Tag: paqja

  • Trump: Ka shumë urrejtje mes Putinit dhe Zelenskyt, ndoshta paqja s’është e mundur

    Trump: Ka shumë urrejtje mes Putinit dhe Zelenskyt, ndoshta paqja s’është e mundur

    Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar se paqja midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilën ai dikur e kishte premtuar se do ta arrinte shpejt, mund të mos jetë e arritshme.
    “Ndoshta nuk është e mundur. Ekziston një urrejtje e jashtëzakonshme mes atyre burrave”- tha Trump, duke folur për NBC News.
    Ndërkohë presidenti rus Vladimur Putin tha në një intervistë se ka besim që paqja me Ukrainën është thjesht çështje kohe.
    Sipas tij, Rusia nuk donte luftë dhe nuk ishte përgatitur për të në vitin 2014, por synonte një zgjidhje paqësore në Donbas.
    “Ne sinqerisht aspironim ta zgjidhnim problemin e Donbasit me mjete paqësore. Por doli që pala tjetër mendoi dhe veproi në një drejtim tjetër”,-tha Putin.

  • “Paqja Fiskale”, Çuçi te kriporja në Vlorë: Ne e çmojmë shumë partneritetin me biznesin. Tatim Fitimi deri në 5%, paga minimale shkon 500 euro

    “Paqja Fiskale”, Çuçi te kriporja në Vlorë: Ne e çmojmë shumë partneritetin me biznesin. Tatim Fitimi deri në 5%, paga minimale shkon 500 euro

    Në vijim të takimeve me biznesin në Vlorë për të shpjeguar paketën “Paqja Fiskale”, drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, është ndalur së fundi në fabrikën e prodhimit të kripës “Alb Sale Vlora”, sipërmarrja e vetme e këtij lloji në Shqipëri që eksporton produktin në disa vende të botës.
    “Për këtë 3-vjeçarin e ardhshëm ne do të aplikojmë paketën e “Paqes Fiskale”, e cila lidhet me Tatimin mbi Fitimin e Biznesit. Nëse fiton më shumë se rritja ekonomike vjetore, ti do tatohesh vetëm 5%. Kjo është një e ardhur e mirë që shkon për kompaninë dhe pastaj mund të rishpërndahet për investim apo për rroga më të larta të punëtorëve”, tha Çuçi.
    Ai përmendi më tej edhe kapërcimin e madh që Shqipëria ka bërë me rrogat falë politikave të qeverisë, e cila pagën minimale e çoi në 400 euro në muaj dhe nga janari 2026 do ta bëjë 500 euro në muaj.
    “Kemi treguar që jemi partnerë shumë të mirë me biznesin sepse ne e kuptojmë shumë mirë që zhvillimi ekonomik nuk vjen dot pa një partneritet të fortë me sipërmarrjen. Qeverisja e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën ka dëshmuar se partneritetin me biznesin e ka një gjë prioritare. Kjo lidhet me një qëllim të vetëm, rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rritjen e mirëqeniës së shqiptarëve. Dëshmi e kësaj është edhe sipërmarrja mjaft e suksesshme e mikut tim, Gerit, e cila njeh vetëm rritje në eksport”, tha Çuçi.

  • 1159 ditë luftë në Ukrainë, a do arrihet paqja?

    1159 ditë luftë në Ukrainë, a do arrihet paqja?

    Lufta në Ukrainë arrin ditën e 1159.

    Në takimin e tij me Witkoff, Putin tha se “Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet me Kievin pa asnjë parakusht”.
    Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa deklaroi: Ne duhet të mbështesim Kievin që të mos bëjë luftë, por të sigurojë që Ukraina të mund të ketë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
    Kremlini tha se pushtimi ukrainas i rajonit të Kurskut kishte “dështuar plotësisht” me çlirimin e të gjithë territorit, por Kievi e mohon, duke thënë luftimet vazhdojnë ende.
    “Numri i viktimave ruse në rajonin e Donetskut është rritur me 4 të vdekur dhe 17 të plagosur”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, Vadym Filashkin.

    Top Channel

  • “Do të legalizojmë çdo banesë”, Berisha: “Paqja fiskale” e Ramës synon të favorizojë krimin

    “Do të legalizojmë çdo banesë”, Berisha: “Paqja fiskale” e Ramës synon të favorizojë krimin

    Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike pas 11 majit, Sali Berisha premton legalizimin e çdo banese në zonën e Laprakës.
    “Nuk thotë njeri që unë nuk kam mbajtur ndonjëherë fjalën, por jam këtu për t’u zotuar para jush se në mënyrë absolute asnjë banesë e juaja nuk do të preket dhe se do ketë legalizim të plotë total dhe pastaj urbanizim. Legalizim dhe pastaj urbanizim. Ky është parimi që ndjekim ne. Ndaj dhe atyre që ua kanë prishur… nuk harroj unë betejat tuaja për shtëpitë tuaja, edhe ata do dëmshpërblehen sipas këtij parimi.”
    Gjatë takimit elektoral me banorët e Laprakës, Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes paqes fiskale që prezantoi për biznezet synon të favorizojë botën e krimit.

