Tag: paqëndrueshme

  • Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

    Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre. Në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sekValëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

    Top Channel

  • Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
    Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë zonës lindore të territorit, përqendruar në relievet malore.
    Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/sek.
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

  • Kushte të paqëndrueshme me reshje shiu, si parashikohet moti për sot

    Kushte të paqëndrueshme me reshje shiu, si parashikohet moti për sot

    Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri mesatar.
    Pas orëve të mëngjesit gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes.
    Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek.
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

    Top Channel

  • Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të enjte

    Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të enjte

    Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
    Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit. Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
    Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

    Top Channel

  • Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për këtë të martë

    Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për këtë të martë

    Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen  në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar. Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
    Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
    Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira herë pas here, parashikimi i motit për këtë të diel

    Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira herë pas here, parashikimi i motit për këtë të diel

    Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
    Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës në jug të vendit.
    Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.
     

    Top Channel

  • Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

    Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe në jugperëndim, reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten. Në lartësinë mbi 600-700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje, reshje bore me intensitet të ulët, në Alpe dhe verilindje me intensitet deri mesatar.
    Era do të fryjë me drejtim nga juglinjda-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 18m/sDeti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

    Top Channel

  • Kushte të paqëndrueshme, dhe reshje shiu në të gjithë territorin…/ Parashikimi i motit për sot

    Kushte të paqëndrueshme, dhe reshje shiu në të gjithë territorin…/ Parashikimi i motit për sot

    Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
    Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e territorit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Zona veriperëndimore dhe jugperëndimore do të përjetojnë herë pas here rrebeshe më të forta, të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi lokale.
    Gjatë gjithë ditës pritet që reshjet të vazhdojnë me intensitet të ndryshueshëm. Rajonet perëndimore mbeten më të rrezikuara për reshje të dendura, ndërsa në zonat malore të verilindjes dhe Alpeve parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
    Era do të fryjë mesatarisht me rreth 8 m/s, por në segmentet bregdetare dhe gjatë periudhave të zhvillimit të vranësirave, pritet të arrijë deri në 20 m/s. Deti do të jetë i trazuar, me valëzim që do të arrijë forcën 4 deri në 5 ballë.

  • Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasditja me kthjellime

    Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasditja me kthjellime

    Ditën e sotme (11 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Paradite pritet mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme që do të prekin pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën qendrore deri mesatar.

    Pas orëve të mëngjesit, vranësirat do të vijnë gradualisht në pakësim, ndërsa në orët e pasdites pritet mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshjet e shiut do të mbeten prezente deri në mesditë në qendër dhe jug të vendit, për t’u lokalizuar më pas vetëm përgjatë relieveve malore. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

    Era – Do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.

    Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3–4 ballë.

  • Kushte të paqëndrueshme atmosferike, kthjellime dhe reshje shiu! Parashikimi i motit për sot

    Kushte të paqëndrueshme atmosferike, kthjellime dhe reshje shiu! Parashikimi i motit për sot

    Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. 

    Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve. 

    Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s 

    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.