Tag: paqes

  • FIFA bekon presidentin Trump me Çmimin e Paqes

    FIFA bekon presidentin Trump me Çmimin e Paqes

    Bota E Premte, 5 Dhjetor 2025 18:42
    Presidentit të Amerikës, Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës.
    Sipas mediave të huaja, organi qeverisës i futbollit botëror, i cili njoftoi çmimin vjetor muajin e kaluar, tha se ai do t’u jepet “individëve që kanë ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për paqen”.

    Trump ka bërë fushatë prej kohësh për Çmimin Nobel për Paqen, për përfshirjen e tij në zgjidhjen e konflikteve globale, përfshirë armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hamasit në tetor.

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me presidentin e SHBA-së, e mbështeti atë për çmimin Nobel në fillim të këtij viti.

  • Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

    Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

    Në Washington po mbahet shorti i botërorit 2026. Prezent në ceremoni është edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili së fundmi ka marrë një çmim.
    FIFA i ka dhënë Trumpit “Çmimin e Paqes FIFA”, i pari i këtij lloji. Në fillimin e ceremonisë u shfaq një video, ku theksonte rolin e Trump në paqen në botë. Aty shihet përpjekja e Presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës. Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

    FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

    Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës.
    Sipas mediave të huaja, organi qeverisës i futbollit botëror, i cili njoftoi çmimin vjetor muajin e kaluar, tha se ai do t’u jepet “individëve që kanë ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për paqen”.
    Trump ka bërë fushatë prej kohësh për Çmimin Nobel për Paqen, për përfshirjen e tij në zgjidhjen e konflikteve globale, përfshirë armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hamasit në tetor.
    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me presidentin e SHBA-së, e mbështeti atë për çmimin Nobel në fillim të këtij viti.
    Infantino po i dhuron Trumpit një trofe të madh të artë, të formuar nga duar që mbajnë tokën dhe një medalje ari në skenë.

  • Kontradikta dhe ironi, Trump nënshkruan marrëveshjen e paqes mes Rwandës dhe Kongos

    Kontradikta dhe ironi, Trump nënshkruan marrëveshjen e paqes mes Rwandës dhe Kongos

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje paqeje mes Rwandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, që synon të përfundojë një konflikt të gjatë në Afrikën Qendrore.

    Ai e quajti këtë “një ditë të madhe për Afrikën dhe botën”, por ceremonia ishte e mbushur me kontradikta dhe ironi.
    Ndërkohë që Trump promovonte paqen, luftimet mes rebelëve të mbështetur nga Rwanda dhe ushtrisë kongoleze vazhdojnë. Ceremonia u mbajt në ish-shtabin e Institutit Amerikan për Paqe, i cili u mbyll nga administrata e Trump dhe emri i tij u vendos në fasadë, duke shkaktuar polemika ligjore mbi legjitimitetin e këtij veprimi.
    Ligjvënës dhe ekspertë vunë në dukje kontradikta: ndërsa Trump fliste për paqe, forcat amerikane vazhduan sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, duke shkaktuar vdekjen e disa personave, çka ka ngritur shqetësime për ligjshmërinë e operacioneve.
    Presidenti i Rwandës, Paul Kagame, e përshkroi qasjen e Trump si “paanshme dhe e orientuar drejt së ardhmes”, ndërsa presidenti i Kongos, Felix Tshisekedi, e cilësoi marrëveshjen si një “rrugë të re dhe të kërkuar” drejt paqes, me përgjegjësi të përbashkët.
    Trump gjithashtu përmendi përfitimet ekonomike të SHBA nga marrëveshja, duke theksuar aksesin ndaj mineraleve të rralla, të domosdoshme për teknologjinë moderne. Ndërsa marrëveshja mund të shpëtojë jetë dhe të përmirësojë stabilitetin, veprimet e mëparshme të Trump, përfshirë përdorimin e ushtrisë në çështje të brendshme dhe sulmet ndaj demokracisë pas zgjedhjeve të 2020, ngrejnë pyetje mbi mundësinë e njohjes së tij me një çmim Nobel për Paqe.
    Ceremonia përfundoi me nota ironike, teksa Trump komentoi për FIFA-n dhe FIFA Peace Prize, duke treguar stilin e tij karakteristik dhe duke u shfaqur si protagonist i paqes në skenën globale.

