Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Bajram Begaj, i cili parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.Vendimi u mor pas ankimimit të paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kërkon shpalljen e dekretit si të paligjshëm dhe pezullimin e procesit zgjedhor në kryeqytet. Seanca publike për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar më 31 tetor 2025 në Gjykatën Kushtetuese.Presidenti Begaj kishte firmosur më 1 tetor 2025 dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë dhe në pesë bashki të tjera të vendit. Vetëm një ditë më pas, ekipi ligjor i Veliajt depozitoi shtesë në ankimimin e mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen antikushtetuese të këtij dekreti.Më herët, më 29 shtator, Veliaj kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese edhe vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra.Kujtojmë se më 11 shtator 2025, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës të niste procedurat për shkarkimin e Veliajt, ndërsa prezantoi Ogerta Manastirliun si kandidate të PS për kryeqytetin.Rama: U hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, propozoj Ogerta ManastirliunKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: parakohshme
-

Franca mund të shmang zgjedhjet e parakohshme, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri brenda 48 orësh
Presidenti francez Emmanuel Macron ka fituar më shumë kohë për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin, pasi kryeministri i dorëhequr Sébastien Lecornu ka deklaruar se misioni i tij ka përfunduar dhe se i ka kërkuar presidentit të emërojë një pasues brenda 48 orëve të ardhshme.
Duke folur në edicionin kryesor të lajmeve në France 2, Lecornu theksoi se situata aktuale kërkon stabilitet dhe jo shpërbërje të Asamblesë Kombëtare, një skenar që do të çonte në zgjedhje të parakohshme dhe një tjetër cikël bllokimi politik.
“Kemi një Parlament të fragmentuar, por me hapësirë për kompromis. Shumica e deputetëve refuzojnë shpërbërjen, pasi ajo do të sillte një krizë të re institucionale,” tha Lecornu.
Ai shtoi se aktualisht ekziston një shumicë e gatshme për të mbështetur një platformë stabiliteti, përfshirë një kornizë të përbashkët buxhetore, e cila konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt shmangies së kaosit politik.
“I thashë presidentit se ka të gjithë hapësirën kushtetuese për të emëruar një kryeministër të ri. Tani vendimi është në duart e tij,” deklaroi ish-kryeministri.
Sipas tij, rreth 210 deputetë kanë shprehur vullnetin për të ndërtuar një shumicë të re parlamentare që garanton miratimin e buxhetit dhe stabilitetin institucional.
Lecornu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e konvergjencës politike, duke i bërë thirrje të gjitha forcave politike, sidomos të majtës, të bashkëpunojnë në këtë moment vendimtar për vendin.
“Të gjitha partitë duhet të bëjnë një përpjekje për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Kjo nuk është një çështje ambicieje politike, por përgjegjësie kombëtare,” tha ai.
Në pritje të emërimit të kryeministrit të ri, vëmendja mbetet tek selia e presidencës francize, Pallatit Élysée, ndërsa presidenti Macron zhvillon konsultimet e fundit për të formuar një kabinet që mund të gëzojë mbështetje të mjaftueshme parlamentare dhe të shmangë zgjedhjet e parakohshme që shumë i konsiderojnë si të rrezikshme për stabilitetin politik të Francës.Top Channel
-

