Tag: paraburgim

  • Hakmarrja serbe? Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin

    Hakmarrja serbe? Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin

    Lulzim Halili, shqiptari i arrestuar në Serbi është dënuar nga Gjykata e Lartë në Beograd me 30 ditë paraburgim.
    Në përgjigjen e kësaj gjykate thuhet se Halili dyshohet “për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”, shkruan A2.
    Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe rreth 100 kilometra larg nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me Halilin.
    Ministria pati njoftuar se sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes.

  • Ilir Meta lihet në burg, avokati: Nuk mposhtet kollaj, do përballet me të gjithë

    Ilir Meta lihet në burg, avokati: Nuk mposhtet kollaj, do përballet me të gjithë

    Avokati: Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet.
    Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim ku i janë mohuar të drejtat elementare siç janë ato e ushtrimit të telefonatave me kolegët, apo anëtarët e Kryesisë apo familjes së tij.
    Unë nuk binda gjykatën, i fola gjykatës, gjykatën e ka bindur dikush tjetër. Fola se jam avokat, dhe bëj detyrën time, i kam sjellë të paktën mbi 10 vendime të Gjykatës Europianë për të Drejtat e Njeriut.
    Meta ka prej ditësh është në një presion nga ana administrative. Komisioni i Disiplinës ka vendosur ta privojë nga disa aktivitete.
    Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Këtë duhet ta dinë të gjithë, nëse përdorin mjetet e tyre të represionit, persekutimit për ta intimiduar dhe për ta bërë të dalë nga vetja e kanë gabim. Meta do të vazhdojë të përballet me këta në çdo moment.

    Top Channel

  • “Meta nuk mposhtet kollaj”/ Avokati i ish-presidentit flet pas vendimit të Apelit

    “Meta nuk mposhtet kollaj”/ Avokati i ish-presidentit flet pas vendimit të Apelit

    Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të vendit, duke u shprehur se “unë i fola gjykatës”.
    Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta është në kushtet e persekutimit, por theksoi se ai do të përballet me të gjithë dhe se nuk mposhtet kollaj.
    Avokati i Ilir Metës: Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet.
    Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim ku i janë mohuar të drejtat elementare siç janë ato e ushtrimit të telefonatave me kolegët, apo anëtarët e Kryesisë apo familjes së tij.
    Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Meta do të vazhdojë të përballet me këta.

  • Erion Veliaj nuk pranon të japë dorëheqjen si kryebashkiak

    Erion Veliaj nuk pranon të japë dorëheqjen si kryebashkiak

    Situata në Bashkinë e Tiranës, akoma pa kryetarë, pasi Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës, vazhdon e qetë. Drejtuesja e emëruar, Anuela Ristani, është në detyrë 24/7 e javës.
    Burime të sigurta pranë Erion Veliajt, thanë për KJ se ai ndodhet padrejtësisht në burg për këto akuza. Ai do vazhdojë betejën juridike për të dalë i pafajshëm, por nuk do të jap kurrsesi dorëheqjen nga kryetar i bashkisë sado ta mbajnë në paraburgim se është votuar nga qindra mijë vetë.

    Të njëjtat burime thanë se edhe hipotezat se do të kërkojë Këshilli Bashkiak shkarkimin e tij pasi ka kaluar 90 ditë pa qenë në detyrë siç e ka ligji, nuk mund të ndodhë kjo gjë! Ai nuk është se nuk ka shkuar për fajin e tij, por se ndodhet në paraburgim.
    Ndërkohë kryeministri Rama ka mbledhë të gjithë deputetët që kanë fituar me 11 maj në qarkun e Tiranës si dhe gjithë drejtorët që janë në bashkinë e kryeqytetit.
    Nuk dihet se si do të vendosë kryeministri për bashkinë e Tiranës.
     
