Kandidatëve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë nuk iu lejohet organizimi i tubimeve të ndryshme në Gjermani, në kuadër të fushatës më pak se tre javë para zgjedhjeve.
“Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe kosovare në Gjermani, dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, ngjarjet e fushatave zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve”, shkruan njoftimi. Në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë rikujtohet ky rregull, duke pasur parasysh komunitetin e gjerë të kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 28 dhjetor.
Tag: parakohshme
-

Gjermania ndalon tubimet e subjekteve politike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit
-

‘Zgjedhjet e parakohshme janë normale’/ Osmani: Pas 28 dhjetorit do të kemi qeverinë e re
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një konferencë për mediat pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.
Osmani deklaroi se zgjedhjet e parakohshme janë normale për çdo demokraci dhe tha se ka besim se edhe ky proces do të shkojë mirë. Presidentja deklaroi se pas zgjedhjeve do të ketë konstituim të Kuvendit dhe do të zgjidhet qeveria e re.
“Zgjedhjet e parakohshme janë normale në çdo demokraci, edhe ky proces do të shkojë mirë.
Kam besim se do të kemi konstituim pas zgjedhjeve dhe qeverinë e re sepse tani kemi edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo nuk pengon festimet e Pavarësisë.
Çdo nismë që bashkon Kosovën me Shqipërinë dhe në këtë rast Shkodrën me Gjakovën është e mirëpritur”, deklaroi Osmani.
Presidentja Osmani ndodhet për vizitë në Shkodër ku do të marrë pjesë në festimet që po mbahen në këtë qytet në kuadër të festave të nëntorit. -

Vdekja e këngëtarit/ Kurti mesazh familjes: Ikje e papritur dhe e parakohshme…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një mesazh ngushëllues familjes së Shpat Kasapit, këngëtarit që humbi jetën sot pas një arresti kardiak në moshën 40-vjeçare.
Kurti thekson se ikja e Shpat Kasapit, ishte e parakohshme dhe dhemb shumë. Më tej shton se muzika që ai krijoi bashkoi të gjithë shqiptarët dhe se kontributi i tij do mbetet i pashlyeshëm.
Telegrami i plotë
E nderuar familja Kasapi
“Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte.
Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm.
Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje”.
Me respekt të thellë,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës -

Kosova shkon në zgjedhje të reja, KQZ e papërgatitur dhe pa para: Do kërkojmë fond shtesë
Pas dështimit të formimit të qeverisë, Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe një palë zgjedhje, të katërtat brenda një viti, paraqesin sfidë, sidomos në aspektin financiar, për çka deri më tani nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për organizimin e tyre.
“Jemi të përgatitur për t’i përmbushur në tërësi01:08 01:31 Ne sigurisht mjete nuk kem për të organizuar edhe një palë zgjedhje. Jemi duke i draftuar dhe hartuar të gjitha kërkesat tona”, tha anëtari i KQZ, Arianit Elshani.
KQZ, nuk e ka të definuar shumë se sa do të kushtojnë për shtetin këto zgjedhje, porse vlera pritet të jetë rreth 8 milionë euro, aq sa kanë kushtuar zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.
“Shuma mund të jetë e përafërt, por duhet të veçojmë edhe një fakt shtesë se edhe për zgjedhjet e nëntë shkurtit edhe për lokalet kemi pasur disa investime kapitale zgjedhore që i kemi bërë për herë të parë, që janë teknologjike, konsideroj që kjo shumë do të jetë më vogël por mbetet të shihet”, tha Elshan.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pret që qeveria të kryej punën e saj dhe të alokojë mjetet e nevojshme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, derisa shton se ky institucion është i gatshëm për organizimin e procesit.
Së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të hartojë raportin financiar mbi kushtueshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë që 7.9 milionë euro kushtuan zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit e 10.5 milionë dy raundet e zgjedhjeve lokale.
Për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky institucion ka nisur përgatitjet, përderisa akoma nuk ka përfunduar në tërësi procesi i certifikimit të rezultateve të balotazhit të zgjedhjeve lokale. -