    Top Channel

  • Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

    Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

    Kremlini thotë se është duke pritur një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump pas bisedimeve të paqes në Ukrainë të mbajtura midis dy vendeve në fillim të kësaj jave.
    Të martën, i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, udhëtuan për në kryeqytetin rus për t’u ulur me Putin.
    Sot, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se “presim reagimin e kolegëve tanë amerikanë ndaj diskutimit që patëm të martën.”
    Ushakov shtoi se nuk ka plane për një telefonatë midis Putinit dhe Trumpit dhe nuk është caktuar asnjë datë për një takim të ri me zyrtarët amerikanë.
    SHBA-të kanë zhvilluar bisedime si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë në një përpjekje për t’i dhënë fund.

  • Indeksi Global i Paqes/ Shqipëria për 2025 lë pas Bosnjën, Kosovën dhe Serbinë, surprizë vendi i fundit

    Indeksi Global i Paqes/ Shqipëria për 2025 lë pas Bosnjën, Kosovën dhe Serbinë, surprizë vendi i fundit

    Indeksi Global i Paqes ka publikuar listën e vendeve më të sigurta në botë për vitin 2025. Sipas listës më të sigurta mbeten shtete të vogla dhe të qëndrueshme si Islanda, me një popullsi prej 400,000 banorësh, dhe Irlanda.
    Viti 2025 regjistrohet si një vit lufte, tensionesh tregtare dhe militarizimi intensiv. Sipas Indeksit Global të Paqes, numri i konflikteve shtetërore është në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore , me tre konflikte të reja që shpërthyen vetëm këtë vit. Në këtë mjedis, paqja del si një mall veçanërisht i vlefshëm, me disa vende që vazhdojnë ta vendosin atë si një përparësi absolute.
    Indeksi Global i Paqes përpilohet nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe dhe bazohet në 23 kritere individuale, të cilat pasqyrojnë nivelin e sigurisë dhe stabilitetit në secilin vend. Kriteret përfshijnë, ndër të tjera, ndjenjën e sigurisë së qytetarëve, shkallën e krimit, aksesin në armatime, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare, shkallën e militarizimit, si dhe ndikimin e të gjitha këtyre në shoqëri dhe ekonomi.
    Sa më i ulët të jetë rezultati i GPI-së i një vendi, aq më i sigurt konsiderohet ai. Por cilat janë vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë? Sipas Indeksit, për vitin 2025, pesë vendet më të sigurta janë: Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Austria, Zvicra.
    Shqipëria gjendet në vendin e 52-të, njëjtë si Emiratet e Bashkuara Arabe duke humbur gjashtë vende nga renditja e një viti më parë. Ndërkohë, Kosova renditet e 63-ta, vetëm një vend sipas Serbisë, në një kohë kur tensionet midis dy vendeve vijojnë të mbeten të larta.
    Sa i përket vendeve të rajonit më mirë i renditur është Mali i Zi, në vendin e 34-të, duke ngjitur 5 vende dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 51-ta. Ndërkohë Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në vendin e 59-të.

    Vendet që kanë kryesuar vazhdimisht indeksin për dekada të tëra demonstrojnë, sipas të dhënave, përfitimet e politikave paqësore me kalimin e kohës. Në krye të listës, vazhdimisht që nga viti 2008, është Islanda, e cila regjistron performancën më të mirë në të tre fushat kryesore të kritereve: siguria dhe mbrojtja, konfliktet e vazhdueshme dhe shkalla e militarizimit.
    Në fakt, këtë vit ajo ka regjistruar një përmirësim shtesë prej 2%, një element që përforcon imazhin e një funksionimi veçanërisht efektiv të shtetit. Pavarësisht kushteve të motit shpesh ekstreme dhe të rrezikshme, shoqëria islandeze arrin të ruajë një ndjenjë universale sigurie.
    Në vendin e dytë është Irlanda, një vend që përjetoi një mori konfliktesh gjatë shekullit të 20-të, por në dekadat e fundit ka vendosur paqen dhe kohezionin social si përparësi qendrore. Intensiteti i ulët i konflikteve, forcimi i sigurimeve shoqërore dhe lufta sistematike kundër krimit pasqyrohen në pozicionin e saj të lartë në indeks.

