Tag: paracetamoli

  • Paracetamoli i pasigurtë për gratë shtatzëna? Ja çfarë thonë mjekët

    Paracetamoli i pasigurtë për gratë shtatzëna? Ja çfarë thonë mjekët

    Duhet të përdorë, apo jo, një grua shtatzënë paracetamol, është një ndër diskutimet më të shpeshta ditët e fundit, pasi ne SHBA qeveria u rekomandoi mjekeve të ndalojnë përdorimin nga kjo kategori të një ilaci me baze paracetamoli që mund te shkaktoje autizëm te fëmija.
    Mjeke obsteter gjinekologe thonë se sipas studimeve te kryera deri tani, nuk ka asnjë provë të drejtëpërdrejtë shkencore,  qe te tregoje se përdorimi i paracetamolit nga nëna shkakton autizëm tek fëmija që ajo lind.
    “Deri më sot nuk ka dal asnjë fakt shkencor që paracetamoli të ketë risqe. Sot për sot nuk ka asnjë protokoll mjekësor që e heq paracetamolin nga përdorimi, dhe për mendimin tim personal, Zoti t’na ruaj nëse mbetemi pa paracetamol, sepse shtatzënat e sigurt që njëherë në 9 muaj do kenë nevojë për të ul temperature, për shkak të virozave apo infeksioneve që mund ti prek”, thotë Juxhin Gjoshe, Obstetër-Gjinekolog.
    Mjeku obstetër gjinokolog, Juxhin Gjoshe, thotë se paracetamoli mbetet zgjedhja më e sigurt për trajtimin e temperaturës së lartë apo gjendjet e virozave, gjatë shtatzënisë, por thekson se ai duhet te merret në mënyrë të kontrolluar.
    “Medikamentet që përdoren gjatë shtatzënisë ndahen në disa grupe. Ata që përdoren lirisht janë në grupin B, ku ne i kemi si armë në dorë për gratë shtatzëna, si për aneminë, një gjendje virale. Paracetamoli bënë pjesë në grupin B, ku janë konfirmuar se s’kanë risqe, por të përdorura me masë. Nuk duhet të merren si karamele”, thotë ai.
    Sipas mjekut Juxhin Gjoshe, një temperaturë mbi 38 gradë, nuk duhet neglizhuar, pasi shkakton komplikacione tek nëna dhe tek fetuesi,  madje tek ky i fundit, deri në pasoja ne tru.
    “Nëse kalon temperaturën 38 gradë, duhet marrë konsideratë çdo medikament që e ul temperaturën. Paracetamoli është më i sugjeruar dhe më i përdoruri. Në shtatzëninë e javëve të para mund të shkaktoj humbje të shtatzënisë, pra abort spontanë, por, problemet shkojnë deri në çrregullim të zhvillimit të trurit tek fetusi”, shpjegon mjeku.
    Pas lajmeve te pakonfirmuara shkencërisht se perdorimi i paracetamolit në shtatzëni mund të shkaktojë çrregullime te spektirt autik te foshnja,  mjeku Gjoshe, ka një apel për gratë që presin të bëhen nëna
    “Ju bëj thirrje, të mendojnë në balancë, përfitimin që kemi nga ulja e temperaturës dhe risqet nëse lihet temperatura të jetë e lartë. Duke vënë këtë balancë të bëjn zgjedhje, ka zhurma në rrjetet sociale që bëhem, jo çdo gjë që flitet qëndron, ndaj të flasin me mjekët”, shpjegon mjeku.
    Paracetamoli është lehtësisht i gjindshëm në farmaci, megjithatë specialistët e shëndetit këshillojnë njerëzit që mos të ai te merret vetëm në rast nevoje dhe në sasi të kontrolluar, pasi përdorimi afatgjatë mund të shkaktojë probleme të parikuperushme të mëlçisë si dhe në organe të tjera.

