Tag: paqen

  • Rama nga Riadi: BE ka ngecur te armatimi! Shqetësohen për luftën dhe nuk kanë një plan për paqen

    Rama nga Riadi: BE ka ngecur te armatimi! Shqetësohen për luftën dhe nuk kanë një plan për paqen

    Të mundësojë një raport paqeje. Kjo është ajo çfarë kryeministri Edi Rama do të bënte për Evropën, apo të paktën këshillon. 
    Rama shfaq si shqetësim të madh nxitimin e çdo dite për të gjitha vendet e Evropës për tu armatosur e për të vendosur gjithmonë e më shumë kapital për të prodhuar armë. Dhe e gjitha kjo thotë Rama, po ndodh dhe shqetësuese është fakti se nuk ka një plan për ruajtjen e paqes në dispozicion. 
    “Sinqerisht unë besoj që ka diçka thellësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për tu riarmatosur për të menduar dhe për të folur e për të punuar për më shumë armë. Ndërkohë që nuk ka një plan paqeje që do të mund të shihje, ta lexoje dhe të mendoje për të. Një Evropë që nuk ka planin e saj të paqes, një Evropë e cila për vite me radhe e vuri në autopilotin e SHBA-ve dhe kur gjërat atje ndryshuan, nisi të rizbulonte fjalën armëpushim që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve. 
    Ka ngecur në një pozicion që përqendrohet vetëm te armatimi. Dhe të mendosh jo për bisedim dhe për paqen është shqetësuese. Jam udhëheqësi me jetëgjatë mes atyre evropianë, por nuk më takon të jap leksione, por si një evropian i palëkundur ndihem shumë i shqetësuar dhe i trazuar nga fakti që fjala bërthamore është shndërruar në diçka normale në fjalor, ndërkohë që vetëm disa vite më parë, fjala nuk përdorej nga askush. Kërcënimi i nënkuptuar apo i hapur në medias sociale, i forcave të mëdha përsëritur me raketat bërthamore në kurriz është çmenduri. Kur sheh të gjithë këtë, e kupton. 
    Se cfarë duhet të bëjë ose jo, nuk ka lidhje me mua dhe Shqipërinë, dhe në fakt është gjë e mirë se në një moment kur e dreqosin e kanë vetë barrën, ndërkohë kur kanë sukses mund të themi që jemi dhe ne pjesë”, tha Rama 
     

  • Kryeministrja japoneze do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

    Kryeministrja japoneze do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

    Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi ka shprehur qëllimin e saj për të nominuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt për gazetarët, duke konfirmuar raportet e mëparshme në median japoneze duke cituar një burim qeveritar.

    Çmimi Nobel për Paqen është një dëshirë e zjarrtë e presidentit republikan të SHBA-së, i cili pretendon se ka përfunduar disa konflikte të armatosura në të gjithë botën që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
    “Në një periudhë kaq të shkurtër kohore, bota ka filluar të gëzojë më shumë paqe”, i tha kryeministri i sapozgjedhur i Japonisë presidentit të SHBA-së gjatë takimit të tyre. “Ju, z. President, më bëni përshtypje dhe më frymëzoni”, shtoi Sanae Takaichi.

    President Trump Participates in a Signing Ceremony with the Prime Minister of Japan https://t.co/Vwo8a77mId
    — The White House (@WhiteHouse) October 28, 2025

    Sanae Takaichi falënderoi Donald Trump për “miqësinë e tij të qëndrueshme” me ish-kryeministrin japonez të ndjerë Shinzo Abe, i cili ishte mentori i saj. “Mbeta e impresionuar dhe e frymëzuar nga ju”, i tha ajo Trump.
    Nga ana e tij, presidenti amerikan e siguroi kryeministrin japonez se Uashingtoni është një aleat i Tokios “në nivelin më të lartë”, në një kohë kur SHBA-të po ushtrojnë presion mbi Japoninë për të rritur shpenzimet e tij të mbrojtjes.
    “Gjithmonë kam pasur dashuri dhe respekt të madh për Japoninë. Dua t’ju siguroj se kjo do të jetë një marrëdhënie e privilegjuar. Ne jemi aleatë në nivelin më të lartë”, tha Trump.
    Kryeministrja japoneze theksoi se dëshiron të përurojë një “epokë të artë” të re në marrëdhëniet midis dy vendeve.