Dështon qeveria “Konjufca 1”, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën, ku 56 deputetë vetouan pro, 4 abstenuan dhe 53 votuan kundër. Konjufca në prezantimin e tij kërkoi votën e deputetëve të opozitës për të shmangur një palë zgjedhje të reja, teksa tha se me urgjencë do të trajtonte buxhetin e shtetit.
Ai doli para deputetëve për votim pa siguruar marrëveshje politike me ndonjë subjekt tjetër. Në kabinetin e propozuar nga Konjufca pati fare pak dallim në emra nga ai paraprak i propozuar prej Albin Kurtit. Dallimi ishte te ministri i Infrastrukturës, ku nga Dimal Basha u propozua Besnik Bislimi. Konjufca ishte i mandatuari i dytë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, më 26 tetor Albin Kurti dështoi në votimin e parë. Pas tij presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor e mandatoi Konjufcën. Me rastin e dështimit të Konjufcës, tani presidentja është e obliguar t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga dita e shpalljes.
Para seancës për votimin e Konjufcës, Kuvendi hapi seancën për formimin e komisioneve, por nuk pati kuorum për vendimmarrje, për shkak të mungesës së partive që deri tash ishin në opozitë, që kanë kundërshtuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kujtojmë se zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 9 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 42.30 për qind të votave, e pasuar nga PDK-ja me 20.95 për qind, LDK-ja me 18.27 për qind dhe AAK-Nisma me 7.8 për qind të votave. Që nga shkurti, Kosova është zhytur në një krizë të thellë politike dhe prej 10 muajsh nuk ka arritur dot që të krijojë një qeveri dhe e ka lënë vendin në ‘vend numëro’. Faktori ndërkombëtarë ka bërë thirrje herë pas here për kapërcim të krizës. -

Vetëvendosja humb Prishtinën/ Minxhozi: Dy beteja të humbura për Kurtin, zgjedhjet e parakohshme do sjellin surpriza
Përparim Rama prin bindshëm në Prishtinë, duke lënë pas kandidatin e Vetëvendosjes Hajrulla Çeko.
Analisti politik Skënder Minxhozi komentoi për ABC News zgjedhjet e mbajtura në Kosovë në 18 komunat e tij. Minxhozi tha se Kurti gjatë këtij viti kalendarik pati dy beteja të humbura, atë të krijimit të qeverisë ndonëse fitoi zgjedhjet, si dhe humbjen e komunës kryesore.
“Kurti ka rënë edhe tani që flasim u investua me emrin e tij dhe nuk krijoi kabinetin. Partia e Kurtit është forca më e fuqishme, por nuk krijon dot qeverinë pa një parti tjetër në koalicion. Kurti i shkurtit humbi 9 mandate, së dyti optika e këtyre zgjedhjeve u detyrua të bashkëjetoj me një krizë kombëtare.
Këto lokale u influencuan nga vakumi i vendorit dhe do të jetë një goditje për Vetëvendosjen. Zgjedhjet e Prishtinës kanë pasur një rezonancë më pak lokale se kurrë më parë. Humbësi nuk fitoi dot as një qeveri Kurti 3, as një komunë kryesore dhe janë dy beteja të humbura në një vit kalendarik. Kjo është paradhoma më e padëshirueshme për Kurtin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Minxhozi e cilësoi ndër të tjera votuesin në Kosovë si elastik dhe një audiencë që ‘mban shënim’ ndaj zhvillimeve politike dhe që do të sjelli surpriza në zgjedhjet e parakohshme.
“Një elektorat i mençur dhe elastik si ai në Kosovë që ka shkarkuar kryeministra, gjykatat kanë hequr president, jeta politike ka qenë më fleksibël dhe në këtë sens pas xhamit të televizorit është një publik që mban shënim dhe mund të jap efekte surprizë nëse në Kosovë mbahen zgjedhje të parakohshme.”, tha Minxhozi. -