  • Paracetamoli dhe autizmi? Brataj reagon pas deklaratës së Trump: Është parë një lidhje mes…

    Paracetamoli dhe autizmi? Brataj reagon pas deklaratës së Trump: Është parë një lidhje mes…

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një dalje televizive ka folur për deklaratën e Trump në lidhje me paracetamolin, që shkaktoi një debat ndërkombëtar.
    Brataj deklaroi se kjo deklaratë lidhet me një studim të bërë në Suedi.
    Shefi i Urgjencës Kombëtare tha se ka një tendencë për shfaqje të autizmit, kur gratë kanë përdorur paracetamolin në shtatzani, por asgjë nuk është vërtetuar.
    Brataj tha se për këto çështje duhet mbështetur te gjetjet e shëndetësisë dhe jo te politika, pasi kjo e dfundit këkron të tërheqë vëmendjen dhe gjen mënyra.
    “E kanë lidhur me një studim të bërë në Suedi. Politika kur do të tërheqë vëmendjen e gjen. Gratë që kryesisht kanë përdorur paracetamolin, kanë pasur tendecë, por kjo nuk është vërtetuar. Është parë një lidhje që është marrë, por jo asnjë lidhje që; ka infeksion apo inficencë. Paracetamoli është një ndër medikamentet më të vjetër, dhe ky është një studim, si mund ta marrim të mirëqenë! Nuk është shkak pasojë. Siç reaguan shoqatat e barnave në botë, që e kundërshtuan sepse s’ka prova shkak-pasojë. Paracetamoli lejohet në shtatzëni. Çfarë shkakton temperatura e lartë te gruaja? Dehidratim, dëmtime respiratorë. Çfarë i shkaktojnë fetusit? Shkaktohen dëmtime cerebrale, në rast të temperaturave të larta. Them se duhet të mbështetemi te gjetjet e shëndetësisë dhe jo te politika për këto çështje”, tha Brataj.

  • “Paracetamoli te shtatzënat, shkakton autizëm”, Skënder Brataj për deklaratën e Trump: Si qëndron e vërteta

    “Paracetamoli te shtatzënat, shkakton autizëm”, Skënder Brataj për deklaratën e Trump: Si qëndron e vërteta

    Padyshim që deklarata e presidentit Donald Trump e paracetamoli te gratë shtatzëna, shkakton autizëm te foshnjat, shkaktoi tronditje në mbarë botën. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj hodhi poshtë këto deklarata, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë provë shkencore, shkak-pasojë.

    Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa, Brataj tha se paracetamoli është një medikament që sa i vjetër, është konsideruar i sigurt për gratë shtatzëna.

    “E kanë lidhur me një studim të bërë në Suedi. Politika kur do të tërheqë vëmendjen e gjen. Gratë që kryesisht kanë përdorur paracetamolin, kanë pasur tendecë, por kjo nuk është vërtetuar. Është parë një lidhje që është marrë, por jo asnjë lidhje që; ka infeksion apo inficencë. Paracetamoli është një ndër medikamentet më të vjetër, dhe ky është një studim, si mund ta marrim të mirëqenë! Nuk është shkak pasojë. Siç reaguan shoqatat e barnave në botë, që e kundërshtuan sepse s’ka prova shkak-pasojë. Paracetamoli lejohet në shtatzëni. Çfarë shkakton temperatura e lartë te gruaja? Dehidratim, dëmtime respiratorë. Çfarë i shkaktojnë fetusit? Shkaktohen dëmtime cerebrale, në rast të temperaturave të larta. Them se duhet të mbështetemi te gjetjet e shëndetësisë dhe jo te politika për këto çështje.

    Pyetjes së çfarë duhet të konsumojë një shtatzënë, Brataj tha: “Gruaja shtatzënë nuk duhet ta teprojë me paracetamolin. Nuk duhet të marrin pa kriter dhe varet se çfarë temperature kanë. Më mirë të marrin paracetamol kur temperatura është mbi 38.5”.

