Tag: paradën

  • Pas shfaqjeve me Putinin, aktori i Hollywood del përkrah Vuçiç në paradën e ushtrisë së Serbisë

    Pas shfaqjeve me Putinin, aktori i Hollywood del përkrah Vuçiç në paradën e ushtrisë së Serbisë

    Një paradë ushtarake e titulluar “Fuqia e Unitetit 2025” u mbajt këtë të shtunë në Beograd, duke shënuar Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

    Paradë zuri vend në zonën pranë Pallatit “Serbia” në Beogradin e Ri dhe u ndoq nga afër prej Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiç.

    Në paradë morën pjesë 10,000 trupa të Forcave të Armatosura serbe dhe përveç shfaqjes së aftësive të tyre, pjesëtarët e ushtrisë shpalosën edhe flamurin më të gjatë serb, 300 metra të gjatë.

    Përveç paradës së njësive dhe shfaqjes së armëve, publiku u prit edhe nga një program tërheqës i Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Kundërajrore, si dhe Flotës Lumore, me rreth 60 avionë të ndryshëm që fluturuan mbi Beograd.

    Ajo çka ra në sy ishte prezenca në rreshtin e parë të të ftuarve të Vuçiç për të ndjekur paradën, e aktorit të njohur të Hollywood-it, Steven Seagal.

    Ndër të ftuarit ceremonialë në tubim ishte edhe një kroat. Tomislav Žigmanov, një ish-përfaqësues i kroatëve në Asamblenë Kombëtare të Serbisë, por edhe një përfaqësues i kroatëve në Serbi ndodhej disa rreshta pas Presidentit Vuçiç.

     

  • Serbia mban paradën ushtarake me 10 mijë trupa, MiG-29, dronë e avionë! Dodik krah Vuçiç! Policia ndalon studentët

    Serbia mban paradën ushtarake me 10 mijë trupa, MiG-29, dronë e avionë! Dodik krah Vuçiç! Policia ndalon studentët

    Një paradë ushtarake nën sloganin “Forca e Unitetit” u mbajt sot në Beograd të Serbisë. Mbi 10.000 trupa parakaluan në paradë, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, ndërsa u ekspozuan mbi 600 automjete, 70 avionë dhe 20 anije, bënë të ditur autoritetet

    Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën “në mbështetje të ushtrisë”.

    Studentët u penguan nga pjesëtarë të Xhandarmërisë, të cilët i shpërndanë dhe i rrethuan, duke mos u lejuar pjesëmarrjen në paradë.

    Parada ushtarake në Beograd përfundoi me shfaqjen e flotës ajrore të vendit.

    Gjatë kësaj shfaqje fluturuan avionë luftarakë MiG-29 mbi zonën ku u mbajt parada ushtarake.

    Ata u shoqëruan nga avionë bombardues “Shqiponja”, të ndjekur nga një fluturim i avionëve transportues “Supergaleb” dhe avionëve stërvitorë “Lasta”.

    Anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen një kërcim me parashutë.

    Kush ishin të ftuarit që morën pjesë në paradë?
    Në paradën ushtarake të Serbisë në Beogard nuk pati fytyra shumë të njohura apo të rëndësishme nga bota e politikës.

    Në mesin e atyre që morën pjesë ishin, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed, anëtari i familjes mbretërore të Bahreinit Nasser bin Hamad, aktori Steven Seagal, si dhe ish-presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik.

    Parada u zhvillua në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar.

    Komentar je suvišan. pic.twitter.com/GCwOEc3D56— Rodoljub Sabic (@RodoljubSabic) September 20, 2025

     

  • Parada ushtarake e Vuçiçit shndërrohet në një shfaqje dhune dhe shtypjeje qytetare

    Parada ushtarake e Vuçiçit shndërrohet në një shfaqje dhune dhe shtypjeje qytetare

    Sot në Beogradin e Ri, qeveria e Aleksandar Vuçiq zhvilloi paradën ushtarake “Fuqia e Unitetit”, ku sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë priteshin 10,000 pjesëmarrës, 2,500 armë dhe pajisje ushtarake, 600 automjete, 70 avionë dhe 20 anije.

