Tag: paqes

  • Telefonata Putin-Trump, SHBA dhe Rusia me deklarata kontradiktore. Nuk ka sanksione për Moskën

    Telefonata Putin-Trump, SHBA dhe Rusia me deklarata kontradiktore. Nuk ka sanksione për Moskën

    “Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për një armëpushim”. Ishin fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili pas telefonatës së zhvilluar me homologun Putin, përcolli idenë se paqja ishte e afërt.
    Por, i ndryshëm ishte versioni i Kremlinit, që tha se procesi i negociatave do të kërkojë kohë.
    Duke sinjalizuar një lloj zbehje të rolit të SHBA, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha pas telefonatës 2-orëshe me Putin se kushtet e marrëveshjes së paqes do të negociohen vetëm nga Rusia dhe Ukraina ndoshta me ndihmën e Papës, shkruan A2.
    Ai refuzoi t’i përgjigjej thirrjeve të aleatëve europianë për të shtuar presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve të reja. Trysnia e vetme që Trump mendon se po ushtron ndaj Moskës është paralajmërimi për t’u tërhequr nga bisedimet. Në fakt, mospërfshirja e mundshme e SHBA në luftë, është ajo që Moska gjithmonë ka kërkuar.
    “Mendoj se diçka do të ndodhë. Ego të mëdha, shumë të mëdha janë të përfshira, po jua them. Dhe nëse nuk ndodh, do të duhet thjesht të tërhiqen dhe ata do të vazhdojnë vetë. E përsëris, kjo është një situatë europiane, e tillë duhet të kishte mbetur”, tha Trump.
    Putin falenderoi Trumpin për mbështetjen e rifillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta mes Moskës dhe Kievit, pas takimit të zhvilluar në Stamboll javën e kaluar. Por, pas telefonatës së të hënës, ai tha vetëm se përpjekjet ishin përgjithësisht në drejtimin e duhur dhe përsëriti qëndrimin se duheshin adresuar shkaqet fillestare të konfliktit: “Duhet të përcaktojmë mënyrat më efektive drejt paqes. U dakordësuam me Presidentin amerikan se Rusia do të sugjerojë dhe është gati të punojë mbi një memorandum dhe traktat të mundshëm të paqes, që përcakton një sërë çështjesh, si parimet e marrëveshjes, duke përfshirë edhe një armëpushim të mundshëm për një periudhë të caktuar kohe”.
    Pas telefonatës me Putin, Trump bisedoi edhe me Presidentin ukrainas dhe liderë europian. Zelensky tha më vonë se Kievi dhe partnerët po konsideronin organizimin e një takimi të nivelit të lartë mes Ukrainës, Rusisë, SHBA, vendet e BE-së dhe Britanisë, si pjesë e përpjekjes për t’i dhënë fund luftës. Ai e vuri theksin që asnjë marrëveshje me Rusinë të mos arrihet pa Ukrainën.

  • Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

    Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua sot me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në kuadër të vizitës së tij në Romë – me rastin e inaugurimit të Papa Leoni XIV.
    “Gjatë bisedimeve, Zelensky i informoi zyrtarët amerikanë mbi ato që ai i përshkroi si “kushte jorealiste” të vendosura nga delegacioni rus – gjatë negociatave të paqes të premten në Stamboll” , sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.
    “Unë rikonfirmova se Ukraina është gati të angazhohet në diplomaci të vërtetë dhe nënvizova rëndësinë e një armëpushimi të plotë dhe pa kushte sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Zelensky në X.
    Takimi trajtoi gjithashtu nevojën për sanksione shtesë kundër Rusisë, zhvillimet në fushën e betejës dhe shkëmbimin e të burgosurve – 1,000 të burgosur nga secila palë – për të cilin u ra dakord në raundin e fundit të bisedimeve të paqes.
    “Presioni është i nevojshëm mbi Rusinë për të ndaluar luftën”, theksoi Zelensky.
    “Gjithashtu, folëm për hapat tanë të përbashkët për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ai.