Edhe sikur sot të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, sërish opozita do humbasë
Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi e sheh me shqetësim situatën politike në vend, teksa shprehet se problemi më i madh i demokracisë është opozita dhe se lideri i PD nuk ngjall besim dhe njerëzit nuk e ndjekin.
“Me gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur në qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte një protestë madhështore. As 100 veta nuk ishin. Këto janë pamje që të krijojnë një ndjenjë që kjo opozitë ka mbaruar.
Me këto ngjarje që ndodhën në mazhorancë duhet të kishte protesta me të paktën 100 mijë veta. E kam bindje se problemi më i madh për demokracinë, është opozita. Çfarë frymë, çfarë besimi krijon në popull ky lider (Berisha)? Me këtë lider opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Ndaj rri Rama në pushtet. Se me këto që kanë ndodhur, ministër të arrestuar, zv. kryeministër në arrati, zv. Kryeministre në hetim… nuk ka opozitë, nuk ka alternativë, dhe kjo më shqetëson mua si gazetar.
Doktori e ka bërë historinë e vet, mirë apo keq historia e tij ka mbaruar. Për të rrëzuar këtë qeveri, nuk ka një alternativë tjetër”, u shpreh ai.
Ai shton se me gjithë zhvillimet e ndodhur në skenën politike të PS, do duhej që opozita të kishte forcë dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme.
“Edhe sikur Rama të dalë dhe të thotë që shkojmë në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk ndodh, sërish opozita do të humbë”, tha ai.
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, të cilat u anuluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu Erion Veliajn në detyrë dhe anuloi dekretin e Presidentit, ai tha se edhe nëse do të realizoheshin, PS do ta kishte fituar sërish kryeqytetin. -

Dëmi që i shkaktojnë shëndetit ushqimet e skuqura
Mishi i skuqur i pulës dhe patatet e skuqura janë padyshim shumë të shijshme. Ama konsumi i rregullt i tyre mund të jetë vdekjeprurës.
Këtë e thotë një studim i ekspertëve të Universitetit të Ajoas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjetjet e studimit tregojnë se personat që hanë më shumë se një racion ushqime të skuqura në javë janë tepër të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Ndikimi është më i madh te gratë.Sipas të dhënave studimet e mëparshme kanë konfirmuar një lidhje të ushqimeve të skuqura me obezitetin dhe nivelin e lartë të kolesterolit.
Në studimin që zgjati nga 1993 deri në 2017 u analizuan 107,000 persona të moshave nga 50 deri në 79 vjeç.
Gjatë këtyre dekadave, 31,588 prej tyre pësuan një vdekje të parakohshme, të zemrës apo tumorale.
Ushqimet e Skuqura Rrisin Rrezikun e Sëmundjeve të Parakohshme
1/3 e pjesëmarrësve që kishin ngrënë një ose më shumë vakte me ushqime të skuqura në javë ishin obeze.
Pas analizimit të faktorëve të tjerë të rrezikut siç është duhanpirja apo aktiviteti fizik, shkencëtarët zbuluan se:
Personat që konsumonin më shumë se një racion të skuqurash në ditë ishin 8-13 % më të rrezikuara nga sëmundjet e parakohshme.
Konsumi i një ose më shumë racioneve me mishi pule apo peshk të skuqur në javë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme me 13 përqind.
Rreziqet Që Vijnë Nga Të Skuqurat
Studime të tjera të mëparshme kanë konfirmuar se ngrënia e tepërt e ushqimeve të skuqura rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.
Sipas ekspertëvev, sa më të mëdha racionet e të skuqurave në ditë apo në javë, aq më i lartë është rreziku i këtyre sëmundjeve.
Mjekët këshillojnë që nëse doni të jeni të shëndetshëm, hiqini tiganët nga shtëpia dhe eleminoni të skuqurat nga ushqimi juaj. -