    Megjithëse zyrtarët e lartë shtetërorë ftuan qytetarët të merrnin pjesë dhe të përshëndesnin ushtrinë e tyre, policia ushtroi forcë të tepruar, duke penguar hyrjen e tyre dhe duke shtypur pjesëmarrësit, përfshirë gra, fëmijë dhe gazetarë. Studentët që protestuan paqësisht u përballën me kordonë policorë të komanduar nga një xhandar i maskuar, dhe disa qytetarë u detyruan të futeshin me forcë në rrugë nën presionin e policisë.

    Disa qytetarë, përfshirë edhe bashkëshortë të ushtarëve, u ndaluan të hyjnë për të parë paradën, ndërsa autobuset që transportonin qytetarë nga qytete të tjera u vendosën në mënyrë që të kufizojnë lëvizjen e tyre. Policia, e pajisur me mjete të plota për parandalimin e trazirave, nuk lejoi që qytetarët të afrohen në zonën ku po zhvillohej parada, duke krijuar një atmosferë frike dhe represioni të hapur.

    Në këtë skenë të tensionuar, paradën e përshëndetën Komandanti Suprem dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kryeministri Đuro Macut, Kryetarja e Parlamentit Ana Brnabiq dhe Ministri i Mbrojtjes Bratislav Gashiq, ndërkohë që qytetarët mbetën të izoluara dhe të frikësuara.

    Studentët që protestuan me pankartën “Makinistët kundër Makinerisë” u përballën me një shpërndarje të dhunshme nga policia, duke treguar qartë se qeveria e Vuçiq përdor ushtrinë dhe forcën policore për të shtypur çdo formë qytetarie dhe kundërshtimi.

  • Shefi i ushtrisë serbe reagon ndaj kritikave për paradën ushtarake në Beograd: Flini të qetë

    Shefi i ushtrisë serbe reagon ndaj kritikave për paradën ushtarake në Beograd: Flini të qetë

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk dëshiron të përfshihet në politikë dhe lojërat e saj.
    Ai hodhi poshtë kritikat se me paradën ushtarake frikësohen qytetarët dhe kërcënohen fqinjët, duke e quajtur këtë “manipulim”.
    “Të gjithë duhet të bashkohemi rreth idesë se ajo që do të shfaqet të shtunën e ardhshme është e shtetit, për krenarinë e të gjithëve. Ata që nuk e duan ushtrinë – sigurisht ka edhe të tillë – të jenë të bindur se mund të flenë të qetë. Deri sa të kemi një ushtri të tillë, Serbia është e sigurt”, tha ai për TV Prva më 14 shtator.
    Parada ushtarake do të zhvillohet më 20 shtator në Beograd në Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit serb të cilën e festojnë së bashku Serbia dhe entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.
    Është paralajmëruar një parakalim i mjeteve moderne luftarake dhe anijeve në lumin Danub, fluturime të avionëve dhe paraqitje e disa aftësive të njësive të ushtrisë serbe.
    Duke folur rreth kritikave për paradën, Mojsilloviq tha se është i bindur që disa duan të fitojnë pikë politike me këtë çështje dhe shtoi se ushtria serbe do të kompensojë çdo dëm nëse do të ndodhë.
    Ai theksoi se “parada do të ketë një mesazh për të gjithë – gëzim dhe lumturi për miqtë dhe aleatët dhe ndoshta zemërim dhe nervozë për të tjetër”, pasi të shihet, sipas tij, se ushtria serbe është moderne, e pajisur mirë dhe e përgatitur.
    Mojsilloviq u zotua se ushtria serbe do të vazhdojë të forcohet.
    Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkimin e Paqes në Stokholm (SIPRI), Serbia është shteti i Ballkanit Perëndimor që ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë gjatë pesë vjetëve të fundit.
    Në vitin 2024, Serbia ndau 2.2 miliardë dollarë amerikanë për ushtrinë, që përbën 2.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
    Duke folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Mojsilloviq tha se nga kjo gjë nuk është hequr dorë, por shtoi se po kryhen përgatitje intensive. Sipas tij, janë investuar mjete të konsiderueshme për të rregulluar kazermat dhe për të blerë pajisje.
    Ai shtoi se hapi tjetër do të jetë “përshtatja e fushës ligjore me atë që dëshirojmë, 75 ditë shërbim ushtarak” dhe duket që Kuvendi i Serbisë të miratojë ligj për këtë çështje.
    Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar në vitin 2024 se shërbimi ushtarak do të rikthehet këtë vit, i cili ishte shfuqizuar më 1 janar 2011.(REL)

