Tag: paqja

  • “Transparenca e saj prish pazaret e qeverisë”/ ‘Paqja Fiskale’, Xhixho: Edi Rama bën bashkë klientët dhe oligarkët

    “Transparenca e saj prish pazaret e qeverisë”/ ‘Paqja Fiskale’, Xhixho: Edi Rama bën bashkë klientët dhe oligarkët

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaron se “Paqja Fiskale” është pazari i radhës që qeveria bën me klientët dhe oligarkët.
    Erisa Xhixho:
    Paqja fiskale është pazari i radhës që qeveria bën me klientët dhe oligarkët. Qeveria refuzon të bëjë publike të dhënat e debitorëve që do të përfitojnë prej saj, duke u fshehur pas justifikimit për konfidencialitet.
    Nuk është “konfidencialitet”, është strategji politike për të mbrojtur klientët dhe oligarkët! Ndërsa qytetarët paguajnë çdo detyrim, edhe për shërbime që nuk i marrin, listat e përfituesve të kësaj skeme mbetet sekret.
    Neni 25/1 i Ligjit për Procedurat Tatimore e thotë qartë: të dhënat e tatimpaguesve me detyrime të papaguara dhe me procedurë të nisur të mbledhjes me forcë NUK janë konfidenciale.Pra publikimi LEJOHET nga ligji. Qeveria po e shkel qëllimisht.
    Në gati 15 vite është akumuluar një borxh gjigand prej 1.7 miliardë eurosh dhe 200 mijë debitorësh ndaj Tatimeve. A janë këta përfituesit e vërtetë të paqes fiskale, apo ka edhe të tjerë të padukshëm në listë?
    Kjo skemë dëmton ekonominë, buxhetin dhe ligjin. Transparenca e saj prish pazaret e qeverisë.
    Kjo amnisti mund të shndërrohet në legalizim të çdo gjëje informale që ka ndodhur për vite me radhë — madje edhe në legalizim të pastrimit të parave.
    Një akt i tillë do të dekurajojë pagimin e taksave në të ardhmen. Tatimpaguesit dhe bizneset do të besojnë me të drejtë se çdo shkelje e sotme do të falet nesër. Ky është mesazhi më i rrezikshëm që një qeveri mund t’i japë ekonomisë së vendit. Paqja Fiskale nuk është paqe. Është pazari fiskal i qeverisë.

  • “Paqja fiskale”, pastrim parash? Pas FMN dhe Bankës Botërore, ekspertët hedhin dyshime për pr.ligjin e Financave: Rrezik për evazion

    “Paqja fiskale”, pastrim parash? Pas FMN dhe Bankës Botërore, ekspertët hedhin dyshime për pr.ligjin e Financave: Rrezik për evazion

    Një marrëveshje vullnetare midis tatimpaguesit dhe administratës tatimore e cilësuar si paqja fiskale ka krijuar dyshime nga FMN dhe Banka Botërore se mund të minojë punën e bërë me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve.