    “E dëgjuat dje, paqja fiskale, çfarë është paqja e tij fiskale? Paqja e tij fiskale është amnistia, është parajsa për botën e krimit, është ndëshkim për ju qytetarë të dashur. Ua shpjegoj unë si është puna. Ky, dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen. Natyrisht BE e diktoi këtë. Kjo ishte një inkurajim i tmerrshëm i krimit. Në sallën e gjyqit në Belgjikë, trafikanti deklaroi sipas televizionit belg, se vetë kryeministri më kishte premtuar se do mund të investoja paratë në Shqipëri. Tani thotë paqja fiskale. Ai vetë është në paqe dhe bashkëpunim të ngushtë me ta. Por unë i garantoj atje ku janë se asnjë qindarkë, asnjë dollarë, asnjë euro nuk do mund të sjellin në Shqipëri.”
    Sali Berisha përsëriti se nëse bëhet kryeministër, do të falë çdo gjobë të vendosur për qytetarët dhe se për familjet e bizneset do të ulë çmimin e ujit dhe të energjisë elektrike.

  • Berisha nga Lapraka: Çdo gjobë që është vendosur mbi ju, në datën 12 maj bëhet zero

    Berisha nga Lapraka: Çdo gjobë që është vendosur mbi ju, në datën 12 maj bëhet zero

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Laprakë. Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se qeveria e ardhshme do paguajë sigurimet shoqërore për 1 vit çdo sipërmarrësi që punëson një të ri në kompaninë apo biznesin e tij.
    Gjithashtu kryedemokrati premtoi zerim të çdo gjobe që iu është vendosur qytetarëve nga qeveria aktuale.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Miqtë e mi, unë firmos këtu para jush një kontratë me ju.
    E tha shumë bukur zoti Marku se unë fjalën time e mbaj.
    Nuk thotë njeri që unë nuk kam mbajtur ndonjëherë fjalën, por jam këtu për t’u zotuar para jush se në mënyrë absolute asnjë banesë e juaja nuk do të preket dhe se do ketë legalizim të plotë total dhe pastaj urbanizim.
    Legalizim dhe pastaj urbanizim.
    Ky është parimi që ndjekim ne.
    Ndaj dhe atyre që ua kanë prishur… nuk harroj unë betejat tuaja për shtëpitë tuaja, edhe ata do dëmshpërblehen sipas këtij parimi.
    E dëgjuat dje, paqja fiskale, çfarë është paqja e tij fiskale?
    Paqja e tij fiskale është amnistia, është parajsa për botën e krimit, është ndëshkim për ju qytetarë të dashur.
    Ua shpjegoj unë si është puna.
    Ky, dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen.
    Natyrisht BE e diktoi këtë. Kjo ishte një inkurajim i tmerrshëm i krimit. Në sallën e gjyqit në Belgjikë, trafikanti deklaroi sipas televizionit belg, se vetë kryeministri më kishte premtuar se do mund të investoja paratë në Shqipëri.
    Tani thotë paqja fiskale.
    Ai vetë është në paqe dhe bashkëpunim të ngushtë me ta.
    Por unë i garantoj atje ku janë se asnjë qindarkë, asnjë dollarë, asnjë euro nuk do mund të sjellin në Shqipëri.
    Jo. Sepse çfarë ndodhi këtu me këtë?
    Nuk ka vend në Europë, në të cilin monedha e vendit të ketë rrëzuar përdhe euron.
    Euro për shkak të narkoeurove ka humbur 35 përqind të vlerës.
    Po. Kjo do të thotë qindra mijëra shqiptarë humbën vendet e punës në ndërmarrjet e eksportit. Falimentuan.
    Se ato çdo transaksion e kanë në euro.
    Dhe rënia 35 përqind e euros faktikisht ua asgjësoi fitimin dhe i detyroi të kyçin sipërmarrjet. Të dalin nga puna dhjetëra mijëra punëtorë shqiptarë dhe të ikin në emigracion.
    Merr fund kjo.
    Asnjë paqe me ta nuk ka.
    Me bandat kriminale ka vetëm ligj, ligj dhe vetëm ligj.
    Po, gjobat do ua falim ju, ju o qytetarë të ndershëm, ju që keni përjetuar brutalitetin, arrogancën e inspektoriateve, e zyrtarëve, e ministrave të tij.
    Çdo gjobë që është vendosur mbi ju, me datën 12 maj bëhet zero.
    Këta u marrin ju kamatë vonesat e 25 viteve më parë. Këta nuk kanë ligj, as moral. Po ato u falën në momentin kur KESH kaloi tek CEZ. Dhe këta vazhdojnë i mbledhin dhe ua mbajnë ju si lak në fyt.
    Që të gjitha falen.
    Bizneset do kenë çmimin e energjisë nga 18 lekë në 6 lekë.
    Familjarët nga 9.5 në 7 lekë.
    Tarifat e ujit do përgjysmohen.
    Taksa antikushtetuese e arsimit e bashkisë do hiqet menjëherë.
    Bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa më shumë se 1 përqind të xhirosë së biznesit dhe një seri lehtësimesh do bëhen për biznesin e vogël.