     

  • Gjykata e Lartë lë në burg/ Veliaj shpërthen nga qelia: Po më pengojnë të jem pranë familjes dhe qytetarëve të Tiranës

    Gjykata e Lartë lë në burg/ Veliaj shpërthen nga qelia: Po më pengojnë të jem pranë familjes dhe qytetarëve të Tiranës

    Avokatet nderkombetare dhe vete Erion Veliaj reaguan per vendimin e djeshem te Gjykates se Larte e cila la ne qeli kryebashkiakun e Tiranes duke refuzuar kerkesen per ndryshimin e mases se sigurise ndaj tij.
    Sipas avokateve, Veliaj po mbahet ne qeli pa akuze, duke i mohuar mundesine e kontaktit me mbrojtesit e tij ligjore.

    Nderkohe, Veliaj vete thekson se vendimi i gjykates, po e pengon te kthehet prane familjes dhe te ushtroje detyren e tij per ti sherbyer qytetareve te Tiranes.

    DEKLARATË E AVOKATËVE NDËRKOMBËTARË TË KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS, ERION VELIAJ, LIDHUR ME VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË
    9 Korrik 2025, Tiranë: Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.
    Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.
    Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.
    Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasowitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:
    “Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj – pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi – është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”
     
     

  • Deklaratë e Avokatëve Ndërkombëtarë: Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj, pa akuzë është në papajtueshmëri me sundimin e ligjit

    Deklaratë e Avokatëve Ndërkombëtarë: Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj, pa akuzë është në papajtueshmëri me sundimin e ligjit

    DEKLARATË E AVOKATËVE NDËRKOMBËTARË TË KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS, ERION VELIAJ, LIDHUR ME VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË
    9 Korrik 2025, Tiranë:
    Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave.
    Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.
    Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.
    Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.
    Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasowitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:
    “Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj – pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi – është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha: “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes.
    Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten.
    Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.
    Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”
    Raporti i plotë për arrestimin e padrejtë të Kryebashkiakut Veliaj (mund të gjendet këtu: https://c212.net/c/link/?t=0&l=en&o=4455213-1…) Kasowitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të Kryebashkiakut Veliaj.

  • “Familja ime po vuan nga kjo situatë”, nëna e Veliajt letër të hapur për burgosjen e të birit: U përfshimë në një makth kafkian, e arrestuan pa akuzë

    “Familja ime po vuan nga kjo situatë”, nëna e Veliajt letër të hapur për burgosjen e të birit: U përfshimë në një makth kafkian, e arrestuan pa akuzë

    Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është mbajtur në paraburgim prej 5 muajsh pa u ngritur akuza, ndërsa po hetohet nga SPAK.

