Një oficer karriere është larguar nga Policia e Shtetit në një mënyrë që mund të konsiderohej edhe si një largim i paralajmëruar dhe që ka krijuar jo pak zhurmë në korridoret e policisë.
Ish-shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Ritvan Pali, oficeri i karrierës, që për një periudhë kohe drejtoi njërin prej komisariateve më të rëndësishme në vend, ka mbyllur kapitullin e tij në radhët e policisë.
Gjatë drejtimit të Komisariatit nr.2, Ritvan Pali arriti rezultate të larta në detyrë, ndërsa një nga operacionet më të bujshme të asaj kohe ishte arrestimi i personit të shumëkërkuar nga SPAK për bashkëpunim me grupet kriminale, ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina.
Por pikërisht pas këtij operacioni që u vlerësua edhe publikisht, karriera e Palit mori një kthesë të papritur. Ai dha dorëheqjen papritmas si shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, një vendim që edhe mes kolegëve u përfol si “dorëheqje e detyruar”.
Pas largimit nga Tirana, Pali u emërua shef rendi në Devoll dhe më pas u transferua në Kukës, ku shërbeu si specialist i thjeshtë për rendin. Ndërkohë, ndaj tij u aplikua edhe një ulje në gradë, nga komisar në nënkomisar, pa një motivacion të qartë zyrtar.
Të gjitha këto vendime, të cilat u bënë edhe publike gjatë kësaj kohe në media duket se e kanë çuar oficerin drejt dorëheqjes përfundimtare nga Policia e Shtetit.
A2CNN ka siguruar edhe dokumentin e lirimit nga Policia të oficerit Ritvan Pali. Një rast i pazakontë, ku karriera e një oficeri u shuajt brenda pak kohësh, jo prej mungesës së rezultateve në detyrë.
Tag: papritur
-

Largim i papritur nga policia/ Ish-shefi i komisariatit nr.2 dorëhiqet pas një arrestimi
-

Shkencëtarët bëjnë një zbulim ‘të papritur’ për trajtimin e kancerit
Studiuesit në Klinikën Mayo në Shtetet e Bashkuara thonë se kanë identifikuar një lloj qelize “përgjigjëse të parë”, që mund të synohet për të forcuar trajtimet e kancerit dhe kanë zhvilluar një antitrup që ndihmon në këtë proces.
Dy ekipe studiuesish thanë se kanë zbuluar se qelizat mieloide “mund të manipulohen për të rritur aktivitetin e qelizave T që vrasin tumorin” dhe nga ana tjetër të forcojnë disa imunoterapi që janë “standardi i kujdesit për disa lloje kanceri”.
Disa nga trajtimet “nuk kanë efekte të qëndrueshme” sipas ekipeve, të cilat po zhvillojnë një test klinik për qelizat e përmirësuara.
“Identifikimi i qelizës mieloide ishte një zbulim i papritur”, tha Michelle Hsu e Klinikës Mayo, hulumtimi i së cilës u botua në Journal for ImmunoTherapy of Cancer, një botim i British Medical Journal.
Ekipet shpjeguan se synonin “të përmirësonin trajtimet që ndërhyjnë në proteinat imunosupresive” dhe të adresonin një proces riciklimi, që i vë proteinat problematike “përsëri në lojë” edhe pas trajtimit.
“Studimi ynë zbuloi rëndësinë e procesit të riciklimit dhe ne paraqesim një mënyrë për ta adresuar atë”, tha Haidong Dong, një tjetër studiues në Klinikën Mayo.
Ekipi tha në dokument se antitrupi që ata zhvilluan “mund të ofrojë një zgjidhje për mungesën e përgjigjeve të vërejtura me terapitë aktuale”, dhe mund të jetë një “mënyrë unike për të synuar dhe eliminuar” një imunosupresant të rrezikshëm./ DPA News.
-