  • Shefi i ushtrisë serbe hedh poshtë kritikat për paradën ushtarake në Beograd

    Shefi i ushtrisë serbe hedh poshtë kritikat për paradën ushtarake në Beograd

    Ushtarë serbë gjatë stërvitjeve ushtarake në bazën ajrore në Batajnicë, afër Beogradit. 20 shtator 2024.
    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk dëshiron të përfshihet në politikë dhe lojërat e saj.
    Ai hodhi poshtë kritikat se me paradën ushtarake frikësohen qytetarët dhe kërcënohen fqinjët, duke e quajtur këtë “manipulim”.

    “Të gjithë duhet të bashkohemi rreth idesë se ajo që do të shfaqet të shtunën e ardhshme është e shtetit, për krenarinë e të gjithëve. Ata që nuk e duan ushtrinë – sigurisht ka edhe të tillë – të jenë të bindur se mund të flenë të qetë. Deri sa të kemi një ushtri të tillë, Serbia është e sigurt”, tha ai për TV Prva më 14 shtator.
    Parada ushtarake do të zhvillohet më 20 shtator në Beograd në Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit serb të cilën e festojnë së bashku Serbia dhe entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.
    Është paralajmëruar një parakalim i mjeteve moderne luftarake dhe anijeve në lumin Danub, fluturime të avionëve dhe paraqitje e disa aftësive të njësive të ushtrisë serbe.
    Duke folur rreth kritikave për paradën, Mojsilloviq tha se është i bindur që disa duan të fitojnë pikë politike me këtë çështje dhe shtoi se ushtria serbe do të kompensojë çdo dëm nëse do të ndodhë.
    Ai theksoi se “parada do të ketë një mesazh për të gjithë – gëzim dhe lumturi për miqtë dhe aleatët dhe ndoshta zemërim dhe nervozë për të tjetër”, pasi të shihet, sipas tij, se ushtria serbe është moderne, e pajisur mirë dhe e përgatitur.
    Mojsilloviq u zotua se ushtria serbe do të vazhdojë të forcohet.
    Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkimin e Paqes në Stokholm (SIPRI), Serbia është shteti i Ballkanit Perëndimor që ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë gjatë pesë vjetëve të fundit.
    Në vitin 2024, Serbia ndau 2.2 miliardë dollarë amerikanë për ushtrinë, që përbën 2.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
    Duke folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Mojsilloviq tha se nga kjo gjë nuk është hequr dorë, por shtoi se po kryhen përgatitje intensive. Sipas tij, janë investuar mjete të konsiderueshme për të rregulluar kazermat dhe për të blerë pajisje.
    Ai shtoi se hapi tjetër do të jetë “përshtatja e fushës ligjore me atë që dëshirojmë, 75 ditë shërbim ushtarak” dhe duket që Kuvendi i Serbisë të miratojë ligj për këtë çështje.
    Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar në vitin 2024 se shërbimi ushtarak do të rikthehet këtë vit, i cili ishte shfuqizuar më 1 janar 2011.REL

  • Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina, kritikon fqinjët

    Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina, kritikon fqinjët

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për të parë se “çfarë do të ishte me interes për t’u blerë për nevojat e ushtrisë serbe, në mënyrë që ajo të jetë një faktor parandalues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.
    “Nuk është rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe, ata nuk e bënë atë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë. Ata e bënë kundër Serbisë”, tha Vuçiq për gazetarët në Pekin.
    Ai theksoi se Serbia “nuk do ta prekë askënd”, por se po e forcon ushtrinë e saj për ta “ruajtur integritetin territorial”.
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan më 18 mars një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
    Video nga arkivi: Pse po e shqetëson Serbinë bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe fqinjëve?