    Ai u arrestua nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”) në shkurt, pas akuzave (të cilat ai i mohon) për korrupsion.
    Deri më sot nuk i është paraqitur ndonjë provë dhe nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj tij. Megjithatë, ai ka qëndruar në paraburgim gjatë gjithë kësaj kohe. Atij i është mohuar edhe e drejta për vizitë nga ekipi i tij ndërkombëtar ligjor (Mishcon de Reya dhe Kasowitz).
    Vendimi për vazhdimin e paraburgimit të tij është miratuar nga gjykata e SPAK-ut pa një vlerësim real nëse paraburgimi i mëtejshëm është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa marrë në konsideratë seriozisht alternativa të tjera përveç paraburgimit. Edhe pse Erioni dhe familja e tij mbështesin misionin e SPAK-ut, paraburgimi i tij i vazhdueshëm pasqyron një prirje shqetësuese më të madhe në Shqipëri: 60% e të burgosurve ndodhen në paraburgim.
    Eureporter ka publikuar gjithashtu një letër të hapur nga nëna e tij:
    Pse Europa po mbyll sytë ndaj një shkeljeje të qartë të vetë vlerave mbi të cilat është ndërtuar BE-ja?
    Nga Shqiponja Veliaj, nëna e Erion Veliajt, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës
    “Pak më shumë se katër muaj më parë, familja ime u përfshi papritur në një makth kafkian. Në një ditë të zakonshme në shkurt, djali im, Erioni, tre herë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili ka bërë aq shumë për të rigjallëruar kryeqytetin, u arrestua nga SPAK-u, institucioni i pavarur antikorrupsion. Arrestimi u bë në bazë të disa akuzave anonime drejtuar policisë nga një person fiktiv, gati dy vite më parë. Akuza që djali im i mohon kategorikisht.
    Që nga ajo ditë, ai është mbajtur në izolim pothuajse të plotë, pa u ngritur asnjë akuzë ndaj tij. I është mohuar qasja te avokatët e tij ndërkombëtarë dhe ndalimi i tij e pengon të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga mandati që qytetarët e Tiranës i kanë dhënë me votë.
    Është e rëndësishme të shqyrtojmë edhe kontekstin më të gjerë. Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndoshta që në vitin 2030. Si një shqiptare krenare, kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Do të sjellë më shumë mirëqenie për vendin tonë dhe do të hapë dyer për turizëm dhe vende pune. Gjithashtu do të sjellë stabilitet dhe bashkëpunim më të thelluar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
    Një nga pengesat më të mëdha drejt anëtarësimit është respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit. Nuk është sekret që Shqipëria ka ende shumë për të përmirësuar në këtë drejtim. Kam parë vendin tim të dalë nga komunizmi, një kohë kur njerëzit zhdukeshin nga policia e shtetit dhe jetonin me frikë.
    Roli i SPAK-ut ka qenë thelbësor në luftën kundër korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor. Por tani duket se po ushtron pushtet të gjerë me mbikëqyrje të kufizuar. Familja ime e mbështet plotësisht nevojën për të hetuar çdo dyshim për abuzim. Korrupsioni në Shqipëri duhet luftuar me forcë, dhe institucionet që kanë këtë mision duhet të jenë të fuqizuara për ta përmbushur. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as djali im, as ndonjë zyrtar tjetër publik. Por po ashtu, askush nuk duhet të mbahet i ndaluar pa akuza, pa proces të rregullt ligjor, pa transparencë dhe pa qasje te mbrojtja ligjore.
    Pse po heshtin institucionet e BE-së dhe vendet anëtare ndërkohë që një nga figurat më të dukshme të politikës së zgjedhur shqiptare mbahet në paraburgim pa akuza, ndoshta në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)?
    Familja ime po vuan shumë nga kjo situatë. Por nuk jemi të vetmit. Kjo praktikë “arresto tani dhe grumbullo prova më vonë” ka ndodhur edhe me Thoma Gëllçin, për të cilin KEDNJ e cilësoi paraburgimin e tij si të paligjshëm. Mijëra shqiptarë mbahen në paraburgim dhe përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri është shumë më e lartë se mesatarja evropiane. Disa njerëz mbahen me vite. Kjo karakteristikë e sistemit tonë gjyqësor shkatërron jetë dhe karriera. Organet e antikorrupsionit duhet të veprojnë me standardet më të larta hetimore, duke shmangur arrestime spektakolare që më vonë mund të shpallen të paligjshme në gjykata më të larta nëse nuk është respektuar procesi i rregullt ligjor.
    Kjo nuk është reforma që kemi pritur. SPAK ka arritur përparim të vërtetë, por ai përparim duhet të matet jo vetëm me numrin e arrestimeve, por edhe me gjykime të drejta, gjykata të pavarura dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
    Avokati dhe aktivisti i njohur shqiptar për të drejtat civile, Dorian Matlia, e tha troç: “Në Shqipëri të fusin në burg më parë dhe pastaj mbledhin provat.” Sistemi i mbyll njerëzit në burg dhe më pas e arsyeton vendimin me prova të dyshimta. Nëse provat nuk mjaftojnë, gjykatat shpallin fajësi për të justifikuar muajt e ndalimit.
    Liderët evropianë nuk duhet të qëndrojnë në heshtje vetëm sepse në letër, rrëfimi i përparimit të Shqipërisë duket i mirë.
    Mund të krijohen institucione, mund të shkruhen ligje, por ato duhet të zbatohen drejt. Në këtë rast, procesi i rregullt ligjor po injorohet. Të drejtat po shkelën. Dhe besueshmëria e sistemit tonë të drejtësisë është në rrezik.
    Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e djalit tim nga përgjegjësia. Ai është vetëm një nga shumë individët që ndodhen nën efektin e këtij problemi sistemik në Shqipëri. Ka të bëjë me mbrojtjen e parimeve themelore që mbështesin demokracinë – përfshirë prezumimin e pafajësisë, të drejtën për liri, detyrimin për të ngritur ose jo akuza dhe trajtimin njerëzor të të gjithë të ndaluarve, pa dallim politik.
    Si qytetare shqiptare dua të shoh vendin tim të veprojë drejt për të gjithë njerëzit e tij. Si nënë e Erionit, dua të di që ai do të trajtohet me dinjitet.”

