Tag: paqësore

  • 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

    8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

    Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
    Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
    Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
    Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
    Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës së gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
    Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur.

  • Sot ‘Dita e Rinisë’, 35 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë

    Sot ‘Dita e Rinisë’, 35 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë

    Sot përkujtohet 8 Dhjetori, Dita e Rinisë, që shënon 35 vjet nga protestat studentore të vitit 1990, lëvizja paqësore që i dha fund regjimit komunist dhe hapi rrugën drejt demokracisë. Kjo datë është shpallur festë kombëtare që prej vitit 2009, me vendim të Kuvendit, në nderim të studentëve të dhjetorit te vitit ‘90 dhe gjithë rinisë që u bë zëri kryesor i ndryshimit historik.
    Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe pedagogësh të Universiteteve të Tiranës ndërmorën hapin vendimtar, duke u bërë iniciatorë të protestave paqësore që çuan në përmbysjen e regjimit komunist. Të organizuar, ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, duke mbledhur radhëve të tyre gjithnjë e më shumë qytetarë. Brenda pak orësh, turma arriti rreth 1000 pjesëmarrës.
    Me thirrjen simbolike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan pluralizëm politik, integrim europian dhe vendosjen e parimeve perëndimore të shtetit të së drejtës. Lëvizja Studentore e vitit 1990 mbetet e vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi rrënjësisht historinë e vendit.
    Protestat vazhduan deri më 11 dhjetor, kur në takimin me Ramiz Alinë u konfirmua zyrtarisht pluralizmi politik. Menjëherë pas këtij momenti, studentët filluan organizimet për themelimin e Partisë Demokratike, duke shënuar fillimin e epokës së re politike në Shqipëri.
    Lëvizjet dhe protestat studentore vijuan edhe në muajt e parë të vitit 1991, duke kulmuar më 20 shkurt 1991, kur studentë, pedagogë dhe qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht simbolet e diktaturës.
    Sot, 8 Dhjetori mbetet një ditë reflektimi për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë e rinisë shqiptare, e cila me veprimet e saj paqësore ndryshoi përgjithmonë historinë e vendit.

  • Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

    Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

    Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba.
    “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një prej pjesëmarrësve, ndërkohë që të rinjtë u shprehën se protesta nuk është vetëm për të kujtuar bashkëmoshatarin e tyre, por një thirrje për gjithë komunitetin dhe institucionet të marrin masa më tepër parandalimin e konflikteve.
    Të rinjtë shprehën solidaritet me familjen e Erjon Bobës dhe apeluan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
     

  • Drejtësi për Erionin! Të rinjtë organizojnë një protestë paqësore në Bulqizë për vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës

    Drejtësi për Erionin! Të rinjtë organizojnë një protestë paqësore në Bulqizë për vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës

    Protesta paqësore në Bulqizë

    BULQIZË- Një grup të rinjsh në Bulqizë ka organizuar një protestë paqësore pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre, 15-vjeçarit Erion Boba pas një sherri me thika në qytetin e Durrësit. Me pankarta në duar, ata apeluan për më shumë siguri dhe mbrojtje të jetës së të rinjve. Gjithashtu të rinjtë kërkuan nga institucionet shtetërore që të ndërmarrin masa për të parandaluar ngjarje të tilla. Ata shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Erjon Bobës.
    “Ne si të rinj e kemi përjetuar shumë keq se të gjithë mund të ndodhi të dalin dhe të na vrasin. Na rrezikohet çdo ditë jeta dhe të mos jemi të siguritë të flasim atë që duam, të bëjmë atë që duam dhe ne nuk duhet të heshtim për këtë. Familja ka rolin më të rëndësishëm sepse është ajo që i jep fëmijës kulturën, i mëson sesi të sillen, si të përballojnë një çështje pa lënduar veten e të tjerët dhe të kontrollojnë emocionet për të mos shkuar në tragjedi të tilla”, -tha një prej nxënësve.
    Erion Boba, 15-vjeç, ndërroi jetë 2 ditë më parë në QSUT, pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij në shkollën ‘Dom Nikollë Kaçori” në Durrës, gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
    Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropa mund të ketë përjetuar verën e saj të fundit paqësore. Reagon ashpër Moska

    Ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropa mund të ketë përjetuar verën e saj të fundit paqësore. Reagon ashpër Moska

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se vera e kaluar “mund të ketë qenë vera e fundit paqësore” për Evropën, pasi vlerësoi se një konflikt i mundshëm midis NATO-s dhe Rusisë mund të ndodhte para vitit 2029. Deklaratat provokuan një reagim të menjëhershëm nga Moska.
    Pistorius tha se Gjermania dhe NATO e konsideronin të mundur një sulm rus ndaj Aleancës nga viti 2029 e tutje, megjithatë, vlerësimet më të reja flasin për një përshkallëzim të mundshëm që në vitin 2028.
    “Disa historianë ushtarakë besojnë se ne e kemi përjetuar tashmë verën e fundit paqësore”, tha ai.

    Ministri gjerman theksoi se vendet e NATO-s kanë nevojë urgjente për modernizim dhe riarmatim, duke vënë në dukje se Gjermania është tashmë në një fazë përgatitjeje.
    Nga viti 2027, qytetarët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të identifikuar rezervistët e mundshëm në të ardhmen në rast emergjence, ndërsa qeveria planifikon të krijojë një forcë të madhe rezervë për të forcuar mbrojtjen e vendit.
    Kancelari Friedrich Merz ka deklaruar se qëllimi i tij është ta bëjë Bundeswehr-in forcën më të fortë ushtarake në Evropë.
    Pistorius ka treguar gjithashtu se, nëse Gjermania sulmohet, ajo është gati “të vrasë ushtarë rusë”.
    Sipas tij, paqja mund të sigurohet vetëm me forcë dhe gatishmëri për mbrojtje.
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, reagoi ndaj deklaratave të Pistorius, duke pohuar se “pas këtyre fjalëve nuk ka dyshim se kush po vepron si agresor “.
    Moska ka qenë veçanërisht kritike ndaj raporteve për një konflikt të afërt, duke akuzuar Gjermaninë për retorikë agresive.
    Deklaratat e Pistorius janë pjesë e një interviste që ai dha më 15 nëntor për Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku ministri gjerman argumentoi se rreziku i luftës nuk është teorik, por kërkon përgatitje dhe vendosmëri nga shtetet e Aleancës.
    Siç vuri në dukje ai, NATO ka aftësi të konsiderueshme parandaluese, përfshirë armët bërthamore, të cilat, sipas tij, kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit, pavarësisht rritjes së tensioneve.

  • Çamët janë fiset më paqësore dhe më punëtore dhe janë të përkushtuar ndaj tregtisë dhe bujqësisë

    Çamët janë fiset më paqësore dhe më punëtore dhe janë të përkushtuar ndaj tregtisë dhe bujqësisë

    Çamët janë fiset më paqësore dhe më punëtore dhe janë të përkushtuar ndaj tregtisë dhe bujqësisë. Pastërtia e racës është ruajtur më pak me skrupulozitet sesa tek fiset veriore, megjithatë ata janë kryesisht me flokë të verdhë.

    Ata vishen me shumë shkëlqim, rrobat e tyre janë të mbuluara me dantella ari dhe qëndisje, dhe mbajnë armë si bashkatdhetarët e tyre më luftarakë, pavarësisht se nuk i përdorin aq shumë ato.

    Ata banojnë në vend, që laget nga lumi Thyamis, i cili është përballë ishullit të Korfuzit, dhe rajonet përreth lumit Akeron, që shtrihen pothuajse deri në gjirin e Ambrakisë, në jug. Ata e quajnë territorin e tyre Çamëria…
    James H. Skene, 1848

  • Lista me shtetet më paqësore në botë për 2025, ku renditen Kosova dhe Shqipëria?

    Lista me shtetet më paqësore në botë për 2025, ku renditen Kosova dhe Shqipëria?

    Organizata ndërkombëtare e ekspertëve, Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar Indeksin Global të Paqes (GPI) të këtij viti.