  • “Paqja fiskale e Ramës është parajsë për botën e krimit”, Berisha premton legalizim të plotë në Laprakë

    “Paqja fiskale e Ramës është parajsë për botën e krimit”, Berisha premton legalizim të plotë në Laprakë

    Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarët e Laprakës në Tiranë.

    Ai premtoi legalizim të plotë të pronave në këtë zonë nëse vjen në pushtet pas 11 majit.
    Berisha: Miqtë e mi, unë firmos këtu para jush një kontratë me ju. E tha shumë bukur zoti Marku se unë fjalën time e mbaj. Nuk thotë njeri që unë nuk kam mbajtur ndonjëherë fjalën, por jam këtu për t’u zotuar para jush se në mënyrë absolute asnjë banesë e juaja nuk do të preket dhe se do ketë legalizim të plotë total dhe pastaj urbanizim. Legalizim dhe pastaj urbanizim. Ky është parimi që ndjekim ne.
    Ndaj dhe atyre që ua kanë prishur… nuk harroj unë betejat tuaja për shtëpitë tuaja, edhe ata do dëmshpërblehen sipas këtij parimi. E dëgjuat dje, paqja fiskale, çfarë është paqja e tij fiskale?Paqja e tij fiskale është amnistia, është parajsa për botën e krimit, është ndëshkim për ju qytetarë të dashur. Ua shpjegoj unë si është puna. Ky, dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen.
    Natyrisht BE e diktoi këtë. Kjo ishte një inkurajim i tmerrshëm i krimit. Në sallën e gjyqit në Belgjikë, trafikanti deklaroi sipas televizionit belg, se vetë kryeministri më kishte premtuar se do mund të investoja paratë në Shqipëri. Tani thotë paqja fiskale. Ai vetë është në paqe dhe bashkëpunim të ngushtë me ta.Por unë i garantoj atje ku janë se asnjë qindarkë, asnjë dollarë, asnjë euro nuk do mund të sjellin në Shqipëri. Jo. Sepse çfarë ndodhi këtu me këtë?
    Nuk ka vend në Europë, në të cilin monedha e vendit të ketë rrëzuar përdhe euron. Euro për shkak të narkoeurove ka humbur 35 përqind të vlerës. Po. Kjo do të thotë qindra mijëra shqiptarë humbën vendet e punës në ndërmarrjet e eksportit. Falimentuan. Se ato çdo transaksion e kanë në euro.Dhe rënia 35 përqind e euros faktikisht ua asgjësoi fitimin dhe i detyroi të kyçin sipërmarrjet. Të dalin nga puna dhjetëra mijëra punëtorë shqiptarë dhe të ikin në emigracion. Merr fund kjo. Asnjë paqe me ta nuk ka. Me bandat kriminale ka vetëm ligj, ligj dhe vetëm ligj. Po, gjobat do ua falim ju, ju o qytetarë të ndershëm, ju që keni përjetuar brutalitetin, arrogancën e inspektoriateve, e zyrtarëve, e ministrave të tij.
    Çdo gjobë që është vendosur mbi ju, me datën 12 maj bëhet zero. Këta u marrin ju kamatë vonesat e 25 viteve më parë. Këta nuk kanë ligj, as moral. Po ato u falën në momentin kur KESH kaloi tek CEZ. Dhe këta vazhdojnë i mbledhin dhe ua mbajnë ju si lak në fyt. Që të gjitha falen. Bizneset do kenë çmimin e energjisë nga 18 lekë në 6 lekë. Familjarët nga 9.5 në 7 lekë. Tarifat e ujit do përgjysmohen. Taksa antikushtetuese e arsimit e bashkisë do hiqet menjëherë. Bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa më shumë se 1 përqind të xhirosë së biznesit dhe një seri lehtësimesh do bëhen për biznesin e vogël.

    Top Channel

  • “Paqja nuk vjen falas”, ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre

    “Paqja nuk vjen falas”, ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të fortë në rrjetet sociale mbi rëndësinë e investimeve në siguri nga të gjithë vendet anëtare të NATO-s.
    “Vetëm kur të gjithë Aleatët investojnë në sigurinë e tyre në nivelin e duhur, ne mund të sigurojmë vërtet paqe për të gjithë Aleancën e NATO-s. Paqja nuk vjen falas,” thuhet në postimin e Ambasadës.

  • “Paqja nuk vjen falas”, mesazhi i ambasadës së SHBA: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre

    “Paqja nuk vjen falas”, mesazhi i ambasadës së SHBA: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të fortë në rrjetet sociale mbi rëndësinë e investimeve në siguri nga të gjithë vendet anëtare të NATO-s.
    “Vetëm kur të gjithë Aleatët investojnë në sigurinë e tyre në nivelin e duhur, ne mund të sigurojmë vërtet paqe për të gjithë Aleancën e NATO-s. Paqja nuk vjen falas,” thuhet në postimin e Ambasadës.
    Ky mesazh vjen në një moment kur NATO po nxit vendet anëtare të rrisin buxhetet e mbrojtjes, duke forcuar kapacitetet përballë sfidave të reja globale të sigurisë.