    Projektligji, i propozuar nga ministria e Financave e ka kaluar fazën e komisioneve parlamentare dhe është gati për në seancën plenare.
    Edhe pse ka hasur kundërshtimin publik të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesit e ministrisë së Financave kanë shpjeguar në Parlament se ligji u jep mundësinë bizneseve të rideklarojnë pasqyrat e tyre financare të mëparshme ndërsa një marrëveshje e lidhur për vitin në vijim të bën të pranosh një fitim mbi 18% se viti aktual duke paguar kështu një tatim 5% dhe si bonus mungesën e kontrollit nga administrata tatimore.
    Ekspertët e kundërshtojnë këtë ligj duke e cilësuar si një rrezik për evazion fiskal dhe pastrim të parave.
    “Do jem shumë specifik: problemi kryesor është neni gjashtë i ligjit për paqen fiskale. Neni gjashtë, pika tre, përmend faktin që të gjitha bizneset që do të aplikojnë për paqen fiskale do të kenë mundësi të rishikojnë pasqyrat e tre viteve të fundit. Dhe, natyrisht, në rreshtin e vijave të pasqyrave që do të rishikohen është edhe arka. Pra, të gjitha bizneset kanë mundësi të rishikojnë arkën”-shprehet Pano Soko.
    “Çfarë do të thotë kjo? Ti mund të rideklarosh arkën e biznesit tënd me një shifër tjetër, ndryshe nga ajo që ishte deklaruar më parë. Për të thjeshtuar dhe për publikun, vetëm ky element mundëson pastrimin e parave. Nëse unë kam një biznes dhe dikush ka një milion euro për të pastruar, në momentin që ky ligj hyn në fuqi, nëpërmjet mundësisë që ligji ofron për të ndryshuar të dhënat e arkës për tre vitet e fundit, unë mund të them: “Kam një milion euro, futini në arkën e kompanisë sepse ligji ma lejon dhe them që kam bërë një gabim në vite të shkuara në llogaritjen e arkës.Kjo quhet evazion fiskal. Një milion euro të futur në arkë në atë moment zyrtarizohen dhe janë lehtësisht të transferueshme në bankë. Nuk është deklaruar gjithçka më parë, nuk janë prerë të gjitha kuponat. Ndërkohë, e vërteta është që këto një milion euro nuk ekzistojnë në fakt; dikush tjetër, nga jashtë, mund t’i ketë dhënë këto para. Kjo hap rrugën për pastrim parash në shkallë industriale.”-shton Soko.
    Por sa mund të fitojë shteti nga mbledhja e taksave nga ky projektligj?
    “Gjithçka mund të shkojë deri në 100 milionë euro. Ka planifikuar shteti të fitojë 200–300 milionë euro. Frika ime është se asetet që po legalizohen janë në përmasa të jashtëzakonshme. Kjo do të thotë që paraja e pistë duhet të infiltruar rëndë në ekonomi. Tregon qartë që paratë e pista do të depërtojnë në ekonomi, dhe kjo është shqetësimi im”.
    Nëse mbeten vetëm 100 milionë, unë jam i kënaqur, sepse të paktën dimë që janë diku tek 2 miliardë euro që kanë depërtuar. Por nëse janë 2, 4, 6, 8, 10 miliardë dhe të tjera, shteti mund të fitojë, por ekonomia shqiptare i dorëzohet parave të pista.”
    Për ekspertët e tregut nëse ky ligj hyn në fuqi, të shumta  janë bizneset që nuk do të hyjnë në marrëveshje me shtetin për shkak të ekspozimit.
    “Mos të harrojmë ligji bëhet por vëzhgohet nga ndërkombëtarët, ku e dimë që më pas marrëveshjes del një hetim për këto biznese të ekspozuara. Dhe një gjë e tillë mendojë se mund ti stepi bizneset të hynë në marrëveshje.”
    Në një kohë kur Shqipëria synon të forcojë integritetin financiar dhe besueshmërinë e ndërkombëtare, paqja fiskale mbetet një nismë mes premtimit për formalizim dhe frikës së hapur se mund të kthehet në një autostradë për legalizmin e parave të pista”. 
    Në një kohë kur Shqipëria synon të forcojë integritetin financiar dhe besueshmërinë e ndërkombëtare, paqja fiskale mbetet një nismë mes premtimit për formalizim dhe frikës së hapur se mund të kthehet në një autostradë për legalizmin e parave të pista.

    Top Channel

  • ‘Paqja Fiskale’ mund të deformojë konkurrencën, Hasko: Ligji i ri  hap një shteg për evazion dhe pastrimin e parave

    ‘Paqja Fiskale’ mund të deformojë konkurrencën, Hasko: Ligji i ri hap një shteg për evazion dhe pastrimin e parave

    Një nismë e re legjislative e qeverisë, e pagëzuar si “Paqja Fiskale”, ka ndezur debate të ashpra mes ekspertëve të ekonomisë, të cilët paralajmërojnë për pasoja të rënda dhe afatgjata në treg dhe në shtetin ligjor.

    I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ audituesI Armand Hasko tha se ky ligj në thelb nuk i shërben shumicës së qytetarëve, por hap dyert për legalizimin e parave me burim të paligjshëm.

    Sipas tij, nisma i mundëson individëve dhe bizneseve të deklarojnë pasuri të fshehura duke paguar një taksë minimale prej 5%.

