Tag: papritur

  • Tragjike/ Mësuesja rrëzohet papritur në sallë para kolegëve, dyshimet e para

    Tragjike/ Mësuesja rrëzohet papritur në sallë para kolegëve, dyshimet e para

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Lamia, kur një mësuese 60-vjeçare është rrëzuar përtokë, teksa ndodhej në sallën e mësuesve, gjatë pushimit të mësimit dhe para kolegëve të saj.
    Sipas raportit të LamiaNow.gr, 60-vjeçarja është rrëzuar papritur, me shenja që tregojnë një arrest kardiak.
    Kolegu i saj, pavarësisht tronditjes, u përpoq ta ndihmonte ndërsa një ambulancë u thirr për ta transportuar në spital.
    Sipas informacioneve fillestare, 60-vjeçarja ishte pa ndjenja. Ajo vdiq disa minuta më vonë gjatë transferimit të saj në Spitalin Lamia.
    Ndërkohë, shkaqet e sakta të vdekjes së saj të papritur do të zbulohen nga autopsia që do të kryhet nga Shërbimi Mjekësor Ligjor i Greqisë Qendrore.

  • Ftohje, grip apo Covid: Pse të gjithë sëmuren papritur?

    Ftohje, grip apo Covid: Pse të gjithë sëmuren papritur?

    Nëse nuk jeni aktualisht të sëmurë, ndoshta njihni dikë që është — sepse këtë vjeshtë, kolla dhe ftohjet po qarkullojnë gjerësisht. Ekspertët thonë se kjo është një situatë mjaft normale për këtë periudhë të vitit.

    “Kjo është e pritshme – është vjeshtë,” shpjegon profesori Jonathan Ball nga Shkolla e Mjekësisë Tropikale në Liverpool. Ai thekson se kthimi i fëmijëve në shkollë, rikthimi i të rriturve në punë pas pushimeve dhe qëndrimi më i gjatë në ambiente të mbyllura krijojnë kushte ideale për përhapjen e viruseve të frymëmarrjes.

    “Në thelb, kemi një mori virusesh që fillojnë të qarkullojnë. Imuniteti bie dhe sëmuremi më lehtë,” — thotë Ball.

    Cilat viruse po qarkullojnë?

    Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), rinovirusi – shkaktari më i zakonshëm i ftohjes – është në rritje javët e fundit.

    Edhe Covid-19 po qarkullon, i udhëhequr nga dy variante të reja: XFG (“Stratus”) dhe NB.1.8.1 (“Nimbus”), por për shumicën e njerëzve infeksioni mbetet i lehtë falë imunitetit të fituar.

    Ndërkohë, gripi po shfaqet më herët këtë vit në grupmoshën 15–25 vjeç, ndërsa viruset respiratore që prekin fëmijët e vegjël po rriten me afrimin e dimrit.

    Epidemiologu Jamie Lopez Bernal thotë se, ndonëse disa viruse janë në rritje, “nivelet e përgjithshme të sëmundjeve nuk janë veçanërisht të larta për momentin”.

    Ftohje, grip apo Covid?

    Simptomat shpesh mbivendosen, por ka disa dallime:

    • Ftohja zhvillohet gradualisht, duke filluar me hundë të bllokuara dhe dhimbje fyti.

    • Gripi shfaqet papritur me ethe, lodhje, dhimbje muskujsh dhe kollë të thatë.

    • Covid-19 ka simptoma të ngjashme me gripin, por shpesh përfshin humbjen e nuhatjes ose probleme gastrointestinale.

    Si të mbroheni?

    Ekspertët theksojnë rëndësinë e vaksinimit për grupet e rrezikuara, si të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

    Gjithashtu, rekomandohet:

    • larja e duarve shpesh,

    • qëndrimi në shtëpi kur jeni të sëmurë,

    • mbajtja e maskës në ambiente publike nëse keni simptoma.