Vendimi i GJK për Veliajn, Kikia: Presidenti është institucioni më i dëmtuar juridikisht
Mentor Kikia e cilësoi vendimin si një tronditje për politikën, duke theksuar se ishte i papritur për publikun, edhe pse ligjërisht i arsyeshëm.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e tronditi politikën, sepse për shumë kënd ishte i papritur, edhe pse është ligjërisht i arsyeshëm. Them i papritur, sepse opinioni publik – dhe jo vetëm – ishte karikuar me idenë që kjo çështje kishte mbaruar,” tha Kikia.
Ai analizoi mënyrën se si u shpallën zgjedhjet duke theksuar se “Zgjedhjet u shpallën në një forum politik. Aty u shpall edhe kandidatja për kryebashkiake, madje u shpall dhe fituese po aty. Të nesërmen mblodhi Këshillin Bashkiak të Tiranës, u mor vendimi për propozim për shkarkim, u firmos nga Këshilli i Ministrave, shkoi në KQZ, nga këtu në Presidencë dhe u mor vendimi për zgjedhje.”
Sipas Kikias, institucioni që doli më i dëmtuar nga ky proces është Presidenca.
“Presidenti, në mënyrë absolute, nuk duhet të kishte dekretuar datën e zgjedhjeve pa e pasur bosh karrigen e kryetarit.”
Ai shtoi se duhet pritur zbardhja e vendimit për të kuptuar më mirë arsyetimin “Duhet të presim zbardhjen e vendimit për të kuptuar arsyetimin e vendimit dhe për të kuptuar raportet se si janë zhvilluar debatet brenda trupës gjyqësore.” -

Avioni humb lartësinë dhe kryen ulje të detyruar, plagosen pasagjerët
Një fluturim i kompanisë amerikane JetBlue është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Tampa të Floridas, pasi humbi papritur lartësinë gjatë udhëtimit nga Kankuni drejt Nju Xhersit.
Sipas autoriteteve lokale, të paktën 15 pasagjerë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Kompania ajrore njoftoi se aeroplani, një Airbus A320, pësoi një humbje të papritur lartësie për shkaqe ende të paqarta.
Administrata Federale e Aviacionit ka hapur një hetim zyrtar për të përcaktuar shkaqet e problemit në sistemin e kontrollit të fluturimit që detyroi pilotin të kërkonte ulje të menjëhershme në aeroportin e Tampës.
Megjithë humbjes së shpejtë të lartësisë, avioni arriti të ulej me sukses, dhe menjëherë pas mbërritjes në pistë u aktivizuan operacionet e shpëtimit.
Burime lokale raportojnë se disa nga të plagosurit pësuan goditje dhe kontuzione për shkak të turbulencës së papritur.
Aktualisht po zhvillohen kontrollet teknike mbi avionin për të identifikuar ndonjë defekt në sistemet e kontrollit të fluturimit. -

FOTO-EMRI/ Gjendet i vdekur në banesë 19-vjeçar shqiptar në Itali
Një 19-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, kurse shkaqet mbeten të panjohura dhe ngjarja është e veshur me hije dyshimi.
Kur vëllai i tij hyri në dhomën e gjumit, e pa Flavio Saraçin të rrëzuar dhe të palëvizshëm dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ishte një tronditje e vërtetë atëherë kur kuptoi se vëllai i tij më i madh, një djalë i fortë dhe atletik, tani ishte i vdekur.
Tragjedia të premten, më 24 tetor, në Provincën e Pistoias. Vdekja e tij ishte aq e papritur, sa është aktualisht e pashpjegueshme për autoritetet. I riu merrej me sporte dhe nuk kishte probleme shëndetësore të shfaqura.
Ndërkohë, kjo është humbja e dytë serioze brenda vetëm pak ditësh që godet Masotti-n, një fshat në Serravalle Pistoiese, me vdekjen e një të riu në lulen e jetës, më pak se një javë pas aksidentit fatal që vrau shtatëmbëdhjetëvjeçarin Matteo Ducceschi. Të dy jetonin në fshatin në provincën e Pistoia-s, informon media italiane.
Këtë herë, një sëmundje fatale i mori jetën Flavio Saracit, duke lënë një familje në shok të plotë. I riu me sa duket ishte në dhomën e tij kur vëllai i tij më i vogël hyri dhe e gjeti të pajetë.
Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, rreth orës 6 të mbrëmjes. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin San Jacopo, por mjekët mundën vetëm të konfirmonin se nuk kishte asgjë më shumë që mund të bënin për Flavion, duke i lënë prindërit e tij, të shkatërruar nga një tragjedi kaq e papritur dhe e madhe, në humnerën e dëshpërimit të tmerrshëm, informon media italiane.
Familja u nxitua menjëherë për në spital, të paaftë të besonin se zemra e djalit të tyre të dashur nuk po tregonte më shenja jete, dhe në mënyrë të kuptueshme iu dorëzuan pikëllimit dhe ankthit.
Flavio Saraci ndoqi shkollën e mesme të shkencave të aplikuara në Institutin Filippo Pacini në Pistoia, ku u diplomua vitin e kaluar. Ata që e njihnin e përshkruanin si një të ri të gjatë dhe atletik, i cili merrej me sporte dhe kishte një personalitet të qetë dhe të rezervuar.
Shkaku i sëmundjes së tij të papritur është aktualisht i panjohur , por mjekët në Spitalin San Jacopo, ku ndodhet trupi i tij, ka të ngjarë të kryejnë një autopsi. Humbja e tij ka tronditur komunitetin shqiptar të zonës dhe gjithashtu shkollën e të riut.
-