    Kjo konsiderohet një konkurrencë e pandershme ndaj tatimpaguesve të rregullt, të cilët paguajnë taksa deri në 15% ose më shumë.

    Hasko vuri në dukje se nisma të ngjashme janë kundërshtuar më parë nga institucionet ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore, pikërisht për shkak të rrezikut të lartë të pastrimit të parave.

    Edhe pse ligji pretendon se do të ketë kontrolle për të parandaluar futjen e “parave të pista”, ekspertët shprehen skeptikë për efektivitetin e këtyre mekanizmave, duke argumentuar se ligji hap një “shteg” të rrezikshëm.

    Sipas nenit 7 të draftit, për të gjitha transaksionet që amnistohen, “nuk do të aplikohen dënime administrative” dhe, çka është më tronditëse, “nuk ushtrohet kontroll tatimor”. Kjo dispozitë praktikisht u jep imunitet të plotë jo vetëm evazorëve fiskalë, por potencialisht edhe trafikantëve, pastruesve të parave dhe elementëve të tjerë kriminalë.

    Audituesi tha se sta do të mund të legalizojnë pasuritë e tyre pa frikën se do të hetohen apo ndëshkohen për të kaluarën e tyre financiare, duke u bërë kështu “të paprekshëm”.

    Deklarata e plotë:

    “Tani mazhoranca ka dashur ta bëjë këtë një mandat më përpara me ligjin e amnistisë fiskale, thjesht tani kemi ndryshim të emrit, domethënë, paqja fiskale.

    Dhe herën e parë kjo është rrëzuar nga FMN-ja apo nga Banka Botërore, në mënyrë që të ketë pamundësi për të futur parave të pista në biznes, domethënë të paktën kontrolli i lekëve që do të hyjnë nëpër kompani të jenë të pastra.

    Faktikisht ata shprehen në ligj që do mundohen që mos të lënë lejimin e këtyre parave, por mundësia për kontroll nuk e di sa reale do të jetë për t’i kontrolluar burimin e këtyre lekëve.

    Fakti që ligji hap një shteg që të gjithë mund të bëjnë ndryshimin e pasqyrave financiare dhe të fusin shuma të lekëve që kanë dhe të bëjnë ndryshimin e zërave të aktivit siç janë mjetet monetare apo të shtojnë vlerën e kapitalit apo zëra të tjerë, kjo tregon që hapet një shteg që do përdoret.

    Ndoshta nuk do përdoret nga shumica e biznesit por do përdoret nga ata persona që kanë nevojë”.

  • Zelensky: Paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme, lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë!

    Zelensky: Paqja në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme, lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë!

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha sot se bisedimet e tij në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron u përqendruan në mënyrën e përfundimit të luftës, duke shtuar se paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme.
    “Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Tani shumë gjëra varen nga pjesëmarrja e secilit udhëheqës. Sot do të flasim edhe me udhëheqës të tjerë”, tha Zelensky në një postim në platformën X.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris të hënën paradite, për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

  • Sekuestrohen drogë, armë e municione/ “Paqja e Stambollit”, 1022 të arrestuar gjatë megaoperacionit në Turqi

    Sekuestrohen drogë, armë e municione/ “Paqja e Stambollit”, 1022 të arrestuar gjatë megaoperacionit në Turqi

    Policia turke arrestoi 1,022 persona gjatë një operacioni të madh sigurie “Paqja e Stambollit” në të gjithë Stambollin, thanë autoritetet.
    Operacioni filloi vonë mbrëmë, me mbështetjen e helikopterëve të policisë dhe anijeve të policisë detare, raportuan mediat turke.
    Gati 3,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë qytetin, duke ngritur pika kontrolli, duke inspektuar vendet publike dhe duke kryer kontrolle identiteti.
    Më shumë se 363,000 persona u kontrolluan, ndërsa 528 persona u ndaluan nën dyshimin për vepra të ndryshme penale.
    Gjatë operacionit, u sekuestruan armë zjarri të paligjshme, pistoleta bosh, pushkë, municione, mbi një kilogram lëndë narkotike dhe para të gatshme që lidhen me shitjen e drogës. Gjithashtu u inspektuan pothuajse 200 kompani dhe u kryen kontrolle të gjera të trafikut.

  • Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

    Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

    Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të tretë.
    Duke iu referuar çështjes së bisedimeve midis një delegacioni ukrainas dhe aleatëve të tij, ai tha: “Përfaqësuesit tanë e dinë se si t’i mbrojnë interesat kombëtare të Ukrainës dhe saktësisht se çfarë nevojitet për të parandaluar Rusinë të kryejë një pushtim të tretë”.
    Sipas Zelenskyt, paqja e vërtetë bazohet gjithmonë në siguri dhe drejtësi të garantuar.
    “Kjo tani ka të bëjë me shumë më tepër sesa pika specifike të një dokumenti apo një tjetri. Është e nevojshme të sigurohet që askund në Evropë apo në botë të mos mbizotërojë parimi se krimet kundër njerëzve dhe njerëzimit, kundër shteteve dhe popujve, mund të kenë ndonjë shpërblim ose falje.”, shtoi ai.
    Presidenti i SHBA, Donald Trump, po ushtron trysni mbi Ukrainën që ta pranojë një plan paqeje me 28 pika deri më 27 nëntor, duke kërcënuar se do ta ndalë mbështetjen amerikane nëse Kievi e s’e pranon propozimin.
    Plani kërkon që Ukraina ta dorëzojë mbi 20 për qind të tokës së saj, ta kufizojë ushtrinë nga 880.000 në 600.000 trupa, dhe të heqë dorë nga synimi për anëtarësim në NATO.

  • Paqja Fiskale, ja sa subjekte do të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimore

    Paqja Fiskale, ja sa subjekte do të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimore

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se lista e përfituesve nga fshirja e borxhit tatimor dhe doganor përmban 202 mijë tatimpagues.
    Gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2026 në seancën plenare të Kuvendit, ministri Malaj iu përgjigj një pyetjeje të deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, mbi listën e përfituesve. Ai shpjegoi se për të marrë listën e plotë dhe të ndarë sipas nivelit të borxhit, do të duhej një kërkesë formale nga Kuvendi drejt Ministrisë së Financave, e cila do të mund të bëjë të ditur detyrimet tatimore dhe doganore që fshihen.
    Ministri Malaj theksoi se qeveria ka miratuar së fundmi ligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”, i cili synon të lehtësojë barrën financiare të tatimpaguesve dhe të stimulojë rikthimin në aktivitet të subjekteve me borxhe të papaguara.
    Sa i takon përfituesve nga paqja fiskale, Malaj sqaroi se ajo nuk diskriminon askënd dhe është një marrëveshje vullnetare për të gjithë tatimpaguesit që hyjnë në marrëveshje me administratën tatimore për të korrigjuar pasqyrat financiare ose për të rishikuar deklaratat e tre viteve të fundit.
     
    Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk ofron asnjë siguri juridike apo amnisti për personat që janë nën hetim apo kanë vendim të formës së prerë nga gjykata, duke nënvizuar se këto kategori janë të përjashtuara nga paqja fiskale.

  • Nga “paqja fiksale” në rritjen e pagave, Rama prezanton projektbuxhetin 2026 në Kuvend

    Nga “paqja fiksale” në rritjen e pagave, Rama prezanton projektbuxhetin 2026 në Kuvend