    Qeveria kroate bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se deklarata e tri shteteve nuk synon krijimin e ndonjë aleance ushtarake. Duke folur për paradën ushtarake të ushtrisë kineze dhe blerjen e mundshme të armatimeve nga ajo, Vuçiq tha se Serbia nuk është e interesuar për raketat balistike dhe hipersonike kineze, por se Kina ka avionë shumëfunksionalë të nivelit të lartë dhe helikopterë modernë.
    Lideri serb u tha gazetarëve në Pekin se pati takime me përfaqësues të 11 kompanive, me të cilët bisedoi edhe për prezantimin dhe përdorimin e makinave fluturuese në Serbi.
    “Kompanitë janë nga fusha të ndryshme. Përdorimi i inteligjencës artificiale do të ketë shumë rëndësi për ne në të ardhmen”, tha Vuçiq.
    Duke komentuar bisedimet me përfaqësuesit e kompanisë kineze Zijin, ai tha se Serbia është e interesuar për blerje të mëtejshme të arit nga kjo kompani, e cila është pronare shumicë e Kompleksit Minierë-Trajtim Metalurgjik Bor.
    “Patëm takime me kompani të rëndësishme energjetike. Biseduam me kompaninë Xpeng për makinat fluturuese. Besoj se vitin e ardhshëm, deri më 1 dhjetor, do të mund t’u tregojmë njerëzve se si funksionojnë në Serbi dhe se do të jenë në përdorim gjatë ekspozitës Ekspo2027 në Beograd”, tregoi ai.
    Ai shtoi se gjatë vizitës në Kinë është takuar me 12 liderë botërorë, përfshirë presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev, presidentin e Indonezisë Prabovo Subjanto dhe kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.
    Vuçiq dhe kryeministri i Sllovakisë ishin të vetmit liderë evropianë që morën pjesë në Pekin në paradën ushtarake me të cilën Kina shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Të ftuar të liderit kinez Xi Jinping ishin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe krerë të tjerë shtetesh e qeverish, përfshirë ata nga Bjellorusia, Irani dhe vende të tjera. REL/

  • Vuçiç paralajmëron blerje armësh nga Kina, akuzon Shqipërinë dhe fqinjët: Bënë aleancë kundër Serbisë!

    Vuçiç paralajmëron blerje armësh nga Kina, akuzon Shqipërinë dhe fqinjët: Bënë aleancë kundër Serbisë!