    Top Channel

  • Trump paralajmëron Hamasin: Nëse nuk respekton paqen, fundi do të jetë i hidhur

    Trump paralajmëron Hamasin: Nëse nuk respekton paqen, fundi do të jetë i hidhur

    Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 15:44
    Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Hamasin se nëse nuk respekton marrëveshjen e paqes,  do të përballet me pasoja të ashpra. Në një postim në platformën “Truth”,  Trump tha se aleatë të SHBA-së në Lindjen e Mesme janë të gatshëm të ndërhyjnë në Gaza, por ai i ka ndaluar për momentin, përfshirë edhe Izraelin.
    “Nëse nuk e bëjnë,  fundi i Hamasit do të jetë i shpejtë,  i tërbuar dhe brutal,”  shkroi Trump.

    Ai theksoi se ekziston ende shpresë që Hamasi të veprojë drejt dhe të respektojë paqen,  duke shtuar se ka ndaluar ndërhyrjen e aleatëve për shkak të kësaj mundësie.

    Trump përshkroi një atmosferë pozitive në rajon,  duke e cilësuar si një moment historik:

    “Dashuria dhe fryma për Lindjen e Mesme nuk janë parë kurrë në një mijë vjet. Është një gjë e mrekullueshme për t’u parë!”
    Ai tha se u ka kërkuar vendeve aleate dhe Izraelit të presin,  duke besuar se Hamasi mund të zgjedhë rrugën e paqes.
    Në fund të postimit,  presidenti amerikan falënderoi të gjitha vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmë në rajon,  duke e cilësuar këtë si një akt solidariteti dhe përgjegjësie.

  • “Mos e humbni vrullin për paqen”, Presidenti ukrainas u bën thirrje udhëheqësve të botës: Jepini fund luftës në Evropë

    “Mos e humbni vrullin për paqen”, Presidenti ukrainas u bën thirrje udhëheqësve të botës: Jepini fund luftës në Evropë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të mos e humbasin vrullin për avancimin e paqes, duke e lidhur këtë me përparimin e fundit në Lindjen e Mesme, pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

    “Lufta në Evropë gjithashtu mund të marrë fund”, deklaroi Zelenskyy, duke theksuar se roli dhe lidershipi i Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve ndërkombëtarë janë vendimtarë për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj Ukrainës.
    Në një postim në platformën X, presidenti ukrainas bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë afro njëorëshe me presidentin finlandez, Alexander Stubb, gjatë së cilës u diskutua koordinimi i qëndrimeve për paqen dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
    “Tani, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po mbaron, është e rëndësishme të mos humbasim vrullin për të çuar përpara paqen. Lufta në Evropë gjithashtu mund të marrë fund, dhe për këtë, lidershipi si i Shteteve të Bashkuara ashtu edhe i partnerëve të tjerë është me rëndësi të madhe”, shkroi Zelenskyy.
    Ai gjithashtu përgëzoi presidentin amerikan Donald Trump për përpjekjet e tij për të siguruar lirimin e pengjeve dhe për ndalimin e luftës në Gaza, duke shtuar se veprimet e duhura nga SHBA-të mund të ndihmojnë gjithashtu në përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
    Zelenskyy shtoi se me presidentin finlandez diskutuan edhe sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe nevojën për të forcuar sistemin e mbrojtjes ajrore. Ai falënderoi Finlandën për gatishmërinë për të ndihmuar, duke nënvizuar se “Rusisë duhet t’i hiqen mjetet për të vazhduar luftën dhe terrorin e saj, kjo mund të jetë baza më e besueshme për paqen në rajonin tonë”.