Ushqimet e skuqura të shkurtojnë jetën! Dëmi që i shkaktojnë shëndetit
Mishi i skuqur i pulës dhe patatet e skuqura janë padyshim shumë të shijshme.
Ama konsumi i rregullt i tyre mund të jetë vdekjeprurës.
Këtë e thotë një studim i ekspertëve të Universitetit të Ajoas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilit i referohet AgroWeb.org.
Gjetjet e studimit tregojnë se personat që hanë më shumë se një racion ushqime të skuqura në javë janë tepër të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Ndikimi është më i madh te gratë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studimet e mëparshme kanë konfirmuar një lidhje të ushqimeve të skuqura me obezitetin dhe nivelin e lartë të kolesterolit.
Në studimin që zgjati nga 1993 deri në 2017 u analizuan 107,000 persona të moshave nga 50 deri në 79 vjeç.
Gjatë këtyre dekadave, 31,588 prej tyre pësuan një vdekje të parakohshme, të zemrës apo tumorale.
Ushqimet e Skuqura Rrisin Rrezikun e Sëmundjeve të Parakohshme
1/3 e pjesëmarrësve që kishin ngrënë një ose më shumë vakte me ushqime të skuqura në javë ishin obeze.
Pas analizimit të faktorëve të tjerë të rrezikut siç është duhanpirja apo aktiviteti fizik, shkencëtarët zbuluan se:
Personat që konsumonin më shumë se një racion të skuqurash në ditë ishin 8-13 % më të rrezikuara nga sëmundjet e parakohshme.
Konsumi i një ose më shumë racioneve me mishi pule apo peshk të skuqur në javë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme me 13 përqind.
Rreziqet Që Vijnë Nga Të Skuqurat
Studime të tjera të mëparshme kanë konfirmuar se ngrënia e tepërt e ushqimeve të skuqura rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.
Sipas ekspertëvev, sa më të mëdha racionet e të skuqurave në ditë apo në javë, aq më i lartë është rreziku i këtyre sëmundjeve.
Mjekët këshillojnë që nëse doni të jeni të shëndetshëm, hiqini tiganët nga shtëpia dhe eleminoni të skuqurat nga ushqimi juaj/AgroWeb.org
-

Ushqimet e skuqura të shkurtojnë jetën, ja dëmi që shkaktojnë
Mishi i skuqur i pulës dhe patatet e skuqura janë padyshim shumë të shijshme.
Ama konsumi i rregullt i tyre mund të jetë vdekjeprurës.
Këtë e thotë një studim i ekspertëve të Universitetit të Ajoas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjetjet e studimit tregojnë se personat që hanë më shumë se një racion ushqime të skuqura në javë janë tepër të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Ndikimi është më i madh te gratë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studimet e mëparshme kanë konfirmuar një lidhje të ushqimeve të skuqura me obezitetin dhe nivelin e lartë të kolesterolit.
Në studimin që zgjati nga 1993 deri në 2017 u analizuan 107,000 persona të moshave nga 50 deri në 79 vjeç.
Gjatë këtyre dekadave, 31,588 prej tyre pësuan një vdekje të parakohshme, të zemrës apo tumorale.
Ushqimet e Skuqura Rrisin Rrezikun e Sëmundjeve të Parakohshme1/3 e pjesëmarrësve që kishin ngrënë një ose më shumë vakte me ushqime të skuqura në javë ishin obeze.
Pas analizimit të faktorëve të tjerë të rrezikut siç është duhanpirja apo aktiviteti fizik, shkencëtarët zbuluan se:
Personat që konsumonin më shumë se një racion të skuqurash në ditë ishin 8-13 % më të rrezikuara nga sëmundjet e parakohshme.
Konsumi i një ose më shumë racioneve me mishi pule apo peshk të skuqur në javë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme me 13 përqind.
Rreziqet Që Vijnë Nga Të Skuqurat
Studime të tjera të mëparshme kanë konfirmuar se ngrënia e tepërt e ushqimeve të skuqura rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.
Sipas ekspertëvev, sa më të mëdha racionet e të skuqurave në ditë apo në javë, aq më i lartë është rreziku i këtyre sëmundjeve.
Mjekët këshillojnë që nëse doni të jeni të shëndetshëm, hiqini tiganët nga shtëpia dhe eleminoni të skuqurat nga ushqimi jua.