    Top Channel

  • Manjani: Drejtësia e Erdoganit më e mirë se ajo ndërkombëtare e montuar në Shqipëri!

    Manjani: Drejtësia e Erdoganit më e mirë se ajo ndërkombëtare e montuar në Shqipëri!

    Nga Ylli Manjani
    Kryetari i bashkisë Stamboll u arrestua në fund të marsit të këtij viti. Në 2 muaj kohë e nxorën në gjyq, e gjykuan dhe, tani kur jemi në mes të qeshorit është gati për dënim.

    Nuk dua t’i hyj aspak thelbit të akuzave sepse nuk është ky qëllimi këtu. Ndoshta për nga përmbajtja e tyre biem të gjithë dakord se janë të motivuara politikisht. Por të paktën formalisht sistemi turk nuk të harroka në paraburgim si person nën hetim.
    Shihni ç’ndodh me homologët e tij këtu në Shqipërinë me drejtësi të reformuar ndërkombëtarisht madje. Të harrojnë në paraburgim me muaj e vite madje. “Po hetojmë, e po mbledhim prova”- të thonë prokurorët kur u duhet të vijnë në gjykatë.
    -Po pse ore akoma si ke mbledhur provat?!-Po si e mban tjetrin në paraburgim pa prova?
    -Eha! Dhe nënlexojnë nëpër dhëmbë ca nene pa kuptim dhe ca vendime të Gjykatës së Lartë edhe më pa kuptim.
    Tani, më falni po të paktën drejtësia e “Sulltanit”, qoftë edhe për motive politike, të jepka “hakun” në kohë të shpejtë.
    Kjo drejtësia jonë “ndërkombëtare”, intershtellare biles, të kalb në paraburgim, ku sido të vijë puna në gjykatë, burgun e ke bërë… Pra je faktikisht i dënuar dhe gjykata është thjesht një biçim ALUIZM-i i paraburgosjes!
    Nëse është për të zgjedhur, ndërmjet drejtësisë sonë ndërkombëtare dhe asaj kombëtare turke, zgjedh këtë të fundit.
    Shteti, edhe kur ta ka me pa të drejtë apo për politikë, prapë duhet të ketë një mimum njerzillëku. Të paktën të gjykon e dënon shpejt. Nuk bën sikur po heton me qëllim që të të bëjë fakt dënimin me paraburgosje.

  • SPAK nuk ndalet, hetimet ndaj Ilir Metës zgjaten edhe 6 muaj, përballja hyn në fazën më të egër, avokat i ish-…