    Profesor Ball shton se për njerëzit e shëndetshëm, infeksionet e lehta të frymëmarrjes janë pothuajse të pashmangshme dhe madje mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit natyror.

    “Shumica preken nga një ose dy infeksione në vit — dhe kjo ndihmon trupin të ndërtojë mbrojtje për të ardhmen,” — përfundon Ball./ BBC – Syri.Net
     

  • Kthesë e papritur në atentatin ndaj kandidatit të BDI-së, policia arrestoton gruan e tij

    Kthesë e papritur në atentatin ndaj kandidatit të BDI-së, policia arrestoton gruan e tij

    Hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së, Zekirija Shaini, kanë marrë një zhvillim të papritur. Gruaja e tij, A.A. (43), nga Tetova, është arrestuar nën dyshimin se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, që u plagos me disa plumba.
    Ministria e Brendshme e Maqedonisë njofton se në kërkim është shpallur edhe i dyshuari kryesor për sulmin, një 36-vjeçar nga Gostivari, i cili ende është në arrati.
    Më 07.10.2025, punonjësit e policisë së Kumanovës arrestuan gruan e të plagosurit dhe njoftuan se janë thirrur për intervistim edhe gjashtë persona të tjerë lidhur me rastin. Gjithashtu, në banesën e një personi tjetër u krye bastisje me urdhër gjyqësor.
    Pas përfundimit të hetimeve, ndaj gruas do të ngrihet kallëzim penal për tentativë vrasje, ndërsa ndaj personit në arrati, përkatësisht L.F., do të ndërmerren veprime ligjore pas konsultimit me Prokurorinë Themelore.
    Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit pas këtij atentati.

  • Lëvizje e papritur në Policinë Rrugore/ Altin Qato largohet, ja kush e merr drejtimin

    Lëvizje e papritur në Policinë Rrugore/ Altin Qato largohet, ja kush e merr drejtimin

    Ndryshime në Policinë Rrugore.
    Kreu i Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme, Altin Qato ikën nga ky post, mëson gazetari, Esido Barkaj.
    Në vend të tij emërohet Perlat Vatoci, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Këshilltarit i Drejtorit të Përgjithshëm.

  • Dojna Mema bën deklaratën e papritur: Ja çfarë më ka bërë Kiara Tito. Nuk e di arsyen

    Dojna Mema bën deklaratën e papritur: Ja çfarë më ka bërë Kiara Tito. Nuk e di arsyen

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • E papritur/ Kandidati heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë Tiranë: I uroj suksese…

    E papritur/ Kandidati heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë Tiranë: I uroj suksese…

    Ermal Hasmija ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

    Me anë të një postimi në Facebook, Hasimja shkruan se nga dita e nesërme do i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese kandidatit të pavarur dhe shumë të përfolur së fundmi.
    Ai shton më tej se do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj, ndërsa I uroi suksese Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet lokale në Tiranë.
    Reagimi:
    Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit.
    Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj.
    Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur.

  • Tallja e Ramës me Trump, Lubonja: Mund të ndodhë një e papritur që të na lerë me gojë hapur…

    Tallja e Ramës me Trump, Lubonja: Mund të ndodhë një e papritur që të na lerë me gojë hapur…

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Log. tha se ironia e Edi Ramës me Donald Trump, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, ishte një veprim i papeshuar. 

    Sipas tij, ky episod nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë, ndërsa nuk kurseu ironinë ndaj kryeminstrit Rama, për ndonjë të paritur të tij që mund të na lerë me gojë hapur.

    Po të shikosh reagimin e Macronit që është president i një shteti të fuqishëm si Franca, qeshi pak dhe nuk e ‘ushqeu’.

    Ndërsa mund të konsiderohet guxim të një lideri të madh. Kemi një vend që vasalitetin me SHBA, e ka perfeksionuar.

    Kjo ishte një batutë që nganjëherë i shpëton nga batuta dhe pesha politike, pa e peshuar politikisht se çfarë pasojash mund të ketë.