    Top Channel

  • Çmimit Nobel për paqen i’u dha udhëheqëses së opozitës, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji 

    Çmimit Nobel për paqen i’u dha udhëheqëses së opozitës, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji 

    Qeveria e Venezuelës ka mbyllur ambasadën e saj në Norvegji, vetëm pak ditë pasi udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, u shpall fituese e Çmimit Nobel për Paqen.

    Autoritetet venezueliane njoftuan se vendimi është pjesë e një “ristrukturimi të shërbimit të jashtëm”, pa përmendur drejtpërdrejt çmimin që ka shkaktuar reagime të forta politike në Karakas.
    Ministria e Jashtme norvegjeze konfirmoi mbylljen e ambasadës venezueliane në Oslo, duke e quajtur veprimin “të pakëndshëm”, por theksoi se Komiteti Nobel është i pavarur nga qeveria norvegjeze.
    Çmimi Nobel iu dha Machado-s për “përpjekjet e saj të palodhura në mbrojtjen e të drejtave demokratike të popullit venezuelian”. Presidenti Nicolás Maduro e quajti fituesen 58-vjeçare një “shtrigë djallëzore”, duke e akuzuar për komplot me Perëndimin.
    Karakasi ka mbyllur gjithashtu ambasadën e tij në Australi, ndërsa ka hapur përfaqësi të reja në Zimbabve dhe Burkina Faso, të cilat i ka cilësuar “partnerë strategjikë në luftën kundër presioneve hegjemonike”.
    Ky është incidenti i dytë i ngjashëm për Norvegjinë pas vitit 2010, kur Kina pezulloi marrëdhëniet diplomatike pasi Çmimi Nobel për Paqen iu dha disidentit Liu Xiaobo.

    Top Channel

  • Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

    Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt.

    “Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin.
    Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet.
    Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”-shkruan Begaj.

    Top Channel

  • “Na u deshën 3000 vjet!” Marrëveshja që ndal luftën në Gaza: Trump e quan “më të rëndësishmen e jetës sime”

    “Na u deshën 3000 vjet!” Marrëveshja që ndal luftën në Gaza: Trump e quan “më të rëndësishmen e jetës sime”

    Në samitin historik për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit për Gazën, duke u shprehur se duheshin tre mijë vite për këtë marrëveshje.
    “Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin, duke shprehur besimin se marrëveshja do të jetë efikase.
    Pas tij, edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, firmosën dokumentin, që synon të vendosë paqen dhe të ndalë përplasjet në rajon.
    “Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump në ceremoninë e nënshkrimit, duke falënderuar të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë negociatave për armëpushimin.
    Ai shtoi se kishte përjetuar “marrëveshje të mëdha më parë”, por kurrë kaq të rëndësishme sa kjo.
    Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se parashikimet për një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme nuk do të realizohen, falë kësaj marrëveshjeje.
    Ceremonia e nënshkrimit u përmbyll me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe shpresë për një paqe të qëndrueshme në një rajon prej dekadash të trazuar.

  • Asambleja Parlamentare e NATO-s i ndanë Presidentes Osmani Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Asambleja Parlamentare e NATO-s i ndanë Presidentes Osmani Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një vlerësim që nderon lidershipin, kontributin dhe angazhimin e grave që kanë avancuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në vendet e tyre dhe në mbarë botën.

    Duke e pranuar këtë çmim, Presidentja Osmani u shpreh se ky është “një nder i veçantë dhe një çmim që i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti të gjitha grave të Kosovës, atyre që me guxim, dinjitet e dashuri ndihmuan ndërtimin e paqes dhe arritjen e lirisë sonë”.

    “Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë përkushtimit të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë”, theksoi Presidentja Osmani.