    SPAK nuk ndalet, hetimet ndaj Ilir Metës zgjaten edhe 6 muaj, përballja hyn në fazën më të egër, avokat i ish-…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjatur me 6 muaj hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar prej 21 tetorit 2024. Ish-presidenti akuzohet për lobimi në SHBA për partinë ish-LSI dhe dosjen “CEZ-DIA”. Më 27 maj, Metës iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Lajmin e konfirmoi dje avokati mbrojtës i ish-presidentit, Kujtim Cakrani, i cili dha edhe një deklaratë për mediat, duke u shprehur se do e ankimojnë vendimin e Prokurorisë dhe do e kundërshtojnë si të paligjshëm. Afatet përfundonin ditën e sotme (10 qershor) dhe me shtyrjen e re shkojnë deri në muajin dhjetor.
    Ai vuri theksin tek mbajtja e paligjshme në paraburgim e Metës, edhe pas më shumë se 7 muaj nga arrestimi dhe komunikimi tashmë i akuzës, duke u shprehur i befasuar nga vendimi më i fundit i organit të akuzës. Sipas Cakranit, SPAK shprehet se po pret informacione dhe prova, një prej tyre një ekspertim për ish-vjehrrën e Metës, teksa e cilësoi inkuizicion dhe prokurori politike. “Thonë se nuk janë mbledhur provat për të dhe e mbajnë në burg Presidentin e Republikës.
    Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që presidenti qëndron në paraburgim. Presidentit i është komunikuar akuza, afati mbaron nesër, teksa SPAK e ka shtyrë me 6 muaj, erdha dhe më dhanë vendimin sot. Problemi qëndron pse mbahet presidenti ende në paraburgim, ai nuk është kundër hetimit dhe procesit, por pse mbahet? Ju e dini pse mbahet, çështja është politike, edhe mënyra se si u arrestua ishte politike, sikurse edhe kryetari i Bashkisë së Stambollit.
    Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidenti. Inkuizicioni që po bëhet ndaj Metës është i paprecedentë në botë. Është e pamoralshme dhe joligjore ta mbash ende në paraburgim”, deklaroi Cakrani para mediave.
    Tejkalimi i afateve
    Më tej avokati Cakrani pretendoi se SPAK i ka tejkaluar të gjitha afatet, duke shpjeguar edhe argumentet që i ka dhënë organi i akuzës për zgjatjen. “SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. Ne do i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg.
    Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese. Tani SPAK na thotë se nuk ka mbaruar akoma mbledhjen e provës, kjo është kërkesë e SPAK për zgjatjen e hetimeve. Ajo dihet se kur i zgjat hetimet i kanë me 6 muaj, mund ta çojnë edhe 5 apo 4 muaj. Thonë se po presin provat, presin një akt ekspertimi për ish-vjehrrën e tij, se ça lidhje ka Meta me ish-vjehrrën. Ne nuk jemi kundër hetimit, të hetojë gjithë ditën SPAK. Por kjo është kërkesa, tani jemi njohur me këtë vendim. Padyshim që do e kundërshtojmë”, u shpreh ai.
    Po ashtu, Z. Cakrani u shpreh se afatet janë zgjatur me 6 muaj, ndërkohë burime nga SPAK thanë se bëhet fjalë për një zgjatje me 3 muaj. Por Cakrani e cilësoi si një përndjekje politike e numrit dy të opozitës. “Nuk e di me çfarë detyrimesh e ligjesh punon SPAK për këtë inkuizicion, as Aranit Çela nuk ka arritur në këtë situatë. Ai është numri dy i opozitës, pas zotit Berisha. Pas 6 vitesh hetimesh tani kërkojnë përsëri zgjatjen e hetimit. Kjo çështje do shkojë deri në Gjykatën Evropiane, ne jetojmë në një vend autokrat, në autokraci. Këto janë mjetet ligjore”, nënvizoi avokati Kujtim Cakrani.
    Çfarë ka ndodhur?
    Ndërkohë kujtojmë se shtatë muaj pas arrestimit, Ilir Meta më 27 maj është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Kreut të PL i janë komunikuar akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Akuzat i janë komunikuar nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, prokurorët e dosjes e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Akuzohet pritet t’i komunikohen në vijim edhe të akuzuarve të tjerë, Ema Çoku e Piro Xhixho.

  • SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Metën, Cakrani: Do shkojmë deri në Strasburg, është tejkaluar çdo afat!

    SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Metën, Cakrani: Do shkojmë deri në Strasburg, është tejkaluar çdo afat!