“Duam zgjedhje të parakohshme”/ Mijëra protestues mësyjnë në rrugët e Tbilisit, tentojnë të sulmojnë pallatin presidencial në Gjeorgji
Policia gjeorgjiane është përplasur me mijëra protestues antiqeveritarë në kryeqytetin Tbilisi, teksa një grup demonstruesish tentuan të hynin me forcë në kompleksin presidencial.
Forcat e sigurisë reaguan me përdorimin e topave me ujë dhe sprejit me piper për të shpërndarë turmat.
Incidenti ndodhi gjatë një proteste masive të organizuar në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, të cilat janë bojkotuar gjerësisht nga partitë opozitare.
Protestuesit akuzojnë partinë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar dhe për largimin e vendit nga rruga e integrimit në Bashkimin Evropian.
Organizatorët e protestës kërkuan arrestimin e gjashtë drejtuesve të lartë të partisë në pushtet dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.
Demonstruesit, shumë prej të cilëve të veshur me të zeza dhe të pajisur me helmeta e maska gazi për të shmangur identifikimin nga kamerat e inteligjencës artificiale, valëvitën flamuj të Gjeorgjisë dhe BE-së gjatë marshimit në qendër të Tbilisit.
Përplasjet shpërthyen kur turma arriti pranë rrugës Atoneli, ku ndodhet pallati presidencial. Një grup protestuesish tentoi të çajë përmes kordonit policor. Autoritetet reaguan duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke arrestuar disa pjesëmarrës. Dëshmitarë thonë se situata u bë kaotike dhe shumë njerëz patën vështirësi në frymëmarrje për shkak të gazit.
Qeveria e Gjeorgjisë është përballur me kritika të ashpra pas vendimit për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në BE në nëntor 2024. Që atëherë, në Tbilisi janë zhvilluar protesta të përditshme. Ndërkohë, liderët kryesorë të opozitës janë të burgosur, dhe mediat e pavarura e organizatat civile raportojnë për shtypje në rritje nga autoritetet.
Protestuesit kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe rikthimin e vendit në rrugën euro-atlantike. Shumë e quajnë partinë në pushtet jo më “Ëndrra Gjeorgjiane”, por “Ëndrra Ruse”, duke e akuzuar për afrim të rrezikshëm me Moskën.Top Channel
-

“Duan zgjedhje të parakohshme”/ Mijëra protestues mësyjnë në rrugët e Tbilisit, tentojnë të sulmojnë pallatin presidencial në Gjeorgji

Zgjedhjet e parakohshme, zbulohet emri i kandidatit të propozuar të PS për Bashkinë e Matit
Mati është një nga 6 bashkitë e vendit që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor, sipas dekretit të Presidentit Begaj.
Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, ka mundur të mësojë emrin e kandidatit të PS që është propozuar për Bashkinë e Matit. Ai është Altin Bojni.
Emri i tij u propozua në mbledhjen që sonte Kryeministri Edi Rama zhvilloi me strukturat e PS-së në një hotel të Tiranës, ku u diskutua kryesisht për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e kryeqytetit, por dhe në bashkitë e tjera të vendit.
Propozimi i emrit të Altin Bojnit si kandidat për Bashkinë e Matit do të duhet të miratohet nga Kryesia e PS.
Bashkia e Matit mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen sepse u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. -

Pse i dekretoi zgjedhjet në Tiranë? Flet për herë të parë Presidenti Begaj
I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tregoi se pse e dekretoi datën e zgjedhjeve në Tiranë.Presidenti Begaj tha se ka ndjekur të gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën për shkarkimin e Erion Veliajt si dhe për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Begaj shtoi se duke respektuar çdo parim kushtetues ai ushtroi kompetencën e tij për nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet e parakohshme
Pjesë nga intervista:
Grida Duma: Ju dekretuat sipas nenit sipas nenit 115 të Kushtetutës një datë zgjedhjesh e cila me një furi reagimi nga një palë politike që është opozita e quajti atë bajz, pra se keni patur një anësi politike në momentin që keni dekretuar një kërkesë për datën e zgjedhjeve, ndërkohë që Erion Veliaj në bashkinë e Tiranës që dihet që është molla e madhe e diskutimit ka çuar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nga ana e vet thotë që ne e kemi shpallur gjykimin. Si emorët ju këtë vendim?
Bajram Begaj: Unë mendoj që nuk mund të vendoset balancë në gjykimin midis dekretit të Presidentit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Patjetër që kryetari i bashkisë është shkarkuar më VKM nga KM pas propozimit të bërë nga këshillit bashkiak, i cili e votat e pozitës dhe opozitës gjeti si shkak ligjor mosparaqitjen në detyrë. Shkak ligjor që është trajtuar gjerësisht në media.
Po kështu Qeveria nga ana e saj në vendimin e shpallur merr në analizë si shkak, jo shkakun politik të lidhur e nenin 115 të Kushtetutës e cila thotë “për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve”, por thotë që shkarkimi nga detyra i kryetarit të bashkisë është bërë me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë. Pra kemi të bëjmë me nenin 62 pika c.
Patjetër që kjo dileme është konsultuar me ekipin tim dhe janë marr në analizë çdo pretendim në media apo i palëve të caktuar A, i cili pas një diskutimi tepër aktiv më siguruan që duke respektuar parimet kushtetuese, presidenti duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit për zgjedhje të parakohshme. Patjetër me nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet e parakohshme nuk i është mohuar e drejta palëve për të çuar në instancat ligjore çdo pretendim të mundshëm por Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim dhe një vendim i tillë mesa di unë akoma nuk është marrë. -

Bajram Begaj sqarohet publikisht: Ja pse i firmosa zgjedhjet e Tiranës!
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tregoi se pse e dekretoi datën e zgjedhjeve në Tiranë.Presidenti Begaj tha se ka ndjekur të gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën për shkarkimin e Erion Veliajt si dhe për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Begaj shtoi se duke respektuar çdo parim kushtetues ai ushtroi kompetencën e tij për nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet e parakohshme
Grida Duma: Ju dekretuat sipas nenit sipas nenit 115 të Kushtetutës një datë zgjedhjesh e cila me një furi reagimi nga një palë politike që është opozita e quajti atë bajz, pra se keni patur një anësi politike në momentin që keni dekretuar një kërkesë për datën e zgjedhjeve, ndërkohë që Erion Veliaj në bashkinë e Tiranës që dihet që është molla e madhe e diskutimit ka çuar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nga ana e vet thotë që ne e kemi shpallur gjykimin. Si emorët ju këtë vendim?
Bajram Begaj: Unë mendoj që nuk mund të vendoset balancë në gjykimin midis dekretit të Presidentit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Patjetër që kryetari i bashkisë është shkarkuar më VKM nga KM pas propozimit të bërë nga këshillit bashkiak, i cili e votat e pozitës dhe opozitës gjeti si shkak ligjor mosparaqitjen në detyrë. Shkak ligjor që është trajtuar gjerësisht në media.
Po kështu Qeveria nga ana e saj në vendimin e shpallur merr në analizë si shkak, jo shkakun politik të lidhur e nenin 115 të Kushtetutës e cila thotë “për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve”, por thotë që shkarkimi nga detyra i kryetarit të bashkisë është bërë me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë. Pra kemi të bëjmë me nenin 62 pika c.
Patjetër që kjo dileme është konsultuar me ekipin tim dhe janë marr në analizë çdo pretendim në media apo i palëve të caktuar A, i cili pas një diskutimi tepër aktiv më siguruan që duke respektuar parimet kushtetuese, presidenti duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit për zgjedhje të parakohshme. Patjetër me nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet e parakohshme nuk i është mohuar e drejta palëve për të çuar në instancat ligjore çdo pretendim të mundshëm por Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim dhe një vendim i tillë mesa di unë akoma nuk është marrë. -

Zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki/ PD mbledh nesër Kryesinë dhe strukturat e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë
Partia Demokratike po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor.
Edhe pse deri në këto momente nuk ka kandidat të zyrtarizuar për Bashkinë Tiranë.
Mësohet se ditën e premte do të nisë përgatitja për fushatën fillimisht me mbledhjen e kryesisë së partisë dhe kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në Tiranë.
Këto lëvizje vijnë në një kohë që prej një jave tre përfaqësues të PD po zhvillojnë takime me krerët e partitë të vogla opozitare.
Në dekretin e firmosur dje, më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat.
Edhe pse neni 115 pezullon shkarkimin e Veliajt, Begaj nuk priti Kushtetuesen dhe dekretoi datën 9 për zhvillimin e zgjedhjeve edhe në Tiranë.
Presidenca argumenton se pezullimi i shkarkimit do të vinte vetëm në rast se Veliaj do ishte ankuar në një Gjykatë Administrative, e do të kishte një vendim prej saj. -

“Zgjedhjet janë arma jonë kundër regjimit”, gazetari paralajmëron sfidë të fortë: Edhe pse Veliaj dorëzohet, beteja…
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, foli mbi situatën politike aktuale dhe betejën e Partisë Demokratike për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se ky është objektivi kryesor i opozitës.
Koka theksoi se Partia Demokratike, edhe pse e pozicionuar në opozitë dhe e kufizuar nga institucione të tjera, ka për detyrë të luftojë për zgjedhje të reja, për të rikthyer sistemin demokratik dhe për të dalë përballë një regjimi që, sipas tij, nuk është transparent dhe ndonjëherë vepron jashtë kuadrit kushtetues.
Ai shtoi se pavarësisht pengesave, PD ka një detyrim të qartë: të ushtrojë presion për zgjedhje të parakohshme, të cilat, edhe nëse të shoqëruara me sfida dhe manipuluar ndonjëherë, mbeten mekanizmi i vetëm demokratik për të adresuar krizën politike në vend.
Pjesë nga deklarata:
Beteja kryesore e një partie në opozitë është të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Beteja kryesore e PD-së është të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Sot, PD dhe të gjitha forcat politike janë thirrur në kaos. PD nuk është Presidenti i Republikës, nuk është as ushtria sepse në vende që kanë ndjeshmëri kur shkelet Kushtetuta, del ushtria në rrugë.
PD nuk është asnjë nga këto; ka deputetë e saj në Parlament dhe ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë kushtetuese, por nuk e mbrojnë dot Kushtetutën kur shumica vepron ndryshe. Ajo që është e vetmja mënyrë për t’u përgjigjur janë zgjedhjet. Në Shqipëri, të gjithë e dimë që shpesh nuk janë zgjedhje, por vjedhje. Sërish, ato janë i vetmi mekanizëm demokratik që mund të përdoret si i tillë; t’u themi dhe qytetarëve që ne jemi vend i NATO-s demonstratat përmbysëse të regjimit nuk bëjnë punë. Duhet të veprojmë vetëm me ato mekanizma që kemi në dorë; nuk shpikim dot mekanizma të rinj për ndryshim dhe përballje me regjimin. Prapë tek zgjedhjet do të shkojmë, kurdo të ndodhin dhe sido të ndodhin.
Ka edhe një problem tjetër: zgjedhjet për pesë bashkitë ekzistuese janë të ligjshme. Tirana do të kthehet në kalin e betejës. Betejat e veta PD-ja i ka bërë.
Sot Veliaj, që ka dërguar dekretin kushtetues në Apel dhe në Gjykatën e Lartë, tha me fjalët e tij se “unë nuk jam më kryebashkiak”. Megjithatë, në thelb do të vazhdojnë betejat e tij. PD po bën veprimet e saj dhe po ngre zërin; sfida e respektimit të Kushtetutës nuk është vetëm e PD-së. PD nuk është zgjedhësi garant i Kushtetutës është një parti elektorale. Sot e vetmja gjë që PD ka në dorë është të kërkojë zgjedhje, kurdo që të jenë dhe sido që të jenë. -

Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Idrizi takohet me Nokën
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me aleatët për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.
Gjatë bisedës është shfaqur një mirëkuptim për të mbështetur një koalicion i cili do të përzgjedhë kandidatin e përbashkët opozitar për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Idrizi shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e Partisë Demokratike për zgjerimin e koalicionit opozitar dhe harmonizimin e qëndrimeve për zgjedhjet e parakohshme.
Gjatë ditëve të fundit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë zhvilluar takime me përfaqësues të partive opozitare për të arritur konsensus për një emër të përbashkët që do të mbështetet në zgjedhjet e parakohshme bashkiake në Tiranë.