    Bëhet fjalë për renditjen e 163 vendeve, e cila u bë në bazë të të dhënave mbi gjendjen e paqes në secilin prej 163 vendeve, mbi ekonominë e tyre dhe mbi mënyrën se si (nuk) po zhvillohen shoqëritë paqësore.

    Arsyeja për këtë është se konfliktet e mëdha janë në nivelin e tyre më të lartë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

    Përveç kësaj, siç është konstatuar, gjithnjë e më shumë shtete po militarizohen për shkak të tensioneve gjeopolitike në rritje, prishjes së aleancave tradicionale dhe pasigurisë ekonomike në rritje.

    “Aktualisht ka 59 konflikte aktive, më shumë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe tre më shumë se vitin e kaluar. Zgjidhja e konflikteve është në nivelin më të ulët në 50 vitet e fundit. Numri i konflikteve që përfunduan me një fitore të qartë ka rënë nga 49% në vitet 1970 në 9% në dekadën e dytë të shekullit të 21-të. Përveç kësaj, numri i konflikteve që përfunduan me marrëveshje paqeje ishte 23% në vitet 1970, ndërsa në dekadën e dytë të shekullit të 21-të ishin 4%”, tregoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe me seli në Sidnei

    U vu re se konfliktet po ndërkombëtarizohen gjithnjë e më shumë, duke e bërë zgjidhjen e tyre më të vështirë.

    Konkretisht, 78 vende janë të përfshira në konflikte përtej kufijve të tyre.

    E gjithë kjo ka rezultuar në përkeqësimin e nivelit global të paqes me rreth 0.36%, që është rënia e 13-të e nivelit të paqes në 17 vitet e fundit.

    Sipas GPI-së, Islanda është ende vendi më paqësor në botë – ajo është renditur e para që nga viti 2008.

    Ndër dhjetë vendet e para janë edhe Irlanda, Zelanda e Re, Austria, Zvicra, Singapori, Portugalia, Danimarka, Sllovenia dhe Finlanda.

    Shqipëria renditet e 52-ta ndërsa Kosova e 63-ta.

    Rusia është në fund të listës, në vendin e 163-të. Kjo është hera e parë që është emëruar vendi më pak paqësor në botë në këtë raport. /Telegrafi/

  • ‘Tërheqje paqësore’: A e ka keqkuptuar njeriu i Trump-it, Putinin?

    ‘Tërheqje paqësore’: A e ka keqkuptuar njeriu i Trump-it, Putinin?

    BILD

    Mister pas marrëveshjes për një samit paqeje për Ukrainën midis presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe Vladimir Putin, javën që vjen në Alaskë. 

    Ndërsa të enjten dukej se ndërmjetësi i Trump-it, Steve Witkoff, kishte arritur përparim në takimin me Putinin, tani kjo po vihet në dyshim.

    Sipas informacioneve të BILD, Kremlini nuk ka hequr dorë nga kërkesa maksimale, madje as përpara samitit më 15 gusht: që të kontrollojë plotësisht pesë rajonet ukrainase — Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krimea — përpara ndonjë armëpushimi.

    Rusia ka propozuar vetëm “armëpushime sektoriale”, si ndalimi i ndërsjellë i sulmeve ndaj objekteve energjetike ose qyteteve të mëdha prapa vijës së frontit. 

    Por kurrsesi ndalimin e ofensivave të mëdha ruse përgjatë vijës së frontit.

    Në anën tjetër, SHBA-të kishin ofruar ngrirjen e konfliktit përgjatë vijës aktuale të frontit – në këmbim të heqjes së shumicës së sanksioneve dhe marrëveshjeve të reja ekonomike me Rusinë. 

    Një ofertë që, sipas informacioneve të BILD, Kremlini nuk e ka pranuar.

    Më keq akoma: Emisari i posaçëm i Trump-it, Witkoff, duket se ka keqkuptuar plotësisht disa deklarata të rusëve, duke i interpretuar gabimisht si lëshime nga ana e Putinit. 

    Një “tërheqje paqësore” e kërkuar nga Rusia për trupat ukrainase nga Khersoni dhe Zaporizhzhia, ai e kishte kuptuar si një tërheqje paqësore të rusëve nga ato rajone.