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për të parë se “çfarë do të ishte me interes për t’u blerë për nevojat e ushtrisë serbe, në mënyrë që ajo të jetë një faktor parandalues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.
    “Nuk është rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe, ata nuk e bënë atë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë. Ata e bënë kundër Serbisë”, tha Vuçiç për gazetarët në Pekin.
    Ai theksoi se Serbia “nuk do ta prekë askënd”, por se po e forcon ushtrinë e saj për ta “ruajtur integritetin territorial”.
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan më 18 mars një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
    Qeveria kroate bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se deklarata e tri shteteve nuk synon krijimin e ndonjë aleance ushtarake.
    Duke folur për paradën ushtarake të ushtrisë kineze dhe blerjen e mundshme të armatimeve nga ajo, Vuçiç tha se Serbia nuk është e interesuar për raketat balistike dhe hipersonike kineze, por se Kina ka avionë shumëfunksionalë të nivelit të lartë dhe helikopterë modernë.
    Lideri serb u tha gazetarëve në Pekin se pati takime me përfaqësues të 11 kompanive, me të cilët bisedoi edhe për prezantimin dhe përdorimin e makinave fluturuese në Serbi.
    “Kompanitë janë nga fusha të ndryshme. Përdorimi i inteligjencës artificiale do të ketë shumë rëndësi për ne në të ardhmen”, tha Vuçiç.
    Duke komentuar bisedimet me përfaqësuesit e kompanisë kineze Zijin, ai tha se Serbia është e interesuar për blerje të mëtejshme të arit nga kjo kompani, e cila është pronare shumicë e Kompleksit Minierë-Trajtim Metalurgjik Bor.
    “Patëm takime me kompani të rëndësishme energjetike. Biseduam me kompaninë Xpeng për makinat fluturuese. Besoj se vitin e ardhshëm, deri më 1 dhjetor, do të mund t’u tregojmë njerëzve se si funksionojnë në Serbi dhe se do të jenë në përdorim gjatë ekspozitës Ekspo2027 në Beograd”, tregoi ai.
    Ai shtoi se gjatë vizitës në Kinë është takuar me 12 liderë botërorë, përfshirë presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev, presidentin e Indonezisë Prabovo Subjanto dhe kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.
    Vuçiç dhe kryeministri i Sllovakisë ishin të vetmit liderë evropianë që morën pjesë në Pekin në paradën ushtarake me të cilën Kina shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
    Të ftuar të liderit kinez Xi Jinping ishin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe krerë të tjerë shtetesh e qeverish, përfshirë ata nga Bjellorusia, Irani dhe vende të tjera. (REL)

  • Kina i tregon muskujt SHBA-ve, presidenti kinez ndjek paradën ushtarake i shoqëruar nga Putin dhe Kim Jong Un

    Kina i tregon muskujt SHBA-ve, presidenti kinez ndjek paradën ushtarake i shoqëruar nga Putin dhe Kim Jong Un

    Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor.

    Parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake, duke përfshirë mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake.

    China unveils advanced drones in V-Day military parade. #VDayParade https://t.co/zVq8FjmmkL pic.twitter.com/VOi3Jvb62x

    — China Daily (@ChinaDaily) September 3, 2025

    Në fjalimin e tij hyrës në paradën ushtarake, Xi tha se vendi i tij bën gjithmonë zgjedhjen e duhur.
    “Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen mes paqes ose luftës, dialogut ose konfrontimit, fitores së përbashkët ose rezultatit zero. Populli kinez qëndron me vendosmëri në anën e duhur të historisë”, tha Jinping.
    Momenti kyç ishte   kur  udhëheqësi kinez  Xi ishte  i  rrethuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, teksa shikonin paradën 70-minutëshe në Sheshin Tiananmen të Pekinit, në një shfaqje të paprecedent të solidaritetit.

    Të tre shkëmbyen një bisedë të shkurtër ndërsa iu afruan vendit të ceremonisë, duke ecur në tapetin e kuq dhe duke u drejtuar drejt portës së Qytetit të Ndaluar.
    Ndërkohë pas pamjeve  të shpërndara në rrjete sociale ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump, i cili e quajti këtë  një komplot kundër SHBA-ve.
    “Shumë amerikanë kanë vdekur në ndjekjen e fitores dhe lavdisë nga Kina. Shpresoj që ata të nderohen dhe të kujtohen me të drejtë për guximin dhe sakrificën e tyre! Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm kinez urojnë një ditë të madhe dhe të qëndrueshme festimi. Përshëndetje të përzemërta për Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,  shkroi Trump. 
    Parada e madhe ushtarake ishte përmbyllje e një sërë ngjarjesh diplomatike të dizajnuara për të treguar vizionin e Kinës për një rend botëror alternativ, si kundërpeshë ndaj dominimit të gjatë të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor. Parada u organizua pas samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), që u mbajt më herët gjatë javës, që po ashtu synoi të shfaqte Kinën si udhëheqëse botërore që ka ndikim gjithnjë e më të madh rajonal në Azinë Juglindore dhe Qendrore.

  • Pse nuk ishte kryeministri i Indisë në paradën e madhe të Kinës?

    Pse nuk ishte kryeministri i Indisë në paradën e madhe të Kinës?