Rama vizitë të papritur në Vlorë, arsyeja mbetet ‘mister’
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur këtë të dielë në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se kreu i qeverisë është ndalur për disa orë në vilat qeveritare pranë zonës së Ujit të Ftohtë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyen e vizitës së tij, ndërsa burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që prania e Ramës në Vlorë lidhet me zhvillimet e fundit politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në Bashkinë e Vlorës.
Partia Socialiste do të garojë në Vlorë me kandidaten Brunilda Mersini, e cila aktualisht mban postin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë. Në Kuvend, karrigen e saj e merr Briseida Cakerri./ZËRI -

Kryeministri Edi Rama në Vlorë, vizitë e papritur në qytetin bregdetar
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur këtë të diel në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë është ndalur për disa orë në vilat qeveritare pranë zonës së Ujit të Ftohtë.
Ende nuk dihet qëllimi zyrtar i vizitës së tij, ndërsa burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të lidhet me zhvillimet politike të fundit dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës.
Vizita e sotme vjen në një moment kur pritet që në ditët në vijim të ketë lëvizje brenda strukturave politike në nivel lokal, ndërsa Vlorës i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga bashkitë më strategjike të vendit. -

Një takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës…, parashikimi i horoskopit për sot
Dashi
Në dashuri, sot mund të ndiheni të papritur nga emocionet e partnerit, ndaj përpiquni të jeni të hapur dhe të komunikoni qartë. Në punë, një mundësi e re po vjen, por kërkon përkushtim dhe durim për të arritur suksesin. Shëndeti juaj është i mirë, por shmangni stresin duke marrë pak kohë për veten. Financat janë të qëndrueshme, por mos shpenzoni për gjëra të panevojshme sot.
Demi
Marrëdhëniet romantike mund të sjellin surpriza të këndshme sot, ndaj mos hezitoni të ndani ndjenjat tuaja. Në aspektin profesional, bashkëpunimi me kolegët do të jetë çelësi i suksesit tuaj, prandaj mos ngurroni të kërkoni ndihmë. Kujdesuni për dietën dhe hidratojeni trupin, pasi mund të ndiheni paksa të lodhur. Në planin financiar, është mirë të shmangni blerjet impulsive dhe të fokusoheni në kursime.
Binjakët
Sot ndjenjat tuaja janë të forta dhe mund të keni një bisedë të rëndësishme me partnerin që sjell afrim të mëtejshëm. Në punë do të dalin në pah aftësitë tuaja kreative, duke ju sjellë vëmendje pozitive nga eprorët. Shëndeti është i mirë, por një aktivitet fizik i lehtë do ju ndihmojë të mbani energjinë. Në financa, një pagesë e papritur mund të vijë, por përdoreni me mençuri.
GaforrjaNë dashuri, marrëdhëniet janë të qëndrueshme, por do të kërkohet pak më shumë mirëkuptim nga ana juaj. Në punë, një projekt i rëndësishëm kërkon vëmendjen tuaj maksimale; mos lini detajet pas dore. Shëndeti është në nivel të mirë, por mos e neglizhoni pushimin dhe qetësinë. Financat janë të balancuara, por është momenti i duhur të filloni të planifikoni për të ardhmen.
Luani
Sot mund të ndiheni tërheqës dhe të gatshëm për aventura të reja në dashuri, ndaj hapuni ndaj mundësive të reja. Në punë, një ide origjinale do të marrë mbështetjen që keni pritur, por duhet të jeni të organizuar. Shëndeti kërkon kujdes ndaj lodhjes mendore, ndaj gjeni kohë për relaks. Në aspektin financiar, ruani ekuilibrin dhe mos merrni vendime të nxituara.
Virgjëresha