    “Witkoff nuk e di për çfarë po flet,” deklaroi një zyrtar i qeverisë ukrainase për BILD. 

    Një vlerësim që, sipas informacioneve të BILD, ndahet edhe nga përfaqësues të qeverisë gjermane.

    Sipas këtyre burimeve, të enjten në mbrëmje është zhvilluar një konferencë telefonike mes përfaqësuesve të qeverisë amerikane – përfshirë të dërguarin e posaçëm Witkoff, ministrin e Jashtëm Marco Rubio dhe nënkryetarin JD Vance– dhe partnerëve evropianë. 

    Siç mëson BILD, pala amerikane u perceptua si e çorganizuar dhe e papërgatitur, pa një qëndrim të unifikuar.

    Kjo lidhej kryesisht me Witkoff, shpjegimet e të cilit për bisedën e tij me Putinin të mërkurën në Kremlin u perceptuan si të paqarta dhe konfuze.

    Ai vetë u duk përballë europianëve i mbingarkuar dhe pak i aftë, sidomos kur fliste për çështjet territoriale në Ukrainë.

    Për më tepër, dukej se kishte mospajtime të brendshme për hapat e mëtejshëm midis Witkoff dhe Rubio, pasi ministri i Jashtëm theksoi se evropianët duhet të përfshihen në procesin e ardhshëm, ndërsa Vance dhe Witkoff donin që Evropa të informohej vetëm pas vendimeve të mëtejshme të Trump-it.

  • Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shqyrtohet plani i Izraelit për Gazën

    Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shqyrtohet plani i Izraelit për Gazën

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të shtunën, më 9 gusht, në një seancë urgjente për të diskutuar planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, sipas burimeve diplomatike.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë për këtë vendim të qeverisë izraelite, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të rrezikshëm.
    “Jam thellësisht i shqetësuar nga vendimi i Izraelit për të marrë kontrollin e Gazës. Kjo mund të përkeqësojë krizën humanitare për miliona palestinezë dhe të rrezikojë jetët e shumë të tjerëve, përfshirë pengjet e mbetura. Apeloj për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, ndihmë humanitare pa pengesa dhe lirimin e menjëhershëm e pa kushte të të gjithë pengjeve,” deklaroi Guterres në rrjetin “X”.

    Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka këmbëngulur se qëllimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi dhe krijimi i një administrate civile paqësore, që nuk do të kontrollohet as nga Hamasi, as nga Autoriteti Palestinez, as nga ndonjë organizatë tjetër që Izraeli e konsideron terroriste.

    “Ne nuk do ta pushtojmë Gazën – do ta çlirojmë atë nga Hamasi. Gaza do të çarmatose dhe do të ketë një administratë civile paqësore,” shkruan Netanjahu në “X”. Ai tha se ky plan do të ndihmojë në çlirimin e pengjeve dhe garantimin e sigurisë për Izraelin në të ardhmen.

    Sipas mediave izraelite, në dokumentet zyrtare nuk është përdorur fjala “pushtim”, por “marrje kontrolli”, për të shmangur përballjen me përgjegjësi ndërkombëtare për menaxhimin civil të Gazës.

    Në një tjetër zhvillim, Netanjahu bisedoi në telefon me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku shprehu zhgënjimin për vendimin e Berlinit për të pezulluar eksportet e armëve drejt Izraelit, pas shqetësimeve për përdorimin e tyre në luftën në Gaza.

    “Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, Gjermania po ndëshkon Izraelin dhe po shpërblen terrorizmin duke vendosur embargo armësh,” thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit izraelit.

    Netanjahu përsëriti se objektivi i Izraelit është çlirimi i Gazës nga Hamasi dhe krijimi i një administrate paqësore, jo pushtimi i saj.

     

  • Kosovë/ Vrasja e Agon Zejnullahut, mbahet sot protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan

    Kosovë/ Vrasja e Agon Zejnullahut, mbahet sot protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan

    Sot në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

    Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut.

    Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.

    Lidhur me vdekjen e tij janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, ndaj të cilëve peshon vepra penale ‘vrasje nga pakujdesia’.