Tag: paraburgimin

  • “Asnjë provë e re nga Amerika”, Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

    “Asnjë provë e re nga Amerika”, Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

    Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shtyrjes së seancës së sotme gjyqësore si pasojë e mungesës së avokatit të Monika Kryemadhin.

    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL-së shprehet se nuk ka asnjë provë të re nga Amerika, ashtu siç pretendon SPAK.
    Më tej ai akuzon Prokurorinë e Posaçme se po gënjen për të justifikuar paraburgimin e tij.
    “Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.
    Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.
    Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.
    E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.”, shprehet Meta.

    Top Channel

  • Autori i masakrës në Shkodër, Ragip Gila transferohet në paraburgimin e Tiranës

    Autori i masakrës në Shkodër, Ragip Gila transferohet në paraburgimin e Tiranës

    Ragip Gila, 29-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, është transferuar në paraburgimin 302 në Tiranë, ku po mbahet në kushte të posaçme sigurie.
    Sipas burimeve, Gila është vendosur në një qeli të veçuar, për të shmangur çdo incident të mundshëm, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e tij dhe krimin e rëndë që ka kryer.

  • Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në paraburgimin 302

    Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në paraburgimin 302

    Autori i dyshuar i masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë të plagosur, Ragip Gila,  është transferuar në paraburgimin 302 në Tiranë.

    Ai do të mbahet në kushte të posaçme sigurie, pas masës së sigurisë “arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkodrës.
    Kjo është një procedurë që ndiqet për të shmangur çdo informacion apo kontakt me persona të tjerë.
    Gila akuzohet për atentatin ndaj Erogen Brajoviç në një lokal në mes të Shkodrës, i cili ishte shënjestër dhe mbeti i plagosur rëndë, ndërsa truproja i tij, Liridon Kraja, si dhe një tjetër i pranishëm në tavolinë, Armando Pali, humbën jetën.

    Top Channel

  • Ramazan Rraja lë paraburgimin

    Ramazan Rraja lë paraburgimin

    Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, ka lënë për disa për disa orë qelitë e paraburgimjt. Rraja është lejuar të vizitojë nënën e tij, që ndodhet gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Lëvizja e tij është bërë në masa të forta sigurie. Rraja qëndron në paraburgim prej vitit 2023 si i dyshuar i SPAK në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja në nëntor 2019.

  • Ramazan Rraja lë paraburgimin, zbulohet arsyeja

    Ramazan Rraja lë paraburgimin, zbulohet arsyeja

    Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, ka lënë për disa për disa orë qelitë e paraburgimjt.
    Burime pranë burgjeve bënë me dije për A2 se Rraja është lejuar të vizitojë nënën e tij, që ndodhet gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
    Lëvizja e tij është bërë në masa të forta sigurie. Rraja qëndron në paraburgim prej vitit 2023 si i dyshuar i SPAK në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja në nëntor 2019.

  • Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit: Ekziston ende rreziku që të ndikojë tek ish-ushtarët e UÇK-së

    Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit: Ekziston ende rreziku që të ndikojë tek ish-ushtarët e UÇK-së

    Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
    Këto vendime i mori dje me 5 gusht gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende ekziston rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.
    Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar.
    “Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.
    Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq që paraqesin mbrojtjen e Thaçit nuk kanë parashtruar përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.
    Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë. /kosovapress

  • SPAK shkon në paraburgimin e Durrësit, i komunikohen akuzat Erion Veliajt

    SPAK shkon në paraburgimin e Durrësit, i komunikohen akuzat Erion Veliajt

    Prokurorët e SPAK kanë shkuar në paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar Erion Veliajt akuzat zyrtare.
    Ndërkohë, i janë komunikuar akuzat bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

    Sot iu komunikua akuza edhe biznesmenit Mirton Lika për fshehje të të ardhurave.
    Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.