    Dhjetë vendet e para plotësohen nga Zelanda e Re, Austria, Zvicra, Singapori, Portugalia, Danimarka dhe Sllovenia. Një emërues i përbashkët për këto shtete janë institucionet e qëndrueshme dhe efektive, nivelet e ulëta të dhunës, distancimi nga konfliktet e armatosura dhe ekzistenca e një shteti të fortë.
    Nga ana tjetër, në fund të listës, titulli i vendit më pak të sigurt në botë për vitin 2025 i atribuohet Rusisë. Pas saj vijnë Ukraina, Sudani dhe Kongo, vende që përballen me një kombinim konfliktesh intensive të brendshme dhe ndërkombëtare, një shkalle të lartë militarizimi dhe krizash serioze sociale dhe humanitare.

  • Shefi i NATO: Rusia, Kina dhe Korea e Veriut po përgatiten për sulm ndaj Europës

    Shefi i NATO: Rusia, Kina dhe Korea e Veriut po përgatiten për sulm ndaj Europës

    Një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s sapo ka filluar në Bruksel, ku pritet të ketë diskutime për bisedimet e vazhdueshme të paqes në Ukrainë, si dhe për çështjet e mbrojtjes.
    Dhe në fjalën e tij hapëse në tryezën e rrumbullakët, shefi i NATO-s Mark Rutte thotë se Rusia “vazhdon të testojë aftësitë tona parandaluese” dhe “ne përballemi me rreziqe reale dhe afatgjata”.
    Rutte vazhdon duke thënë se Rusia ka shkelur hapësirën e saj ajrore me avionë dhe dronë, ka kryer sabotim dhe ka dërguar anije spiune në ujërat e saj.
    Këto veprime janë “të pamatura dhe të rrezikshme”, shton ai.
    Rusia po “punon ngushtë” me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “për të prishur shoqëritë tona dhe për të shkatërruar rregullat globale”, thotë ai, dhe po “përgatitet për konfrontim afatgjatë”.
    Rutte theksoi se vendet e NATO-s po “rrisin investimet tona në mbrojtje, por të gjithë duhet të tërheqim peshën tonë”.
    Ai shton se Ukraina “ka nevojë për mbështetjen tonë më shumë se kurrë”, ndërsa dimri po vjen dhe sulmet ruse vazhdojnë.
    Duke folur shkurt me shtypin pas mbërritjes atje, kreu i NATO-s Mark Rutte kishte thënë se ndërsa është mirë që bisedimet e paqes po vazhdojnë, NATO duhet të sigurohet që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm.
    Ai thotë se zyrtarët do të diskutojnë “mbajtjen e Ukrainës sa më të fortë të jetë e mundur në luftën e sotme”, por edhe “të jenë në pozicionin më të fortë të mundshëm kur bisedimet e paqes të fillojnë të ndodhin vërtet në një mënyrë që kjo të mund të çojë në rezultate“.
    Rutte shton se mënyra më e mirë për të ushtruar presion mbi Rusinë është të sigurohet që armët të vazhdojnë të rrjedhin në Ukrainë dhe se Rusia të “ndjejë goditjen” nga sanksionet efektive ekonomike.

  • Ku do të shkojnë paratë? Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”!

    Ku do të shkojnë paratë? Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”!