    Nga Vikas Pandey, BBC

    Kryeministri indian, Narendra Modi, nuk ishte i pranishëm në mega-paradën e Presidentit Xi, megjithëse vetëm dy ditë më parë ndau skenën me liderin kinez, Xi Jinping, dhe Presidentin rus Vladimir Putin.

    Ndërveprimet e tyre të ngrohta u bënë virale në rrjetet sociale, duke u parë nga disa si fillimi i një rendi të ri botëror që nuk varet nga Uashingtoni.

    Prandaj, ishte e natyrshme që shumë njerëz të prisnin të shihnin sërish Modin duke ndarë skenën me Xi dhe Putin. Por realiteti është shumë më i komplikuar.

    Tarifat prej 50% të Trump ndaj Indisë – që përfshijnë një penalitet prej 25% për refuzimin e Delhi-t për të ndaluar blerjen e naftës nga Rusia – e bënë të nevojshme dhe madje nxitën bisedimet e paqes midis Pekinit dhe Delhi-t. Por dy gjigantët aziatikë ende kanë shumë çështje themelore për t’u zgjidhur.

    Ata ende kanë tarifa të larta tregtare ndaj njëri-tjetrit në shumë sektorë. India është gjithashtu e kujdesshme për deficitin tregtar prej 99 miliardë dollarësh (73 miliardë paund) që ka me Kinën.

    Më e rëndësishmja, sentimenti publik kundër Kinës në Indi u përkeqësua ndjeshëm pas përleshjeve të vitit 2020 midis trupave të tyre në luginën e Galwanit. Është shumë herët që India dhe Kina të fillojnë të vlerësojnë fuqinë ushtarake të njëra-tjetrës.

    India po mban edhe plagë të freskëta – Delhi ka shprehur shqetësime se armatimet e përdorura nga Pakistani në përleshjet e verës së kaluar kanë ardhur kryesisht nga Pekini.

    Pas ftohjes së madhe nga “miku i besuar” Trump, shumë indianë, të nxitur nga komentet në mediat vendase, po afroheshin më shumë me idenë e lidhjeve më të ngushta me Pekinin.

    Megjithatë, pjesëmarrja në një paradë ushtarake në Kinë do të ishte si një autogol për Modin.

  • Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Xi: Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës! Reagon Trump

    Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Xi: Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës! Reagon Trump

    Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës, ndërsa mbajti paradën ushtarake më të madhe të Kinës, të shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri koreoano-verior Kim Jong-un, duke përmbyllur një javë me shfaqje diplomatike të parë si një qëndrim ndaj Perëndimit.
    “Bota përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës. Kina qëndron për paqen dhe zhvillimin. Asnjë ngacmues nuk mund të na frikësojë”, deklaroi Xi në fjalën hapëse në paradën ushtarake që shënonte 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.
    Armët lazer, raketat balistike bërthamore ndërkontinentale DF-61, e aftë të mbajë koka bërthamore, dhe dronë gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja që Kina zbuloi në paradë masive ushtarake.
    Presidenti kinez mirëpriti presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un para paradës ushtarake në Sheshin Tiananmen. Të tre patën një bisedë të shkurtër ndërsa iu afruan vendit të ceremonisë, duke ecur në tapetin e kuq së bashku për të parë paradën.

    Kjo ishte hera e parë që të tre udhëheqësit janë parë në publik së bashku. Ajo që pasoi ishte një spektakël i koreografuar precizioni, fuqie dhe patriotizmi.
    Ky takim, armët dhe trupat e shfaqura duket se kanë tërhequr vëmendjen e presidentit të SHBA-së Donald Trump.
    “Pyetja më e rëndësishme është nëse Presidenti Kinez Xi Jinping do ta përmendë apo jo mbështetjen dhe gjakun e jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kinës për ta ndihmuar atë të çlirohet nga një pushtues i huaj shumë armiqësor. Ju lutem shprehni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong-un ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Donald Trump në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke i uruar Presidentit Xi Jinping dhe popullit të mrekullueshëm kinez një ditë të madhe dhe të qëndrueshme feste.