  • Ekspertët: Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

    Ekspertët: Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

    Presidenti rus Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm “kapitulimin e plotë të Ukrainës”, sipas një grupi kryesor ekspertësh.
    Sipas mediave të huaja, Instituti për Studimin e Luftës tha se Rusia po paraqitet si e hapur për bisedime, ndërsa bën kërkesa që “Ukraina nuk mund t’i pranojë në mënyrë të arsyeshme” dhe “nuk ofron kompromise të vetat”.
    Kremlini ka thënë se Putini nuk do të takohet me Volodymyr Zelenskyn deri pas përfundimit të bisedimeve të paqes, të cilat vetë duhet të zhvillohen pas dyerve të mbyllura pa ndërmjetës, të cilat ISW i quajti një qëndrim “qëllimisht të paqartë” që synon të vonojë progresin, për të bërë përparime në fushën e betejës dhe për të marrë lëshime të mëtejshme nga Perëndimi.
    “Zgjatja e vazhdueshme e negociatave nga Rusia thekson mungesën e gatishmërisë së saj për t’u angazhuar në negociata me mirëbesim, qoftë për një armëpushim apo për një marrëveshje përfundimtare paqeje”, tha ISW.
    “Në të kundërt, Ukraina ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e saj për të bërë kompromis dhe për t’u angazhuar në negociata me mirëbesim”, tha më tej ISW.
    ISW vuri në dukje kërcënimet e përsëritura të Rusisë ndaj Ukrainës dhe Perëndimit se lufta mund të përshkallëzohej nëse bisedimet e paqes nuk do të kishin sukses, domethënë, nëse Ukraina nuk do t’u nënshtrohej kërkesave të Rusisë.

  • Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

    Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

    Nga Tirana, present në Samitin e Komunitetit Politik Europian, presidenti Erdogan bëri thirrje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë dhe në Gaza.
    Ai tha se në të njëjtën mënyrë siç po kërkohet vendosja e paqes në Ukrainë, Europa duhet të kërkojë vendosjen e paqes edhe në Gaza, përmes një zgjidhjeje me dy shtete.

     “Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Sot gjithësecili po kontribuan me përpjekjet për një zgjidhje për të arritur armëpushimin gjithëpërfshirës. Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, inkurajimi i palëve pa iu imponuar asgjë, është shumë e rëndësishme, sa i takon një paqeje që zgjat”.
    “Më shumë se dy milionë njerëz po vuajnë urie në Gaza dhe nuk kemi asnjë veprim për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Objektivi ynë kryesor duhet të jetë zgjidhja me 2 shtete, që duhet të jetë e vetmja zgjidhja e qëndrueshme”, tha mes të tjerash Erdogan. /tesheshi.com/
     

  • “Mbështetja e tyre e domosdoshme”/ Negociatat e paqes me Rusinë në Turqi, Zelensky: Duhet t’i qëndrojmë bashkë SHBA…

    “Mbështetja e tyre e domosdoshme”/ Negociatat e paqes me Rusinë në Turqi, Zelensky: Duhet t’i qëndrojmë bashkë SHBA…

    Në Samitin Evropian në Tiranë, ku të pranishëm janë 47 lider evropian, mban fjalën e tij presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ai flet për negociatat e paqes dhe për mbështetjen e SHBA-s.
    Volodymyr Zelensky:
    SHBA, presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës dhe ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë së afërmi me Trump, e të qëndrojmë të bashkërenduar pasi mbështetja e SHBA e domosdoshm, duhet të punojmë së bashku që kjo gjë të arrihet. Do tju mbaj të informuar për cdo gjë që do të ndodhë në Turqi.

  • “Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Evropës”, Rama: Sot ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës

    “Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Evropës”, Rama: Sot ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës

    Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbedhur sot për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.
    Në samit, i cili mbahet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.
    I pari që mori fjalën ishte mikrpitësi i këtij Samiti, lideri i qeverisë shqiptare Edi Rama. Kryeministri Edi Rama u shpreh se Evropa po përballet sot me sfida ekzistenciale që rrezikojnë vetë themelet e saj.

    “Ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e kthimit te vlerat themelore të iluminizmit dhe humanizmit evropian. Rama solli në vëmendje historinë e dhimbshme të Ballkanit dhe nënvizoi se besimi më i fortë në projektin evropian jeton pikërisht në Tiranë dhe Podgoricë.
    Rama: Evropa është mbledhur këtu sot. Ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës, në vend të këmbanave të paqes dëgjojmë këmbanat e luftës. Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Evropës. Besoj se nuk ka moment më të mirë se sa ky për të na kujtuar se nuk duhet të harrojmë Evropën e ilumizmit, të përpjekjes për një paqe jo vetëm mes vetes por edhe me armiqtë tanë. Tregtia e lirë është thelbësore për mendje të lira. Ishte ajo Evropë që na mësoi se në mes të konfliketev më të tmerrshme duhet të kemi besim te humanizmi i armiqve tanë, në të kundërt kur armiqësitë degjenerojnë në luftë shfarosjesje e gjithë drejtësia shkatërrohet dhe paqja e përhershme bëhet varreza e njerëzimit. Këtu në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, bombave, shkatërrimit dhe rrënimit. Ka ndodhur gjatë jetës sonë, jo në ndonjë dokumentar. E kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrent. Euro-opotimisi më i madh mes të gjithëve ne jeton në Tiranë dhe Podgoricë ku besimi në BE i ka rrënjët thellë. Një politikë e cila e sheh Evropën jo si një fortesë për tu mbrojtur, por si një e ardhme për ta ndërtuar. Për ta bërë këtë duhet të investojmë te zemrat dhe mendjet që do të mbartin me vete fatin e Evropës./vizionplus.tv 