    Kujtim Cakrani

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është vënë në pranga që në muajin tetor të vitit 2024. Seanca u mbajt sot, por vendimi u konfirmua dhe nga vetë avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i cili e konsideroi të paligjshëm. Ai u shpreh se Meta po mbahet në qeli në mënyrë të paligjshme pasi kanë skaduar të gjitha afatet dhe se vendimin e sotëm do ta ankimojnë.
    “Dua të theksoj diçka që ta kuptoni, kjo vepër penale për të cilën është akuzuar zoti President është regjistruar në dhjetor të vitit 2019, një javë pas kreu i SPAK Alitn Dumani nisi nga puna dhe që nga ajo kohë kanë kaluar afërsisht gjashtë vite. Në gjashtë vite SPAK nuk ka mbledhur akoma prova për të inkriminuar Presidentin e Republikës. Në mënyrë absurde presidenti qëndron në paraburgim. Presidentit i është komunikuar akuza, sot prisnim të përfundonin hetimet, afati skadon nesër, më datë 10. Ne nuk jemi kundër hetimit, ai nuk është kundër hetimit dhe procesit, por pse mbahet në paraburgim? Ju e dini pse mbahet, çështja është politike, edhe për çështje politike, mbahesh në paraburgim. Dhe mënyra se si u arrestua ishte politike, ju e patë shumë mirë. Edhe Putini i ka arrestuar njerëzit në mënyrë qytetare, Meta është rrëmbyer sepse hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Atë e heton Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të kishte ndërgjegjie, moral dhe po të donte ta zbardhte, do të ndërhynte tek ata policë që rrëmbyen Presidentin në mëmyrë barbare dhe kriminale. Është e pamoralshme dhe joligjore që ti ta mbash ende në paraburgim. Por sot po flasim për një çështje me të cilin Presidenti po përballet prej 7 muajsh, SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. E dini ju që nuk e ka bërë? Nuk e ka bërë. Ne këto të gjitha do t’i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg. Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese. Është shumë i thatë vendimi, ja ku e keni, thotë ne po presim provat, presin një akt ekspertimi për ish-vjehrrën e tij, se çfarë lidhje ka Presidenti me ish-vjehrrën. Ne nuk jemi kundër hetimit, të hetojë gjithë ditën SPAK. Pyetja është pse e mbajnë në paraburgim? Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim. Javën që vjen do të paraqesim në Gjykatën Kushtetuese kërkesën përsa i përket masës së sigurimit. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk reflekton, ne do të vijojmë betejën në Gjykatën Evropianë të të Drejtave ë Njeriut. Këto janë mjetet ligjore që ne mund të përdorim,”- tha Cakrani ndër të tjera.
    Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Meta akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Ndërsa më 27 maj, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. SPAK i ka komunikuar Kryemadhit dhe Metës 3 akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie. Vetë Meta e ka quajtur një farsë hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve.  Në një postim në Facebook, Meta sqaroi rolin e tij dhe të ish-bashkëpunëtorëve në dosjen në fjalë. Meta thotë se përsa i përket 369 mijë dollarëve të paguara nga një entitet i panjohur, gjë që del dhe në dosje, Prokuroria e Posaçme duhet të pyesë ish-bashkëpunëtorët e tij, më konkretisht, Endrit Brahimllarin që ka firmosur kontratën e lobingut dhe që ishte personi përgjegjës për ta ndjekur atë, si dhe kushëriri i tij i parë, Eriol Brahillari, i cili sipas tij, ka mbajtur për 10 vite gjithë korrespodencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail, por që pas largimit nga detyra si drejtor kabineti, nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë. Për Brahimllarin, Meta tha gjithashtu se pasi hyri tek SPAK-u si përfaqësues i PL doli si “rilindas” i Edi Ramës dhe u fut edhe në listën e PS për kandidat për deputet në Tiranë. Meta shton se i ka kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi ai vetë pretendon se nuk ka autorizuar askënd dhe me emër përmend Adrian Shatkun, i cili ka qenë prezantuesi i këtyre kompanive me LSI dhe ka mbajtur lidhjet me to. Këtu Presidenti i Partisë së Lirisë ngriti pikëpyetje për faktin që Shatku, një shqiptaro-amerikan, çuditërisht nuk është pyetur nga SPAK pasi ka 3 vjet që nuk ka ardhur në Shqipëri. Ai kërkoi gjithashtu që përgjegjësia ligjore, si e tij ashtu edhe e Monika Kryemadhit, të trajtohet veçmas, duke qenë se tani janë të ndarë edhe zyrtarisht./ZËRI