imazh, jeta në një skenë virtuale ku vlera matet me pëlqime dhe reagime.
    Problemi nuk është teknologjia në vetvete, por distanca në rritje mes identitetit tonë të brendshëm dhe asaj që shfaqim jashtë. Sa më i madh është ky hendek, aq më e fortë bëhet ndjenja e boshllëkut.
    Pyetja që lind është e thjeshtë, por e fuqishme: nëse askush nuk do ta shihte jetën tënde online, si do ta jetoje?

  • “E papranueshme”/ Ngërçi politik, reagon opinionisti: ‘Vetëvendosja’ po sillet sikur ka, Kushtetutë paralele

    “E papranueshme”/ Ngërçi politik, reagon opinionisti: ‘Vetëvendosja’ po sillet sikur ka, Kushtetutë paralele

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë, opinionisti politik Azdren Shala tha se Kosova po përballet me dy sisteme paralele, duke theksuar se sipas Kushtetutës Kuvendi konstituohet vetëm kur zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët, ndërsa aktualisht mungon përfaqësuesi nga Lista Serbe.
    ” Jemi duke folur për dy sisteme paralele, sistemi kushtetues-juridik i Kosovës, i cili i ndan pushtetet dhe i përcakton kompetencat dhe sistemi paralel i vetëvendosjes që sillen sikur kanë një Kushtetutë paralele, kjo është e papranueshme por po ndodh.
    Pra ajo që po quan kryetari i Kuvendit, Dimal Basha si seancë të mbyllur pika ku konstituohet Kuvendi, me fjalë të tjera, zgjidhet kryetari dhe nënkryetari është e pasaktë.
    Ajo është e qartë, si e zeza në të bardhë në Kushtetutën e Kosovës. Kuvendi konsiderohet i konstituuar kur zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe 5 nënkryetarë, 3 nga partitë shqiptare dhe dy nga minoritetet, 10 nga pakicat jo Serbe dhe 10 nga pakicat Serbe.
    Ne për fat të keq nuk e kemi nënkryetarin nga lista Serbe”, u shpreh Shala.

  • Paranoja dhe realiteti/ Paralele dhe dallime mes rastit të Krimesë dhe Kosovës

    Paranoja dhe realiteti/ Paralele dhe dallime mes rastit të Krimesë dhe Kosovës

    Bashkëpunëtori i Iniciativës Pupin, Petar Ivić, tha  se njohja amerikane e sovranitetit rus mbi Krimenë mund të prodhojë njëfarë paranoje në Prishtinë se Serbia mund të zbatojë një skenar të ngjashëm në Kosovë.
    “Për shkak të njohjes formale të Krimesë nga SHBA-të, mund të ketë njëfarë paranoje në Prishtinë se diçka e tillë mund t’u ndodhë atyre nga Serbia, megjithëse në realitet kjo është plotësisht jorealiste duke pasur parasysh se Serbia zyrtare ka deklaruar se eshte per qetësi dhe konstruktivitet në dialog”
    Ivić theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 i shërbeu Rusisë për të shfrytëzuar të njëjtin “precedent politik dhe historik”.
    “Situata në Kosovë në fakt përfaqëson një precedent politik dhe historik në përpjekjen e Vladimir Putinit për të aneksuar territorin e Krimesë dhe për ta vendosur atë në histori dhe politikë, pavaresisht se Kosova dhe Krimea kanë më shumë dallime sesa paralele.
    “Kontradikta e parë është se në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, ndërsa nga ana tjeter nuk kemi pavarësinë e rajonit të Krimesë, por aneksimin e saj nën Federatën Ruse përmes ndërhyrjes së armatosur në vitin 2014”, shpjegoi Ivić

  • Balluku inspekton kantierin në Shkodër: Ura ekzistuese e Bahçallëkut nuk preket, do ndërtojmë urë të re paralele

    Balluku inspekton kantierin në Shkodër: Ura ekzistuese e Bahçallëkut nuk preket, do ndërtojmë urë të re paralele

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, zhvilloi këtë të mërkurë një inspektim në kantierin e rrugës “Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut”, një projekt që synon të përmirësojë ndjeshëm qasjen hyrëse në qytetin e Shkodrës dhe infrastrukturën përreth.
    Gjatë bashkëbisedimit me inxhinierët dhe punonjësit, Balluku theksoi se veçantia e këtij projekti qëndron në ndërtimin e një ure të re paralele, ndërkohë që ura ekzistuese do të ruhet në formën e saj aktuale, pa ndërhyrje strukturore.

    “Jemi në kantierin e urës së re të Bahçallëkut, që zëvendëson urën që kemi sot, por që nga ana tjetër fillon edhe një zgjerim i kësaj rruge drejt qytetit të Shkodrës, duke nisur nga Bërdica”, tha ministrja Balluku.
    Ajo shtoi se rruga e re do të ketë një gjatësi prej 1600 metrash, ndërsa ura ekzistuese, me gjatësi 180 metra lineare, do të dublikohet me një strukturë të re pranë saj.
    “Nuk preket ura ekzistuese dhe ndërtojmë një urë paralele, e cila do të shërbejë si një nga krahët e rrugës. Nuk do të vihet dorë mbi atë punim, por do të bëhen disa riparime të vogla për ta forcuar, pa e prekur atë”, u shpreh Balluku.
    Projekti përfshin edhe urbanizimin e zonës, me trotuare, ndriçim dhe gjelbërim, çka do ta transformojë zonën hyrëse të Shkodrës në një korridor modern dhe funksional.

  • Berisha denoncon me pamje: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i ‘trenit bullgar’

    Berisha denoncon me pamje: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i ‘trenit bullgar’

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka bërë akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, duke denoncuar me pamje atë që e cilësoi si operacionin e “trenit bullgar”.

    Berisha denoncoi si në disa qendra paralele të vendosura pranë qendrave të votimit, zyrtarë të lartë të PS-së organizuan dhe drejtuan procesin e blerjes së votave në zgjedhjet e 11 majit.

    Ai publikoi pamjet ku shihet edhe Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit që tenton të fshihet dhe largohet me dokumente nga këto ambiente.

     Berisha akuzoi mazhorancën për manipulim të zgjedhjeve dhe e cilësoi procesin si një farsë elektorale.

    Pjesë nga deklarata:

    Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor.
    Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt.
    Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje.
    Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë.
    Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit.
    Ikën me çantën me dokumente.
    Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet.
    Një kriminele me detyra të larta.
    Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin…
    Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona.

  • Mbyllja e strukturave paralele në veri, Ambasada franceze: Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët

    Mbyllja e strukturave paralele në veri, Ambasada franceze: Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët

    Ambasada e Francës në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mbylljen e disa  strukturave paralele në veri të vendit, duke theksuar se këto veprime duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Në një deklaratë, Ambasada franceze vlerëson se “ndërhyrjet e përsëritura ndaj strukturave serbe që ofrojnë shërbime për komunitetin serb në Kosovë janë shqetësuese” dhe se dërgojnë sinjale të papërshtatshme te partnerët ndërkombëtarë të vendit.

    “Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës,”, thuhet në deklaratën e Ambasadës

     

  • Mbyllja e zyrave paralele serbe në veri, Ambasada franceze: Kosova, sinjale negative te partnerët ndërkombëtarë

    Mbyllja e zyrave paralele serbe në veri, Ambasada franceze: Kosova, sinjale negative te partnerët ndërkombëtarë

    Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e disa zyrave paralele në veri të vendit, duke shprehur shqetësimin e saj për veprimet e ndërmarra nga autoritetet kosovare.
    “Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e ambasadës franceze.
    Sipas saj, këto ndërhyrje të njëanshme mund të ndikojnë negativisht në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, duke dërguar një sinjal negativ në një moment të rëndësishëm për stabilitetin rajonal.
    “Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, përfundon deklarata e ambasadës.

  • Mbyllet kompania ilegale serbe në Shtërpcë – Rizvanolli: S’ka vend për struktura paralele!

    Mbyllet kompania ilegale serbe në Shtërpcë – Rizvanolli: S’ka vend për struktura paralele!

    Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli ka konfirmuar aksionin policor të mëngjesit të sotit, ku është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë.
    Në njoftimin përmes rrjetit social “Facebook”, Rizvanolli bëri të ditur se pas mbylljes të kompanisë e cila ka vepruar në mënyrë ilegale në Kosovë, nuk do të ketë vend për strukturat paralele.
    “Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë. Pas kërkesës së Njësisë së Mbikqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës, sot është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë.
    Ministria e Ekonomisë sipas mandatit dhe mekanizmave të saj është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim do të punojmë në vazhdimësi dhe pa u ndalur.
    Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe njëherit kërkoj nga ta dhe nga Prokuroria hetime të menjëhershme mbi dëmet dhe përfitimet që janë sjellë nga veprimtaria e jashtëligjshme e këtij institucioni paralel të Serbisë.”, ka shkruar Rizvanolli.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh