Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me banorët e Kuçovës, ku në fokus është 11 maji.
Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se e kërkon mandatin e katërt jo për karrigen e tij, por për Shqipërinë në BE.
Kryeministri edhe në këtë takim nuk la pa ironizuar sërish PD-në dhe partitë e reja të cilat janë shprehur se do ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Pasi biem dakord atje, duhet të vijmë këtu në Tiranë. Duhet ti vulosim këtu, si rregulla, si ligje. E para përfytyroni ju, ne negociojmë në Bruksel, vijmë këtu, shkojmë në kuvend dhe duhet ti shkojmë pas avazit disa të tjerëve atyre që do nxjerrë kënetë në breg. Apo atyre që shfaqen si partitë e reja, që të re kanë vetëm moshat e tyre, parti të reja që në listat e mbyllura kanë baballarë, xhaxha, halla.
Parti të reja që thonë nëse ne do na vijë në dorë kjo punë do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk do lejojmë që Shqipëria të ketë qeveri. Nga një anë e duam të fusim Shqipërinë në BE, nga ana tjetër ca do i themi atyre, që kemi disa probleme me kënetën. Po ca ti bëjmë kemi një kënetë me një specie të veçantë, dhe kemi ca të tjerë që duan zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë do të bëjë që të mbyllet dera dhe do presim edhe ca vite të tjera.
Po jua them ky mandat nuk është për mua, nuk është për shumicën tonë të thjesht. Është më shumë se kaq. Arsyeja që ju them se duhet një mandat i katërt është se këtu duhet për përmbushim një mision historik.
Tag: parakohshme
-

Rama takim në Kuçovë: Mandatin e katërt nuk e dua për veten time, por për…
-

Rama: Në 11 maj votoni për Shqipërinë në BE, largohuni nga këneta dhe nga këta që duan zgjedhjet të parakohshme
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë takimit me qytetarët e Kuçonës u dnal sërish te e ardhmja në Bashkimin Europian.
Ai tha se 11 maji është një datë historke dhe qytetarët nuk duhet ta lënë të ardhmen e vendit drejt BE në duart e atyre që nuk e duan BE-në, apo ata që bërtasin që do të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, duke iu referuar partive të reja.
Sipas tij si këneta si paertitë e reja që të rinj kanë vetëm kryetarët nuk mund dhe nuk duhet të jenë pengesë mes shqiptarëve dhe Europës, prandaj duhen ndëshkuar me votë.“Ne biem dakord atje, vijëmë këtu dhe duhet t’i shkojmë pas avazit atyre që nxjerr në breg këneta, apo atyre partive të reja që të re kanë vetëm kryetarët, që në listë të mbyllur kanë hallat, xhaxhallarët dhe krushqit. Parti të reja që thonë se nëse ne na vjen në dorë kjo punë, ne do të shkojmë në zgjedhje të reja. Por nga njëra anë duhet të shkojmë në BE, e nga ana tjetër të themi prisni pak se kemi ca punë me Kënetën. Një kënetë specie e vërteë dhe ca të tjerë që duan zgjedhje të parakoshme. Kjo gjë bën që do të mbyllet dera. Këto zgjedhje dhe ky mandat nuk janë për mua, është për shumë më tepër se sa kaq. Arsyeja pse unë them që duhet një mandat i katërt për PS është sepse këtu bëhet fjalë për një mision historik, një mision i cili e ka zanafillën e vet te profecia e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. I cili duke vënë barrikadën e perëndimit nga lindja, përcaktoi fatin tonë si fat të lidhur me perëndimit. Më vonë Rilindasit na e lanë me shkrims e për ne shqiptarët dielli lind andej ga perëndon. Pastaj kaluan ca kohë të vështira dhe sot jemi sërish këtu, pranë integrimit”, tha Rama.
-

Partitë e vogla kanë në dorë qeverinë e re? Lapaj-Ramës: Vendi shkon sërish në zgjedhje që të mos përdorësh të fortët
Pas deklaratës nga Rama për partitë e vogla që nuk do bëjë koalicion nëse do të kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur edhe përgjigja nga Adriatik Lapaj. Kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet” ka treguar arsyet pse kanë marrë këtë vendim.
”Të ka zënë frika, e di ti që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Do të shkojmë që të mos e dhunosh e detyrosh administratën për votë.Do të shkojmë që të mos kesh të fortë rreth vetes që kërcënojnë qytetarët.
Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse shqiptarët na besojnë ne aq mandate sa ti të mos e bësh dot qeverinë. Edhe 10 ditë”. -

‘Rama ka frikë nga zgjedhjet, Lapaj: Nuk do ta lejojmë të blejë vota me paratë e vjedhura të shqiptarëve
Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për frikë ndaj zgjedhjeve të parakohshme. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Lapaj deklaroi se qëllimi i opozitës është të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të ndaluar përdorimin e administratës dhe institucioneve shtetërore për përfitime elektorale.
Ai tha se zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur blerjen e votave me para publike dhe presionin ndaj qytetarëve e bizneseve.
“Të ka zënë frika i madh, të ka zënë frika. E di se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, do të shkojmë që ti të mos e dhunosh më administratën dhe ti detyrosh për votë, do të shkojmë që të mos kesh më të fortë rreth vetes, me ata që mban rreth e rrotull kërcënojnë qytetarët. Do shkojmë që të mos përdorësh tatimorët për të dhunuar biznesin dhe të mos blesh votë me paratë e vjedhura të shqiptarëve. Çfarë ke ti pse e ke me kaq shqetësim, duhet që të ishe më i qetë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse qytetarët na besojnë ne aq mandate sa ti mos e krijosh dot qeverinë. Edhe 10 ditë,” tha Lapaj. -

Lapaj i përgjigjet Ramës: Vendi shkon sërish në zgjedhje që të mos përdorësh të fortët
Pas sulmit të kreut të Partisë Socialiste, Edi Ramës, për partitë e vogla që kanë deklaruar se nuk do bëjnë koalicion nëse do kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur dhe përgjigja nga Adriatik Lapaj. Kreu i Nisma Shqipëria bëhet ka treguar arsyet pse kanë marrë këtë vendim.
“Të ka zënë frika, e di ti që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Do të shkojmë që të mos e dhunosh e detyrosh administratën për votë.
Do të shkojmë që të mos kesh të fortë rreth vetes që kërcënojnë qytetarët. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse shqiptarët na besojnë ne aq mandate sa ti të mos e bësh dot qeverinë. Edhe 10 ditë!” -

Rama: Dikur LSI, ndjesë pastë, na u ngatërrua nëpër këmbë. Sot ‘pengmarrësit’ e vegjël duan zgjedhje të parakohshme
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Dimal ku prezantoi arritjet dhe investimet e qeverisë në qarkun e Beratit.
Sipas Ramës, më parë për të shkuar në Berat nuk kishte as rrugë. Ndërsa theksoi se tashmë falë infrastrukturës rrugore, janë hapur edhe bujtina ku turistët shkojnë më me lehtësi.
“Ashtu si është Dimali sot nuk e solli koha, ashtu siç është Berati sot nuk e solli koha sepse kur kemi ardhur në fillim nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Në Lushnjë merrje kthesën këputej lidhja, duhet të hyje pastaj në një rrugë me gropa dhe kur të arrije në spital mund të përfundoje në spital nga bllokimi i veshkave, nga kërcimet në makinë”, u shpreh Rama.
Rama ka ironizuar edhe partitë e vogla opozitare, të cilat i krahasoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Ne duam të hyjmë në Bashkimin Evropian, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Domethënë, e kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të tjerët thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program, në përmbajtje të politikës, të gjeopolitikës, të marrëdhënieve ndërkombëtare s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kështu që duhet të fokusohemi te 11 maji, duhet të fokusohemi te anëtarësimi në Bashkimin Evropian” tha Edi Rama. -

“Ne themi shyqyr shpëtuam nga…”/Kryeministri Rama në Berat, ironizon partitë e vogla opozitare: Ndjesë pastë një LSI
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën e tij elektorale në qarkun e Beratit, në një takim me qytetarët. Kryesocialisti Rama nuk ka kursyer ironizimet për partitë e vogla, duke i rikujtuar si parti “të vdekura”.
“E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët. Të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Edi Rama. -

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, dështon edhe tentativa e shtatë, Kuvendi i ri nuk konstituohet
Dështon për herë të 7 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e djeshme është paraqitur sërisht kandidatura e Albulena Haxhiut për pozicionin e Kryetares së Kuvendit, ndërsa pro saj kanë votuar 57 deputetë, nga 61 që duhen. Në emër të LVV-së dhe Albin Kurtit, nënkryetari Glauk Konjufca propozoi sërish Haxhiun për kryeparlamentare. “Ju kërkoj që ta mbështesni me votën tuaj zonjën Haxhiu”, iu tha ai 109 deputetëve të pranishëm në sallë. Por duket se nga grupimet opozitare nuk ka asnjë consensus për të mbështetur zgjedhjen e Haxhiut, ndërsa kjo e fundit në seancën paraardhëse tha se nuk përjashtohet mundësia që të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme. Seanca e rradhës në Kuvendin e Kosovës do të mbahet nesër, që shënon edhe raundin e 8-të të përpjekjeve për konstituim.
PDK-ja është e gatshme që nga sot të diskutojë për zgjedhje të reja, tha kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi. “Unë tashmë kam diskutuar për këtë çështje. Kam propozuar edhe datën e mundshme. Dhe nëse vërtet Lëvizja Vetëvendosje s’dëshiron të dalë nga bllokada, atëherë më mirë është të shkojmë në zgjedhje”, tha ai, pasi për herë të shtatë dështoi të konstituohet Kuvendi, meqenëse kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk i mori 61 votat e nevojshme. Krasniqi tha se do të ishte në rregull të mblidheshin dhe të diskutonin për këtë çështje, nëse VV-ja nuk dëshiron ta ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit. Ai tha se VV nuk mund të mbajë peng shtetin për shkak të një kandidature. -

Kriza institucionale në Kosovë, ish-anëtari i Kushtetueses: E rrezikshme, mund të ketë zgjedhje të parakohshme
Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas krizës aktuale me mos zgjedhjet e kryeparlamentarit.
Kështu ka deklaruar për Report tv, profesori i së drejtës kushtetuese dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Kadri Kryeziu.
Kryeziu thotë se krijimi sa me shpejt i institucioneve është imediate pasi Kosoven e presin punë të jashtëzakonshme duke patur parasysh ndryshimin radikal të administratës Amerikane dhe sfidat që Kosova i ka për t’i zgjidhur si asosacioni i komunave serbe, futja ne KiE, NATO dhe OKB.
Sa i përket zhvillimit të seancës së katërt konstituive që do mbahet të hënën, profesori i të drejtes kushtetuese thotë se propozimi i Vetëvendosjes për kreun e Parlamentit është i papërshtatshëm.
Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të 19 prillit, deputetët e Kosoves dështuan që të zgjidhnin kreun e organit ligjvënës. Propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, dështoi dy herë që të marrë 61 votat e nevojshme. Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën deri të hënën, në orën 15:00. -

“S’do të shkojmë tek asnjëra palë”/ Zgjedhjet e 11 Majit, Lapaj: Do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është shprehur se nuk do të krijojë koalicion dhe as nuk do të bashkëpunojë me asnjërën nga partitë politike për zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë një takimi me qytetarët, ai u shpreh se do ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme duke renditur edhe arsyet.
“Nuk mund të ketë bashkëpunim e koalicion me asnjë nga ata që mbajnë peng Shqipërinë”, deklaroi ai.
Adriatik Lapaj: Ne nuk do të shkojmë me asnjë nga palët sepse do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Për dy arsye, e para sepse duke eçar në zgjedhje të parakohshme të gjitha paratë që do të hidhen lart e poshtë për të blerë votë do ti shumëzojmë me zero. Votat që janë blerë nuk do të kenë fuqi për të bërë qeverinë dhe do të shkojnë dëm. Do na krijojë mundësinë që në zgjedhjet e dyta ta zhbëjmë fenomenin e blerjes së votës.
E dyta do ti kritikojmë mundësinë Shqipërisë të shkojmë në një palë zgjedhje, ku administrata nuk kërcënohet me vendin e punës, nuk do të ketë një qeveri ta kërcënojë. Ne do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme që shqiptarët më në fund të votojnë pa u blerë vota dhe pa u kërcënuar administrate e njerëzit hallexhinj. Ditën që do të ndodhë kjo do të shikojmë rezultatin dhe në bazë të rezultatet do të qeveriset në raport me vullnetin e popullit.
Pa ndodhur kjo nuk mund të ketë bashkëpunim e koalicion me asnjë nga ata që mbajnë peng Shqipërinë. Ne nuk jemi në këtë rrugë as për ti bërë karshillëk njeriun, as për të treguar hakmarrës e arrogancës, por më në fund pas 35 vitesh na duhet të vendosim standardin e zgjedhjeve. Kanë frikë të shkojnë njerëzit në punë se u thonë bëni share e like.