  • Mjeku Erion Dasho kundërshton Trump: Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk shkakton autizëm

    Mjeku Erion Dasho kundërshton Trump: Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk shkakton autizëm

    Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk është provuar se shkakton autizëm. Kështu u shpreh  mjeku Erion Dasho, duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Tylenoli ka lidhje me autizmin.
    “Autizmi ka shumë shkaqe që ne i quajmë multifaktoriale gjenetike zhvillimore sociale, dhe ta thjeshtësosh që tylenoli apo vaksina shkakton autizëm vetëm se nxirren disa grafikë që janë edhe jashtë shkencës. Trump iu referua studimeve shkencore, por nuk që nuk kanë provuar ën mënyrë përfundimare se paracetamoli ka lidhje shkak pasojë me autizmin. Ka komunitete shkencore që kryejnë studime që duhet të aprovojnë në mënyrë përfundimtare”.
    Mjeku pranoi efektet anësore të paracetamolit, por theksoi se përfitimet prej tij janë më të mëdha sa i takon dhimbjes dhe temperaturës. Ai e quan të gabuar përfshirjen e politikës në deklarata të tilla që i takojnë komunitetit shkencor.
    “Paracetamoli ka efekte anësore që njihen, por ka 150 vjet që përdoret në mjekësi, për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës e etheve. Sigurisht që ka efekte anësore, por kur krahasohen efektet me përfitimet del që përfitimet janë më të larta të futësh në këtë autizmin që është ende i paprovuar nga komuniteti shkencor se shkakton autizëm qoftë ed enë një formë të lehtë kjo është e gabuar dhe mbi të gjitha është e gabuar edhe përfshirja e politikës në vendimmarrje teknike mjekësore”.
    Të gabuara, sipas Dashos, janë edhe deklaratat e lidhje së autizmit me vaksinimin. Sipas tij programet e vaksinimit kanë shpëtuar miliona jetë në gjithë botën.
    “Kur autizmi lidhet me vaksinimin ka krijuar mosbesim. Vaksinat në fëmijëri kanë shpëtuar qindra mijëra e miliona jetë në të gjithë botën, u eliminua lija dhe sëmundje të tjera. Të dëmtosh programet e vaksinimit me argumente të paprovuara në mënyrë përfundimtare dhe kjo është e gabuar uroj të kemi një situatë ku janë mjekët dhe kërkuesit që do thonë fjalën e fundit”.

  • Reagimi i mjekut pas deklaratës së Trump: Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm 

    Reagimi i mjekut pas deklaratës së Trump: Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm 

    Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk është provuar se shkakton autizëm. Kështu u shpreh  në Dita Jonë në A2 CNN mjeku Erion Dasho duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Tylenoli ka lidhje me autizmin. 

    “Autizmi ka shumë shkaqe që ne i quajmë multifaktoriale gjenetike zhvillimore sociale, dhe ta thjeshtësosh që tylenoli apo vaksina shkakton autizëm vetëm se nxirren disa grafikë që janë edhe jashtë shkencës. Trump iu referua studimeve shkencore, por nuk që nuk kanë provuar ën mënyrë përfundimare se paracetamoli ka lidhje shkak pasojë me autizmin. Ka komunitete shkencore që kryejnë studime që duhet të aprovojnë në mënyrë përfundimtare”. 

    Mjeku pranoi në A2 CNN efektet anësore të paracetamolit, por theksoi se përfitimet prej tij janë më të mëdha sa i takon dhimbjes dhe temperaturës. Ai e quan të gabuar përfshirjen e politikës në deklarata të tilla që i takojnë komunitetit shkencor. 

    “Paracetamoli ka efekte anësore që njihen, por ka 150 vjet që përdoret në mjekësi, për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës e etheve. Sigurisht që ka efekte anësore, por kur krahasohen efektet me përfitimet del që përfitimet janë më të larta të futësh në këtë autizmin që është ende i paprovuar nga komuniteti shkencor se shkakton autizëm qoftë ed enë një formë të lehtë kjo është e gabuar dhe mbi të gjitha është e gabuar edhe përfshirja e politikës në vendimmarrje teknike mjekësore”. 

    Të gabuara, sipas Dashos, janë edhe deklaratat e lidhje së autizmit me vaksinimin. Sipas tij programet e vaksinimit kanë shpëtuar miliona jetë në gjithë botën. 

    “Kur autizmi lidhet me vaksinimin ka krijuar mosbesim. Vaksinat në fëmijëri kanë shpëtuar qindra mijëra e miliona jetë në të gjithë botën, u eliminua lija dhe sëmundje të tjera. Të dëmtosh programet e vaksinimit me argumente të paprovuara në mënyrë përfundimtare dhe kjo është e gabuar uroj të kemi një situatë ku janë mjekët dhe kërkuesit që do thonë fjalën e fundit”. 