    Mund të interpretohet si hall nga Trump dhe ndihmë nga Evropa.

    Është paradoksale që të të shpëtojë Trump nga Edi Rama, është një e papritur e madhe që mund të na lerë me gojë hapur.

  • E papritur para Skënderbeu-Kukësi, shkarkohet trajneri

    E papritur para Skënderbeu-Kukësi, shkarkohet trajneri

    Kukësi ka njoftuar largimin e trajnerit Sedat Pajaziti, pas pesë javëve kampionat në Kategorinë e Parë.
    Shkak u bënë rezultatet nën pritshmëri, sidomos pas humbjes së fundit ndaj Pogradecit. Pajaziti mori drejtimin e skuadrës në korrik, por aventura e tij zgjati vetëm dy muaj. Verilindorët e nisën sezonin me fitore ndaj Apolonisë, por më pas pësuan tre humbje dhe një barazim.
    Klubi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme, duke falënderuar trajnerin për kontributin dhe profesionalizmin. Kukësi ka nisur menjëherë punën për të gjetur pasuesin e tij, duke shqyrtuar disa alternativa.
    Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë, pasi skuadra do të përballet me Skënderbeun kryesues, që deri tani nuk ka pësuar humbje.

  • E papritur/ Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së shkarkohet nga klubi arab, pavarësisht fitimit të titullit kampion

    E papritur/ Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së shkarkohet nga klubi arab, pavarësisht fitimit të titullit kampion

    Një zhvillim i papritur tronditi futbollin saudit, pasi klubi i njohur Al-Ittihad njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin francez, Laurent Blanc.
    Blanc mori drejtimin e skuadrës më 13 korrik 2024 dhe gjatë periudhës së tij në krye, drejtuesit e klubit regjistruan 46 ndeshje, me 35 fitore, 5 barazime dhe vetëm 6 humbje — statistika që dëshmojnë suksesin dhe efikasitetin e trajnerit.
    Nën drejtimin e tij, Al-Ittihad fitoi kampionatin kombëtar në sezonin e kaluar, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë e futbollit saudit dhe duke fituar zemrat e tifozëve. Edhe në sezonin aktual, skuadra tregoi performancë të mirë, duke grumbulluar 9 pikë pas katër javësh dhe duke u renditur në vendin e tretë të tabelës.
    Megjithatë, për arsye të ndryshme strategjike dhe divergjenca të brendshme me drejtuesit e klubit, kontrata me Laurent Blanc u ndërpre papritur. Deri më tani nuk është bërë i ditur se cili do të jetë trajneri i ri që do të marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.
    Laurent Blanc, me karrierë të pasur në futbollin botëror dhe eksperiencë të madhe në arenën saudite, do të mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e Al-Ittihad, për shkurtësinë por edhe efektivitetin e periudhës së tij në klub.

  • Hoqi papritur Mario Mitajn nga ekipi dhe humbi nga Al Nassr, Laurent Blanc e pëson në Arabinë Saudite

    Hoqi papritur Mario Mitajn nga ekipi dhe humbi nga Al Nassr, Laurent Blanc e pëson në Arabinë Saudite

    Al Ittihad është përballur dje kundër Al Nassr të Kristiano Ronaldos, në ndeshjen e vlefshme për kampionat. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 0-2 falë dy golave të realizuar nga yjet e futbollit botëror, Mane dhe Kristiano Ronaldo.
    Por ajo që ra në sy në këtë takim ishte mungesa e Mario Mitajt. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur titullar më parë, nuk u aktivizua dhe ishte jashtë ekipit. Kjo mungesë e tij lidhet me ndikimin e futbollistëve të tjerë dhe numrin e reduktuar që lejohet për aktivizimin e lojtarëve të huaj, ku edhe njëherë tjetër Mitaj vuan shtetësinë te Al Ittihad. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/