    Ku do të shkojnë paratë? Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”!
    Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan.
    Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e detyrimeve’ të bëhej e detyrueshme publikimi i listës së të paktën 3 mijë tatimpaguesve që kanë përfituar shumën më të madhe të detyrimeve, sipas përcaktimeve të këtij ligji.“Po falim 2 miliardë euro detyrime, ne duhet të dimë kush përfiton dhe ku shkojnë këto para,” argumentoi Bozdo duke shtuar se propozimi parashikonte që “në çdo rast në listë të përfshihen të gjithë tatimpaguesit, subjektet që iu është shuar detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë“.
    Edhe pse ideja u mbështet nga deputeti veteran i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komisioni nuk e votoi duke pranuar argumentin e zv.ministrit të Financave, Endrit Yzeiraj, se nuk mund të nxirreshin të dhëna sensitive. Deputeti Braçe argumentoi se ky është një element transparence dhe se Kuvendi duhet të dijë se “kujt po ia bëjmë këtë favor”.
    “Është element transparence që për nevoja të parimësisë së këtij ligji duhet të jetë në ligj me se s’bën,” tha ai, duke shtuar se, “ministri na tha 90% janë kompani që nuk ekzistojnë më, atëherë çfarë problemi kemi në këtë rast?”
    Sipas Bozdos, refuzimi i qeverisë ishte i “paprecendentë dhe i pakuptimtë” dhe nuk qëndron arsyetimi i mbrotjes së të dhënave sensitive.Qeveria po ashtu nuk pranoi një tjetër propozim të Bozdos që kërkonte të rriste transparencën në fashon e përfituesve nga falja e detyrimeve, duke përjashtuar kompanitë që zotërohen nga individë që nëpërmjet kompanive të tjera në pronësi të tyre, kanë përfituar fonde publike dhe kanë bilance pozitive.
    “Nuk është e ndershme dhe as e drejtë,” tha ai duke e lidhur amendamentin e tij dhe me cënim të parimeve morale, kur shteti favorizon ato biznese që nuk kanë zbatuar detyrimet, ndërsa ka biznese që kanë qenë të rregullt me pagesat e detyrimeve tatimore.
    Zv.ministri Yzeiraj këmbënguli se nisma ishte konceptuar mbi “parime universale”, që të përfitonin të gjitha subjektet me detyrime ndaj shtetit.
    “Shumë e drejtë çështja e parimit të moralit,” i tha ai Bozdos, por shtoi se “këto janë masa që po kryehen dhe në kuadër të një integrimi të shpejtë në BE”.
    Ndërkohë, qeveria pranoi që falja e detyrimeve të shtrihet edhe në administratën vendore me propozim të deputetit Braçe, por vetëm për detyrime mbi 10 vjet.
    Debati për transparencën përfshiu komisionin edhe në shqyrtimin nen për nen të nismës për “Marrëveshjen e paqes fiskale”, e cila parashikon që bizneset të mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një një takse prej 15% nëse fitimi i rideklaruar është 18% më i lartë se sa ai i deklaruar në tre vitet e fundit, dhe 5% për fitime më të larta se kaq.
    Deputeti Bozdo propozoi dy amendamente për përjashtimin nga marrëveshjet e ‘paqes’ të kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, si një ndër sektorët më me risk për pastrim parash, dhe për vendosjen në ligj të detyrimit të organeve tatimore për raportim në organet përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në lidhje me transaksionet financiare që do të bëhen në zbatim të ligjit.
    Komisioni nuk miratoi dy propozimet e Bozdos, por përfshiu një amendament të deputetit socialist Braçe për kontrollin nga agjencitë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
    Ndërkohë, Braçe shprehu rezerva për disa formulime të dispozitave duke hedhur dyshime se ligji po favorizonte personat që kanë bërë evazion fiskal dhe kanë shtrembëruar pasqyrat financiare dhe kërkoi që të përfshihet një nen që detyron Ministrinë e Financave që të hartojë raporte për zbatimin e këtij ligji, për shumat dhe kompanitë përfituese.
    Propozimi nuk u mirëprit nga zv.ministri, por me ndërhyrjen e kryetares së komisionit, Milva Ikonomi, komisioni e miratoi.
    Braçe kërkoi gjithashtu që të hiqej një nen që parashikon përjashtimin nga përgjegjësitë të audituesve ligjorë, të cilët kanë audituar pasqyrat financiare vjetore të shoqërive që do të përfshihen në marrëveshjet e ‘paqes fiskale’ përpara procesit të rideklarimit.
    “Kjo është amnisti! Po përpiqesh të zgjidhesh me ligj mashtrimet me bilancet dhe pasqyrat financiare, çdo zyrtar i organeve fiskale që ka çertifikuar me kontrolle tatimore ‘ kanë shërbyer për të legjitimuar pastrimin fiskal,” tha deputeti socialist, duke kërkuar që nëpunësit shtetërorë dhe audituesit ligjorë të mos ‘amnistohen’.
    “Kush ka halle t’i zgjidhë në mënyrë tjetër, jo duke na detyruar ne të votojmë këtu,” iu drejtua ai përfaqësuesit të qeverisë.
    Por Yzeiri tha se nuk ishte dakord me propozimin për ndryshim të nenit përkatës duke argumentuar sërish me parimin e ‘universalitetit’. “Nga njëra anë të ndihmojmë bizneset e nga ana tjetër të ndëshkojmë persona, kjo do të hapte një proces të pafund nëse fajtorët kanë qënë individë të tjerë apo bizneset, ne jemi që të përfitojnë të gjithë nga paqja,” tha ndër të tjera ai.
    Dy projektligjet e Paketës Fiskale janë kritikuar nga opozita si një tentativë e kamufluar për të bërë ‘amnisti fiskale’, një projekt i hershëm i kryeministrit Edi Rama që nuk u zbatua për shkak të kundërshtimit të institucioneve financiare ndërkombëtare.
    Disa deputetë të Partisë Demokratike nëpërmjet një letre publike kanë kërkuar sërish reagimin e institucioneve të BE për të ndaluar këto nisma si të ‘rrezikshme’ për ekonominë shqiptare dhe vetë procesin e integrimit.
    “Megjithëse paraqitet si reformë fiskale për të mbështetur qytetarët dhe formalizimin e ekonomisë, paketa përmban dispozita që në thelb dhe në efekt përbëjnë amnisti fiskale, duke zgjeruar mundësitë për legalizimin e të ardhurave dhe pasurive të padeklaruara. Në formën aktuale, nisma paraqet rreziqe të larta për pastrim parash, përdorim të produkteve të korrupsionit dhe futje të kapitaleve të paligjshme në ekonominë formale,” thuhet në letrën e firmosur nga deputetët demokratë.
    Nismëtarja e letrës, Jorida Tabaku, tha të mërkurën se “amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale”.
    Projektbuxheti dhe ligjet financiare që e shoqërojnë pritet të miratohen nga Kuvendi gjatë muajit dhjetor, ndërsa deputetët kanë të drejtët të propozojnë amendamente dhe në seancë plenare. Reporter.al

  • Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të ‘paqes fiskale’

    Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të ‘paqes fiskale’

    Përfaqësuesit e qeverisë në Komisionin e Ekonomisë refuzuan amendamentet që synonin rritjen e transparencës dhe mekanizmave të kontrollit për përfituesit e mëdhenj të së ashtuquajturës “paqe fiskale”, ndërkohë që opozita e konsideron atë si rrezik dhe kërkon reagimin e Bashkimit Europian.

    Nga Blerina Gjoka, BIRN

    Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan.

    Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e detyrimeve’ të bëhej e detyrueshme publikimi i listës së të paktën 3 mijë tatimpaguesve që kanë përfituar shumën më të madhe të detyrimeve, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

    “Po falim 2 miliardë euro detyrime, ne duhet të dimë kush përfiton dhe ku shkojnë këto para,” argumentoi Bozdo duke shtuar se propozimi parashikonte që “në çdo rast në listë të përfshihen të gjithë tatimpaguesit, subjektet që iu është shuar detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë“.

    Edhe pse ideja u mbështet nga deputeti veteran i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komisioni nuk e votoi duke pranuar argumentin e zv.ministrit të Financave, Endrit Yzeiraj,  se nuk mund të nxirreshin të dhëna sensitive. Deputeti Braçe argumentoi se ky është një element transparence dhe se Kuvendi duhet të dijë se “kujt po ia bëjmë këtë favor”.

    “Është element transparence që për nevoja të parimësisë së këtij ligji duhet të jetë në ligj me se s’bën,” tha ai, duke shtuar se, “ministri na tha 90% janë kompani që nuk ekzistojnë më, atëherë çfarë problemi kemi në këtë rast?”