Marrëdhëniet romantike janë në fokus dhe një bisedë e thellë mund të sjellë qartësi në ndjenjat tuaja. Në punë, bashkëpunimi me kolegët është thelbësor për të përfunduar një detyrë të rëndësishme. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur ushqimet e rënda dhe duke bërë aktivitet fizik. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni një planifikim për shpenzimet e ardhshme.
Peshorja
Në dashuri, sot priten emocione të reja dhe një takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës. Në punë, jeni të motivuar dhe një arritje e vogël do ju motivojë për të ecur përpara. Shëndeti është në nivel të mirë, por mos harroni të merrni pushime të shkurtra gjatë ditës. Në aspektin financiar, një shpenzim i papritur mund të kërkojë riorganizim të buxhetit.
AkrepiSot është një ditë e mirë për të forcuar lidhjet me partnerin dhe për të ndarë emocionet tuaja. Në punë, një sfidë do t’ju kërkojë të jeni të vendosur dhe të mos dorëzoheni lehtë. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor duke marrë kohë për reflektim. Financat janë të balancuara, por mos lejoni që dëshirat e momentit të ndikojnë në vendimet tuaja.
ShigjetariNë dashuri, do të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale, ndaj komunikoni me sinqeritet me partnerin. Në punë, një koleg mund t’ju ofrojë një ndihmë të vlefshme, ndaj pranoni bashkëpunimin. Shëndeti është i qëndrueshëm, por shmangni mbingarkesën dhe streset e panevojshme. Financat janë në rregull, por është koha për të rishikuar shpenzimet e muajit.
BricjapiMarrëdhëniet dashurore janë të ngrohta dhe një gjest i vogël do të përmirësojë marrëdhënien tuaj. Në aspektin profesional, do të gjeni zgjidhje për një problem që ju ka shqetësuar kohët e fundit. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të bëni ushtrime të lehta për të ruajtur energjinë. Financat janë të qëndrueshme, por mos jepni hua pa menduar mirë.
Ujori
Në dashuri, sot mund të ndjeni një afrim të madh shpirtëror me partnerin ose dikë të ri. Në punë, përqendrohuni në detyrat kryesore dhe mos u shpërqendroni nga thashethemet. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur ushqimet e shpejta dhe duke u hidratuar. Në planin financiar, është më mirë të ruani kursimet sesa të investoni sot.
PeshqitSot është një ditë e mirë për t’u afruar më shumë me familjen dhe për të ndarë kohë cilësore me të dashurit. Në punë, një projekt i nisur prej kohësh do të marrë zhvillim të shpejtë dhe do të ndiheni të kënaqur me arritjet. Shëndeti është stabil, por kujdesuni ndaj lodhjes së tepërt. Financat janë në rritje, por investoni me kujdes dhe mos merrni rreziqe të panevojshme. -

“Ma puth Luizin”/ Kiara Tito dhe Olta Gixhari përshëndeten live në emision, s’mungojnë batutat
Një moment i papritur, ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Kiara Tito ka folur live me Olta Gixharin, dy ish banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ te cilat nuk kane pasur një raport aq të mirë pas reality show-t.
Gjatë transmetimit, Olta u përfshi përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi dhe sinqeritet.
“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam,” – u shpreh Olta, duke treguar se, pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj.
Ndërkohë, Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi një ditë më parë u bë e ditur se Olta nuk ishte mire me shendet, pasi kishte kaluar një problem me syrin.
Olta nuk harroi të dërgonte edhe një përshëndetje per Lunen dhe per Luizin.
“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin,” – tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura. Kiara e priti mire këtë koment, duke e shoqëruar me të qeshur.
Pas këtij dialogu të papritur, fansat kanë nisur të komentojnë në rrjet, duke e cilësuar si një moment pajtimi dhe respekti të ndërsjellë.