    Mëtej Presidentja Osmani theksoi se vlerësimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s është edhe njohje për përpjekjet e Kosovës në avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përmes Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Qendrës Rajonale të Ekselencës, që tashmë Presidenca e Republikës i ka shndërruar në platforma të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

    Ky çmim i lartë ndërkombëtar, përveç që vlerëson lidershipin e Presidentes Osmani, e vendos Kosovën ndër vendet model në botë për përfshirjen e grave në ndërtimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presidentja Osmani është liderja e parë nga Evropa Juglindore që nderohet me këtë çmim.

  • Shtëpia e Bardhë shpërthen ndaj Komitetit Nobel pasi çmimi pë Paqen iu dha María Corina Machado : Zgjodhët politikën, jo paqen

    Shtëpia e Bardhë shpërthen ndaj Komitetit Nobel pasi çmimi pë Paqen iu dha María Corina Machado : Zgjodhët politikën, jo paqen

    Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Komitetin e Çmimit Nobel për vendosjen e politikës mbi paqen, pasi Çmimi Nobel për Paqen iu dha aktivistes pro-demokracisë nga Venezuela, María Corina Machado, dhe jo Presidentit amerikan Donald Trump.

    Këtë të premte, u njoftua se Machado do të nderohej për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin venezuelian.
    “Komiteti i Nobelit vërtetoi se ata e vënë politikën mbi paqen”, deklaroi drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung.
    Në një postim në X, Cheung shtoi se: “Presidenti Trump do të vazhdojë të bëjë marrëveshje paqeje, t’i japë fund luftërave dhe të shpëtojë jetë. Ai ka zemrën e një humanisti dhe nuk ka askënd si ai që mund të lëvizë malet me forcën e vullnetit të tij”.
    Trump ka kërkuar prej kohësh Çmimin Nobel për Paqen, duke theksuar rolin e tij në nxitjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfundimin e disa konflikteve globale. Dy ditë para njoftimit të çmimit, ai ndërmjetësoi një marrëveshje për armëpushimin në Gaza, një zhvillim që Shtëpia e Bardhë e cilësoi si fitore për paqen.
    Ndërkohë edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, komentoi se Trump po bën shumë për të zgjidhur kriza komplekse, ndërsa Trump e falënderoi publikisht duke shkruar: “Faleminderit Presidentit Putin!” dhe duke shpërndarë videon e tij ku theksohej se ky çmim ka humbur besueshmërinë.
    Vetë Machado e përfshiu Trump në falënderimin e saj pas fitores: “Ia dedikoj këtë çmim popullit që vuan nga Venezuela dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tij vendimtare për kauzën tonë!”, shkroi ajo në X. Ndërkohë Trump e rindau menjëherë mesazhin në Truth Social.
    Megjithatë, përpjekjet e Trump për ta fituar çmimin këtë vit u penguan nga afatet formale. Ende nuk është e qartë se cilat arritje specifike do ta kishin kualifikuar Trump këtë vit. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon pavarësisht përpjekjeve të tij për ndërmjetësim, ndërsa armëpushimi Izrael–Hamas mbetet në fazën fillestare.
    Në mandatin e tij të dytë, Trump ka ndjekur politikën Amerika e para, duke theksuar rolin e SHBA-së në ekonominë dhe diplomacinë globale. Pak pas marrjes së detyrës, këshilltari i tij Elon Musk mbikëqyri shpërbërjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që jepte ndihma humanitare në mbarë botën.
    Sipas Komitetit të Nobelit, Çmimi i Paqes u jepet individëve që kontribuojnë në çarmatimin, negociatat për paqe, promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Por disa politika të brendshme të Trump, përfshirë deportimet masive dhe përdorimin e Gardës Kombëtare për patrullim në qytete, kanë shkaktuar kritika nga demokratët dhe organizatat për të drejtat e njeriut.
    Deri më sot, vetëm katër presidentë amerikanë kanë marrë Çmimin Nobel për Paqen, Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson, Jimmy Carter dhe Barack Obama.

    Top Channel