    Sipas Bozdos, refuzimi i qeverisë ishte i “paprecendentë dhe i pakuptimtë” dhe nuk qëndron arsyetimi i mbrotjes së të dhënave sensitive.

    Qeveria po ashtu nuk pranoi një tjetër propozim të Bozdos që kërkonte të rriste transparencën në fashon e përfituesve nga falja e detyrimeve, duke përjashtuar kompanitë që zotërohen nga individë që nëpërmjet kompanive të tjera në pronësi të tyre, kanë përfituar fonde publike dhe kanë bilance pozitive.

    “Nuk është e ndershme dhe as e drejtë,” tha ai duke e lidhur amendamentin e tij dhe me cënim të parimeve morale, kur shteti favorizon ato biznese që nuk kanë zbatuar detyrimet, ndërsa ka biznese që kanë qenë të rregullt me pagesat e detyrimeve tatimore.

    Zv.ministri Yzeiraj këmbënguli se nisma ishte konceptuar mbi “parime universale”, që të përfitonin të gjitha subjektet me detyrime ndaj shtetit.

    “Shumë e drejtë çështja e parimit të moralit,” i tha ai Bozdos, por shtoi se “këto janë masa që po kryehen dhe në kuadër të një integrimi të shpejtë në BE”.

    Ndërkohë, qeveria pranoi që falja e detyrimeve të shtrihet edhe në administratën vendore me propozim të deputetit Braçe, por vetëm për detyrime mbi 10 vjet.

    Debati për transparencën përfshiu komisionin edhe në shqyrtimin nen për nen të nismës për “Marrëveshjen e paqes fiskale”, e cila parashikon që bizneset të mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një një takse prej 15% nëse fitimi i rideklaruar është 18% më i lartë se sa ai i deklaruar në tre vitet e fundit, dhe 5% për fitime më të larta se kaq.

    Deputeti Bozdo propozoi dy amendamente për përjashtimin nga marrëveshjet e ‘paqes’ të kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, si një ndër sektorët më me risk për pastrim parash, dhe për vendosjen në ligj të detyrimit të organeve tatimore për raportim në organet përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në lidhje me transaksionet financiare që do të bëhen në zbatim të ligjit.

    Komisioni nuk miratoi dy propozimet e Bozdos, por përfshiu një amendament të deputetit socialist Braçe për kontrollin nga agjencitë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    Ndërkohë, Braçe shprehu rezerva për disa formulime të dispozitave duke hedhur dyshime se ligji po favorizonte personat që kanë bërë evazion fiskal dhe kanë shtrembëruar pasqyrat financiare dhe kërkoi që të përfshihet një nen që detyron Ministrinë e Financave që të hartojë raporte për zbatimin e këtij ligji, për shumat dhe kompanitë përfituese.

    Propozimi nuk u mirëprit nga zv.ministri, por me ndërhyrjen e kryetares së komisionit, Milva Ikonomi, komisioni e miratoi.

    Braçe kërkoi gjithashtu që të hiqej një nen që parashikon përjashtimin nga përgjegjësitë të audituesve ligjorë, të cilët kanë audituar pasqyrat financiare vjetore të shoqërive që do të përfshihen në marrëveshjet e ‘paqes fiskale’ përpara procesit të rideklarimit.

    “Kjo është amnisti! Po përpiqesh të zgjidhesh me ligj mashtrimet me bilancet dhe pasqyrat financiare, çdo zyrtar i organeve fiskale që ka çertifikuar me kontrolle tatimore ‘ kanë shërbyer për të legjitimuar pastrimin fiskal,” tha deputeti socialist, duke kërkuar që nëpunësit shtetërorë dhe audituesit ligjorë të mos ‘amnistohen’.

    “Kush ka halle t’i zgjidhë në mënyrë tjetër, jo duke na detyruar ne të votojmë këtu,” iu drejtua ai përfaqësuesit të qeverisë.

    Por Yzeiri tha se nuk ishte dakord me propozimin për ndryshim të nenit përkatës duke argumentuar sërish me parimin e ‘universalitetit’.  “Nga njëra anë të ndihmojmë bizneset e nga ana tjetër të ndëshkojmë persona, kjo do të hapte një proces të pafund nëse fajtorët kanë qënë individë të tjerë apo bizneset, ne jemi që të përfitojnë të gjithë nga paqja,” tha ndër të tjera ai.

    Dy projektligjet e Paketës Fiskale janë kritikuar nga opozita si një tentativë e kamufluar për të bërë ‘amnisti fiskale’, një projekt i hershëm i kryeministrit Edi Rama që nuk u zbatua për shkak të kundërshtimit të institucioneve financiare ndërkombëtare.

    Disa deputetë të Partisë Demokratike nëpërmjet një letre publike kanë kërkuar sërish reagimin e institucioneve të BE për të ndaluar këto nisma si të ‘rrezikshme’ për ekonominë shqiptare dhe vetë procesin e integrimit.

    “Megjithëse paraqitet si reformë fiskale për të mbështetur qytetarët dhe formalizimin e ekonomisë, paketa përmban dispozita që në thelb dhe në efekt përbëjnë amnisti fiskale, duke zgjeruar mundësitë për legalizimin e të ardhurave dhe pasurive të padeklaruara. Në formën aktuale, nisma paraqet rreziqe të larta për pastrim parash, përdorim të produkteve të korrupsionit dhe futje të kapitaleve të paligjshme në ekonominë formale,” thuhet në letrën e firmosur nga deputetët demokratë.

    Nismëtarja e letrës, Jorida Tabaku, tha të mërkurën se “amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale”.

    Projektbuxheti dhe ligjet financiare që e shoqërojnë pritet të miratohen nga Kuvendi gjatë muajit dhjetor, ndërsa deputetët kanë të drejtët të propozojnë amendamente dhe në seancë plenare.

  • Plani i Paqes/ Zelensky: Takime në SHBA me të dërguarit e Trump! Kremlini: Putin s’e hodhi poshtë!

    Plani i Paqes/ Zelensky: Takime në SHBA me të dërguarit e Trump! Kremlini: Putin s’e hodhi poshtë!

    Presidenti Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se delegacioni ukrainas do të përgatitet për një takim me të dërguarit e Trump në SHBA, pasi ministrat e jashtëm të takohen në Bruksel.

    Ndërsa ndodhet në Bruksel, delegacioni ukrainas – i përbërë nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare Rustem Umerov dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Andrii Hnatov – do t’i informojë homologët e tyre evropianë mbi bisedimet e Moskës dhe do të diskutojë “arkitekturën e nevojshme të sigurisë”, thotë Zelensky.

    “Si gjithmonë, Ukraina do të punojë në mënyrë konstruktive, në ndjekje të një paqeje të vërtetë”, shkruan Zelensky në mediat sociale.

    Nga na tjetë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “nuk do të ishte korrekte” të thuhej se Presidenti Putin hodhi poshtë propozimet e SHBA-së për paqe, gjatë bisedimeve me Steve Witkoff dhe Jared Kushner dje.

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë të përditshme për shtyp, Peskov thotë: “Dje ishte hera e parë që u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë mendimesh. Diçka u pranua, diçka u shënua si e papranueshme. Ky është një proces normal pune dhe një kërkim për kompromis.”

    Peskov gjithashtu refuzoi të zbulonte ndonjë detaj të negociatave pesë-orëshe në Kremlin: “Ekziston një mirëkuptim se sa më qetësi të mbretërojë kjo negociatë, aq më produktive janë ato. Ne do t’i përmbahemi këtij parimi dhe shpresojmë që edhe homologët tanë amerikanë ta bëjnë këtë.”

    Javën e kaluar pamë një sërë rrjedhjesh mediatike që sugjeronin se amerikanët u përpoqën të paraqisnin një listë maksimaliste kërkesash të përpiluara nga Rusia, si “planin e tyre të paqes”, se SHBA-të kanë qenë të përfshira në bisedime sekrete biznesi me Rusinë dhe se Witkoff i këshilloi rusët se si t’i afroheshin Donald Trumpit./ BBC.