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Kuvend ‘paqen fiskale’, ku diskutohet projektbuxheti 2026. “paqja fiskale”, e cila përfshin fshirje të detyrimeve të papaguara që bizneset mund t’i kenë shtetit, për të cilën Rama tha se falja e detyrimeve do të bëhet në 4 forma. Kryeministri theksoi se “Paqja Fiskale” ka për qëllim që t’u japë mundësinë sipërmarrjeve të mbyllin çështjet e vjetra dhe kjo. 
    “Falja e detyrimeve tatimore me 4 forma, fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite, fshirje 50% nga 5 deri në 10 vite. Nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave, fshirje 25% e detyrimeve e periudhës 5-10 vite… Dhe fshirje e gjobave e kamatëvonesave për periudhën 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhë. Bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë edhe mundësinë të deklarojnë pasqyrimet e mëparshme financiare. Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riu, tatimi mbi fitimin do të jetë vetëm 5%.”, tha ai.
    Kreu i qeverisë foli gjithashtu për rritjen e pagave, duke treguar edhe kategoritë që do të përfitojnë rritje të pagave duke nisur nga viti i ardhshëm. Ai tha se rritje të pagave, sipas kategorive, do të prekin mësuesit, administratën, policët, mjekët dhe infermierët.
    “Paga mesatare është 850 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin e pagës çdo dy vjet në administratë, që të mbështesim rritjen e standardeve të jetesës. Për të mbështetur punonjësit me paga të ulëta. Kështu, si më poshtë 10 mijë e 500 punonjës shërbimi, do të përfitojnë rritje të pagave me 10 mijë lekë, specialistët 5 mijë lekë, mësuesit 3 mijë leke dhe për mjekët do të nisë vjetërsia në punë. Pagën e infermierëve do ta çojnë në 92.500 lekë. Përveç indeksimit, do të rrisim pagat për punonjësit e policisë për 5 mijë lekë, po ashtu dhe për komisarët dhe nënkomisarët. Flitet për taksa dhe barrë fiskale, por dua të shtoj se te biznesi i madh ne jemi vendi që ata që fitojnë më shumë i takson më shumë.”, tha Rama./ZËRI

  • Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

    Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

    Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave
    Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026.
    “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” dhe “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”.
    Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë raportimit të hënën në Komisionin e Ligjeve dhe Administratës Publike tha se procesi nuk ishte “amnisti fiskale”, por përmirësim i marrëdhënieve mes tatimpaguesve dhe administratës tatimore.
    “Ne nuk jemi duke ndërmarrë një amnisti fiskale, nëpërmjet paqes fiskale nuk falim asnjë përgjegjësi penale dhe nuk garantojmë askënd që është nën hetim apo procese gjyqësore”- tha ai, duke shtuar se me anë të faljes synohet mbyllja e kapitullit të borxheve të vjetra, të parashkruara.
    Marrëveshja e paqes fiskale do të jetë vullnetare dhe do të shtrihet nga viti 2026 deri në 2028 dhe synon, sipas ministrit, “korrigjimin dhe rritjen e deklarimeve të rregullta të bizneseve dhe parashikon përshkallëzim në ulje të normave tatimore”.
    Sipas tij, marrëveshja ofron përshkallëzim në ulje të normave tatimore. Ndërkohë që përgatitet “paqja’, ministri tha se administrata po vijon mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore deri në masa që shkojnë në konfiskime, bllokime të llogarive bankare dhe shitje të aseteve.
    Fshirja e plotë e detyrimeve do të bëhet vetëm për ato borxhe që kanë mbi 10 vite të papaguara. Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026. Kush paguan 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur i fshihet automatikisht.
    Gjobat dhe kamatvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht për të gjitha kategoritë. Sipas ministrit detyrimet e papaguara mbi 10 vite përbëjnë 20% të borxhit, ndërsa detyrimet nga 5 deri 10 vite përbëjnë gati gjysmën e borxhit, 45% të totalit. Relacioni i projektligjit ofron një analizë për gjendjen e borxhit deri në dhjetor 2024, sipas së cilës rezulton se ka 202 387 tatimpagues debitorë me detyrime tatimore të papaguara, në shumën 162 miliardë lekë.
    Të dhënat e qeverisë tregojnë se detyrimet tatimore të papaguara mbi 10 vjet janë në shumën 29.6 miliardë lekë, nga 5 deri në 10 vjet, në shumën 75.1 miliardë lekë dhe nga 0 deri në 5 vjet në shumën 57.8 miliardë lekë.
    Sipas relacionit, në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet përcaktohet vetëm fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014.
    Deputetët e opozitës ngritën pikëpyetje se si falja do të përfshinte raste që janë në procese gjyqësore me administratën tatimore dhe kritikuan sjelljen e qeverisjes socialiste ndaj biznesit të vogël. “Qeveria e ka pasur paqen fiskale me biznesin e madh sepse pa taksa janë ata që kanë kazino apo kanë jahte, por këto gjoba janë akumuluar me tregtarët e vegjël”- tha deputeti i PD-së Gent Strazimiri.
    Sipas tij në fakt po falen “gjobat arbitrare” dhe pretendoi se në 202 mijë tatimpagues nuk ka tatimpagues të mëdhenj./BIRN