  • Lufta në Ukrainë? Starmer: Putin po pengon paqen! Rama: Shqipëria gjithmonë krah Kievit

    Lufta në Ukrainë? Starmer: Putin po pengon paqen! Rama: Shqipëria gjithmonë krah Kievit

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer u pyet edhe për situatën në Ukrainë dhe faktin se Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll.
    Në përgjigjen e tij Starmer u shpreh se Putin po pengon paqen në vend.
    “Më lini që të jap përgjigje drejpërdrejtë kësaj pyetje. Ajo çfarë ka ndodhur sot është provë e mëtjeshme që është Putin që po i tërheq gjërat zvarrë, që po shkakton vonesa për armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë prejdisa  muajsh se mund të ketë armëpushim 30 ditor pa kushte dhe Putin po pengon paqen. Ka qenë agresori në fillim. Rusia e nisi konfliktin dhe ky vend tashmë po pengon paqen. Patëm takim të mirë të shtunën e kaluar në Kiev ku arritëm të mblidhnim grup të gjerë vendesh për një qëndrim për armëpushim me sanksione dhe tashmë do të kemi një mundësi nesër, por për mua është provë e argumentit që e kam thënë, se Putin është ai që po i tërheq gjërat zvarrë prandaj kombet duhet të rradhiten si aleate që të kemi armëpushim dhe sanksione të miratuara në momentin që Putin vazhdon në këtë rrugë”, u shpreh Starmer.
    Ndërsa kryeministri Rama shtoi se Shqipëria është gjithmonë në krah të Ukrainës. Kreu i qeverisë theksoi se që prej 35 vitesh asnjë President apo Kryeministër rus nuk ka ‘vënë këmbë’ këtu.
    “Jeni në një vend i cili që nga ndryshimi i regjimit prej një diktature në një demokraci 35 vjet më parë, asnjë president apo kryeministër rus nuk ka vënë këmbë këtu. Dhe asnjë prej këtej nuk ka fluturuar në Rusi. Nuk na merr malli dhe as nuk po kërkojmë ta ndryshojmë. Por kjo është histori e gjatë që lidhet me historikun tonë me ish BS dhe Rusinë. Thënë kjo, dua të them që ne kemi qenë që në krye të herës në krah të Ukrainës. Ne jemi të vetëdijshëm që edhe pse ky vend ka kryeministrin më të gjatë në NATO nuk ka fuqinë a peshën e vendeve të tjera për të luajtur ndonjë rol madhor apo përcaktues por s’duhet të harrojmë se jemi të bekuar se kemi lindur në kontinetintin e ilumiznimit dhe me hapësirë të njerëzimit ku lindi pa sritën ëndra e paqes së përhershme dhe vetë Evropa është project që ka qenë i orientuar gjitnnjë drejt paqes. Do të bëjmë gjithcka që të kemi fuqinë për të mbrojtur lirinë, vlerat po kështu kurrë nuk duhet të heqim dorë nga kërkimi i paqes. Ndonjëherë duket e padrejtë por është natyra e të qenit evropian, dhe e të qenit nga ana e njerëzimit jo e barbarëve. Që të kërkojmë paëqe edhe me barbarët”, thekson Rama.

  • Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus

    Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus

    Në konferencën e përbashkët që po mbajnë në Tiranë kryeministri Edi Rama dhe homologu britanik Keir Starmer, ky i fundit u pyet nga gazetarët lidhur me situatën në Ukrainë dhe faktin se Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll.
    Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se Putin që po i tërheq gjërat zvarrë, që po shkakton vonesa për armëpushim.
    “Më lini që të jap përgjigje drejpërdrejt, ajo çfarë ka ndodhur sot është provë e mëtjeshme që është Putin që po i tërheq gjërat zvarrë, që po shkakton vonesa për armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë prej muajsh se mund të ketë armëpushim 30 ditor pa kushte dhe Putin po pengon paqen.
    Ka qenë agresori, Rusia e nisi konfliktin dhe ky vend tashmë po pengonpoaqen. Patëm takim të mirë të shtunën e kaluar në Kiev ku arritëm të mblidhnim grup të gjerë vendesh për një qëndrim për armëpushim me sanksione.
    Për mua është provë e argumentit që e kam thënë, se Putin është ai që po i tërheq gjërat zvarrë prandaj kombet duhet të rradhiten si aleate që të kemi armëpushim dhe sanksione të miratuara në momentin që Putin vazhdon në këtë rrugë.
    Ndërsa kryeministri Rama tha se Shqipëria ka qenë që në krye të herës në krah të Ukrainës dhe theksoi se nuk duhet të heqim dorë nga kërkimi i paqes.
    “Jeni në një vend i cili që nga ndryshimi i regjimit prej një diktature në një demokraci 35 vjet më parë, asnjë president apo kryeministër rus nuk ka vënë këmbë këtu. Dhe asnjë prej këtej nuk ka fluturuar në Rusi. Nuk na merr malli dhe as nuk po kërkojmë ta ndryshojmë. Por kjo është histori e gjatë që lidhet me historikun tonë me ish BS dhe Rusinë. Thënë kjo, dua të them që ne kemi qenë që në krye të herës në krah të Ukrainës.
    Ne jemi të vetëdijshëm që edhe pse ky vend ka kryeministrin më të gjatë në NATO nuk ka fuqinë a peshën e vendeve të tjera për të luajtur ndonjë rol madhor apo përcaktues por s’duhet të harrojmë se jemi të bekuar se kemi lindur në kontinetintin e ilumiznimit dhe me hapësirë të njerëzimit ku lindi pa sritën ëndra e paqes së përhershme dhe vetë Evropa është project që ka qenë i orientuar gjitnnjë drejt paqes.
    Do të bëjmë gjithcka që të kemi fuqinë për të mbrojtur lirinë, vlerat po kështu kurrë nuk duhet të heqim dorë nga kërkimi i paqes. Ndonjëherë duket e padrejtë por është natyra e të qenit evropian, dhe e të qenit nga ana e njerëzimit jo e barbarëve. Që të kërkojmë paqe edhe me barbarët”, tha Rama.

  • Bisedimet e paqes Moskë-Kiev në Turqi, gazeta ruse: Lavrov nuk do të marrë pjesë!

    Bisedimet e paqes Moskë-Kiev në Turqi, gazeta ruse: Lavrov nuk do të marrë pjesë!

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, sipas gazetës ruse ‘Kommersant’, ndërsa Kremlini nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me përbërjen e delegacionit rus.

    Dje, gazeta Washington Post, duke cituar një zyrtar të lartë të Kremlinit, shkroi se delegacioni rus mund të udhëhiqet nga këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov, dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Informacione të ngjashme ishin shfaqur më parë në kanalet ruse në Telegram, si dhe në mediat kineze.
    Të mërkurën, i dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se planifikon të udhëtojë për në Stamboll me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të premten, më 16 maj.
    Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar bisedime në Turqi më 15 maj. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është gati të udhëheqë delegacionin ukrainas. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha nga ana e tij se vizita e tij në Turqi do të përcaktohet nga vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vend.
    “Nëse mund ta përfundojmë luftën, unë do të iki”, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump.

    Top Channel

  • Bisedimet e paqes Moskë-Kiev në Turqi, gazetar ruse: Lavrov nuk do të marrë pjesë!

    Bisedimet e paqes Moskë-Kiev në Turqi, gazetar ruse: Lavrov nuk do të marrë pjesë!

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, sipas gazetës ruse ‘Kommersant’, ndërsa Kremlini nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me përbërjen e delegacionit rus.

    Dje, gazeta Washington Post, duke cituar një zyrtar të lartë të Kremlinit, shkroi se delegacioni rus mund të udhëhiqet nga këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov, dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Informacione të ngjashme ishin shfaqur më parë në kanalet ruse në Telegram, si dhe në mediat kineze.
    Të mërkurën, i dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se planifikon të udhëtojë për në Stamboll me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të premten, më 16 maj.
    Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar bisedime në Turqi më 15 maj. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është gati të udhëheqë delegacionin ukrainas. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha nga ana e tij se vizita e tij në Turqi do të përcaktohet nga vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vend.
    “Nëse mund ta përfundojmë luftën, unë do të iki”, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump.

    Top Channel