  • “Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm”, reagimi i mjekut pas deklaratës së presidentit Trump

    “Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm”, reagimi i mjekut pas deklaratës së presidentit Trump

    Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk është provuar se shkakton autizëm. Kështu u shpreh mjeku Erion Dasho duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Tylenoli ka lidhje me autizmin.
    “Autizmi ka shumë shkaqe që ne i quajmë multifaktoriale gjenetike zhvillimore sociale, dhe ta thjeshtësosh që tylenoli apo vaksina shkakton autizëm vetëm se nxirren disa grafikë që janë edhe jashtë shkencës. Trump iu referua studimeve shkencore, por nuk që nuk kanë provuar ën mënyrë përfundimare se paracetamoli ka lidhje shkak pasojë me autizmin. Ka komunitete shkencore që kryejnë studime që duhet të aprovojnë në mënyrë përfundimtare”.
    Mjeku pranoi efektet anësore të paracetamolit, por theksoi se përfitimet prej tij janë më të mëdha sa i takon dhimbjes dhe temperaturës. Ai e quan të gabuar përfshirjen e politikës në deklarata të tilla që i takojnë komunitetit shkencor.
    “Paracetamoli ka efekte anësore që njihen, por ka 150 vjet që përdoret në mjekësi, për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës e etheve. Sigurisht që ka efekte anësore, por kur krahasohen efektet me përfitimet del që përfitimet janë më të larta të futësh në këtë autizmin që është ende i paprovuar nga komuniteti shkencor se shkakton autizëm qoftë ed enë një formë të lehtë kjo është e gabuar dhe mbi të gjitha është e gabuar edhe përfshirja e politikës në vendimmarrje teknike mjekësore”.
    Të gabuara, sipas Dashos, janë edhe deklaratat e lidhje së autizmit me vaksinimin. Sipas tij programet e vaksinimit kanë shpëtuar miliona jetë në gjithë botën.
    “Kur autizmi lidhet me vaksinimin ka krijuar mosbesim. Vaksinat në fëmijëri kanë shpëtuar qindra mijëra e miliona jetë në të gjithë botën, u eliminua lija dhe sëmundje të tjera. Të dëmtosh programet e vaksinimit me argumente të paprovuara në mënyrë përfundimtare dhe kjo është e gabuar uroj të kemi një situatë ku janë mjekët dhe kërkuesit që do thonë fjalën e fundit”.

  • “Pacientja shtatzënë kishte dhimbje, i sugjerova paracetamol”, gjinekologia tregon frikën e shtatzënisë për autizmin

    “Pacientja shtatzënë kishte dhimbje, i sugjerova paracetamol”, gjinekologia tregon frikën e shtatzënisë për autizmin

    Shumë shqetësuese i ka cilësuar mjekja obstetër-gjinekologe Eglantina Dema, deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump i cili u kërkoi grave shtatzëna të shmangin përdorimin e paracetamolit. Në studio, mjekja tha se paracetamoli është alternativa më e sigurt për gratë shtatzëna në rastet kur ato kanë dhimbje, pasi në bazë të studimeve alternativa të tjera kanë treguar që kanë efekte anësore.
    “Deklarata të tilla janë shumë shqetësues jo vetëm për pacientët e qytetarët por edhe për ne si mjekë se ne përballemi me pacientët dhe sidomos te gratë shtatzëna që ne nuk duam të përdoret asnjë lloj mjekimi, pro kur është e nevojshme për shkak të problematike shëndetësore  atëherë çfarë do të përdorim edhe gratë shtatzëna mund të sëmuren dhe të kenë temperatura dhe ne si mjekë duhet ti japim alternativat më të sigurta. Dhe në bazë të studimeve që janë bërë deri më tani antiperitikët dhe mjekimet e tjera që përdoren për dhimbjen janë parë me efekte më anësore dhe në këtë situatë më i sigurt është parë paracetamoli dhe këto deklarata janë shumë shqetësuese sepse konfuzojnë pacientët. Bazuar në studime vetë temperatura e lartë mund të jetë shumë herë më e dëmshme se përdorimi i paracetamoli dhe përderisa ne kemi vetëm këtë alternativë që është më e sigurt se alterantivat e tjera si ibuprofeni dhe janë parë të kenë efekte anësore, paracetamoli është më i sigurt”, tha ajo.
    Ajo solli në vëmendje edhe rastin me një paciente të saj shtatzënë, së cilës i sugjeroi përdorimin e paracetamolit sepse kishte dhimbje të shtyllës kurrizore.
    “Para një jave pata një paciente shtatzënë. Ne nuk duam që në tremujorin e parë të mos përdoret asnjë lloj mjekimi për arsye te zhvillimeve të ndjeshme në këtë fazë. Pacientja kishte dhimbje shumë të forta të shtyllës kurrizore dhe kërkon ndihmë. Dhe unë i themi paracetamoli në rast se nuk e toleron dot dhimbjen. Ajo tha se kam dëgjuar që shkakton autizëm, dhe ishte shumë e frikësuar i them që unë si mjeke të shpjegova që mos përdorim asnjë mjekim, ti po kërkon ndihmë, atëherë si do veprojmë? Gjithmonë do të peshojmë risqet dhe përfitimet. Në rastet kur jemi të detyruar pacientëve t’u japim një alternativë që është më e sigurt  do të zgjedhim ato gjëra që studimet serioze deri në këto momente na kanë treguar”.

  • Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

    Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të rajonit për përdorimin e paracetamolit, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë shtatzënisë.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave të fëmijërisë dhe marrjen e ilaçit të njohur kundër dhimbjeve, Tylenol, nga gratë gjatë shtatzënisë, përcjell A2.
    Kësisoj, ai e ngriti në qendër të politikës shëndetësore të SHBA-së një pretendim që nuk mbështetet nga prova shkencore.
    “Provat e disponueshme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit”, tha EMA në një deklaratë për Reuters.
    Agjencia shtoi se paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë kur është i nevojshëm, por gjithmonë në dozën dhe shpeshtësinë më të ulët efektive.

  • Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk është shkak për autizëm

    Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk është shkak për autizëm

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deklaron se  nuk ka prova të reja që kërkojnë ndryshime në rekomandimet aktuale të përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë.

    Paracetamoli, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara, përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe ethet.
    Kjo deklarate e agjenise  europiane te baranve  vjene menjehere pasi presidenti amerikan Donald Trump, të hënën, lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave gjatë fëmijërisë dhe marrjen e Tylenolit nga gratë shtatzëna, duke përhapur pretendime të pambështetura shkencërisht në politikën shëndetësore të SHBA-së.
    Në Bashkimin Evropian, paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm kur është klinikisht i nevojshëm. EMA thekson se nuk ka asnjë provë që përdorimi i këtij ilaçi gjatë shtatzënisë shkakton autizëm tek fëmijët.
    Drejtori Mjekësor i EMA-s, tha: “Paracetamoli mbetet një opsion i rëndësishëm për trajtimin e dhimbjes dhe etheve tek gratë shtatzëna. Këshillat tona bazohen në një vlerësim rigoroz të të dhënave shkencore dhe nuk kemi gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit tek fëmijët.”
    Të dhënat nga gratë që kanë përdorur paracetamol gjatë shtatzënisë tregojnë se nuk ka rrezik për keqformime tek fetusi apo tek të porsalindurit. Në vitin 2019, EMA shqyrtoi studimet mbi neurozhvillimin e fëmijëve të ekspozuar ndaj këtij ilaçi dhe vlerësoi se rezultatet ishin të pasakta dhe nuk provojnë një lidhje të tillë.
    “Paracetamoli duhet të përdoret gjatë shtatzënisë në dozën më të ulët efektive dhe për kohën më të shkurtër të mundshme. Gratë shtatzëna duhet të konsultohen me profesionistët e kujdesit shëndetësor për çdo pyetje lidhur me përdorimin e ilaçeve”.

    Top Channel

  • Paracetamoli i lidhur me @utizmin / Trump ‘gjen’ kurën: SHBA në kthetrat e një epidemie

    Paracetamoli i lidhur me @utizmin / Trump ‘gjen’ kurën: SHBA në kthetrat e një epidemie

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA